Partia e Drejtësisë dënon kalimin e kufirit nga serbët pa u kontrolluar

Prishtinë, 27 qershor - Partia e Drejtësisë ka dënuar kalimet e kufirit Kosovë-Serbi të grupeve të organizuara nga shteti i Serbisë dhe mos kontrollin nga policia e Kosovës, raporton KTV. Sipas sekretarit të kësaj partie, Abdullah Klinakut, kjo është bërë më qëllim të sovranitetit dhe dinjitetit të Kosovës. Ai ka kërkuar nga përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith, që të marrë përsipër mbikëqyrjen e sovranitetit se aktet e tilla e provokojnë situatën dhe stabilitetitin e vendit. Kjo parti po ashtu ka ngritur shqetësimin për ligjin e ri për Zgjedhje. Sipas kësaj partie, është i pakuptimtë formimi i grupeve të punës vetëm nga partitë parlamentare. Kjo logjikë, do ta dëmtonte procesin demokratik, tha Klinaku, duke kërkuar përfshirjen e partisë ku ai merr pjesë në përfshirjen e grupit të punës për elaborimin e këtij ligji. /koha/