Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Shën Pjetri e Shën Pali Apostuj!

    Sot, Kisha katolike universale kremton solemnitetin e Shën Pjetrit e të Shën Palit Apostuj;


    të cilëve Krishti u besoi lartimin e ngrehinës së Kishës Katolike Universale, që i bën ballë shekujve.


    Kremtohen solemnisht, dy njerëz, që u persekutuan për vdekje. Një peshkatar e një çadërpunues. I përfunduan ditët tragjikisht për shkak të urrejtjes kundër mesazhit që përfaqësonin, që e mbrojtën edhe me flijimin e jetës. Shën Pjetri u mbërthye në kryq, si Mësuesi i vet. Kërkoi ta mbërthenin e gozhdonin kokëposhtë, sepse i padenjë për një mbarim krejt të ngjashëm me Zotin. Shën Palit iu pre koka, jashtë mureve të Romës, sepse si shtetas romak, që kishte tradhtuar perënditë pagane, për një Zot të kryqëzuar, nuk duhej ta njolloste qytetin me gjakun e tij. Të krijohet përshtypja se gjithçka mori fund atë ditë, me një njeri të mbërthyer mbi kryq e një tjetër, me kokë të prerë.

    Por, solemniteti i sotëm na kujton se pas çdo persekutimi, duhet parë ndeshja ndërmjet dritës e errësirës, ndërmjet së mirës e së keqes, ndërmjet ligjit të dashurisë e ligjit të urrejtjes. Këtë na kujtojnë sot Princat e Apostujve, nga të dyja bazilikat e mëdha romake, që u janë kushtuar, e nga qindra kisha e kapela, përhapur kudo në botë, sot në festë për pajtorët e tyre të fuqishëm qiellorë. Paradoks, që nuk mund të mos e shtyjë njeriun t’i bëjë vetes pyetjen: “Po pse gjithë urrejtje, gjithë kjo mizori kundër ndjekësve të Krishtit? Jo dikur, jo dje, por edhe sot? Paradoksale kjo mëri, për ata që i binden ligjit të dashurisë, që marrin nga Mësuesi i tyre urdhrin të mos urrejnë asnjeri, as armikun, as atë që i kryqëzon e ua pret kokën. Por ka edhe më. Zoti i të krishterëve i urdhëron ndjekësit e vet ta duan atë, që s’i lë të qetë, që i mundon, thjeshtë për ligësi, që i kryqëzon, që ua pret kokën, sepse urren Zotin e tyre!

    Arsyeja e persekutimit të ndjekësve të Krishtit buroi nga risia, që sillte krishterimi, i cili pohoi me forcë se njerëzit janë të barabartë. Madje Jezusi i sfidon ata, që kanë në dorë frenat e botës, të atëhershme e të sotme, i prek në krenarinë e tyre të pandreqshme, kur u kujton: “ Me të vërtetë po ju them: atë që s’e bëni për njërin prej më të vegjëlve, nuk e keni bërë për mua!”. Jezusi vuri në qendër të botës njeriun e zakonshëm, njeriun e vogël, njeriun shpirtërisht të çliruar nga përdhuna e të mëdhenjve. U kujtoi të gjithëve se mund të jesh i lirë edhe në burg, edhe në kryq, ashtu si mund të jesh skllav edhe mbi fron!

    Prandaj risia e bukuria e mesazhit të Jezusit, u rrok menjëherë nga qindra mendimtarë në rrjedhë shekujsh. Edhe nga një shkrimtar, si André Gide (Andre Zhid), çmim Nobel për letërsinë, që letrarisht zvarritej në baltë, e nga një shkrimtar tjetër, i trazuar nga dyshime të thella, si filozofi rus, Dostojevskij. E përqafuan këtë mesazh, sepse kush e njeh Jezusin, nuk mund të bëjë më pa Të; Jezusi është i vetmi, që mund t’i japë kuptim jetës së njeriut, i vetmi mjek, që mund të shërojë ligështitë tona e mjerimin tonë, duke mjekuar shkakun e vetë mjerimit, ligësinë e shpirtit njerëzor.

    Në Solemnitetin e sotëm, kujtesa historike na çon në vendet ku jetuan e u martirizuan apostujt, në Burgun Mamertin, tek burimi ujit, ku pagëzonin shokët e qelisë, që dilnin nga burgu i vetvetes të rilindur, si ndjekës të Jezusit. Një burg, që bëhet vend kulti. Bëhet kishë. Bëhet muze! E nuk është i vetmi: në botë, sidomos në atë Lindore, ka burgje, ku u bënë mizoritë më të mëdha mbi të krishterët, për shkak të urrejtjes kundër Krishtit. E nuk i përkasin shekujve të parë të krishterimit, por shekujve të vonë, kohëve shumë pranë nesh.

    Krishti vetë persekutohet në njëmijë mënyra, në bijtë e vet, ashtu si u persekutuan Apostujt e mëdhenj, që kremtojmë sot, vetëm pse mbrojtën të voglin, nga ligësia e njeriut të pushtetshëm; vetëm pse e mësuan të dojë e të mos urrejë askënd, as atë që u pret kokën e i kryqëzon, duke u hapur para udhën, që çon në Mbretërinë së qiellit, së cilës ata i besonin, i besojnë, deri në pikën e fundit të gjakut. Ky është mesazhi i Solemnitetit të sotëm!
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Shën Pjetri e Shën Pali Apostuj!

    Dy Apostujt e Kishës Katolike Universale!



    Dy Apostujt, Shën Pjetri - "Shkëmbi", dhe Shën Pali "Mjeti i zgjedhur nga Zoti", të nisur nga viset e largëta të lindjes në një shtegtim misterioz feje e dashurie, pasi përshkuan troje të huaja e të panjohura, u takuan në Romë për një mision të përbashkët, për të predikuar Krishtin, të vetmin shëlbues të botës. Për Të ata do të derdhnin edhe gjakun pikërisht këtu, duke i skalitur përgjithnjë emrat e tyre në historinë e Romës së krishterë. Shtegtimi i tyre është model i shtegtimit simbolik që është i thirrur të bëjë çdo i krishterë për ta kumtuar Krishtin nëpër botë.

    Në besojmën e Pjetrit, mund ta ndjejmë se jemi të gjithë një gjë e vetme, pavarësisht nga ndarjet që në rrjedhë shekujsh e copëzuan unitetin e Kishës, me pasoja që vijojnë edhe sot e kësaj dite. Prandaj në Solemnitetin e Shenjtorëve Pjetër e Pal, Kisha vë gjithnjë theksin mbi kërkimin e ‘bashkimit të plotë’, dëshirë e përhershme e Patrikut Ekumenik të Kostandinopojës dhe e Ipeshkvit të Romës.
    Kujtojmë se Zoti e mbiquajti Simonin - Kefë, që do të thotë Pjetër – shkëmb.

    Jezusi pohon kështu se mbi këtë shkëmb dëshiron të themelojë Kishën e vet e, në këtë perspektivë, i jep Pjetrit pushtetin e çelësave (cfr Mt 16, 17-19). Nga këto rrëfime del qartë se besojma e Pjetrit është e pandashme nga detyra baritore që i besohet lidhur me grigjën e Krishtit.

    Të gjithë ungjilltarët nënvizojnë se Shën Pjetri e shpreh besojmën e tij atëherë kur Jezusi, pas predikimit në Galile, niset vendosmërisht drejt Jerusalemit, për të përmbushur, me vdekjen në kryq e me ngjalljen, misionin e tij shëlbues. Nxënësit janë të lidhur ngushtë me këtë vendim.

    Jezusi i fton të zgjedhin rrugën që do t’i dallojë nga turma, për t’u bërë bashkësi njerëzish që besojnë në të, familja e tij, fillesa e Kishës. Në të vërtetë Jezusin mund ta shikojmë e ta njohim në dy mënyra: njëra është ajo e turmës, më e cektë; tjetra – e nxënësve – më depërtuese e më e vërtetë. Me pyetjen e dykuptimtë : “Çka thonë njerëzit, kush jam unë? e “Po ju, kush thoni se jam?”- Jezusi i fton nxënësit e vet të fitojnë vetëdijen e kësaj perspektive, që ndryshon nga ajo e turmës.

    Njerëzia mendon se Jezusi është profet. Nuk është pohim i rremë, por nuk mjafton, është i papërshtatshëm. Është e nevojshme të hyhet shumë më thellë, të njihet veçantia e vetjes së Jezusit të Nazaretit, e reja që sjell Krishti.

    Edhe sot është po kështu: shumë i afrohen Jezusit, por duke e parë thjeshtë nga jashtë. Studiuesit e mëdhenj, që ia njohin lartësinë shpirtërore e morale dhe ndikimin mbi historinë e njerëzimit, e krahasojnë me Budën, me Konfucin, me Sokratin, me dijetarë e personalitete të tjerë të mëdhenj të historisë. Por nuk arrijnë të kuptojnë se ai është unik.

    Shpesh Jezusi konsiderohet edhe si një nga themeluesit e mëdhenj të feve, nga i cili gjithkush mund të marrë diçka, për të formuar bindjet e veta. Si atëherë, njerëzit kanë opinione të ndryshme për Jezusin e, si atëherë, Jezusi na e përsërit edhe neve pyetjen: “E ju, kush thoni se jam unë?”. E ne, pikërisht kur na drejtohet kjo pyetje, duhet të bëjmë tonën përgjigjen e Pjetrit: “Ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë!”.

    Jezusi i besoi Pjetrit një detyrë të posaçme, duke dalluar në të dhuratën e veçantë të fesë që i kishte bërë Ati qiellor. Prej këndej buron edhe përvoja unike e Simon Pjetrit:

    “Paralelizmi ndërmjet Pjetrit e Palit është kuptimplotë, por nuk mund ta zbehë rëndësinë e udhës historike të Simonit me Mësuesin e Zotin e tij, që i dha qysh në fillim cilësitë e shkëmbit, mbi të cilin do të themelonte bashkësinë e tij të re, Kishën”.

    Kujtojmë se në Ungjijtë sinoptikë, shpallja e besojmës nga ana e Pjetrit pasohet gjithnjë nga çasti kur Jezusi kumton mundimet e tij të afërme. Është një kumt, që e shtyn Pjetrin të kundërshtojë, sepse nuk arrin akoma ta kuptojë Zotin. E megjithatë është një element themelor, për të cilin Jezusi ngul këmbë me forcë.

    Kuptohet, prej këndej, se ngjarja e kryqit e zbulon kuptimin e vet të plotë, vetëm në se ky njeri, që pësoi e vdiq në kryq, ishte vërtetë Biri i Hyjit. Rruga drejt lavdisë është rrugë e ngushtë, shkandulluese për nxënësit e çdo kohe, që në mënyrë të pashmangshme shtyhen të mendojnë sipas mendjes njerëzore e jo sipas Zotit”.

    “Edhe sot, si në kohët e Jezusit, nuk mjafton të kemi besojmën e drejtë të fesë, është e nevojshme ta mësojmë nga vetë Zoti se ai është shëlbues e se na e tregon rrugën në të cilën duhet ta ndjekim. Duhet të pohojmë se edhe besimtari e ka të vështirë ta pranojë kryqin. Instinkti e shtyn t’i largohet e tunduesi, të mendojë se do të ishte më urti të shpëtosh vetveten, sesa ta humbasësh jetën për hir të besnikërisë e të dashurisë”.

    Edhe sot shumëkush e ka tepër të vështirë të pranojë se Jezusi i njeh vetvetes të njëjtin autoritet që ka Hyji. Vetë nxënësit e tij nuk arritën ta kuptojnë menjëherë se ai ishte ‘Mesia’; u desh të bënin një udhë të gjatë në fe, për ta marrë vesh këtë të vërtetë. E prandaj edhe feja jonë paraqitet si shtegtim, që lind nga përvoja e Jezusit historik, e ka themelin në misterin e Pashkëve, por duhet të përparojë akoma për virtyt të frymëzimit, që vjen nga Shpirti Shenjt”.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Urime per te gjithe qe e mbajne kete emer.
    E per shen Palin dhe shen Pjetrin, ne duhet te themi pa nderpre;
    LAVDIA DHE FALENDERIMI JONE QOFTE MBI TA GJITHEMONE.
    JANE SHTYLLA DHE SHEMBUJ PER TE GJITHE NE.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Falenderoj toni77toni,p er kujtesen qe u ben ketyre shenjtoreve dhe kesaj dite te shenuar!Gjej momentin te uroj djalin tim Petri qe sot ka emrin njekohesisht edhe nipin tim qe edhe ai ka emrin Pavli...Gezuar...!

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Perderisa ne Kishen Ortodokse, Pjeter ka kuptimin e rrefimit dhe jo te merites personale, ne dallim me kishen katolike, qe e lidh rrefimin me personin, i bie qe te te urojme vetem personat Pjeter katolike per vleren e ketij emri-identitet.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Falenderoj toni77toni,p er kujtesen qe u ben ketyre shenjtoreve dhe kesaj dite te shenuar!Gjej momentin te uroj djalin tim Petri qe sot ka emrin njekohesisht edhe nipin tim qe edhe ai ka emrin Pavli...Gezuar...!
    Edhe unë uroj per Pjetrin dhe Pavlin qe mbajnë emrat e ketyre shenjtnorëve shëndet dhe suksese, Zoti i bekoftë dhe paqa e Zotit qoftë perherë me ta.

    perzemersisht, toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •