Rexhep Qosja: Kuvend demokratik, apo Politbyro politike
Kėrkesa e opozitės pėr hapjen e kutive ėshtė e arsyeshme, ndėrsa refuzimi i maxhorancės ėshtė i paarsyeshėm. Ky refuzim tregon se qeverisja ende kuptohet si pushtet, tregon se nė jetėn tonė shteti vazhdon tė jetė i privatizuar prej pushtetit, tregon se edhe koncepti i qytetarit pėr shtetin dhe qeverisjen ėshtė koncept jodemokratik, qė pajtohet lehtė me sundimin, mė pak a mė shumė, despotik, tiranik, diktatorial, totalitar, autoritar. Kėshtu shprehet Akademiku kosovar, Rexhep Qosja nė lidhje me krizėn politike qė ka mbėrthyer vendin tonė. Duke e gjykuar grevėn e urisė si tė drejtė, sepse sipas tij nė Shqipėri ka shumė arsye pėr greva, protesta e mosbindje civile, Qosja fl et edhe pėr probleme tė tjera. Kuvendin shqiptar e sheh me mentalitet stalinist, lirinė e medias e sheh tė cenuar e veē kėtyre, gjuha e politikės pėr tė ėshtė gjedhė gjuhėsore politike tipike staliniane. Ai krahason kryeministrin aktual me udhėheqės komunistė, e pėr kėtė jep argumentet e veta. E ndėrkaq, zgjidhjen e krizės politike nė vend e sheh tė zgjidhur vetėm me ndėrhyrjen e ndėrkombėtarėve. Sa i takon peticionit tė artistėve kundėr grevės, Qosja e thotė fjalėn e tij: Nismė e gabuar, fatkeqėsi intelektuale dhe morale tė nėnshkruesve tė atij peticioni.
Admirina Peēi/Gazeta Shqiptare
Profesor, gjendja nė politikėn e Tiranės duket e tensionuar dhe polarizuar. Ka njė grevė urie tė deputetėve dhe mbėshtetėsve tė PS-sė nė qendėr tė kryeqytetit. Si e shihni ju kėtė grevė urie?
Nuk mendoj se nocionet tensionim dhe polarizim e shpjegojnė saktėsisht gjendjen nė politikėn e Tiranės. Gjendja nė kėtė politikė ėshtė mė keq se vetėm e tensionuar dhe e polarizuar. Dhe kjo gjendje, me pak pushime tė shkurtra, ėshtė e tillė tash e njėzet vjet. Gjendja nė politikėn e Tiranės ėshtė, fatkeqėsisht, gjendje e politikės sė urrejtjes midis dy partive kryesore.
Tė dhėna qė e pohojnė kėtė shpjegim ka tepėr shumė! Dhe kjo urrejtje ėshtė e nxitur prej mospajtimeve, nė tė vėrtetė prej kundėrshtive tė ndryshme. Dhe, tė ashpra. Kjo urrejtje midis dy partive po nxit shumė urrejtje nė popull.
Ēfarė mendoni pėr kėrkesat aktuale tė kreut tė PS-sė, Rama, pėr hapjen e kutive nė disa zona dhe mosreagimin e kreut tė mazhorancės, Berisha?
Mendoj se kėrkesat pėr hapjen e kutive janė tė arsyeshme, kurse refuzimi i mazhorancės pėr tė hapur kutitė i paarsyeshėm. Kėrkesa pėr hapjen e kutive ėshtė njė kėrkesė demokratike, kurse refuzimi pėr hapjen e kutive ėshtė njė refuzim jodemokratik, madje kundėrdemokratik. Nė ēdo demokraci tė vėrtetė atyre qė do tė kėrkonin ti rishikonin rezultatet e votimeve, sepse veprime gjatė zgjedhjeve i bėjnė tė dyshojnė nė saktėsinė e rezultateve tė paraqitura, kjo do tu bėhej e mundshme pa shumė diskutime. Demokracia nuk ėshtė vetėm procedurė. Demokracia, nė radhė tė parė, ėshtė marrėdhėnie dhe mendėsi. E nė qoftė se demokracia nė radhė tė parė ėshtė marrėdhėnie atėherė atyre qė kėrkojnė tė rishikojnė rezultatin e votimeve, pėr hir tė marrėdhėnieve, tė marrėdhėnieve njerėzore, demokratike, do tu plotėsohej kėrkesa. Po demokraci nė jetėn shqiptare ende nuk ka. Madje, edhe si procedurė demokratike nė jetėn tonė, ajo ėshtė pėrditė e cenuar prej institucioneve, domethėnė prej protagonistėve tė saj.
Refuzimi i kėrkesave pėr hapjen e kutive i tregon shumė tė kėqija nė jetėn tonė. E para, tregon se te ne qeverisja ende kuptohet si pushtet, si sundim, e jo si shėrbim pėr qytetarėt. E dyta, tregon se nė jetėn tonė shteti vazhdon tė jetė i privatizuar prej pushtetit, nė radhė tė parė prej protagonistėve kryesorė tė pushtetit. E treta, tregon se edhe koncepti i qytetarit pėr shtetin dhe qeverisjen ende nuk ka ndryshuar shumė: ėshtė koncept jodemokratik, qė pajtohet lehtė me sundimin, mė pak a mė shumė, despotik, tiranik, diktatorial, totalitar, autoritar. E tė tjera. Si e konsideroni njė tjetėr hap tė opozitės, nga mė tė fundit, atė tė mosbindjes civile dhe bllokimin e disa akseve rrugore nacionale, i cili ėshtė po aq radikal si greva e urisė? Nuk e di pse grevėn dhe mosbindjen qytetare e quani ashtu: radikale! Veprime radikale! Si protestat, ashtu edhe protestat lėvizėse qė quhen demonstrata, si greva ashtu edhe mosbindja qytetare janė institucione tė mospajtimit demokratik me pushtetin. Nocioni radikale, sikur i zhvlerėson, nė tė vėrtetė i emėrton negativisht kėto institucione shumė tė rėndėsishme nė pėrpjekjet e ēdo populli pėr liri dhe demokraci. Edhe protesta e opozitės, edhe greva e deputetėve tė PS-sė dhe tė pėrkrahėsve tė opozitės, edhe mosbindjet qytetare qė kanė fi lluar nė disa qytete tė Shqipėrisė - tė gjitha kėto janė pasojė e politikės qė bėn qeveria e kryeministrit tė pėrtashėm tė Shqipėrisė dhe, nė pėrgjithėsi, e gjendjes nė Shqipėri. Sytė e mi shohin shumė arsye pėr protesta, pėr greva urie, pėr demonstrata, pėr mosbindje qytetare nė Shqipėri sot. Ėshtė pak tė thuhet se regjimi i tashėm shqiptar ėshtė autoritar; regjimi i Sali Berishės ėshtė njė regjim qė i ka sjellė tmerrėsisht shumė deformime, shpėrdorime, demokracisė nė Shqipėri. Sjellja e tij politike dhe kushtetore ėshtė njė legurė shumė e shėmtuar e despotizmit stalinist dhe e bajraktarizmit vendor, e cila, nė njėrėn anė kėnaq mentalitetet qė edhe mė tej e dėshirojnė tė ashtuquajturėn dorėn e fortė nė pushtet, kurse nė anėn tjetėr i pezmaton shumė ata qė i dėshirojnė standardet e Evropės nė jetėn kombėtare.
Tė dhėna pėr sa them ka mjaft nė jetėn politike dhe kulturore shqiptare. Po i tregoj disa.
Shembulli i parė. Nuk ka dyshim se Kuvendi i Shqipėrisė formalisht ėshtė Kuvend demokratik, sepse ėshtė Kuvend shumėpartiak, qė zbaton formalisht njė procedurė demokratike nė punėn e tij. Por, nuk ka dyshim se nė Kuvendin e Shqipėrisė mbizotėron njė mentalitet stalinist, si nė sjelljet ashtu edhe nė diskutimet e protagonistėve tė kėtij Kuvendi. Ējanė ato linēime tė kundėrshtarėve politikė nė kėtė Kuvend, pėrpos linēime tipike staliniste tė kundėrshtarėve politikė. Kuvendi i Shqipėrisė nuk ka harruar tė sillet si Politbyrotė e Bashkimit Sovjetik, tė Shqipėrisė komuniste dhe tė vendeve tė tjera ish-komuniste. Kur Njėshi komunist vendoste tė qėronte hesape me kundėrshtarin kryesor, qė e shihte si konkurrues nė luftėn pėr pushtet, mė sė pari e varroste politikisht dhe moralisht nė Politbyronė. Ashtu i ka varrosur Stalini Trockin, Buharinin dhe figurat e tjera tė shquara tė politikės sovjetike. Ashtu e ka varrosur Titoja disidentin e madh, Gjillasin. Ashtu i ka varrosur Enveri kundėrshtarėt e tij kryesorė.
Ashtu siē e pėrdornin Stalini, Titoja dhe Enveri Politbyronė pėr tė varrosur politikisht e moralisht Trockin, Buharinin, Gjillasin dhe, ta themi, Mehmet Shehun, dhe tė tjerė, ashtu edhe Sali Berisha do tė pėrdorė Kuvendin e Shqipėrisė pėr tė varrosur politikisht dhe moralisht njėherė Fatos Nanon, mandej Ilir Metėn dhe, sė fundi, Edi Ramėn. Keni dėgjuar ēka tha goja e tij pėr Edi Ramėn? Nė Kuvendin e Shqipėrisė tė quajtur Shqipėri demokratike! Keni dėgjuar ēka tha goja e sa deputetėve dhe deputeteve pėr Edi Ramėn? Keni dėgjuar sigurisht por nuk jeni ndalur tė mendoni se ēduan tė thonė gjithė ato tė vjella mbi fytyrėn e tij! Moralisht i degjeneruar! Psikikisht tmerrshėm i sėmurė! Politikisht armik i Shqipėrisė! Domethėnė nė akuzat alla Vishinski tė kėtyre deputetėve e deputeteve tė Politbyrosė sė shokut Sali u bashkuan specialistėt e Stalinit pėr moralin bolshevik, pėr psikiatrinė bolshevike dhe pėr patriotizmin bolshevik!
Shembulli i dytė. Studiuesit bashkėkohorė tė demokracisė thonė se nuk ka demokraci ku nuk ka medie tė lira, tė pavarura. Tė pavarura prej shtetit dhe tė pavarura prej klaneve tė ndryshme. Keni dėgjuar si e vlerėsojnė lirinė dhe pavarėsinė e medieve shqiptare organizatat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut? Dhe, Stejt Departamenti amerikan?
Prej se Sali Berisha ėshtė bėrė kryeministėr i Shqipėrisė liria dhe pavarėsia e mediave shqiptare janė gjithnjė e mė tė cenuara. E shikoni dhe e dėgjoni TVSH-nė? Jeni ndalur tė mendoni si e pėrdor vetveten ky televizion? Nė njėrėn anė duke e zhvlerėsuar opozitėn shqiptare, kurse nė anėn tjetėr duke krijuar kultin e Sali Berishės: kultin trupor, kultin politik, kultin heroik dhe kultin historik tė Sali Berishės! Propagandė tipike staliniane. Po nuk ėshtė TVSH-ja i vetmi televizion qė kryeministri Sali Berisha e ka bėrė gazetė tė tij tė murit. Janė edhe disa televizione tė tjera. Dhe disa gazeta tė tjera. Tė gjitha ato e ēojnė bolshevizmin e kryeministrit Sali Berisha deri nė atė shkallė saqė nuk ngurrojnė tė qėrojnė hesape edhe me intelektualė, pra me njerėz tė papartishėm, qė nuk ngurrojnė tė mos pajtohen me stalinizmin e shokut kryeministėr.
Shembulli i tretė. Studiuesit e pėrparshėm dhe tė tanishėm tė demokracisė thonė se nuk mund tė ketė demokraci aty ku nuk ėshtė e demokratizuar edhe gjuha e politikės, domethėnė e njerėzve tė politikės dhe e shėrbėtorėve tė tyre. E dėgjoni si flet kryeministri i Shqipėrisė? I dėgjoni si flasin e si shkruajnė disa gazetarė dhe publicistė tė tij?
Megjithėse e stolisur me nocione dhe terma tė demokracisė, siē janė demokracia, liberalizmi, tregu i lirė, toleranca, tė drejtat dhe liritė qytetare, fetare, e tė tjera, megjithėse tė stolisura me integrimet euroatlantike, NATO-n, Bashkimin Evropian, standardet evropiane, luftėn kundėr terrorizmit, luftėn kundėr korrupsionit, kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore, kundėr drogės e tė tjera, kjo gjuhė e tyre nė thelbin e vet ėshtė gjedhe e gjuhės staliniane: gjedhe e gjuhės staliniane, sidomos, me zjarrin e saj propagandistik dhe ndjenjor. Dara e ligjit! Ligji i hekurt! Vullneti i hekurt! Darėt e ligjit, hekuri i ligjit, vullneti i hekurt janė mjetet me tė cilat kėta demokratė do tė zgjedhin problemet shoqėrore, politike, kulturore! Dara e ligjit, hekuri i ligjit, hekuri i vullnetit janė mjetet me tė cilat kėta demokratė do tė qėrojnė hesapet me kundėrshtarėt politikė, tė shpallur armiq tė Shqipėrisė dhe tė integrimeve evropiane! Dhe, tė liberalizimit tė vizave. Gjedhe gjuhėsore politike tipike staliniane.
Stalinizmin e kėsaj gjuhe e shquajnė posaēėrisht gėnjeshtrat dhe mashtrimet pėr gjendjen ekonomike, pėr zhvillimin e vendit, pėr arsimin, shėndetėsinė, shkallėn e varfėrisė. E tė tjera. Kryeministri i sotėm i Shqipėrisė nė tė vėrtetė bėn politikė duke i shtrembėruar tė dhėnat, tė vėrtetat pėr zhvillimin e vendit dhe pėr mendimet e vetjeve tė ndryshme tė institucioneve tė ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare mbi Shqipėrinė. Gėnjeshtrat dhe mashtrimi janė mjeti mbizotėrues nė politikėn e tij.
Shumė herė dhe shumė kund propaganda e rrejshme, gėnjeshtrat dhe mashtrimet si mjet politik janė bėrė shkak i madh pėr protesta e demonstrata tė qytetarėve. Pse jo! Nė vendet, vėrtet, demokratike, propaganda e rrejshme, gėnjeshtra dhe mashtrimi janė krim. Shtetet, vėrtet, demokratike, popujt me kulturė demokratike nuk i lejojnė tė mbahen nė pushtet njerėzit qė gėnjejnė, qė mashtrimin e propagandėn e rrejshme i bėjnė mjete politike.
Profesor, shumė njerėz nė Shqipėri kanė filluar tė bėjnė paralelizma mes kaosit tė kėtij viti dhe atij tė vitit 1996-1997.
Ka vend pėr krahasime tė tilla?
Sjellja e kryeministrit tė sotėm tė Shqipėrisė ėshtė e ngjashme, nė thelb, me sjelljen e kryetarit tė Shqipėrisė tė asaj kohe. Me organizimin e mitingut, nė tė vėrtetė tė kundėrprotestės sė partisė sė tij mė 1 a mė 2 maj, me sa ishte ajo, kryeministri nė tė vėrtetė e filloi kalldrėmimin e rrugės pėr ballafaqime tė pėrgjakshme, nė tė vėrtetė pėr luftė qytetare nė Shqipėri, por, mė sa mund tė besohet, dikush prej ndėrkombėtarėve ia ndali turrin shkatėrrues. Konteksti politik e shoqėror, shqiptar dhe evropian, ka ndryshuar, nuk ėshtė ai i vitit 1996-1997, prandaj nuk mė duket e mundshme pėrsėritja e atij viti tė pėrgjakshėm, sado ndėrhyrjet e urdhėruara policore nė disa protesta, nė disa qytete tė Shqipėrisė, andej ēojnė!
A ėshtė i nevojshėm njė ndėrmjetėsues nė njė rast tė tillė dhe cili duhet ta kryejė kėtė rol?
Ndėrmjetėsuesi duket i nevojshėm, por kush mund tė jetė ai unė nuk e di.
A duhet tė ndėrhyjė komuniteti ndėrkombėtar, i cili deri tani nuk ka legjitimuar grevėn e urisė, mosbindjen civile, por edhe nuk ka pranuar tė ndėrhyjė pėr zgjidhjen e situatės?
Tė them tė drejtėn sjellja e faktorėve ndėrkombėtarė nė kėtė situatė po mė duket e ēuditshme. Dhe, e pakuptueshme. Nuk e di pse po presin dhe ēka po presin! Kosova ka shumė pėrvojė pėr protesta, pėr demonstrata, pėr mosbindje qytetare, pėr greva tė urisė. Tė gjitha kėto janė institucione demokratike, qė institucione demokratike tė luftės pėr liri, pėr tė drejta, pėr demokraci i ka shpallur filozofia politike e Evropės dhe e SHBA-ve. Ne, nė Kosovė dhe nė Shqipėri, kemi luftuar dhe po luftojmė pėr tė drejta, pėr liri dhe pėr demokraci duke respektuar standardet politike dhe demokratike evropiane, pėr t'i bėrė ato ligje nė jetėn tonė. Institucionet evropiane dhe amerikane, prandaj, nuk do tė mund tė mos i pranojnė ato protesta, grevėn e urisė, mosbindjen qytetare nė Shqipėri sot: nuk do tė mund tė mos e kėrkojnė hapjen e kutive tė votimeve, domethėnė transparencėn nė Shqipėri, si njėri prej pėrbėrėsve themelore tė demokracisė. Kot zonja Doris Pak e kėrkon ndėrprerjen e grevės sė urisė dhe tė mosbindjes qytetare nė Shqipėri sot. Do ta pėrkujtojnė, besoj, edhe kolegėt e saj evropianė se nuk mund tė pėrkrahen revolucioni i portokalltė nė Ukrainė dhe revolucioni paqėsor i Sakashvillit nė Gjeorgji e tė mohohen protestat, greva e urisė dhe mosbindja qytetare nė Shqipėri! Demokracia nė Ukrainė e nė Gjeorgji nuk ishte e shpėrdorur atėherė, kur u bėnė ato revolucione paqėsore, demokratike, mė shumė se ē'ėshtė e shpėrdorur demokracia nė Shqipėri sot.
Ka njė nismė tė fundit tė shumė artistėve, intelektualėve, njerėz tė artit, tė cilėt kanė firmosur njė peticion kundėr kreut tė PS dhe i kėrkojnė tė zhbllokojnė bulevardin. Si e konsideroni kėtė nismė tė kėtyre intelektualėve?
E konsideroj si nismė tė gabuar. E konsideroj si fatkeqėsi intelektuale dhe morale tė nėnshkruesve tė atij peticioni. Ky peticion flet shumė, dhe shumė keq, pėr gjendjen e inteligjencies sonė. E ēka flet pėr regjimin e kryeministrit tė sotėm tė Shqipėrisė tė mos flas, sepse ai ėshtė treguar mjaftueshėm se ėshtė regjim qė s'lė gjė pa bėrė, qoftė duke i pėrdorur edhe intelektualėt! I njoh shumė nga nėnshkruesit e kėtij peticioni, qė po ēohen kundėr protestave dhe grevės sė urisė. Disa prej tyre janė emra tė ēmuar tė shkencės dhe tė arteve. Por, ēfarė ēudie! Tė gjithė kėta nėnshkrues, kėta kundėrshtues tė protestave, tė grevės sė urisė, tė mosbindjes qytetare po tregojnė se, si do tė thoshte Noli i madh, nuk kanė harruar ēka krejt do tė duhej tė kishin harruar dhe nuk kanė mėsuar ēka krejt do tė duhej tė kishin mėsuar. Shumė prej tyre ishin dikur kėngėtarė, artistė, shkrimtarė, shkencėtarė, qė i shėrbenin tė heshtur diktaturės ose e glorifikonin diktaturėn. Pas rėnies sė diktaturės ata, si bėnė shumė kolegė tė tyre nė vendet ish-komuniste, do tė duhej tė shprehnin pendesė, keqardhje pėr sjelljen e vet intelektuale nė tė kaluarėn e jo tė vihen prapė nė shėrbim tė njė despoti stalinist, qė s'ka as karizmėn, as autoritetin e tė parit. Tė gjithė ata do tė duhej ta dinin se nė botė, krijues, artistė, intelektualė tė oborrit, tė regjimit, konsiderohen jo vetėm ata qė i shėrbejnė me gjuhė e me vepra regjimit po edhe ata qė heshtin, qė nuk e ngrenė zėrin kundėr tė kėqijave qė i bėn ai regjim dhe kundėr shpėrdorimeve nė kėtė regjim. E regjimi i Sali Berishės, e shohin qartė, ėshtė regjim autoritar. Tė mbahesh me kėtė regjim do tė thotė tė tradhtosh jo vetėm misionin, por edhe detyrėn elementare intelektuale. Intelektuali nuk guxon tė dalė nė anėn e pushtetit dhe kundėr atyre qė luftojnė pėr tė vėrtetėn, pėr tė drejtėn, pėr lirinė, pėr transparencėn, pėr demokracinė. Intelektuali i vėrtetė kurrė dhe kurrkund nuk duhet tė jetė nė anėn e atij qė ka fuqinė e pushtetit, institucionet shtetėrore, ushtrinė, policinė, sigurimin, por, vetėm nė anėn e popullit - nė anėn e atyre qė pushtetin duan ta bėjnė demokratik, tė padhunshėm, tė pakorruptuar, pushtet tė popullit. Kolegėt e mi nė Shqipėri bėnė zgjedhjen tmerrėsisht tė gabuar. Mė dhimbsen shumė kėta kolegė tė mi. Posaēėrisht shumė mė dhimbset shkrimtari i talentuar Fatos Kongoli. Nuk e kam pritur se aq lehtė do ta vėrė nėnshkrimin ku s'duhet!
Si e shihni rolin e Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, a duhet tė ndėrhyjė?
Kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, ėshtė dashur tė ndėrhyjė qė moti nė kėtė krizė tė rėndė, por nuk ka ndėrhyrė. E di vetė ai se nuk mund tė bėjė gjė. Mė vjen keq tė them, por duhet tė thuhet: kryetari Bamir Topi ėshtė, mjerisht, kryetar i pėrdorur: i pėrdorur prej kryeministrit tė Shqipėrisė. Po tė mos ishte i pėrdorur nuk do t'i lejonte vetes tė fliste nė Kuvendin e Kosovės pa i pėrmendur me asnjė fjalė ēlirimtarėt e Kosovės, pa e pėrmendur Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės si faktorin themelor qė ka sjellė NATO-n nė Kosovė, qė ashtu i ka sjellė lirinė dhe pavarėsinė Kosovės. Po tė mos ishte i pėrdorur nuk do t'i lejonte vetes tė shquante si njerėz tė merituar pėr arsimin e lartė, universitar, tė Kosovės njerėz qė kurrė nuk kanė punuar nė Universitet, me rastin e shpalljes doktor nderi nė Universitetin e Prishtinės.
Po tė ishte kryetar vėrtet sovran ai do t'i kishte thėnė tashmė kryeministrit: a je nė vete, o shok! Ēel kutitė e mos e ēo Shqipėrinė ku e ēove mė 1997! Ēel kutitė ose shkova edhe unė te grevistėt!!!
Gjendja nė tė cilėn ėshtė sjellė kryetari i sotėm i Shqipėrisė nga kryeministri qė e ka bėrė kryetar, por edhe nga klane qė punojnė rreth tij, tregon se pėr Shqipėrinė do tė kishte qenė larg mė mirė sikur tė ishte ndėrtuar si republikė presidenciale.
Jo pėr parashikim, por nėse palėt nuk ulen nė bisedime, si e shikoni zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje?
Do ta zgjidhin faktorėt ndėrkombėtarė, si nė vitin 1997. Do ta zgjidhė Amerika pėrmes faktorit evropian. Pa Amerikėn asgjė e duhur nuk mund tė bėhet nė Ballkanin ende tė egėr kur ballkanasve u nxehet koka!
A ka vend pėr tezėn e gjithėdiskutueshme tė kėtyre viteve qė "shqiptaret nuk dinė tė ndėrtojnė shtet"?
Jo. Nuk ka vend pėr tezė tė tillė. Shqiptarėt e bėnė shtet Shqipėrinė. E bėnė Vaso Pasha, Abdyl Frashėri, Naim Frashėri, Sami Frashėri, Jani Vreto, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Ismail Qemali. E bėnė ata qė sot aq shpesh harrohen.
Shqiptarėt e bėnė Kosovėn shtet. E bėnė Kosovėn shtet nė kohėn kur ishte shumė mė e vėshtirė tė bėhen shtete se kur u bė Shqipėria shtet. E bėri Ushtria Ēlirimtare e Kosovės; e bėnė edhe shumė shqiptarė tė tjerė me tė.
Shqiptarėt, e thonė edhe armiqtė e tyre, nė Ballkan, janė popull me vetėdije tė lartė shtetkrijuese.
Por, shqiptarėt kanė edhe shkatėrruesit e tyre nė Shqipėri. Janė ata qė sot nuk duan tė dėgjojnė emrin e Abdyl Frashėrit, as tė Sami Frashėrit, as tė Vaso Pashės, as tė Fan Nolit. Janė ata qė sot e dhunojnė votėn e popullit, qė pėr interesa tepėr tė ngushta partiake, klanore, krahinore e harrojnė Shqipėrinė, nė tė vėrtetė i shkatėrrojnė themelet e saj. Janė ata qė s'duan tė bėjnė mė tė voglėn pėr bashkėmarrėveshje, pėr paqen e qetėsinė e saj.
Por, shqiptarėt kanė edhe shtetshkatėrruesit e tyre edhe nė Kosovė. Janė ata qė sot bėjnė ēmos nė Kuvend, nė media, nė tubime tė ndryshme, qė tė heshtin rolin historik tė UĒK-sė pėr ēlirimin e Kosovės, pėr krijimin e shtetit tė Kosovės; ata qė bėjnė ēmos qė tė njollosin sot figura shumė tė merituara, tė lavdishme tė UĒK-sė; janė ata qė nė piedestalin e ndėrtuesve tė Kosovės vendosin persona tė mjerė qė e kanė tradhtuar idealin e lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės nė ēastet mė vendimtare tė fatit tė saj!
Sa ndikon kjo krizė nė liberalizimin e regjimit tė vizave pėr shqiptarėt?
Ėshtė e vetėkuptueshme pse Evropa nuk mund t'ua ēelė dyert aq lehtė qytetarėve tė njė vendi qė ėshtė i pėrfshirė prej njė krize siē ėshtė sot e pėrfshirė Shqipėria. Evropa dėshiron dhe kėrkon tė ketė punė me shtete qė jetojnė nė paqe e qetėsi e jo me shtete nė tė cilat mbizotėrojnė mosdurimi dhe urrejtja politike.
Cili ėshtė apeli juaj pėr dy liderėt, Rama e Berisha?
Nuk kam apel pėr kryeministrin Sali Berisha. Apelet te ai nuk bėjnė punė. Kam apel pėr popullin shqiptar. Ky popull duhet ta largojė prej pushtetit Sali Berishėn. Sa mė parė aq mė mirė pėr Shqipėrinė. Dhe, pėr Kosovėn. Mujshia e tij, gėnjeshtrat dhe mashtrimet e tij, pėrbėrėsit stalinistė dhe fashistė tė popullizmit tė tij, tė sjelljes sė tij politike, e kanė bėrė shumėfish tė paligjshėm. Asnjė popull vėrtet i qytetėruar dhe me vetėdije vėrtet demokratike nuk do tė duronte njeri tė tillė nė politikėn shtetėrore.
Kam, ndėrkaq, apel pėr kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama. Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, ėshtė intelektual me fuqi tė dalluar intelektuale dhe me prirje krijuese. Ai nė mėnyrėn mė racionale e ka demontuar regjimin e korruptuar, tė bazuar nė mujshi, nė mashtrime e gėnjeshtra, tė Sali Berishės. Po Edi Rama po lejon ēka nuk do tė duhej tė lejonte: po e lejon servilizmin nė partinė e tij dhe po e nxit krijimin e kultit tė tij, me ēka mė frikėson se mund tė bėhet njė variant tjetėr i Sali Berishės.
E thashė kam apel pėr kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama. Cili ėshtė ky apel? Edi Rama po vjen duke i ulur kėrkesat e opozitės. Mendoj se kjo ėshtė njė strategji e tij e gabuar, pavarėsisht se kėtė po e kėrkojnė disa ndėrkombėtarė. E thashė se te Sali Berisha nuk bėjnė punė apelet, kjo domethėnė se nuk bėjnė punė as uljet e kėrkesave. Aristoteli nė Etikėn e Nikomahut thotė: "Fjala dhe kėshilla nuk kanė ndikim njėsoj mbi secilin". Dhe shton: "Njeriu i pushtuar prej pasioneve nuk i dėgjon fjalėt kėshilluese dhe, madje, as nuk i merr vesh ato!" "Si mund tė mbushet, atėherė, mend njeriu i tillė", pyet Aristoteli dhe pėrgjigjet: "Njeriun e pushtuar prej pasioneve nuk e ndal arsyeja, por vetėm forca". Mos e dhėntė Zoti qė opozitės shqiptare t'ia rekomandoj unė forcėn ndaj regjimit tė mujshisė tė Sali Berishės. Jo! Unė vetėm po them: meqenėse nuk do marrėveshje me argumente, me kėshillat e ndėrkombėtarėve, me lutje tė popullit, me sakrifica tė grevistėve, atėherė Sali Berishėn do detyruar qė tė pranojė marrėveshjen me protesta, me protesta lėvizėse, domethėnė me demonstrata, me greva tė urisė, me mosbindje qytetare - qė tė gjitha kėto institucione paqėsore, demokratike pėr tė drejta, tė vėrteta, liri e demokraci. Domethėnė apeli im pėr Edi Ramėn dhe opozitėn ėshtė: mos e ndalni lėvizjen paqėsore derisa tė mos ndalet njeriu i mujshisė Sali Berisha!
Krijoni Kontakt