Ēdo ditė, kur dalim nga shtėpia me makinė e derisa arrijmė nė destinacion shajmė tė tjerėt tė paktėn 3 herė. Sepse, nė trafik ka vetėm njerėz qė na acarojnė. Ne, i japim makinave ashtu si jetojmė. Nė kaos, jashtė rregullave, me arrogancė, me dhunė e duke sharė tė tjerėt.
MAKINAT SI STATUS
Nė njė vend ku nuk ka mė sistem vlerash tė stabilizuar e vetmja gjė qė na ka mbetur pėr tė na pėrcaktuar kush jemi, ėshtė makina. Edhe karrocieri me kalė ka njė targė makine gjermane nė dėrrasėn prapa karrocės.
Makina, na bėn kėta qė jemi. Pavarėsisht se statusi do duhej tė pėrcaktohej paralelisht nga disa elementė. Njė makinė e shtrenjtė duhet tė shoqėrohet me njė shtėpi luksoze, me njė punė a profesion shumė fitimprurės, me njė status tė lartė social, etj.
Shqipėria ėshtė vendi ku njerėz me makina 100mijė euro, pinė kafe 30lekėshe nė klube tė ndyra lagjesh, s'kanė punė, kanė njė dhomė e njė kuzhinė, dhe shpesh s'dinė tė shkruajnė as shqip.
MERCEDESI ME 200 LEKĖ BENZINĖ
Burri i karburantit po mė tregonte historinė e njė Mercedesi luksoz qė i jepnin 2 tė rinj, tė cilėt kishin kėrkuar qė t'u hidhte 200 lekė tė reja benzinė. Aq lek kishin nė xhep, pavarėsisht se udhėtonin me makinė 40mijė euro. Ashtu si jetojmė: Ne jetojmė pėr t'u dukur. Rėndėsi ka si dukemi, jo si jemi.
TIMONI ANGLEZ
Shija pėr makinat ndjek njė modė tė caktuar. Nė fillim doli moda e X5-ės. Kjo tė bėnte tė dukeshe tip me lek dhe i zoti. Po X5-a tė grinte nga kredia. Pastaj erdhi moda e Hummerit. Kjo tė bėnte tė dukeshe garip, e jashtė formatit. Po Hummer-i tė grinte nga benzina.
Tani ka dalė moda e timonit anglez. Shoh nė rrugė njė sasi ēuditėrisht tė madhe makinash me timon nga e kundėrta. Shoh Wolksvagen, BMW, madje kam parė dhe njė Fiat me timon nga e djathta!!
T'i japėsh asaj makine nė rrugėt qė janė projektuar pėr timon kontinental ėshtė siklet. Megjithatė, komoditeti ka pak rėndėsi. Rėndėsi ka ta kemi timonin mbrapsht, ndryshe nga normalja.
Ashtu si jetojmė: Bėjmė gjithmonė, gjithēka mbrapsht.
E KUQJA
Shkelja e tė kuqes, mjafton qė polici tė jetė me kurriz, ėshtė mėnyra sesi ne e ndėrtojmė gjithė jetėn tonė.
Ashtu si jetojmė: Jemi gati t'i shkelim ligjet, mjafton qė tė mos na shohė ai qė na ndėshkon.
FERRARI KUNDĖR FIAT
Sa mė e shtrenjtė tė jetė makina, aq mė e madhe ėshtė arroganca e atij qė e ka.
Sa mė luksoze makina, aq mė shumė pretendon ai qė e ka qė tė tjerėt duhet t'i hapin rrugė, edhe kur ėshtė kundra-vajtje. Mjerė ai qė ėshtė me Fiat. Ėshtė i detyruar t'i hapė rrugė arrogancės, pavarėsisht ka tė drejtė a jo. Ashtu si jetojmė: Sa mė i madh pushteti, sa mė i madh posti, aq mė tė paprekur e mbi ligjin ndjehemi.
MAKINAT KUNDĖR KĖMBĖSORĖVE
Arroganca mė e madhe ėshtė ajo qė njeriu nė makinė shfaq ndaj atij qė ėshtė nė kėmbė. Njė vajzė qė pret autobusin, pra qė nuk ka kush ta pėrcjellė me makinė, na duket pėr mėshirė. Shoferėt ankohen qė njerėzit kėtu ecin si lopėt. Kur ne vetė u japim makinave si tė ishim krokodilė. Qytetet, nė fakt, janė ndėrtuar pėr njerėzit, jo pėr makinat. Makina ėshtė vetėm njė nga objektet qė lehtėson ekzistencėn, si sapuni, tamponi apo hekuri i hekurosjes.
Qyteti i pėrket njeriut, jo makinės. Por, nė rrugėt tona makina ėshtė mbreti qė duhet t'i hapim rrugė.
Kėmbėsorėt e kapėrcejnė rrugėn duke vrapuar si lepuj. Edhe nė vijat e bardha duhet tė presėsh 20 minuta qė tė mund tė kalosh, se askush nuk ka respekt pėr atė qė ecėn nė kėmbė. Ai qė ecėn nė kėmbė, na duket i papėrfillshėm. E ēfarė mund tė na bėjė? Ne jemi tė rrethuar me 1 ton hekur, ai peshon 65 kile me gjithė kėpucė!
Shtype! Shih si vrapon! Sa gallatė!!
Dhe mė e keqja, ata qė vuajnė si kėmbėsorė nga makinat, sapo marrin makinė bėhen po aq tė kėqij. Kėmbėsorėt vetė janė pajtuar me fatin e tė qenit inferiorė nė kėtė qytet.
Ashtu siē jetojmė: Ēdo njeri i veshur me sadopak pushtet e shpėrfill pa mėshirė atė nuk ka pushtet. Ky i fundit, po erdhi nė pushtet tė bėri gjėmėn! Njeriu me makinė shpėrfill atė me biēikletė; njeriu me biēikletė, atė nė kėmbė. Njeriu nė kėmbė shpėrfill qentė e rrugės. Qentė, na duan tė gjithėve, pavarėsisht nėse jemi nė kėmbė, me biēikletė a me Mercedes.
ĒELĖSAT NĖ DORĖ
Shprehja "ēelėsat nė dorė" ilustron mė mirė se ēdo gjė mėnyrėn sesi ne e kemi ndėrtuar shoqėrinė.
Pa pritur shqyrtimin zyrtar tė ēėshtjes, pa u sqaruar fare, ne ia lėmė nė dorė ēelėsat atij tjetrit, medemek "bėj ē'tė duash, unė e mora vendimin".
Ashtu siē jetojmė: Vetėgjyqėsi. Arrogancė. Dhunė. Abuzim.
FEMRAT NĖ TIMON
Patriarkalizmi jonė pasqyrohet edhe nė atė qė mendojmė pėr femrat nė timon. Siē i gjykojmė inferiore nė jetė i gjykojmė edhe nė makinė. Madje, edhe polici e le tė kalojė njė femėr shkelėse. E konsideron si njė tė penguar mendore.
- Lėre, femėr. Aq di!
Personalisht, tė tėra incidentet i kam pasur me shoferė meshkuj. Jo se femrat nuk bėjnė gabime, por nė pamundėsi tė statistikave zyrtare mendoj qė femrat janė po aq tė paafta sa dhe meshkujt nė tė njėjtėn pėrqindje.
MIX TO MIX
Shikoni makinat e ndaluara nė semafor. Asnjėra nė vijė. Asnjėra nė korsi. Shumica mbi vizė.
Tė vendosura shtrembėr, si opinionet tona, si politika jonė, si qėndrimi jonė ndaj gjėrave. Makina para jush qė bllokon dy korsi. Ruan cila tė lėvizė mė shpejt, ai tė ketė mundėsinė tė futet nė tė. Ashtu siē jetojmė: i duam tė tėra pėr vete, asgjė mos tė lėmė pėr tė tjerėt.
Makina tė parkuara nė radhė dyshe. Punė e madhe se nuk ka si tė dalė ai tjetri. Punė e madhe se mund tė ketė njė urgjencė nė spital e nuk ka si nxjerr makinėn. Punė e madhe se pret dy orė qė t'i lirojmė rrugėn.
Ashtu siē jetojmė: S'na bėhet vonė pėr tjetrin. Dhe tjetri, sa i vjen rasti na e kthen njėsoj.
"Shofer i ri". Kjo letėr ėshtė absurde nė xhamin e makinės. Nė momentin qė tė kanė dhėnė patentėn tė kanė konsideruar tė aftė pėr t'i dhėnė makinės nė ēdo rrethanė.
Ashtu siē jetojmė: Ne e mėsojmė dorėn rrugės. Futemi tė papėrgatitur nė njė profesion apo detyrė, dhe ia marrim dorėn rrugės nė kurriz tė atyre qė s'na kanė asnjė borxh. Kėshtu dhe mjekėt, dhe politikanėt, dhe juristėt.
"NĖ RRUGĖ BREDHIN KLUBE E MAKINA"
Trafiku nė Tiranė ėshtė vrasės. Kėtė e pėrdorim si justifikim pėr mėnyrėn si sillemi, si parkojmė, si futemi kundra-vajtje, si dhunojmė shoferėt e tjerė e kėmbėsorėt. Dhe harrojmė qė trafikun e bėjmė ne.
Ne jemi vrasėsit. Ne vrasim shpirtin e tė tjerėve, dhe e bėjmė kėtė qytet stresant e tė urryer. Stresi qė i shkaktojmė shoferėve tė tjerė, kėmbėsorėve e biēikletave me sjelljen tonė tė papėrgjegjshme ėshtė vrasje e ngadaltė. Ne i plakim tė tjerėt para kohe e ata na e kthejnė po njėsoj. Ne i japim makinave ashtu si jetojmė. Nė kėtė qytet, ne jetojmė duke mosrespektuar njėri-tjetrin. E duke ua nxirė jetėn.
Koloreto Cukali/Shekulli
Krijoni Kontakt