Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 89

Tema: Daut Demaku

  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Daut Demaku - Vdekja na mėson – nėse dijmė ta dėgjojmė – se koha ėshtė TANI. Ėshtė koha qė ta marrim nė telefon njeriun e zemrės. Vdekja na e mėson lumturinė e momentit. Na mėson se „pėrgjithmonė“ nuk ekziston. Na mėson se asgjė nuk ėshtė e pėrhershme. Na mėson tė heqim dorė nga pritja. Vdekja tė thot JETO TANI. Dhurata e Zotit pėr ty ėshtė JETA, dhurata jote pėr Zotin ėshtė se TI e JETON atė.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Daut Demaku - Qe sa nuk ke thėnė: Tė falėnderoj, Zot, pėr dritėn e syve, pėr mendjen, pėr zemrėn…pėr tė gjitha kėto tė mira qė m’i ke dhėnė? Pėr kėtė dhuratė tė shtrenjtė falėnderohu orė e ēast dhe prit, se falėnderimi tė kthehet si lumturi e pėrkryer. Sa herė nė ditė ke shqiptuar lutjet: ”O Zot, mė jep kėtė e atė, mė ndihmo kėtu e ...atje…” dhe mendo mirė: a ke ditur qė njė herė, vetėm njė herė nė ditė tė shqiptosh falėnderimin?
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Daut Demaku - Kush je ti?, pse ke ardhur nė jetė? Mos ke ndonjė detyrė? Mos ke ndonjė borxh? Mos duhet tė bėsh diēka tė mirė pėr veten tėnde, pėr familjen, pėr kombin, pėr njerėzimin? Asgjė nė botė nuk ndodh rastsisht, as lindja e njeriut. Secili njeri vjen nė jetė me njė detyrė: ta rrisė njė fėmijė, ta ndėrtojė njė shtėpi, ta shkruajė njė libėr, ta mbjellė njė pemė, tė ngrejė diēka nė art, tė mbjellė njė lule, ta thotė njė lutje.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Daut Demaku - MIRĖSIA ĖSHTĖ ĒELĖSI UNIVERSAL PĖR TĖ GJITHA DYERT E JETĖS. Tė marrim shembull kafshėt e egra: ato janė tė ndjeshme ndaj dashurisė dhe tė gjithė zbutėsit e tyre aplikojnė pikėrisht dashurinė qė t’i bėjnė tė dėgjueshme e tė fisnikėruara. Tė lus tė mendosh: nėse njeriu po arrinė tė mirret vesh me egėrsirat duke pėrdorur ėmbėlsinė, butėsinė e dashurinė, pėrse tė mos mirret vesh njeriu me njeriun me tė njėjtat mjete?
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Daut Demaku - Pse mėrziten njerėzit? Mėrzia shkaktohet nė qenėsinė e njeriut kur individi nuk bėn punėn qė e do. Tė punosh punėn qė e do, do tė thotė tė mos punosh kurrė - ajo nuk ėshtė mė punė, por KĖNAQĖSI. Njerėzit bėjnė punėn qė nuk e duan pėr shkak se nuk arrijnė ta njohin PRIRJEN, TALENTIN E TYRE TĖ PARĖ. Nė maje tė piramides ėshtė prirja e parė, nėn tė pasojnė prirjet mė tė largėta, qė tė gjitha shkaktojnė mėrzi e nervozė.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    ZEMĖRIMI I PĖRMBAJTUR ĖSHTĖ SĖMUNDJE

    “Zemėrimi ėshtė mekanizėm mbrojtės. Mbrohemi pėr shkak se jemi tė frikėsuar”, L. Hej.

    Daut Demaku

    Vrasėsi mė tinzak, mė i rrezikshėm dhe mė i padukshėm, ėshtė zemėrimi. Kjo energji e natyrshme nė qenien tonė, pėr ilustrim qė tė qartėsohet mė mirė, mund tė krahasohet me rrymėn elektrike. Tė gjithė e dimė se rryma elektrike ėshtė e domsodoshme, madje nė botėn moderne gati se pa rrymė nuk mund tė ketė as jetė. Rryma, ėshtė e ditur, pėrdoret pėr gjithēka: pėr dritė, transport, ngrohje-ftohje, telekomunikim, pėr tė gjitha aparatet, pėr tė gjitha makinat prodhuese, pėr tė gjithė kompjuterėt e robotėt... thjesht si tė thuash pėr gjithēka. Por, nė qoftė se ndaj kėsaj mrekullie tė quajtur rrymė e bėjmė VETĖM njė gabim: prekim telat e xhveshur tė rrymės, ajo tė bėn shkrum e hi brenda njė ēasti.

    E njėjta gjė ndodhė edhe me zemėrimin. Nė qoftė se do tė dimė ta pėrdorim kėtė energji tė natyrshme, valėt e zemėrimit do tė kalojnė nėpėr ne pa asnjė shėnjė e asnjė pasojė. Por, nė qoftė se nuk e njohim kėtė energji, sidomos nė qoftė se nuk i njohim pasojat e saj, atėherė rrėnimet shkatėrrimtare qė mund t’i krijojė zemėrimi, pėr njė periudhė bukur tė gjatė kohore, nuk do tė mund tė riparohen.

    Do t’iu referohem autorėve tė literaturės inspirative qė qartėsojnė dy momente shumė tė rėndėsishme pėr jetėn. E para: ē’ėshtė zemėrimi dhe si duhet tė lirohemi prej tij. E dyta: qysh mund tė ndėrrohet kahja e mendimeve qė tė jemi vėrtet tė qetė dhe tė lumtur?

    SI TĖ SILLEMI NDAJ ZEMĖRIMIT?

    Zemėrimi – thotė literatura – ėshtė proces normal dhe i natyrshėm. Mė sė shpeshti zemėrohemi pėr shkak tė gjėrave tė NJĖJTA.Kur jemi tė zemėruem, ndjejmė se nuk kemi tė drejtė ta shprehim zemėrimin tonė dhe, prandaj,, e PĖRMBAJMĖ. Ky zemėrim i pėrmbajtur rėndom grumbullohet nė pjesė tė caktuara tė trupit dhe manifestohet si SĖMUNDJE. Zemėrimi me vite grumbullohet nė tė njėjtin vend. Pėr kėtė arsye, me qėllim tė shėrimit, ėshtė e domodoshme t’i SHPREHIM ndjenjat tona. Nė qoftė se nuk mund t’ia thoni drejt nė sy personit qė iu ka zemėruar, ndaluni para pasqyrės dhe filloni t’ia thoni sikur pasqyra tė ishte personi qė iu ka zemėruar. I thoni: jam (i,e) hidhėruar nė ty”. “Mė ke lėnduar” e tė tjera tė kėsaj natyre dhe vazhdoni kėshtu derisa tė liroheni plotėsisht nga zemėrimi. Pastaj merrni frymė thellė, shikojeni veten nė pasqyrė dhe pyetne veten: “Ēka ishte ajo qė shkaktoi zemėrimin e kėtillė nė mua?” Sikur tė arrinim ta ndryshonim sistemin tonė tė BINDJEVE, i cili e ka shkaktuar kėtė sjellje, atėherė ne kurrė nuk do tė kishim nevojė tė zemėrohemi.

    NDĖRRONIE KAHJEN E MENDIMEVE


    Mund tė humbim kohė duke u marrė me gabimet tona,duke menduar pėr pavlefshmėrinė tonė, ose tė mendojmė pėr ngjarje tė gėzuara. Mendimet e hareshme dhe tė gėzuara dhe dashuria ndaj vetes – janė rruga mė e shkurtė pėr krijimin e jetės sė lumtur. Prandaj thuani kėshtu: “Nė pafundėsinė e jetės nė tė cilėn gjendem ēdo gjė ėshtė ė tėrė, e plotė dhe e pėrkryer. Gėzohem qė e di se jam NJĖ me fuqinė qė na ka krijuar. Ajo fuqi i do tė gjithė qė i ka krijuar, prandaj mė do dhe mua. Unė jam fėmijė i dashur i universit dhe mė ėshtė dhėnė ēdo gjė. Ne jemi forma mė e lartė e jetės nė kėtė planet dhe jemi tė paisur me tė gjitha qė na duhen. Mendjet tona janė nė lidhje tė pėrhershme me mendjen e pakufishme, kemi menēurinė dhe dijen e tėrėsishme. Me BESIM krijojė pėr vete vetėm atė qė ėshtė pėr tė mirėn dhe harenė time dhe atė qė ėshtė e pėrkryer pėr rritėn shpirtėrore dhe pėr evolucionin tim. E dua kėtė qė jam. Mė gėzon hapėsira e pakufishme dhe e di qė para meje shtrihen hapėsira dhe mundėsi tė pakufishme nė tė gjitha pikėpamjet. E di qė nė ēdo moment mund ta formėsoj dhe riformėsoj personalitetin tim, madje edhe trupin tim qė tė mund t’i shpreh potencialet e mia. Plotėsisht i besoj Fuqisė unike dhe e di qė nė botėn time ēdo gjė ėshtė ashtu siē duhet tė jetė...”

    Kėto dy mundėsi janė vetėm dy pikla uji nė oqeanin e mundėsive pėr ndryshimin dhe vetėdijėsimin tonė. Por e vlejnė t’i pėrdorim dhe tė analizojmė pastaj veten tonė: si po ndihemi?
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Daut Demaku - Nė qoftė se flet e mendon nė dje, me dorėn tėnde ia vė vetes pėrpara hirin e ditės sė djegur dhe e ndot frymėmarrjen tėnde. Nesėr ėshtė NDOSHTA. Kush e di ajo "nesėr" a do tė vijė, qysh do tė vijė dhe cilat do tė jenė dėshirat tona pėr atė "nesėr"? "Nesėr" – thonė tė urtit - ėshtė ditė e mrekullueshme pėr fėmijėt dhe ėndėrrimtarėt.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Daut Demaku - Secili njeri jetėn e ka dhuratė. Pas dhuratės kryesore ėshtė edhe njė dhuratė shumė e shtrenjtė: TALENTI I PARĖ I NJERIUT. Secili njeri nė kėtė planet e ka njė prirje, njė talent qė njė punė di e mund ta bėjė mė mirė se tė gjithė tė tjerėt. Zbulimi i kėtij talenti ėshtė shumė i vėshtirė, sepse ėshtė njė impuls i dobėt, tepėr i dobėt nė pleksusin solar, qė vetėm mė tė kujdesshmit mund ta lexojnė.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Daut Demaku - Mė tė menēurit e botės, qė kanė njohur talentin e tyre tė parė, si Shekspiri, Njutni, Ajnshtajni, Rokfeleri, Edfisoni e tė tjerė e kanė ditur SEKRETIN qė gjendet nė secilin njeri nė kėtė planet. Ai sekret thotė: njeriu ėshtė magnet qė tėrheq tė mirėn, por edhe qė TĖRHIQET nga e mira. Tė tėrhiqesh nga e mira do tė thotė: ta dėgjosh zėrin e zemrės sate... (impulsin e dobėt tė pleksusit solar!)
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2010
    Vendndodhja
    Aty ku nuk me gjen njeri
    Postime
    106
    Fama, thonė latinėt, zgjat sa flaka e njė fijeje kashtė.

    Gėzimi, kur ndahet, ėshtė gėzim i dyfishtė... Dy zemra tė gėzuara pushtojnė edhe malet.

    Kur tė ndeshen mendimet e dy njerėzve tė menēur – lind bukuria, sepse: ndeshja e dy ngjyrave tė bukura – prodhon ngjyra tė reja.

    Sėmundja e vetme nė botė, sė cilės kurrė nuk do t’i gjendet bar pėr shėrim, ėshtė - marrėzia.

    Akuza ėshtė ferr. Ai qė akuzon, njė ditė do tė jetė i akuzuar, sepse akuzėn e ka mbjellė si farė tė zgjedhur pėr vete.

    Japonezėt thonė: me gjeneralin e fortė nuk ka ushtarė tė dobėt, e si mund tė ketė mendime negative me vetėdije tė lartė?

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •