Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67

    Netet e bardha

    Shpesh na ndodh te kalojme nete pa gjume, per arsye te
    ndryshme.
    Do te deshiroja qe ne teme te shkruajne te gjithe ata qe
    kane kaluar nje nate te tille, te vetmuar mes bardhesise se ftohte te nates.
    _________________________


    Motive nate...

    Rrugeve te balterosura te qytetit
    te shkretuar prej nates me shi,
    erresira fshihte qenin e trembur
    prej zhurmash te cjerra kanacesh,
    shtypur pa forme
    nga kembe te dehura pijaneci.

    Pas dritareve - spiune te fjetura,
    nen ajrin e qelbur
    prej pleherash te shperndara
    qeni, une dhe pijaneci
    patinonim naten e ftohte...
    _____________________

    Pershendetje te gjithe "banoreve" te neteve te ftohta.
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Me ndodh qe te therras kujtimet e bukura te jetes sime vajzerore per te patur mundesine te ve koken ne jastek e te mbyll syte.
    Por jo gjithnje mundem. Pa kuptuar, nata perdor magjine e saj, dhe mendja c'perqendrohet. Luftoj sa mundem, por mendimet e frikshme gllaberojne mendimin.
    Dal ne dritare e ndez nje cigare. Drita e saj eshte teper e vogel per te me mbrojtur nga erresira e pafund e nates.
    Futem perseri brenda e nis te ngushelloj vehten me se te mundem; me nje poezi, me nje kenge apo fotografi. Shpesh edhe me lot te nxehte malli...



    Nis tė shkruaj ndonjė varg, por poema nuk rrjedh;
    Zėri nuk mė del tė kėndoj njė kėngė;
    Dielli vonon tė shkėlqejė dhe dita shpejton tė shkojė;
    Tė fshihet kėrkon nėn pelerinėn e natės.
    Frymėmarrjet e mia janė tė thella, tė rėnda, tė dhimbshme
    E kujtimet qajnė me lot tė nxehtė malli.
    Vullkan qė djeg shpirtin ėshtė mungesa jote, nėnė;
    Zog pa flatra nė shkretėtirėn e pafund tė vetmisė.
    Qaj, qesh e me imagjinatė kėrkoj pėrkėdheljet e tua mėngjeseve
    mbi shtratin ende tė shpupurisur prej natės ėndėrrimtare.
    Mė fol se zėrin dua t’a dėgjoj; eja pranė se dua tė tė shoh.
    Mė buzėqesh e bota pėr mua do tė rilindė!
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Duket sikur zhurma e dites na rremben me vehte dhe jeta rrjedh
    pa e kuptuar. Per ne mergimtaret, nje dite e ngarkuar eshte
    dicka pozitive, sepse harrojme (ose bejme sikur harrojme) shume gjera qe na kane rreshkitur midis gishterinjve bashke me ditet.
    Pastaj, vjen nata dhe...
    ...gjithcka ndryshon, sidomos ne netet pa gjume...
    Zgjohen kujtimet, emrat e shokeve te shkolles, miqve te vjeter, emrat errugeve te pluherosura te qytetit te lindjes e keshtu me rradhe. Malli nis te perveloje ne cdo cep te shpirtit e lotet kerkojne ta nxjerrin jashte trupit qe shtrengon jastekun e ftohte...



    Ne dimrin e shpirtit...
    _________________
    Te pershendes e nuk me sheh.
    Te therras e nuk pergjigjesh.

    Nen kete lekure prej emigranti
    flaket e mallit pervelojne.
    Mendimesh, enderrimesh
    me braktis vetmia.
    Mes dufit te lodhjes,
    psheretimes se vuajtjes,
    mes mallengjimit e loteve
    te shoh te mplakur,
    Toka ime e vendlindjes!
    Vitet me treten, ndersa une...
    ...vazhdoj te kerkoj...
    ne pusin e erret te deshperimit
    ne pafundesine per tu rigjetur.
    Kush je? e Kush jam?
    Cilet jemi, pa njeri-tjetrin?
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Braktisje
    __________
    Ne erresiren e thelle te zgavrave
    te syve te humbur prej kohes,
    shoh trishtimin fshehur
    ne skutat e largeta te shpirtit te vrare.
    Ne akullnajen e kristalte
    te mendimeve te lara ne lot
    shoh veten te vrare nga dashuria,
    braktisur nga jeta, pa Ty!



    Mall per nenen...
    _________________

    U rrezova shkalleve te gjumit,
    mengjesi me shkundi plogeshtine,
    me poezi shkula gjembat
    e enderrave ankthprurese.
    Ne porten e zemres
    trokiti nostalgji e vjeter.
    pas perdes se lagur te largimit
    mbi xhamat e kristalte
    te pluherosura nga jete fryme
    vizatova portretin tend,
    e dhimbshura e koheve...
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shume te bukura i ke poezite oj vetmiqare..

    Merrini mamate kudo ku shkoni..

    Mamaja eshte atdheu..

    Kush ka mamane prane ..ka gjith boten me vehte ...ka thene Elena Kadare..

    Burrat e kane veshtire pa gra..grate e kane veshtire pa mamat...ka thene Isabell Aliende..

    Derdhet voji e bjen ne lakna.. ka then mama ime..


    lol.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Hi, Brari.
    Thanks per komplimentin.

    NENE E ZOT...
    _______________

    Prej grykave te tmerrit
    ku gjaku shkumezonte dhimbjesh;
    prej ferrit te territ
    ku shpirti lengonte me ze,
    thirra Ty, shpetome.
    E, gjithmone, Ty kerkova...
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Rinia...

    Jete...
    ...qe lekundet ne djepin e mergimit
    qe qesh e qan me lotet e saj;
    iken e vjen enderrimesh tek ti,
    e mes vuajtjesh djeg largimin.
    Rini
    qe ne heshtje ngjyen ditet
    me mallin e brishte.
    Rini qe jeten lekund
    ne djep te pervelimit
    drejt teje kerkon te fluturoje.
    A do te mundem ndonje dite
    me krahet e lodhur te te shtrengoj?
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    E vetmja mos je goc e vetme ti?

    Poezite i ke fantastike.


    paci dit te bukura atje ne zonen polare,
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Erzeni, hi.
    Nuk jam e vetme, por jam e para.
    "E vetmuara" ishte emri i pare qe me erdhi nder mend kur u regjistrova, edhe pse nuk me pershtatet shume.
    Ndoshta ne ate moment ndjehesha e tille. Si thone: gjuha shkon ku dhemb dhembi...
    Pershendetje.
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  10. #10
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    e vetmuara :
    te pershendes,poezit e tua me futen ne nje bot tjeter dhe me lot nder sy i kam lexuar me shume se tre here resht.
    Te pershendes nga zemra jane vertet fantastike.


    Me respekt Bledi
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SHISH: Shqiptaret te implikuar ne trafikun e organeve
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-03-2013, 14:29
  2. Pikat e bardha (formacionet dhjamore).
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2008, 12:00
  3. Skulpturat antike nuk ishin tė bardha
    Nga Zemrushja nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 08:17
  4. Centum primus singuli semel
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 12-03-2005, 20:16
  5. Pse Delet E Bardha Hane Me Shume Bar Se Te Zezat?
    Nga ABIGAIL nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2003, 16:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •