6 miljon musliman afrikan konvertohen çdo vit në kristjan (TV arabe Al-Jazeera)
Ne nji shkrim te tij Dr.Ali Sina ne sitin “FaithFreedom.org” trajton problemet qe preokupojne sot boten ne pergjithesi si dhe vete boten islame per shkak te terrorizmit islamik, qe po bahet ne emen te fese islame. Po nxjerri disa pjese nga ky shkrim.
Simbas Dr.Ali Sina një gënjeshtër qe përsëritet shpesh është se “Islami është feja në rritje më të shpejtë” . Pavarësisht nga fakti se muslimanët per shkak të qenit te varfër dhe te paarsimuar janë shumë më riprodhues se të tjerët, Islami si fè nuk po rritet shpejt, por po vdes. Muslimanët gjithnjë e më shumë janë duke zbuluar se dhuna e zbatuar nga disa prej bashke-besimtarve te tyre nuk është një lajthitje, por është e frymëzuar nga mësimet e Kur’anit dhe shembujt e vendosura nga autori i tij. Muslimanët janë duke u zhgënjyer nga Islami. Çdo ditë mijëra prej intelektualëve muslimanë e lënë Islamin. Ata konstatojne se Islami eshte në kundërshtim me shkencën, logjiken, të drejtat e njeriut dhe etikën. Miliona iranianë tashmë e kanë lënë Islamin. Muslimanët e shkolluar te kombësive të tjera nuk janë shumë prapa. Ky është fillimi i një largimi në masë prej Islamit. Kjo është një lëvizje që tashmë është në lëvizje dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë. Megjithatë largimit nga Islami nuk është i rezervuar vetem për intelektualët, por edhe per muslimanët mesatare te cilet kanë gjetur se Islami nuk është mënyra për tek Perëndia, por për tek injoranca, varfëria dhe luftërat. Ata e kanë lënë Islamin për të përqafuar fetë e tjera, sidomos krishterimin. Ndoshta është me mirë të dëgjoni të vërtetën qe vjen nga faqja e internetit te stacionit me te madh televiziv arab „Aljazeera.net“ ku eshte publikuar një intervistë e intervistuesit Abdallah Maher me një klerik te rëndësishëm islamik sheikh Ahmad Al Qataani ( „6 Million Muslims convert to Christianity – Al-Jazeerah ! „ ) . Nji fragment nga intervista:
Abdallah Maher (intervistuesi i TV arabe Al-Jazeera) :
Kjo është një frazë e madhe dhe e rrezikshme. Duke përfituar nga varfëria, nga injoranca, mungesa e arsimit një musliman mund të jetë gjithashtu i akuzuar. Pra, nëse ju nuk e mbështetni atë që ju thoni me shembuj e me referenca, ateher fjalët e juaja do të mbeten në ajër, me shumë pak peshë.
Qataani Ahmad Al ( kleriku islamik):
Realiteti është se këto fjalë thonë shumë më pak se duhet. Siç kemi thënë në fillim, të gjithë kanë të drejtë të ftojnë të tjerët për fenë e vet, kjo është ajo që është e njohur si ungjillizimi (ose ndryshimi i besimit me bindje). Sa për Kristianizimin, askush nuk ka të drejtë ti hjekin muslimanët nga feja e tyre, dhe per kete kemi kërkuar referenca dhe referencat janë tepër të shumta.
Islami ka qene gjithmone feja kryesore ne Afrike ne nje kohe qe ishin 30 gjuhe qe shkruheshin ne arabisht. Numri i muslimanve afrikan aktualisht eshte 316 miljon, gjysma e te cilve jane nordafrikan te kultures arabe. Ne pjesen afrikane jo arabe numri i muslimanve nuk kalon te 150 miljonet. Kur mendojme se e gjithe popullsia e Afrikes eshte nji miljard njerz, neve shohim se numri i muslimanve eshte zvogluar ndjeshem ne krahasim me fillimin e shekullit te kaluar. Nga ana tjeter numri i katolikve eshte rritur nga nje miljon ne vitin 1902 ne 330 miljon tani. Ketyre u shtohen 46 miljon qe i perkasin konfesioneve te tjera kristjane. Sot ne Afrike çdo ore konvertohen ne kristjan 667 musliman. Çdo dite konvertohen ne kristjan 16 mij musliman dhe çdo vit konvertohen ne kristjan rreth 6 miljon musliman afrikan. Këto shifra janë me të vërtetë shumë të mëdha… ..
( Pjese e zgjedhur nga siti “LIRIAEBESIMIT” : http://www.faithfreedom.org/oped/sina31103.htm )
Krijoni Kontakt