Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37

Tema: Dėbora

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    faleminderit per mundesimin te forumi juaj e poezive te mia te dala nga shpirti

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    FLLUCKA E SYVE TE MI

    Nje fllucke shtrydha syve
    rrodhi reke mbi faqe,
    rrodhi deri ne buzet kripe
    rekeja e ftot u tha
    mbeta zheg.
    Ca fllucka shtrydha syve
    rrodhi reke ,lot malli
    lulet me rreze dielli
    te kuqe, te verdha, dhe blu
    hipur isha mbi hark ylberi.
    Zemren lendoja me heshtje
    per nje pike te vogel ne glob,
    per te madhen Shqiperi.
    Me prit si zog me krah ,
    me lot mos me njom ,me tha!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Urime Myvela!Ju uroj prodhimtari te mbare ne kete forum!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40

    pergjigje

    Pranvera! Jam mirenjohese per urimin tuaj te bukur ,sinqerisht ndjej shtytje te vazhdueshme per poezi qe dalin thell nga zemra ime.

    te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40

    poezi

    VARGJE PER VENDIN TIM


    Kam mall per natyren e Shqiperise ,
    fushat e mbuluara me mendafsh argjnedi,
    kthehet dhe ne te kuqe florishent
    vjole e thelle ,jeshile dhe blu.

    Malet me kurore blerimi
    me freski shpirti deri ne meshkri,
    pyjet me degezime pranvere
    te celura bukur per c'do stine.

    Ujrat, detet ,perla te vertete
    ku shikohet dhe guri i fshehte.
    E gjithe natyra e vendit tim
    margaritar pa mbarim.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40

    poezi

    DOJA EDHE NE SHQIPERI


    Muzgu ne drita te forta
    sic bie bukur perendimi
    kthen perrreth oranxhe.

    Vezullon ne c'do cep
    Filadelfia
    merr forme gjallerie.

    Hyjne e dalin njerez
    neper makina
    edhe ne kafenete.

    Shqiperi ne ty doja
    te qendroja si ne Filadelfia
    ne dricim oranxhe.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    FAMILJA E MILINGONAVE

    -Nje familje milingoash mbledhin grure per dimer
    ne nje fushe te madhe te mbjelle me grure,
    ishte shume larg, shume me larg se lumi.

    -Familja e milingonave behej prej
    gjashtembedhjete femije,
    gjyshi shume vjecar dhe dy prinderit.

    -Kjo familje ishte shume e cuditeshme
    nese mundeshin edhe naten
    e kthenin ne dite te mbledhnin ushqim.!

    -I madhi i shtepise gjyshi,
    i jep udhe punes me shkop ne dore,
    i ndan detyrat ne maje te tribunes.

    -Merrni te gjithe thaset,kapelet mos haroni,
    kur keni ndonje veshtiresi
    me antena gruri me lajmeroni.

    -Punonin gjithe diten deri ne perndim
    mbushnin thaset me grure gjithe gezim
    dhe kenga nuk pushonte deri ne shtepi.

    -Nuk e dime qe dhe milingonat bejne hile!
    nje milingone e nje familje tjeter
    c'do dite merrte grure , i hidhte te thesi i vet.

    -E kapen nje dite me diell kete milingone
    i folen e qortuan ,mos u bej hajdute.
    ato qe morre nuk i duam.

    -Bene mbledhje milingonat, te jene vigjilente
    si ky rast te mos ndodhe tjeter her dhe
    menduan, te vendi i strehimit roje te ven.

    -Nje zog fluturak i shikonte me habi
    c'far fusin keto milingona te thaset e zinje?
    kur u afrua ,u gezua se kishin grure
    e hengri nje dhe tjeter mori e mbajti ne goje.

    -Milingona roje ishte per te marr dylbite
    kur u kthye, zogu shpejt fluturoj.
    Qau milingona c;far t'i them familjes!

    -Perseri erdhi zogu per te mar grur
    tani nuk mundet, roja ishte kthyer.
    E pa milingonen qe ishte e merzitur
    c'far ke moj e vogel je gati per te qar?

    -Me mungojne dy grure c'far t'i them une babit
    nje zog me pare i mori dhe fluturoj lart.
    Zogu u merzit dhe shpejt mendoj....

    -Erdhi diten tjeter zogu, erdhi me krimb ne sqep
    e uli pran te milingona ,demin do te shlyej.
    Ne nuk ham krim zog fluturak, merre haje vet.

    -U ben shok milingona me zogun,
    kur thesi mbushej perplot therisnin zogun.
    Zogu i bente roje nge lart te mos i afrohej asnje grabitqar.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40

    poezi

    PREJARDHJA IME

    Prejardhja ime
    vjen nga Adami,
    nga njeriu i pare
    ne toke.
    ZOTI e krijoj
    prej balte, i dha shpirt.
    E krijoj per tu krijuar
    nje glob ne gjithesi.
    Popujt u shtuan,
    pushtuan gjithe
    token e ketij
    rruzulli tokesor.
    Stergjysherit e mi
    u linden ne nje
    vend te vogel
    ne
    Shqiperine e madhe.
    Keta linden ne nje
    qytet me kulture,
    me art dhe histori.
    Dhe prinderit e mi
    po ketu u linden,
    ne qytetin tim
    Shkoder.
    Ne femijet e tyre
    quhemi shkodran.
    E dua kete qytet
    eshte amaneti i
    stergjysherve te mi
    brez-pas- brezi.
    E dua kete qytet
    eshte qyteti im
    i embel,
    por dua te gjithe
    Shqiperine e madhe.
    Eshte atdheu im.
    Nuk duroj dot
    dhe nje gjemb mos
    t'i hyje ne kembe
    shperthej me zemrim.
    E dua te bukur
    te lulezuar .
    sikur dhe vet jeta.
    Falenderoj
    te madhin ZOT
    qe me mundesoj
    per te jetuar
    dhe per te mesuar
    te verteten e
    prejardhjes sime.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    KUR MEDITOJ

    Kur dua te meditoj
    dal te shkallet
    pi kafen e mengjesit
    shoqeruar me nje gote uji.

    Pran meje kalojne njerez
    edhe me makina
    me pershendesin,
    une ulur pi kafen e mengjesit.

    E- di ,-eshte bukur te meditosh!
    sidoemos kur pi kafen e mengjesit
    shoqeruar me uje,
    c'do gje per rreth vetem hije.

    Kur meditoj
    filxhanin nuk e kuptoj,
    goten perseri e mbush,
    rrotulloj filxhanin bosh.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40

    poezi

    [per femije]
    MEDINA
    PERGATITET PER NE SHKOLLE

    Sa e gezuar sot
    Medina pran vitrines.
    Shume sende per femije
    secila me e mire.
    Ja si kjo e dua canten
    me tomi dhe xherri,
    dhe veshja e shkolles
    po me pelqen
    jane ngjyre blu si syte e mi.
    Ua...-paska dhe kolore,
    edhe lapsa me ngjyre.
    Po kepuce nuk paska,
    as fustan me flutura
    flet me vete Medina.
    Mami aty prane
    ka kohe qe e veshtron
    do te shkojme ne nje
    dyqan tjeter
    te blejme c'far te mungon.
    Ecin te dyja si shoqe kapur
    dore per dore
    canten hedhur ne shpine
    dicka po mendon.
    Mamit shpejt i tha;
    une do te eci perpara
    dhe do bej nje sfilate
    si te dukem me mire
    asnje femi mos t'ma marr.
    Ty te ka mami lule te bardhe,
    Mami!...-edhe lule te kuqe
    Po..-zemra e mamit
    te gjitha lulet si ylber
    i ke moj vajza ime.
    Diten e pare dua te jem
    si flutur me krah
    te fluturoj neper shkolle
    dhe ne bang te qendroj.
    Dua te jem si blete
    ne faqet e librave
    te mbledh nektar.
    Edhe si zog dua te jem
    te ciceroj kur te mesoj.
    Te dyja bisede te bukur ben
    si dy shoqe kapur prej dore.
    Sot me bere me shend
    moj princesha ime,
    do kujdesemi te dyja
    mesimet t'i mesosh
    me deshire
    te jesh e para e klases
    dhe me shoqet te shkosh mire.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •