Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37

Tema: Dėbora

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40

    Dėbora

    myvela dervishaj


    DUA TE JEM


    Dua te jem por,
    nuk jam me njeriu i pare,
    veten mundoj
    dhe e njejta jete,
    me vitet vrasese
    largohem nga vetvetja,
    ketu mbetem
    ne te njejten jete.




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga myvela : 28-06-2010 mė 18:10 Arsyeja: jane disa fjale te teperta,faleminderit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    myvela dervishaj


    BYLBYLI I SHKODRES

    Bylbyli i Shkodres
    zogu kengetar
    shetit neper lule
    e gem me gem.

    Ne nji vend nuk po qendron,
    rehat nuk po gjen,
    me sy nuk po m'shef
    kush ty t'ka hidhnu.

    Te tana lulet i shetita,
    te tana m'knaqen me ere,
    une du vjollcen
    qe cil n'pranvere.

    Vjollca m'ka hidhnu,
    e vetme rri n'obor
    mos me gerga
    jam e vogel per ty.

    Je e vogel po tan lezet,
    eja t'fluturojme neper Shkoder
    jeten tone te bukur
    z'bashko me fillu.

    Pranveren une prita
    per te voglen vjollce,
    t'rritet njifije
    e me e marr ne dore.

    Eja pra vjollca jeme
    n'ballkon me qendru,
    ke eren ma t'mire
    ne shoqet e tu.

    Vjollca ne krahet e bylbylit
    bukur kishte cel,
    kangen ma te bukur
    Z'bashku nisen me kendu.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    DUA TE SHOH SHQIPERINE

    -Dua te shoh
    fushat e blerta,
    pemet ne lulezim,
    grurin kur
    e lekund era
    femijet me
    mollza te kuqe
    qe lozin
    gjithe gezim.

    -Dua te shoh
    fluturat qe qendrojne
    neper lule,
    delet dhe qingjat
    ne lendine,
    detet dhe lumenjte,
    malet dhe ujevarat,
    kanarinat dhe bylbylat.

    -Dua te shoh
    diellin ne agim
    kur pershendet
    vendin tim.
    Edhe perendimin
    duke e kthyer
    ne ngjyre te arte
    nga jugu
    der ne veri.

    keto deshira
    ne zemer
    i kam per
    SHQIPERINE.




    FRY STUHI

    Fry stuhi
    shpernda flok debore,
    ne rrugice jam
    mbledhur kruspoll.
    T'i vazhdo stuhi !

    Fry stuhi
    mbulo endrat ,
    mbulo zemren
    me flok debore.
    T'i vazhdo stuhi.

    Fry stuhi
    m'i fshi lotet e nxehte,
    ngriji si ves ne qiell
    rrugen e gjejne ,
    per ne Shqiperi.

    Ndalu stuhi
    te shikoj diellin ne qiell
    te me ngroh,
    te me japi force
    nje kenge malli te kendoj
    Shqiperise ja kushtoj

    Flladi pranveror
    m'i kthe lotet
    nga kopshtet me lule ,
    kane marre arome
    Shqiperie.





    DEBORA

    E bukur debora
    vetem kur shikoj bardhesine.
    Nuk e prek
    me ben akull te ftot.

    Edhe me shi
    deboren e kam frike,
    kembet me rreshkasin
    te kap renqethja e ftot.

    Mes debores,kam dhe zjarr.
    Vetem kur te kem femijet pran,
    te luaj me topa debore
    atehere, do mund akullin e ftot.




    MERGIMTAR ME PELLUMBIN

    Nje cift pellumbash
    mbi deren time ben fole,
    erdhen tek une
    si mergimtar te largojme pak mall.

    Ju pellumba kur te fluturoni
    serish kthehuni shpejt,
    te vegjlit ju presin,
    ushim nga ju duan.

    Zogjte rrine e presin
    prinderit mergimtar,
    therrasin femijet e tyre
    ejani sa me pare.

    Hapin krahet pellumbat
    celin zemren prinderore,
    kthehen nga rruge e gjate
    mbushur sqepat me ushqime.

    Pellumba te shtepise sime,
    edhe une jam mergimtare
    jemi te permalluar
    te ikm sa me pare.

    Duhet te prisni ,
    femijet te behen me krah
    te jen zot te vetes
    prindi te mos i ushqej.

    Femijet jo ,mos t'i marrim,
    t'i leme ,folene mos t'ja prishim,
    e kan veshtire te largohen
    do kene mall per kete vend ku u linden.




    PRANVERA HYN KUDO

    Femijet e shtepise lane dritaren hapur qe
    dielli i pare i pranveres te hynte ne shtepine e tyre.
    Ne kemi gjyshe prandaj e duam pranveren!
    Ta gjalleroj dhe faqet me rrudha t'ja ledhatoj.

    Bashk me gjyshen te kapur per dore
    te dalim ne lendina, te mbledhim lule.
    Dhe nje tufe me kalli gruri ne dore
    nje kurore gjyshes t'i vem ne koke.

    Shikou o gjyshe ne pasqyre
    sot me e bukur, me e re dukesh!
    Gjyshja me femijet e vegjel qeshi !
    femijet e mi ,dimri do te veje perseri!...

    Ne dimer kam datelindjen mbush plot 91.
    Ju vogelush, dua te qeshur te jeni perher,
    dimrin qe pres te vije ,ndoshta
    pranvera nuk do me gjej perseri.




    PRES PPRANVEREN

    Te pres pranveren
    me dore ta prek,
    dielli i panveres
    t'me ledhatoj.

    Te shikoj vesen e but
    kur shkrihet ne barin e njom,
    lulet shumengjyreshe
    behen kurore.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    Ju Faleminderit

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    BYLBYLI I SHKODRES


    O bylbyl , i bukuri shpend
    eja te une fluturim
    dhe m'kendo at kange
    per shpirtin tem.
    Zani jot n'qill bukur tingellon
    tan zemrat e mallnushme i qetson.
    Eja pra n'prehnin tem
    me at za t'amel
    nisja kanges pa pushu
    der nadje kur drita me fillu.
    O bylbyl ,o i bukuri shpend,
    a mos je nga ai vend?
    A ke ardh nga Shqypnia ?
    du met'vet per viset e mia!
    Du me t'vet per Shkodren teme
    si i ka hallet o une e mjera
    per c'do dite po m'plas zemra.
    Eh -u ndava per se gjalli
    medet sa m'ka marr malli.
    O bylbyl ,o i bukuri shpend
    te dy jemi nga nji vend
    pra,me merr t'i me fluturu
    dhe ne Shkoder me ndalu.
    O bylbyl ,pra t;i me at za kristal,
    fillo kangen e gzushme pa pushu
    se zemra n'Shqypni don me shku.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40

    poezi

    LULE DHE VETEM LULE


    Nje tufe lule roze ne doren tende
    t'i bashkosh duart , tufe e madhe.
    Merr flak ngjyra roz, ndyshon ngjyra
    shetisin neper duar,perseri ngjyra roz.

    Per c'do mengjes duart i ujit
    tufa me lule shetit neper hapesire.
    Duart me rradhe rrine ne mendime
    i duket jeta e kot, pa shprese.

    Ne hapesire ndihet ere lulesh
    malet presin te mbushen me arome.
    Lulet e tjera presin per tu cel
    ndoshta ngjyre violet, apo e verdhe.

    Shume ngjyra lulesh dita pret
    te sundojne lulet jeten, vetem ato.
    Dhe ne nate te gjejne qetesi
    luet dhe vetem lulet.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    LINDJA E MENGJEZIT


    Lindja e mengjezit e shplodheshme
    nje luge mjalt me arome pishe.
    Rrezet e verdha te ndriteshme
    te mahnisin, te japin shprese.

    Lindja e mengjezit qiellor
    mbeshtjell c'do jete ne toke,
    pambarim dhe lulet me rradhe
    ne tere gjithesine si karvan.

    Lindja e mengjezit e hijeshme
    hije midis rrezesh dhe henes,
    yjet levizin ne qiellin kthjellor gri,
    malet shtrijne krahet te pushtojne bukurine.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40

    Loja Me Xixellonjat

    LOJA ME XIXELLONJAT

    Ne nje mbremje te bukur
    me hene
    femijet lozen gjith gaz me xixellonja.
    Te gjorat, u
    lodhen ato dhe
    perseri ne mes te femijeve donin.

    Xixellonjat
    florishente shetisnin
    neper trupat e femijeve,zbaviteshin.
    Here
    drita te verdha,her portokalli,
    ndriconin lojen ne erresire.

    Deri
    ne mes te nates vazhdoj
    loja me kenaqesi, xixellonjat me femije.
    Te
    lozim dhe pak xixellonjat duan shoqeri
    edhe pak o mami ,edhe
    pak,edhe pak.

    xixellonjat u merziten donin argetim
    duhet te
    largoheshin agoj dite e

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40

    poezi

    MUNGESE DERI NE SHPIRT

    U largova nga Shqiperia ime,
    ika shume larg , ne Amerike.
    Me mungon c'do gje.
    Me mungojne njerezit e mi,
    me mungon dhe vetja ime,
    me mungon trendafili me arome,
    me mungon c'do lule,
    me mungon ajri i vendit tim,
    me mungon oksigjeni i c'do pylli,
    me mungojne shpendet,
    me mungon edhe dallandyshja
    e pranveres

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2010
    Postime
    40
    e ndodhur para ca dite me dy vogelushe.
    e theksoj se vogelushja shqiptare e shqetesuar shume per gjuhen e saj edhe pse nuk ka lindur ne Shqiperi.

    NE KERKIM TE GURIT TE CMUAR


    Ka dite nje vajze shume e shqetesuar!
    Mendonte c'eshte guri i cmuar?
    Mendoj, por gje nuk zbuloj
    eshte vetem pese vjece,nuk kupton!

    Te parku i lodrave luante me shoqet
    dhe filloj te pyeste me rradhe.
    C'eshte eshte guri i cmuar?
    U habiten shoqet dhe njera-tjetren pan!

    Vajza beri fjale me moshataren e saje.
    Ishte italiane vajza capkene ,
    kur degjoj vajzat te flisnin shqip
    filloj dhe i percmoj ,gjuhen nxorri.

    Vajzes shqiptare i,u kujtua fjala e mamit
    dikur ajo i kishte thene ;
    Gjuha jone shqipe eshte aq e bukur,
    eshte gur i rrende i cmuar.

    I ,u drejtua shoqes italiane me inat,
    T'i nuk e di, gjuha ime shqipe
    eshte e bukur ,gur i cmuar.

    Capkenja italiane qeshi dhe i tha:
    Gjuha shqipe eshte gur i cmuar?
    Gjuha italiane eshte e bukur.

    Per kete e vogla vajza shqiptare
    pyeti mamin c'eshte guri i cmuar?
    Guri i cmuar shpirti i mamit eshte djamant,
    eshte si kjo unaze qe ndricon,

    Mami ,gjuha jone eshte e bukur
    si kjo unaza jote qe ndricon?
    Po me e bukur se guri djamant,
    me e bukur se c'do gur.

    Eshte e rende gjuha jone?
    E rende ne pesh por e lehte si lule,
    me e bukur se c'do gjuhe
    kaluar c'do guri qe ndricon.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •