Edukata fetare nė shkollat publike



Pas ndryshimeve tė mėdha ekonomike, politike dhe sociale si pasojė e rėnies sė sistemit monist, pas njė periudhe tė errėt komuniste prej disa dekadash dhe sidomos me largimin e forcave pushtuese serbe dhe me Shpalljen e Pavarėsisė, nė Kosovė janė mundėsuar kushtet pėr njė reformė nė realitetin religjioz si dhe pėr pėrfshirjen e mėsimit fetar nė shkollat publike.



Ajni Sinani

Tė gjithė jemi dėshmitarė tė krizės morale qė ka pėrfshirė shoqėrinė tonė dhe veēanėrisht rininė, krizė e cila sa vjen e shtohet dita ditės. Shtrohet pyetja a janė nė dijeni edukatorėt dhe pėrgjegjėsit tanė rreth rreziqeve qė i kanosen rinisė sonė si pasojė e mungesės sė besimit fetar? Njeriu i kulturuar dhe i qytetėruar ka luftuar kundėr paturpėsive dhe devijimeve gjatė gjithė historisė sė tij. Feja ėshtė treguar se ėshtė preventiv i suksesshėm kundėr dukurive negative, tė tilla si droga, alkooli, prostitucioni, kriminaliteti, vrasja, vetėvrasja etj.

Pėr kėtė arsye lėnda e edukatės fetare tashmė ėshtė pjesė e planprogrameve shkollore nė shumicėn e vende evropiane. E njėjta gjė vlen edhe pėr vendet e dala nga ish blloku socialist. Shtetet qė nuk e kanė futur besimin fetar nė sistemin e tyre arsimor mund tė numėrohen me gishta. Tek ne iniciativa qė nga paslufta pėr pėrfshirjen e mėsimbesimit nė sistemin tonė arsimor ka hasur nė veshė tė shurdhėr, madje ėshtė shkuar deri aty sa tė vlerėsohet si njė iniciativė e verbėr. Po ata qė e kanė inkorporuar lėndėn fetare thuajse nė tė gjitha vendet e Evropės, mos vallė kanė pėrkrahur dhe sendėrtuar njė iniciativė tė verbėr?!

Kurse atyre qė thonė se futja e fesė nė shkolla do tė binte ndesh me laicizmin, se ajo ėshtė ēėshtje private e ēdo individi dhe se fėmijėt, natyrisht, mund tė edukohen nė frymėn fetare gjė tė cilėn duhet ta bėjnė institucionet fetare, por nuk mund tė jetė punė e shtetit, ne u kujtojmė se edhe Gjermania dhe shumė shtete tė tjera evropiane janė shtete demokratike laike por nė to ekziston mėsimi i fesė nė shkollat publike dhe askush nuk e vė nė pikėpyetje laicizmin e tyre.

Po tė vlerėsohej sipas kėsaj mendėsie gjenerata tė tėra tė rinisė gjermane dhe shumė shteteve tė tjera tė Evropės do tė privoheshin nga e drejta e mėsimit tė fesė. Nė Austri, krahas tė tjerėve shteti paguan mėsimdhėnėsit muslimanė qė punojnė nė shkollat publike dhe u mėsojnė fenė islame fėmijėve muslimanė! Megjithatė nuk mund tė thuhet se Austria me kėtė ka gabuar apo ka cenuar parimet e shtetit laik.

Greqia qė konsiderohet si njė shtet demokratik dhe qė ėshtė anėtare nė BE, ka kishėn e saj shtetėrore.

Pra nė shumicėn e shteteve tė Evropės feja paraqet qendrėn e sistemit tė vlerave, qė mėton tė bartė te nxėnėsit nė procesin edukativo-arsimor. Feja ka rol esencial nė edukimin moral tė nxėnėsve dhe mund tė ndryshojė karakterin dhe sjelljen e tyre. Po ashtu, ajo kontribuon nė avancimin e vlerave pozitive dhe zhvillimin e shpirtit tė tyre.

Ata qė janė kundėr mėsimit fetar, mos vallė nuk duan tė kemi njė rini tė shėndetshme?! Sepse ėshtė e qartė se pėr sa kohė qė do tė kishte arsim fetar nė shkollat publike sjelljet e dukuritė e shėmtuara dhe tė dėmshme do tė do tė ishim shumė mė tė pakta. Me edukatėn fetare nuk humb askush.

Ne nuk duhet tė formojmė tek rinia jonė njė moral tė dyfishtė, e cila nė shtėpi do tė kultivonte besimin e vet kurse me ardhjen nė shkollė ta linte atė tek pragu i saj, sepse besimi nuk hiqet sikurse palltoja tek gardėroba.

Duhet tė kujtojmė se demokratizimi i shoqėrisė do tė thotė ndryshim i marrėdhėnieve mes shtetit dhe fesė dhe, nė kėtė aspekt, ne duhet tė shohim vendet qė janė demokratike. Feja ėshtė njė lėndė e detyrueshme nė shkollat fillore dhe tė mesme nė Austri, Gjermani, Norvegji, Finlandė, Britani e Madhe, Greqi, Rumani dhe Suedi. Kurse nė Republikėn Ēeke, Belgjik, Sllovaki, Spanjė dhe Itali, ajo bėhet sipas zgjedhjes.

Prandaj nuk duhet tė ketė dilemė rreth asaj nėse duhet tė pėrfshihet feja ose jo nė shkollat publike. Diskutimi dhe vėmendja e jonė duhet tė fokusohet rreth asaj se si duhet tė bėhet dhe nė cilėn formė? Pra, ajo tė jetė e obligueshme apo fakultative?

Nėse shumica dėshiron tė ndjekė edukimin fetar nė shkollat publike, pse tė mos e bėj kėtė Qeveria? Kjo ėshtė njė nga tė drejtat themelore tė njeriut dhe sistemi aktual i mėsimdhėnies nė tė cilėn nuk ka fe, pėrbėn shkelje tė tė drejtave tė besimtarėve.

Duke u mbėshtetur nė konventat ndėrkombėtare rreth tė drejtės sė shprehjes dhe edukimit fetar si njė nga tė drejtat themelore tė njeriut mund tė konstatojmė se nė shkollat tona kjo e drejtė ėshtė e kufizuar.

Bashkėsia Islame e Kosovės qė pėrfaqėson interesat e popullatės shumicė me pėrkatėsi muslimane, duke artikuluar dėshirėn e qindra mijėra prindėrve dhe nxėnėsve, me plotė tė drejtė kėrkon qė lėnda e edukatės fetare tė inkorporohet sa mė parė nė sistemin tonė shkollor. Kėtė e kėrkon edhe Partia e Drejtėsisė.

Kisha Katolike nuk ėshtė pėr futjen e edukatės fetare nė shkollat publike. Kurse Kisha Ortodokse Serbe nė Kosovė gėzon trajtim tė veēantė sipas Pakos sė Ahtisarit.

Ka zėra qė thonė se me mėsimbesimin do tė favorizohej njė fe kundrejt tė tjerave, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė sepse secili do tė mėsonte fenė e tij. Meqenėse edukata fetare do tė jetė pėr tė gjithė nuk kemi arsye tė besojmė se ajo do tė inkurajonte konflikte fetare, sepse nėse ne jemi besimtarė tė mirė do tė dimė tė respektojmė mė shumė fenė e njėri-tjetrit. Prandaj shteti duhet ta fusė sa mė parė mėsimin fetar nė shkollat shtetėrore. Nė Serbi dhe Kroaci pėrkrah fesė sė shumicės mėsohet edhe feja muslimane.

Qeveria e Kosovės duhet tė pėrgatisė njė ligj tė ri mbi marrėdhėniet ndėrmjet bashkėsive fetare. Se si do tė definohen marrėdhėniet midis shtetit dhe bashkėsive fetare, e veēanėrisht me BIK-un, nuk ka ndonjė praktikė ligjore universale.

Nė Itali, pėr shembull, njė ligj rregullon marrėdhėniet mes shtetit dhe kishės katolike, kurse parasheh marrėdhėnie tė tjera me komunitetet e tjera fetare.

Shteti duhet tė mbėshtesė tė gjithė nėnshtetasit e tij besimtarė pėr tė mėsuar fenė e tyre. E drejta e ushtrimit tė fesė ėshtė ajo qė duhet tė jetė publike. Prandaj qeveria duhet ta mundėsojė kėtė gjė. Nė tė kundėrtėn njerėzit besimtarė do tė duhej tė tėrhiqeshin apo tė mbylleshin nė qoshe dhe skuta tė izoluara qė tė ushtronin besimin e tyre.

Programet edukative janė thjesht mjete, dhe nuk janė qėllim nė vetvete, dhe nėse qėllimi humb nė njė popull, nuk ka asnjė mėnyrė sado e pėrkryer tė jetė qė mund ta zgjojė dhe tė mundėsojė ringjalljen e tij.