Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Gesti
    Po pc ti ne shtepi do kesh, se te duhet per pune, per kenaqesine tende etj etj . Po dhe nemos nuk ja le ti ta perdori, ka ne shkolle, posht shtepise, tek shtepia nje shoku etj etj .

    Eshte nje gje e paevitueshme kontakti me ta, thjesht duhet te perpiqesh ta besh te vetedijshem qe duhet te limitohet , jo sepse ja thua ti , por se ka gjera me te rendesishme sesa kompjuteri. Ndryshe nuk ka per ta vene veshin kurre
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #12
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Nga mosha 10 vjeçare fëmiu fillon dhe t'jetë më i kuptueshëm dhe kur t'mësohet me fenë Islame nga ajo moshë, ai asnjëherë "nuk do e mendojë" atë gjë aq më pak ta bëj një gjë të tillë, madje do largohet nga to ngase sa ka qenë në moshën 10 vjeçarë ka filluar të mësoj gjëra të rëndësishme të cilat s'do t'i harroj asnjëherë, gjëra të cilat e ndalojnë atë të bëj një gjë të tillë.
    Je prind ti ILMGAP ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    po normal o perla qe edukimi per te percaktuar gjerat e rendesishme dhe te parendesishme ne jete do behet me metoden e bindjes me gjuhen e femijes, dhe duke ndjekur llogjiken e femijes mund tja sqarosh te mirat (qe i quan ti te mira) dhe te keqijat (te vendosura po nga ti).
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Deri ne moshen 18 vjeç njeriu ka nevoje per libra, pak informatike, por pa internet.
    interneti krijon dembelosje, mpin trurin, eshte hipnotik, krijon vartesi(kjo e fundit besoj se tek nje pjese e mire e anetareve te forumit, perfshire mua).
    Ka plot te mira, si psh mund te gjesh shume informacion te dobishem(ne fakt edhe dizinformacion), por kjo nuk shoh se si mund ti sherbeje nje femije, dhe ne i sherbefte mund ta perdori nen kontrollin e prindit.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Fëmijet shfrytëzues të internetit - dhjetë këshillat për prindin



    Interneti është një vend prej ku marim dije, për të krijuar miq, për tu dëfryer etj.

    Keto dhjetë udhëzime ju ofrojnë juve si prind sesi ta meson fëmijën tuaj ta shfrytëzojë internetin pa frikë dhe sigurtë.

    Mos harro që edhe nëqoftse fëmija i juaj di për teknikat sot më shumë se ju, ju jeni ai që keni përvojë më shumë rreth reziqeve që dalin nga interneti.

    1. Shoqëroje fëmijën tuaj gjatë përdorimit të internetit

    Është në të mirë të fëmijës por edhe në të miren tuaj që ta shoqëroni fëmijën tuaj gjatë shfrytëzimit të internetit. Mundohu që së bashku të gjeni sajte që janë të dedikuar pë fëmijë ose së paku që i përshtatet moshes së femijes, argëtuese, zbavitëse, motivuese, sajte që i inspirojnë fëmijën tuaj. Në këtë mënyrë fëmija juaj do t’i rritet vetëbesimi atij.

    2. Bisedoni së bashku rreth internetit

    Të rriturit në të shumtën e rasteve internetin e përdorin për punë siq është punë administrative ose punë bankare ose për të rezervimin e udhëtimeve. Fëmijët internetin e shfrytëzojnë për gjëra krejtsisht të kunderta. Pyete fëmijen tuaj çka bën ai gjat përdorimit të internetit kur ”ju” nuk jeni me të. Kërkoni nga ai t’ju tregojë për sajtet e tija që më së shumti i adhuron dhe interesohu në këtë drejtim. Ndaj kohë kohë pas kohe për biseda sesi e shfrytëzon fëmija yt internetin dhe në çfar kohe. Mos u sjell në mënyrë kritike në raport me kureshtjen e fëmijës dhe mos e trishto.


    3. Nxit sjellje pozitive gjat shfrytzimit të internetit

    Interneti përveç gjërave që janë në të mirën e shoqërisë në Internet ka gjëra me përmbajtje naciste, pornografike si dhe dhunë.


    4. Vendosni së bashku si do të shfrytëzohet interneti

    Vendos regulla në familjen tuaj sesi do të shfrytzohet interneti, kohën dhe për çka do të përdoret. Bëje një listë me idë si psh.

    ● Si ti trajtojmë informacionet e tjerëve (emri,adresa, numri i telefonit, e-
    post adresa)
    ● Si të sillemi ndaj të tjerëve ((në Chat, e-postë, në ICQ/Messinger)
    ● Cilat tipe të websajteve kemi të drejtë ti vizitojm dhe cilat nuk kemi.


    5. Bëja me dije fëmijës tuaj të jetë i kujdesshëm me informacionet personale

    Mos le informacione personale gjat shfrytëzimit të ndonjë websajti nëse të kërkohet një gjë të tïllë. Këto të dhëna shfrytëzohen në menyra të ndryshme, si p.sh. “spam” Është shumë me rëndësi se në ç’mënyrë fëmija i juaj e përdorë internetin. Binde femijen tuaj që të mos le të dhëna në internet pa lejen tuaj si numri i telefonit, fotografi, e-postë dhe gjëra si këto.


    6. Mos e lejo fëmijën tuaj të kontaktojë me persona të panjohur në Internet

    Interneti është një vend i përshtatshëm për takime dhe për të krijuar miq. Për t’i shmangu rreziqet që interneti i mbart me vete duhet që fëmijët të mos kontaktojnë persona që janë të panjohur për ne, në munges të prezencës së prindit.


    7. Mësoje fëmijën tuaj që nuk është e vërtetë çdo gjë që publikohet në Internet

    Ka fëmijë që internetin e përdorin për detyra të shkollës ose për gjetjen e fakteve në lidhje me lëndën që i intereson. Mësoje fëmijen tuaj që, nuk është gjithçka ashtu si duket në internet.


    8. Mos u sjell në menyrë kritike në raport me kureshtjen e fëmijës

    Joshpesh ndodh që femija të gjendet në gjendje të palakmueshme si për ju ashtu edhe për fëmijën pa dëshirën e tij gjat vizitave të websajteve, p.sh. në sajt me përmbajtje pornografike. Do të ishte e udhës që, çdo familje së paku të ketë filter i cili do ta mbronte fëmijën nga befasit e palakmueshme.


    9. Raporto ngjarjet dhe informacionet që nuk janë në përputhje me ligjin ose për të cilat kemi dyshime

    Po na ndodhi të dyshojmë për ndonjë material në internet që cenon integritetin tuaj si prind ose të femijes tuaj ju rekomandojë që rastin në fjalë ta lajmroni tek moderatori i asaj websajti, nëse jo atëher drejtohuni tek kompania e internetit në dizpozicion ose tek njerëzit që merren me pyetje të kësaj natyre. Sajtet të paligjshme siç jan sajtet të pedofilëve raportohen në polici.


    10. Zgjidhjet teknike ka të ngjarë të ndihmojnë shumë në shfrytëzimin e internetit në mënyrë sa më të sigurtë


    Në treg sot egzistojnë mënyra nga më të ndryshmet për të kontrolluar fëmijën tuaj gjat përdorimit të internetit. Përmes shfletimit të “temporary internet files” zbulojm se cilat sajte fëmija juaj i viziton më së shpeshti dhe, nëpërmjet “filterit” egziston mundësia të bllokojmë ato sajte për të cilat kemi dyshime.

    Përmbledhje:

    1. Shoqëroje fëmijën tuaj gjatë përdorimit të internetit
    2. Bisedoni rreth internetit
    3. Nxit sjellje pozitive gjat shfrytzimit të internetit
    4. Vendosni së bashku ses ido të shfrytëzohet interneti
    5. Bëja me dije fëmijës tuaj të jetë i kujdesshëm me informacionet personale
    6. Mos i lejo fëmijën tuaj të kontaktojë me persona të panjohur në Internet
    7. Mësoje fëmijën tuaj që nuk është e vërtetë çdo gjë që publikohet në Internet
    8. Mos u sjell në mënyrë kritike në raport me kureshtjen e fëmijës
    9. Raporto ngjarjet dhe informacionet që nuk janë në përputhje me ligjin ose
    për të cilat keni dyshime
    10. Zgjidhjet teknike ka të ngjarë të ndihmojnë shumë në shfrytëzimin e
    internetit në mënyrë sa më të sigurtë


    Selamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •