Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 89

Tema: Daut Demaku

  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Daut Demaku

    .............

    Tė gjitha nė jetė, fillim e mbarim, nisin dhe pėrfundojnė nė NJERIUN. Mos akuzoni askėnd, sepse tė gjitha sukseset dhe dėshtimet do t’i gjeni nė veten tuaj. Secili prej jush le tė punojė pak mė shumė me veten e vet. Gjatė 24 orėve, 23 orė e 30 minuta - punoni e bėni ēka tė doni, por ama njė gjysėm ore t’ia kushtoni vetvetes. Besoni se ky ėshtė investimi mė i mirė nė jetė.



    .............
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Daut Demaku

    ................

    Mos t’iu bėjnė pėrshtypje vlerėsimet e tė tjerėve, sepse ato mendime lindin nė kokat e huaja dhe nuk kanė lidhje me ju… Nėse dikush tė takon dhe tė thotė: po dukesh mirė, ēka mendoni, a ka lidhje ai apo ajo me ndjenjat tuaja - ēfarė vlon e ēfarė trazimi gjendet nė brendėsinė tuaj? Sigurisht qė nuk ka lidhje me ju, por ai ose ajo ėshtė mirė dhe disponimi i mirė e shtynė t’iu thotė edhe ju fjalė t'mira. Dhe e kundėrta!


    ...............
    Dhuro shumė...e prit pak!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Daut Demaku

    .................

    Mos bėni pėrpjekje t’iu pėlqeni tė gjithėve, sepse njė urti e lashtė thotė: gjithė botės dhe prindėrve tuaj – kurrė nuk do tė arrish t’ua plotėsosh dėshirat! Baza e dėshtimit ėshtė kur pėrpiqesh t’ua bėsh qejfin tė gjithė tė tjerėve dhe e HARRON veten tėnde. Kujdes me fjalėt. Secili mendim dhe secila fjalė ėshtė sikur sendet e gjalla.


    ...........
    Dhuro shumė...e prit pak!

  4. #44
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Ēaush miku im,
    Dua sinqerisht te falenderoj per te gjitha keto postime. Keto do ti duhen Forumit dhe Popullit se po qe Populli mendje shendosh eshte edhe shteti i shendosh.
    Daut Demaku per mua eshte nje njeri shume i madh dhe shume i dashur. Ai merr pjes ne shume shpetime te njerzeve me shkrimet e tije.
    Falemindeirt Daut Demaku. Faleminderit mik Ēaush.
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pershendetje!

    Citim Postuar mė parė nga Roi Lexo Postimin
    Ēaush miku im,
    Dua sinqerisht te falenderoj per te gjitha keto postime. Keto do ti duhen Forumit dhe Popullit se po qe Populli mendje shendosh eshte edhe shteti i shendosh.
    Daut Demaku per mua eshte nje njeri shume i madh dhe shume i dashur. Ai merr pjes ne shume shpetime te njerzeve me shkrimet e tije.
    Falemindeirt Daut Demaku. Faleminderit mik Ēaush.
    Faleminderit per komentin shume i nderuari Mik, Roi!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Daut Demaku

    ........

    NJĖ NXĖNĖS, NJĖ ZOG DHE MĖSUESI


    Njė nxėnės shkoi tek Mėsuesi dhe i tha:

    - O Mėsuesi im i dashur, mė ndihmo, o Mėsues! Koka ime ėshtė bėrė si zgjua bletėsh dhe vetėm gumzhimė e zhurmė kam nė kokė, sepse i kam njėmijė probleme.

    - Ngadalė, tha Mėsuesi, mos u ngut. Njėmijė probleme nuk zgjidhen pėrnjėherė. Problemet duhet zgjidhur njė nga njė. Me qetėsi. Pa ngutje. Por, a di ēka?

    - Urdhėro, Mėsues!

    - A pijmė kafe, rrimė e pushojmė dhe, tė shohim, mos po krijohet ndonjė situatė prej tė cilės mund tė mėsojmė tė dy: edhe unė edhe ti.

    - Mirė...- u pajtua Nxėnėsi

    Hynė nė dhomė. U ulėn mirė e kėndshėm. Pinin kafe e rrinin. Nė njė moment, nėpėr njė dritare tė vogėl, qė kishte mbetur rastsisht e hapur, hyri njė Zog.

    Ishte njė Zog i vogėl, i bukur, por shumė i trembur. Kur hyri nė dhomė, nė ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi mė rrėmbim: herė pėrplasej pėr xhamave tė mbyllur tė driareve tė mėdha, herė pėrplasej pėr dere, e prapė, kthehej dhe pėrplasej nė xhamat e dritareve tė mbyllura. Kur i lodh nga dhimbjet e pėrplasjeve, nga vuajtjet e pėrpjekjeve pėr gjetjen e derėdaljes me rrėmbim, pra kur u lodhė fort, shkoi dhe u ulė nė njė kėnd tė vitrinės.

    Mėsuesi e pa Nxėnėsin e i tha:

    - E sheh kėtė Zog?

    - Po, tha Nxėnėsi, nuk jam i vėrbėr, e shohė!

    - Eh, ky Zog je ti Nxėnėsi im i dashur. Dritarja e vogėl qėlloi e hapur. Zogu hyri rastsisht. U pėrplasė me vuajtje e dhembje nėpėr xhama, nė derė e kudo dhe nuk e gjeti rrugėn pėr dalje. Tėrė kohėn, ajo dritare nėpėr tė cilėn HYRI Zogu, ishte e hapur. Kėsaj i thonė zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik, zgjidhje e vrullshme. Asnjėherė, kurrė nė jetė, pėrpjekjet e kėtilla nuk pėrfundojnė me rezultate...

    Mėsuesi pushoi pak dhe tha:

    - Pasi tė pushoi Zogu mirė, pasi tė qetėsohet, shihe me vemendje ēka do t’i bėj unė Zogut.

    Nė atė ēast Mėsuesi i pėrplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga pėrplasja e duarve tė Mėsuesit, fluturoi dhe, nėpėr dritaren e hapur, doli nė liri.

    - E sheh, Nxėnėsi im, kur pushoi Zogu, kur u qetėsua, kur u kthjellė, atėherė e pa dritaren e vogėl, qė tėrė kohėn ishte e hapur. Kėsaj i thonė zgjidhje e vetėdijshme. Kėshtu duhet tė veprosh edhe ti.

    - Por unė i kam njėmijė probleme!...

    - E di dhe tė kuptojė mirė, por mė kupto edhe ti mua. Tė gjithė njerėzit nė botė dinė tė hyjnė nė probleme, sikur Zogu qė hyri nėpėr dritarėn e vogėl. Por nėntėdhjetė e nėntė pėrqind tė njerėzve nuk dinė tė dalin edhe pse gjithnjė dera e hyrjes ėshtė e hapur siē ishte dritarja e hapur pėr Zogun. Pse? Sepse duan t’i zgjidhin tė gjitha problemet pėrnjėherė, sikur ti, me vrull, me rrėmbim, pa qetėsi e vetėdijėsim.

    - E ēka duhet tė bėj unė?

    - Tė qetėsohesh, sikur Zogu, qė pushoi nė kėndin e vitrinės. Tė pushosh, tė kthjellohesh mirė, tė tė vijė drita nė sy, apo mė saktė drita nė mendje dhe tė bėhesh dritė e tėrė, tė jesh krejtėsisht syēelė, sepse: secili problem e ka DERĖN pėr hyrje dhe, ajo derė e hyrjes ėshtė edhe DERĖ e daljes. Dhe gjithmonė ėshtė e hapur. Qysh ke ditur tė hysh nė problem, nėpėr cilėn derė ke hyrė nė problem, nėpėr tė njėjtėn derė do tė dalėsh, por dalja gjithmonė ėshtė e kushtėzuar nga SYĒELTĖSIA.


    E lexove tregimin, nipēe? E tash, a mė lejon t’i them nja dy-tri fjalė? Nuk hidhėrohesh, a? Mė dėgjo!

    Nė qoftė se kėtė tregim nuk e lexon sa pėr ta lexuar njė herė, dy e tri, por e lexon dhe e pėrsėritė shumė herė, atėherė, ky tregim, pas ēdo pėrsėritjeje, do tė hyjė nė qenėsinė tėnde, nuk do tė mbetet vetėm dije nė kokė, por do tė bėhet dije-pėrvojė dhe, atėherė, tė betohem ke mėsuar shumė. Nė qoftė se e lexon sa pėr t’u krekosur para shokėve e shoqeve, edhe mundi im, por edhe leximi yt, kanė arritur tė bėhen njė hiēgjė, njė zhurmė e kotė, njė punė pa vlerė.

    Ndėrkaq, nėse e rilexon dhe SIDOMOS nėse ia rikujton vetvetes nė ēdo situatė dhe nė ēdo rrethanė, atėherė, tė betohem se, ky tregim, e ka vlerėn e njė jete: do tė jetė me ty gjatė tėrė jetės sate, do tė jetė me ty gjithmonė dhe do tė mėsojė tė hysh e tė dalėsh nė probleme e brenga, nė hidhėrime e gėzime, por gjithnjė e gjithnjė e gjithnjė – ti do tė dalėsh fitimtar.

    Unė ta thashė ty, por edhe ti thuaju tė tjerėve. Sidomos nė familjen tėnde. E ke parė sa zhurma bėhet pėr hiēgjė, sa herė babi e ngritė zėrin pa lidhje, sa herė nėna bėhet nervoz pėr imtėsirat e parėndėishme, sa herė vėllau rrebelohet me teket e tija, kurse motra i tharton turinjtė thuase erdh dita e pėrmbytjes sė botės? Ju thuaj: qetėsi, sepse qetėsia ėshtė kulturė. Pa qetėsi nuk gjendet dera pėr dalje.

    .......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Daut Demaku

    ...........

    Nė tė gjitha anėt kufizohemi me urrejtje tė fqinjėve, sepse ata e dinė dhe e njohin fuqinė tonė, por na vetė nuk i besojmė fuqisė tonė shpirtėrore. Kam njė pyetje: a ju ka ndodhė ndonjėherė ta urreni, ta xhelozoni – QYQANIN? Kurrė. Ndaj mjerakut njerėzit ndjejnė dhembje e mėshirė - ai qė ėshtė mė i menēur, mė i zoti, mė i fuqishėm se ti – eh, ndaj tij krijohet urrejtja e xhelozia – sepse ĖSHTĖ MĖ I MIRĖ SE TI.

    .........

    Ndryshimet nė brendėsinė e njeriut janė tė domosdoshme: me mijera vjet njeriu sillet nė qarkun vicioz duke pėrsėritur tė njėjtat gabime. Sa breze tė njerėzve e kanė kultivuar urrejtjen, xhelozinė, hidhėrimin, lakminė, dhunėn, injorancėn e njėmijė SHĖMTI tė tjera dhe mė sė shumti dėme iu ka sjellė pikėrisht atyre asnjė nga brezat nuk arriten tė mėsojnė se duhet hequr dorė njėherė e mirė nga bashkėpunimi me shėmtitė.

    ...............

    Realisht suksesi i vėrtetė nuk matet me rezultatet e arritura. Suksesi matet me kundėrshtimet qė je pėrballur nė rrugėn drejt arritjeve dhe me kurajon qė tė ka shoqėruar pėr tu ballafaquar me pengesat pėrgjatė kėsaj rruge. Pavarėsisht sa e vėshtirė tė duket njė situatė/punė – MOS U DORĖZO MENJĖHERĖ. Le tė jenė dėshtime pushimore para fitoreve tė reja.


    .......


    Kur ia thua vetit afirmimet pozitive, energjia e fjalės depėrton nė molekulė, molekula e merr impulsin, vetėdijėsohet dhe vepron sipas URDHĖRIT. Besimi dhe pėrsėritja janė ligjet themelore tė depėrtimit tė urdhėrit nga vetėdija nė nėnvetėdije. Nė qoftė se ky ushtrim bėhet me shumė dashuri, suksesi nuk do tė mungojė. Pėr tė gjallin, kemi thėnė, sa herė mbyllet njė derė, hapėn dhjetė tė tjera!

    .......

    Njėmijė herė do ta pėrsėrisim njė tė vėrtetė tė amshueshme: njeriu ėshtė DRITĖ E PASTĖR. Pse po e pėrsėrisim? Sepse njerėzit nuk e dinė qė pėrmes dėshirave tepėr tė mėdha, makutėrisė se pangopshme pėr tė gjitha jetėsoret – e kontaminojnė vetėn, prodhojne shqetėsime dhe dėshtime. Vetėdija e njeriut ėshtė njė maje akulli mbi ujė, kurse nėntė pjesėt tė tjera tė vetėdijes janė errėsirė e pavetėdijshme, akulli nėn ujė.

    .........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 03-08-2010 mė 11:39
    Dhuro shumė...e prit pak!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Daut Demaku

    ............

    Ne gjithnje i klasifikojme njerezit nga jashtesia. Edhe vet jemi viktima te vleresimeve te jashtesise. Mrekullia do tė ndodhte sikur tė liroheshim nga shumė identifikime: ju nuk jeni rrobat e juaja, as makina e juaj, as diploma, as emri, as... Eh, sa shumė vujatje perjetojmė kur identifikohemi me diēka. Unė e dua dhe v...otoj pėr lirinė. Nuk e dua dhe nuk e preferoj ROBĖRINĖ.

    ..............

    Mund tė humbim kohė duke u marrė me gabimet tona,duke menduar pėr pavlefshmėrinė tonė POR mendimet e hareshme dhe tė gėzuara dhe dashuria ndaj vetes – janė rruga mė e shkurtė pėr krijimin e jetės sė lumtur. Thuani kėshtu: “Nė jetėn nė tė cilėn gjendem ēdo gjė ėshtė e pėrkryer. Gėzohem qė e di se jam NJĖ me fuqinė qė na... ka krijuar. Ajo fuqi i do tė gjithė qė i ka krijuar, prandaj mė do dhe mua."

    ...............

    E ēka ėshtė borxhi jonė si kolektivitet? Tė ndihmojmė dhe vetėm tė ndihmojmė nė VETĖDIJSIMIN e tė gjithėve, qė t’i kuptojnė ligjet e universit dhe tė kėnaqen me jetėn, sepse JETA NJĖMEND ĖSHTĖ SHUMĖ E BUKUR dhe askush nuk ka tė drejtė ta lėndojė!
    E qysh tė ndihmojmė? DIALOGU JO MONOLOGU! Faleminderit qe e keni shnderru...ar kete faqe per te bere dialog me njeri-tjetrin.

    .................


    Urime per fillimin e muajit te Ramazanit. Pėr mua, kam thėnė, tė gjithė besimtarėt E VĖRTETĖ, meritojnė respekt. I dua shumė besimtarėt FALĖNDERUES dhe tė vėrtetė. Ndėrkaq, pėr Ramazanin duhet tė thuhet e vėrteta se agjėrimi shėron. Shėron trupin dhe shėron shpirtin. Gjatė Ramazanit nuk ndodhin shqetėsimet shpirtėtror...e. Ndjehet lidhja me skamnorėt, vlerėsimi i begatisė dhe, mė e bukura: thellohet falėnderimi.


    ..............

    Qetėsia ėshtė fenomen gati i paqartėsueshėm. Tėrė jeta, nė tėrėsinė e saj, ndryshon me shpejtėsi, por tė gjitha kėto ndryshime ndodhin nė qetėsi. Nė qetėsi rritėn bimėt, nė qetėsi rritėn pemėt, nė qetėsi qarkullon drita, nė qetėsi bėhet frymėmarrja, nė qetėsi rrjedh tėrėsia e quajtur jetė. As nuk pėrdoret kund agregati..., as zhurma, as ndonjė forcė e jashtme, thjesht: NDODHIN. Prandaj, LIROHU NGA ZHURMA, te lutem!!!

    ................

    Ligji i dhėnies ėshtė fuqi mahnitėse. Dhėnia e liron lėvizjen e energjisė dhe begatisė nga thesari i pafund hyjnor. Por, ju lus tė mendoni: a keni menduar pėr veten e juaj? Njėherė duhet dhėnė VETVETES, sepse ti je qendėr e botės, ti je krysori-kryesorja. Nėse e fuqizon vetveten tė gjithė nė afėrsinė tėnde do tė kenė p...ėrfitime. Brenda 24 orėve, mos harroni t’ia dhuroni vetės – njė minut, njė orė...

    ..................

    Me duhet ta perseris kete te verteten e cmuar se: Nė qoftė se flet e mendon nė dje, me dorėn tėnde ia vė vetes pėrpara hirin e ditės sė djegur dhe e ndot frymėmarrjen tėnde. Nesėr ėshtė NDOSHTA. Kush e di ajo “nesėr” a do tė vijė? Mos ia keni friken te nesermes sepse te shkon huq e sotmja, e momenti qe humbet nuk ktheh...et me! Ju lutem, kujtojeni gjithenje kete fakt!

    ................

    Ankohen njerėzit, shajnė botėn: "kjo botė ishte njė mashtrim dhe asgjė" ose: "kjo botė ishte vetėm vuajtje". Jo, i/edashur, jo. Mashtrimi je ti. Ėndėrr dhe i fjetur nė ėndėrr je ti, vuajtja je ti. Pėr jetėn tėnde ti je pėrgjegjės. Pėr jetėn tėnde ti je kompetent. Ti je timonier. Nė cilėn rrugė tė duan, mendimet e tua, ...e ēojnė jetėn tėnde, tė ardhmen tėnde. E pse jo: edhe shėmtinė ose lumturinė tėnde.

    ..............
    Dhuro shumė...e prit pak!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Daut Demaku

    ..............

    TĖ GJITHĖ ATA QĖ SOT GJENDEN NĖ KULMIN E SUKSESIT, ia kanė filluar dikur, sikur edhe ti sot, NGA E PAKTA. Dikur ishin tė panjohur, kėrkusha, dhe, kanė qenė tė detyruar qė hapėsirėn e suksesit ta pushtojnė kėmbė pas kėmbe, jo hap pas hapi. Hapi ėshtė i madh krahasuar me kėmbėn. Nė kėtė mėnyrė duhet tė veprosh edhe ti, nėse do tė pėrparosh e tė ngritesh. Por ngadalė. Pėrtacėt nguten tė pėrfundojnė punėn sa mė shpejtė

    ...............
    Dhuro shumė...e prit pak!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Daut Demaku!

    .................

    Pa vetėdijėsim tė tėrėsishėm, GABIMI do tė jetė pjesė e jetės sė njeriut. Kur tė arrihet qartėsia e pėrgjithshme e mendjės, kur vetėdijėsimi t’i ngjajė dritės sė mėngjesit, GABIMI dhe jeta me GABIME do t’i takojnė jetės sė dikurshme pėr tė cilėn do tė themi: na ishte njėherė njė turbulencė e errėsirė nė kokat tona qė na detyronte tė bėjmė jetė me DHEMBJE, jetė tė mbushur me GABIME.

    ...............


    Shkolla e vuajtjes ėshtė, njėmend, e vetmja shkollė e vėrtetė pėr jetėn e njeriut. Familjet e pasura evropiane, qė i kanė rritur fėmijėt me shėrbėtorė, qė nuk i kanė lejuar as tė vishen e tė hanė me dorė tė vet – qė tė gjitha kanė prodhuar dembela. Vuajtja ėshtė zjarr qė e kalitė dhe e forcon njeriut pėr furtunat e jetės. Nuk ėshtė thėnė kot: stuhitė e forta e detyrojnė lisin tė lėshojė rrėnjė tė thella.


    .......
    Dhuro shumė...e prit pak!

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •