Arianit Sllamniku, kryetar i Degës së PD-së në Gjilan

Gjilan, 27 qershor - Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan, mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor, me ç´rast zgjodhi kryesinë dhe kryetarin e degës partiake. Në prani të 67 delegatëve, me vota unanime dhe pa kundërkandidat, kryetar i degës partiake në Gjilan për dy vitet e ardhshme u rizgjodh Arianit Sllamniku si dhe kryesia e degës me 23 anëtarë.

Kryetari i PD-së, Ferid Agani, ka këkruar nga anëtarët e PD-së dhe qytetarët e komunës së Gjilanit përkrahjen e profilit politik të PD –së, si zgjidhje e vetme e situatës së rëndë në vendin tonë. Ai mes tjerash përmendi edhe nevojën e ngritjes së vetëdijes qytetare për profilin politik që zgjedhin, si dhe kërkoi inkuadrimin e të rinjëve në politikë për t´u ndihmuar proceseve në aspektin pozitiv në të gjitha fushat e jetës.

Ndërsa, kryetari i posazgjedhur i Degës së PD-së, Arianit Sllamniku, u perkushtua në besimin dhe përgjegjesitë e marrura, dhe se “brenda mandatit dyvjeçar do të angazhohem për të punuar në të mirë të qyetarëve të komunës së Gjjilanit, si dhe të vetëdijësimit të qytetarëve për profilin politik te PD –së, përmes takimeve, si dhe projekteve të cilat do t´i realizojë në vijim”, është shprehur kryetari i Degës së PD-së në Gjilan. /koha/