Para se te prezantohem se pari me vjen mire qe te gjithe jemi shqiptare dhe kemi mundesi te bashkebisedojme ne fusha te ndryshme me karaktere te ndryshme, te shkepusim mendimet tona dhe te japim vleresimet tona ashtu siq na ka hije, po e verej qe ky forum paska shume anetare te regjistruar dhe kjo me gezon.
Atehere jam Valdoni, kam lindur ne Podujeve ku edhe jetoj ne Podujeve.
Jam ende adoleshent dhe gjimnazist. Jam i impasionuar pas gjuheve te huaja,teknologjise informative dhe gazetarise ku edhe mendoj te studioj dicka ne lidhje nga to. Kohen e lire e kaloj duke lexuar ose nga librat a nga interneti. Me pelqejne romanet si shqiptare apo te huaja, librat shkencore, enciklopedike si dhe librat ne gjuhe te huaja. Poezine e dua ku edhe shkruaj ngapak. Me pelqen futbolli dhe basketbolli, ne pergjithsesi e dua sportin. Jam simpatizant i flakte i Zonjes se Vjeter - Juventusit. Mendjemadhesine nuk e dua dhe njerezit qe sadopak kane nje fije mendjemadhesie, ngase mbi te gjitha ata nuk duhen te jene dhe duhen te mendojne qe kane lindur prej nje pike uje dhe do vdesin nga nje grusht dhe. Nuk me pelqen te me lavderojne njerezit dhe te flasin per anet e mia pozitive, ngase armiqte zgjohen nga gjumi e s'me lene te qete. Me pelqen te njohem me njerez te ndryshem dhe te flas per kulturat e ndryshme, menyrat e jeteses, vendet, religjionet e enderrat qe jetojne, ngase njerezit jane te gjithe te njejte por siq ka thene Samiu edukata i ben te ndryshojne, pra jane te ndryshem si per nga edukata dhe ngjyra. Ne te ardhmen e shoh veten ndofta si nje inxhinier, perkthyes apo edhe gazetar. Kur kam mundesi i ndihmoj njerezve ne te gjitha menyrat, ndihem mire kur marr keshilla nga me te medhenjte te menqurit. I respektoj, i perkujtoj dhe i nderoj ne te gjitha format e mundeshme heronjte, atdhetaret, patriotet dhe deshmoret e kombit shqiptar dhe familjet e tyre. Forumi me pelqen, zakonisht hy ketu dhe vizitoj fushen ku lexoj shumecka per shkence, sportin dhe Çeshtjen Kombetare. Dicka tjeter nuk kam cka te shtoj,
vetem shpresoj te ja kalojme mire.
Sinqerisht: Valdoni!
Krijoni Kontakt