Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Shkatërimi I Atij Që E Komenton Kur'anin Duke Mos E Njohur Sunnetin

    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

    Shkatërrimi i atij që e komenton Kur'anin duke mos e njohur Sunnetin


    Ukbe ibën Amir El-Xhuheniu, radijall-llahu anhu, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

    "Shkatërrimi i umetit tim qëndron në Libër dhe qumësht. I thanë: I Dërguar i All-llahut çka domethënë Libri dhe qumështi? Tha: e mësojnë Kur'anin dhe e komentojnë në kundërshtim me qëllimin për të cilin e ka zbritur All-llahu, azze ve xhel-le, dhe e duan qumështin dhe për këtë e braktisin namazin me xhemat dhe xhumanë e ashpërsohen". (Sahih, shiko "Es-Sahiha", nr. 2778).

    Çka përfitojmë nga ky hadith:

    Ibën Abdul-Berri i ka dhënë këtë titull këtij hadithi: "Kapitulli që flet për atë që komenton Kur'anin ose e analizon duke mos e njohur Sunnetin".

    Pastaj nën këtë titull thotë:

    "Të gjith bidatxhitë e refuzuan Sunnetin dhe e kanë komentuar Kur'anin në kundërshtim me atë që e ka sqaruar Sunneti, andaj kanë devijuar dhe të tjerët i kanë devijuar. All-llahu na ruajtë nga mashtrimi dhe Ate e lusim të na japë sukses dhe mosdevijim".

    Them: Prej devijimit të tyre është edhe shpërfillja e fjalës së All-llahut, të cilën ia dedikon Pejgamberit të Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i thënë:

    "…Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin)". (En-Nahl: 44).

    (shiko: "Vargun e haditheve të vërteta", nr. 2778).

    Përktheu: Bekir Halimi

    Muhammed Nasirud-din Albani,
    2.6.2006

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Domosdoshmëria e pranisë së Sunnetit për ta kuptuar Kur'anin

    Kur All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:


    "Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, …". (El-Maide: 38).

    Ky ajet është shembull i përshtatshëm në këtë drejtim. Fjala vjedhës është e përgjithshme, kurse Sunneti gojor e ka përcaktuar se në këtë ajet flitet për vjedhësin që ka vjedhur një çerek dinar të arit, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


    "Nuk pritet dora përpos se në çerek dinar e përpjet". (Buhariu dhe Muslimi).

    Këtë e ka sqaruar edhe me veprat e tija Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ose me veprat e sahabeve ose konfirmimet e tija. Ata ia pretnin dorën vjedhësit në nyje, siç është e njohur kjo në librat e hadithit.

    Sunneti gojor e ka sqaruar domethënien e ajetit të tejemumit:


    "…atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum)…". (En-Nisa: 43; El-Maide: 6).

    Sipas haditheve del në shesh se me shuplakat mirret tejemumi, duke thënë:


    "Tejemumi përbëhet nga një shuplakë me të cilën fërkon fytyrën dhe shuplakat". (Buhariu dhe Muslimi).

    Në vijim do tju ofrojmë edhe disa ajete, të cilat nuk mund të kuptohen si duhet, siç dëshiron All-llahu, përpos se nëpërmjet Sunnetit:

    1- "Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me (zullum) besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë". (El-Enam: 82).

    Sahabet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, zullumi që është përmendur në këtë ajet e kanë kuptuar si zullum të përgjithshëm, i cili e kaplon secilin zullum sadoqë është i vogël. Andaj ky ajet u paraqiti problem, e thanë: I Dërguar All-llahut! Kush prej nesh nuk e ngatërron besimin e vet me zullum? Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u sqaroi duke u thënë:

    "Nuk është kjo për qëllim me këtë ajet, por është për qëllim idhujtaria, shirku. A nuk keni dëgjuar fjalën e Lukmanit:


    "…"O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!" (Lukman: 13)". (Buhariu dhe Muslimi).

    2- Ajeti:

    "Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët". (En-Nisa: 101).

    Sipas kuptimit të dukshëm të këtij ajeti del se shkurtimi i namazit në udhëtim është i kushtëzuar me frikë, andaj disa sahabe e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:


    "Pse e shkurtojmë namazin, pasiqë tash nuk kemi frikë? Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj: "Dhuratë të cilën ua ka dhënë All-llahu, andaj pranone dhuratën e All-llahut". (Muslimi).

    3- Ajeti:

    "Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësirat, gjaku,…". (El-Maide: 3).

    Sunneti verbal i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka sqaruar se ngrodhësira e karkalecit dhe peshkut dhe gjaku i mëlqisë dhe shpënetkës, është i lejuar, pasiqë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    "Na janë lejuar dy ngordhësira dhe dy gjakëra: karkaleci dhe peshku dhe mëlqia dhe shpënetka". (transmeton Bejhakiu dhe të tjerët edhe në verzion merfu' edhe në verzion meukuf me sened të vërtetë. Kurse ky hadith ka pozitën e hadithit merfu', sepse gjëra të këtilla nuk mundet të thuhen me mendje).

    4- Ajeti:


    "Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. …". (El-Enam: 145).

    Na ka ardhur Sunneti duke na e sqaruar gjërat tjera të ndaluara që nuk janë të përmendura në këtë ajet, siç është hadithi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:


    "E ndaluar është të ngrënet çdo kafshë dhëmbëshkyese dhe çdo shpenzë me kthetra". (Muslimi).

    Ose hadithi tjetër ku Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë ditën e Hajberit:


    "All-llahu dhe Pejgamberi, ua ndalojnë ngrënien e gomarëve shtëpiak, sepse janë të fëlliqur". (Buhariu dhe Muslimi).

    5- Ajeti:

    "Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira …". (El-A'raf: 32).

    Kurse Sunneti e ka sqaruar se disa stoli janë të ndaluara. Tregon Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, një ditë pasiqë kishte dalur para shokëve në një dorë mëndafsh, kurse në dorën tjetër ari dhe tha:


    "Këto dy gjëra janë të ndaluara për meshkujt e ummetit tim, kurse janë të lejuara për gratë e tyre". (Sahih, Hakimi).

    Hadithet që flasin në këtë drejtim janë të shumta dhe të njohura në dy sahihet dhe në librat tjera.

    Ka edhe shumë shembuj tjerë të njohura për dijetarët e hadithit dhe fikhut.

    Nga kjo që sqaruam na bëhet e qartë, vëllezër të nderuar, rëndësia e Sunnetit në ligjëvënien Islame. Ne nëse i rishikojmë shembujt e përmendura, e mos të flasim për rastet tjera që nuk janë të përmendura, bindemi se nuk ka mënyrë për ta kuptuar Kur'anin e ndershëm me kuptim të plotë pa ia shoqëruar Sunnetin.

    Në shembullin e parë sahabet e kuptuan zullumin e përmendur në ajet në formën e dukshme, edhe pse kanë qenë sahabe, për të cilët ka thënë Ibën Mesudi, radijall-llahu anhu:


    "Njerëzit më të mirë të këtij ummeti, me zemërbardhët, me dijethellët dhe më me pak spitullim".

    Ata edhe përskej kësaj gjendje kanë gabuar kuptimin e ajetit, po mos t'i kishte udhëzuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tua kishte përmirësuar gabimin rreth kuptimit të zullumit, duke u treguar se në pyetje është shirku, do ti kishim përcjellur në gabimin e tyre, mirëpo All-llahu, azze ve xhel-le, na ka mbrojtur nga kjo gjë, me ndihmë të udhëzimit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe sunnetit të tij.

    Në shembullin e dytë, po mos të ishte hadithi i lartpërmendur do të mbeteshim në dyshim rreth çeshtjes së shkurtimit të namazit në udhëtim gjatë situatës stabile, madje ndoshta do ta kishim bërë kush të shkurtimit. Ashtu sikurse do të kishin menduar disa sahabe, po të mos kishin parë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke shkuratuar namazin edhe pse kanë qenë në situtatë stabile.

    Në shembullin e tretë, po mos të ishte hadithi do të kishim ndaluar shumë hallalle, të cilat janë të lejuara për ne: karkaleci, peshku, mëlqia dhe shpënetka.

    Në shembullin e katër, po mos të ishin hadithet që i përmendëm do të konsideronim të lejuara disa gjëra që na i ka ndaluar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, siç janë bishat dhëmbëshkyes dhe shpenzët me kthetra.

    Shembulli i pestë, po të mos ishin hadithet do të konsideronim të lejuara gjërat që i ka ndaluar All-llahu në gjuhë të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, siç është ari dhe mëndafshi.

    Duke u mbështetur në këto gjëra disa dijetar të selefit kanë thënë:



    "Sunneti gjykon mbi Kur'anin".

    Përktheu: Bekir Halimi

    Muhammed Nasirud-din Albani,

    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •