Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1

    Neo-otomanizmi dhe Shqipėria ...

    Nė fund tė vitit qė shkoi, me rastin e ceremonisė sė hapjes sė konferencės “Trashėgimia osmane dhe bashkėsitė muslimane nė Ballkan sot’, ministri i jashtėm turk, Ahmet Davutoglu, mbajti nė Sarajevė njė fjalim qė ngjalli jo pak debate. Debatet kėsaj here s’kishin tė bėnin me ēėshtje tė tilla tė nxehta tė politikės ndėrkombėtare siē janė lufta nė Irak, qėndrimi ndaj Iranit, Sirisė, Hamasit apo dhe Sudanit, ku tashmė pozicionet e Ankarasė ndryshojnė dukshėm nga ato tė Perėndimit. Ato kėsaj here kishin tė bėnin me atė qė mjaft analistė e kanė quajtur frymėzimi ‘neo-otoman’ apo neo-imperial (sipas revistės sė njohur amerikane ‘Forbes’) i politikės sė jashtme turke. Sepse pėr herė tė parė nė Sarajevė ministri i jashtėm turk konfirmoi dyshimin qė, ē’ėshtė e vėrteta, kish kohė qė qarkullonte, se ambicja e Turqisė pėr t’u bėrė fuqi globale nėnkupton krijimin e njė zone tė ndikimit (apo tė hegjemonisė) turk, e cila nis nė Afganistanin e largėt e pėrfundon nė brigjet e Adriatikut. Pra, pikėrisht nė territoret ku dikur sundonin osmanėt.
    Duke qėnė nė Sarajevė, kuptohet qė nė qėndėr tė fjalės sė ministrit tė jashtėm turk ishte para sė gjithash Ballkan. Ftesa qė Davutoglu i dėrgoi qė aty rajonit ishte krejt e qartė: Ballkani, sipas tij, sot s’ėshtė veēse njė periferi e shpėrfillur e Europės, viktimė e konkurencės botėrore. Ndėrkohė qė i ka tė gjitha mundėsitė tė bėhet njė qėndėr e vėrtetė e politikės botėrore, nėse vendos tė kthehet sėrish nė rolin e vet tė natyrshėm si njė qėndėr strategjike e Afro-Euro-Azisė, siē paskesh qėnė gjatė shekujve tė sundimit osman qė, gjithnjė sipas Davutoglusė, pėrbėjnė ‘epokėn e artė tė Ballkanit.’ Pra, sipas Davutoglusė, e ardhmja e rajonit ėshtė nė tė shkuarėn e tij. “The Ottoman era in the Balkans is a success story. Noė it needs to come back…Noė is the time for reunification.” kumtoi ai.
    Sigurisht qė do ishte e udhės tė diskutonim gjatė pėr variantin Davutoglu tė historisė, por le tė mjaftohemi duke thėnė se, sė paku ndėr qarqet akademike tė rajonit, zor se mund tė gjesh ndokėnd qė tė ndajė tė njėjtin mendim me tė. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se fjala e ministrit tė jashtėm turk nė Sarajevė s’kish tė bėnte thjesht me Ballkanin. Sepse, nė fakt, rajoni ynė s’ėshtė veēse njė pjesė e vogėl e strategjisė sė re gjeopolitike turke. Ambicja turke ėshtė e madhe: ‘Janė 23 vende, - shpalli Davutoglu, - qė janė tė afėrmit tanė dhe presin diēka prej nesh. . .. Nė sytė e tyre, Turqia ėshtė qendra. …E thėnė shkurt, historia jonė ėshtė e njėjta, fati ynė ėshtė i njėjti dhe e ardhmja jonė do tė jetė e njėjta. Ashtu si nė shekullin XVI, ku ndodhi ngritja e Ballkanit Otoman nė qendrėn e politikės botėrore, ne do ta bėjmė Ballkanin, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme, bashkė me Turqinė, qendrėn e politikės botėrore nė tė ardhmen. Ky ėshtė objektivi i politikės sė jashtme turke dhe ne do ta realizojmė kėtė. Ne do tė riintegrojmė rajonin e Ballkanit, Lindjes sė Mesme dhe Kaukazit …”.
    Teksa lexon fjalėn e Davutoglusė nė Sarajevė tė bie nė sy dhe njė fakt tjetėr. Nė tė Bashkimi Europian s’pėrmendet as edhe njė herė tė vetme, ndonėse bėhet fjalė pėr njė rajon qė thuajse nė tėrėsinė e tij ėshtė pjesė apo aspiron tė bėhet pjesė e BE-sė. Arsyen e kėsaj heshtjeje s’ėshtė e vėshtirė ta marrėsh me mend: Nė vizionin e ri gjeopolitik turk prania e shtuar europiane nė Ballkan pėrbėn njė konkurencė tė padėshiruar. Njė gjė tė tillė Davutoglu e lė tė kuptohet dhe nė njė editorial qė ka shkruar pėr tė pėrditshmen e Beogradit, ‘Politika’, tė titulluar ‘Turqia dhe Serbia, dy vendet kyē tė Ballkanit”, ku ankohej se, si rezultat i zgjerimit tė BE-sė nė rajon, dinamika e politikės turke nė Ballkan gjatė dekadės sė fundit qe ngadalėsuar.
    Nė tė njėjtin shkrim mė tėrhoqi vėmėndjen dhe njė tjetėr pasazh. “Edhe sot, - shkruante Davutoglu, - kultura e Ballkanit pėrbėn njė element tė rėndėsishėm tė kulturės turke nė sajė tė atyre miliona turqve qė emigruan qė aty, kur Perandoria osmane nisi gradualisht tėrheqjen nga Ballkani.”
    Pėrse e ka fjalėn? Pėr atė qė njeh historinė e Ballkanit s’ėshtė fakt i panjohur se bashkė me ushtritė dhe administratėn osmane, qė aty u larguan apo u dėbuan dhe mjaft turq etnikė. Por njėkohėsisht di dhe se s’bėhet fjalė kurrsesi pėr miliona. Ata mund tė bėhen miliona vetėm nėse konsiderohen turq dhe ata dhjetra e qindra mijėra shqiptarė (boshnjakė etj) qė u dėbuan nga trojet e veta nė Greqi e Jugosllavi. Dhe ē’ėshtė e vėrteta, asokohe ata vėrtet u konsideruan tė tillė dhe jo vetėm nga grekėt e serbėt, por sė pari nga vetė qeveria turke. S’duhet harruar se deri nė fund tė sundimit tė tyre, osmanėt s’pranuan se ekzistonte njė komb shqiptar, duke kėmbėngulur se shqiptarėt e besimit musliman ishin thjesht turq, ndėrsa ata ortodoksė grekė. Shqiptarėt ishin tė vetmit nė Ballkan tė cilėve s’iu lejua tė pėrdornin gjuhėn e tyre amtare, as atėhere kur kjo e drejtė iu dha gjithė popujve tė tjerė. Dhe se ē’pasoja tė rėnda solli njė politike e tillė (nė akord tė plotė me nacionalistėt fqinjė) tashmė dihet. Siē dihet dhe se ky qėndrim turk nė thelb s’ndryshoi as pas krijimit tė republikės turke, gjė qė e dėshmon dhe traktati greko-turk i Lozanės i vitit 1923, pėr shkėmbimin e popullėsisė, njė nen i veēantė i tė cilit i konsideronte turq gjithė muslimanėt qė banonin nė Greqi, duke ligjėruar kėsisoj dėbimin e parė masiv tė popullsisė ēame.
    Marrėveshje tė ngjashme qė shėrbyen pėr tė ligjėruar dėbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre, Turqia lidhi dhe me Jugosllavinė, madje deri vonė nė kohėn e Titos. Nė ndonjė rast ajo i pėrdori kėto marrėveshje dhe pėr tė nxjerrė pėrfitime tė tjera, siē qe zėvėndėsimi i gjuhės shqipe me turqishten nė Kosovė. Po ashtu, s’duhet harruar se qindra mijėra muhaxhirėt shqiptarė apo boshnjakė qė s’dinin asnjė fjalė turqisht, me tė mbėrritur nė Turqi i nėnshtroheshin njė politike intensive asimilimi, nė zbatim tė njė prej parimeve bazė mbi tė cilėt ngrihej (dhe vazhdon tė ngrihet) shteti turk: nė Turqi ka vetėm turq. Por, ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, kėta njerėz, pėr tė cilėt nė Beograd z.Davutoglu thotė se janė turq, ndėrsa nė Tiranė a Sarajevė i quan shqiptarė e boshnjakė, sot janė njimend qytetarė turq, tė cilėve s’u ka mbetur veēse njė kujtim i zbehtė i prejardhjes sė gjyshėrve apo stėrgjyshėrve tė tyre, tė ardhur kohė mė parė nga Kosova, Maqedonia, Sanxhaku e gjetkė.
    U zgjata disi nė kėtė pikė jo pa arsye. Tashmė kuptohet se pėrmendja vend e pavend e tė ashtuquajturve shqiptarė tė Turqisė s’ėshtė e rastit. Nė fakt nė Sarajevė, Davutoglu e bėri tė qartė se legjitimiteti i pretendimeve gjeopolitike turke ndaj njė sėrė zonash tė Ballkanit e gjetkė, mbėshtetej dhe nė faktin se aktualisht nė Turqi banokan mė shumė shqiptarė, bosnjakė, ēeēenė e abkazė, sesa nė vetė vendet e tyre respektive. Kohėt e fundit kėtė pretendim e gjen tė pėrmendet gjithnjė e mė shpesh dhe nė shtypin ndėrkombėtar. Vetiu kur dėgjon deklarime tė tilla, tė vijnė nė majė tė gjuhės disa pyetje. P.sh: Nga vallė e kanė njė informacion tė tillė, pra qė nė Turqi qėnkeshin 5 milion shqiptarė, kur dihet qė aty s’ėshtė bėrė asnjėherė ndonjė census i kėsaj natyre?! Po, mirė, derisa pranohet se paska kaq shumė shqiptarė, a kanė ata vallė mundėsi tė ushtrojnė ndonjė prej tė drejtave qė universalisht u njihen pakicave?
    Nė dhjetor tė vitit qė shkoi, presidenti turk, Abdullah Gul, e ēoi dhe mė tej kėtė spekullim kur, gjatė vizitės sė tij zyrtare nė Tiranė, nė njė ceremoni tė organizuar nė shkollėn turke Turgut Ozal, deklaroi: “Me lejoni tė them, tė gjithė ne sė bashku jemi pjesė e njė kombi tė madh.”
    Tė ē’kombi? Sepse, sipas ēdo pėrkufizimi tė pranuar botėrisht tė konceptit komb (nation), shqiptarė e turq s’mund tė jenė i njėjti komb, veē nė rast se konceptin modern tė kombit e zėvėndėsojmė me atė tė miletit tė kohės sė osmanėve, kur banorėt e Perandorisė ndaheshin jo nė bazė tė etnisė, por sipas pėrkatėsisė fetare, duke i futur shqiptarėt e besimit musliman nė tė njėjtin milet me turqit, ēeēenėt, arabėt etj, ndėrsa ata tė besimit ortodoks, nė miletin rom, sė bashku me grekėt, serbėt, bullgarėt e kėshtu me radhė.

    Sidoqoftė, tė gjitha kėto sa u thanė, duke pėrfshirė dhe vetė fjalėn e Davutoglusė, nė fund tė fundit, do merreshin si njė retorikė patėkeq, sikur prej disa vitesh qarqe tė caktuara turke tė mos punonin nė terren sipas tė njėjtės logjikė.
    Nė ju kujtohet, i pari shqetėsimin pėr kėtė e ngriti Arbėr Xhaferi qė para tre vjetėsh. Nė shtator 2007, nė shkrimin ‘Pasojat e akraballėkut’, ai tėrhiqte vėmėndjen pėr faktin se segmente tė caktuara tė shoqėrisė apo shtetit turk, nėn petkun e veprimtarive fetare, po organizonin e financonin manifestime, qėllimi i vėrtetė i tė cilave dukej se ishte tė tregonin se shqiptarėt janė pjesė e pashkėputur e qytetėrimit osman. Si ilustrim ai pėrmendte njė ngjarje tė ndodhur nė Librazhd, ‘ku autoritetet fetare tė kėsaj ane, sė bashku me segmente tė caktuara turke, organizuan synetimin kolektiv tė mėse 200 fėmijėve shqiptarė, sipas traditės turke. Kamara e Top Channel-it, - vazhdonte Xhaferi, - na ofroi pamje nga kjo ngjarje bizarre ku fėmijė tė veshur me rroba prej sateni tė bardhė, me kapuēė nė trajtė tė fesit ku shkruhej ‘Mashallah’, valėvitnin herė flamuj tė shtetit turk dhe herė ato shqiptarė... Ē’ėshtė e vėrteta, - vazhdonte ai, - ngjarje tė tilla politiko-fetare s’janė aksidentale….Kohė mė parė nė muajin e Ramazanit, struktura tė tilla organizonin iftare kolektive nė sheshet e qyteteve qė dikur ishin tė sunduara nga Perandoria Osmane. Kėto projekte qė kontrabandohen nėpėrmes petkut fetar krijojnė njė varg problemesh brenda pėr brenda komunitetit shqiptar, por dhe nė raportet shtetėrore e kombėtare tė shqiptarėve nė kontekstin europian.” paralajmėronte ai, duke shtruar pyetjen: “Ē’do ndodhte sikur dhe grekėt apo serbėt tė bėnin tė njėjtėn gjė. Pra tė organizonin dhe ata ceremoni tė tilla pėr tė pagėzuar fėmijtė ortodoksė shqiptarė duke u vėnė tė valėvisnin nė duar flamuj grek apo serb?”
    Mund tė sillen mjaft shembuj tė tjerė tė ngjashėm. A ju kujtohen polemikat nė Tetovė kur festimi i iftarit nė qėndėr tė qytetit u shfrytėzua pėr tė glorifikuar Perandorinė Osmane? Shumėkush vjet nė Tiranė u habit kur Bashkia e Stambollit e shfrytėzoi festimin e iftarit pėr ta mbushur sheshin Skėnderbej plot me flamuj turq. Sivjet e njėjta gjė u pėrsėrit nė Shkodėr. Dhe, pėr ēudi, askush s’u kujtua se flamuri turk ėshtė thjesht flamuri kombėtar i njė shteti tjetėr qė s’ka asnjė arsye pėrse tė pėrdoret nė njė veprimtari me karakter fetar tė organizuar nė Shqipėri.
    Tė gjitha kėto gjer dje mendoheshin si nisma qarqesh tė caktuara. Fjala qė ministri i jashtėm turk mbajti nė Sarajevė u jep atyre njė tjetėr domethėnie.
    Nė fakt, s’ėshtė e vėshtirė tė dallosh se gjithė ngrehina gjeopolitike e Ahmet Davutoglusė mbėshtetet kryesisht nė dy elementė politiko-kulturor: te feja islame dhe tek historia, ose mė konkretisht, e ashtuquajtura trashėgimi osmane. Tė dy kėta elementė pėrdoren pėr tė krijuar atė lidhje tė shkurtėr, trashėgimi osmane- fe Islame- Turqi, qė do bėnte tė mundur suksesin e strategjisė sė re turke. Janė tė njėjtėt elementė ku fokusohet veprimtaria e qarqeve qė pėrmend Arbėr Xhaferi.
    Ē’ėshtė e vėrteta, po ashtu s’ėshtė shumė e vėshtirė qė pas fasadės fjalėshumė tė disa prej tė ashtuquajturve debate pėr historinė apo identitetin e shqiptarit tė viteve tė fundit, tė dallosh se ajo qė ėshtė nė tė vėrtetė nė lojė s’ėshtė e shkuara por e ardhmja jonė. Duke kėmbėngulur pėr njė rivlerėsim tėrėsor tė vendit qė zė trashėgimia e periudhės osmane dhe, pėr pasojė, komponenti kryesor qė lidhet me tė, feja islame, nė vetidentifikimin kolektiv, nė kulturėn dhe, mė nė pėrgjithėsi, nė qenien shqiptar, ajo qė kėrkohet tė arrihet s’ėshtė as mė shumė e as mė pak, por njė ripėrkufizim i vetpėrcaktimin historik tė shqiptarėve dhe rrjedhimisht, i vendit tė tyre nė botėn moderne. Sigurisht, vetė projekti ‘Europė’, pėr shkak tė popullaritetit tė madh qė ka, rallė herė ndodh tė sulmohet ballazi. Kėtė e bėjnė vetėm ca grupe krejt tė margjinalizuara e pa ndonjė ndikim real nė shoqėri. Por ideja e hedhur herė pas here pėr njė Shqipėri as Lindje e as Perėndim, sipas tė cilės pėr shkak tė historisė si dhe tė besimit tė supozuar musliman tė pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve, pozicioni ynė gjeopolitik mė i natyrshėm do tė ishte ai i njė ure lidhėse, me rolin e ndėrmjetėsit tė pėrhershėm mes Azisė dhe Europės, Lindjes dhe Perėndimit, tė djeshmes e sė ardhmes, s’ėshtė larg vizionit tė Davutolgusė. Duhet shtuar se ky lloj ligjėrimi mė sė shumti paraqitet nėn njė petk nacionalist, ku njė vend tė rėndėsishėm e zė amplifikimi i stereotipave dhe dyshimeve ekzistuese ndaj fqinjėve tanė tė krishterė, si armiqtė tanė historikė, nga kėrcėnimi i tė cilėve na paska mbrojtur historikisht pikėrisht Turqia dhe besimi ynė musliman.
    ‘Ka ardhur koha tė mos injorohet identiteti aktual i shqiptarėve, - revoltohet shkrimtari dhe ish-politikani kosovar Milazim Krasniqi, njė ndėr zėdhėsit kryesorė tė atyre qė mund tė pėrkufizohen sot si neo-otomanistėt shqiptarė, duke u ankuar se: ‘fėmijėt tanė ende mėsojnė se armiqtė historikė tė shqiptarėve dalin si aleatė tė shqiptarėve dhe aleatėt e vėrtetė tė shqiptarėve, ende paraqiten si armiq…Krahas identitetit kastriotik, - shton ai,- dhe prodhimit tė tij nė historinė dhe kulturėn kombėtare, duhet tė pranohet dhe ajo shtresė e identitetit kulturor me prejardhje otomane, e cila nė fakt u bė tharmi i ideologjisė kombėtare tė shqiptarėve.’
    Tė kuptohemi, kur flas pėr trashėgiminė osmane, s’e kam aspak fjalėn tek nevoja e njė rishqyrtimi kritik e serioz tė kėsaj pjese tė trashėgimisė sonė historike, si pjesė e rileximit tė mbarė historisė, duke iu shmangur skematizimit me frymėzim romantik nacionalist qė ka karakterizuar pėrgjithėsisht deri mė sot trajtimin e kėsaj periudhe. Kjo, sigurisht, ėshtė diēka qė duhet bėrė, sa mė shpejt e sa mė mirė. Fjala ėshtė tek pėrpjekjet qė po bėhen pėr tė rehabilituar e riaktualizuar trashėgiminė (e nostalgjinė) e Perandorisė Osmane, tė cilat nė tė vėrtetė, s’kanė asnjė lidhje me interesat akademikė, pavarėsisht se jo rrallė mundohet tė paraqitet nėn njė petk tė tillė. Nė kėtė kontekst, ėshtė mirė tė sqarohet, pėr tė mos krijuar ekuivoke, se s’ka asnjė dyshim se bashkėjetesa jonė e gjatė nė gjirin e Perandorisė Otomane ka ndikuar nė tė gjitha fushat e jetės sonė, nė mendėsitė, shprehitė e deri tek mėnyra e sjelljes dhe e jetesės. Trashėgimia osmane ėshtė pjesė pėrbėrėse e gjithė trashėgimisė historike e kulturore tė popujve tė Ballkanit tė sotėm, pavarėsisht se ky ndikim diku vėrehet mė shumė e diku mė pak nė varėsi nga njė sėrė faktorėsh, por para sė gjithash nga kohėzgjatja e kėtij sundimi e koha qė ka kaluar qė nga ndarja me Perandorinė Osmane. Por, s’ėshtė ky problemi. Pyetja qė shtrohet pasi ke lexuar tekstin e Davutoglusė ėshtė kjo: A pėrbėn ndikimi i kėsaj tė shkuare njė realitet tė tillė social e kulturor sa tė pėrbėjė njė arsye serioze pėr tė riparė gjithė pėrfytyrimet qė kemi pėr veten, apo pėr shoqėrinė nė tė cilėn jetojmė, e pėr pasojė, dhe vetė idenė qė kemi pėr vendin tonė nė botė e nė histori?
    Nė tė vėrtetė, ndonėse trashėgimia osmane vazhdon tė jetė e pranishme, ndikimi i saj ka kohė qė ėshtė nė njė proces tė vazhdueshėm bjerrjeje, i cili nis qė atėherė kur nisi tė merrte fund sundimi osman dhe gjithė popujt e gadishullit i drejtuan sytė drejt Europės, duke parė oksidentalizimin si tė vetmen mundėsi pėr tė dalė nga prapambetja e thellė e trashėguar. Fakti ėshtė qė duke nisur nga fundi i shek. XIX e fillimi i atij tė XX, nė gjithė rajonin tonė kemi njė ndėrprerje drastike tė ndikimit aktiv tė kėsaj trashėgimie pothuajse nė tė gjitha sferat e jetės, pėr t’ia lėnė vendin njė sėrė ndikimesh tė reja, kryesisht nga Europa, ndikimi i sė cilės gjatė shekullit tė XX pa asnjė ngurrim mund tė thuhet se bėhet dominues. E gjithė kjo sa thamė, vlen padyshim dhe pėr ne. Madje, dhe pėr vetė turqit, tė cilėt, siē dihet, e ngritėn republikėn e tyre moderne nėn udhėheqjen e Ataturkut, pikėrisht duke iu kundėrvėnė me ashpėrsi trashėgimisė politike, sociale e kulturore tė Perandorisė, e cila shihej si njė pengesė nė rrugėn e zhvillimit dhe europianizimit tė vendit.
    Ėshtė fjala pra, pėr njė proces kompleks, i cili nis me pėrpjekjet pėr emancipim kombėtar tė shekullit tė XIX e pėrfundon me integrimin e vendeve ballkanike nė BE e NATO. Dhe kėtu mė lejoni tė shtoj se arsyeja pse pėr elitat shqiptare europianodashėse integrimi nė BE e nė NATO ka njė rėndėsi tė tillė historike, lidhet jo vetėm me motive qė kanė tė bėjnė me zhvillimin ekonomik apo sigurinė, por edhe sepse ky integrim e bėn faktikisht tė pakthyeshėm udhėtimin tonė drejt Europės, duke shmangur kėsisoj njėherė e mirė frikėn e shkarjes sėrish drejt sė shkuarės. Ndaj dhe ēdo hap mė tej nė kėtė rrugė, ėshtė njė hap mė larg ndikimit tė trashėgimisė osmane, njėlloj siē po i largohemi pėrvit e mė shumė ndikimit qė vazhdon tė ketė periudha, gjithsesi mjaft mė e shkurtėr, e Enver Hoxhės. Pikėrisht vetėdija se shpejt procesi ynė i europianizimit do mbėrrijė nė pikėn e tij tė pakthyeshmėrisė, shpjegon reagimin e shtuar tė Milazimėve me shokė.
    Dhe le ta mbyllim duke kujtuar atė qė shkruan studjuesja Maria Todorova: “Trashėgimitė nuk janė tė pėrhershme, - shkruan ajo, - e aq mė pak parėsore, …me gjithė ndikimin e tyre tė tejzgjatur dhe tė thellė, ato janė fenomene historike me terminum post quem dhe ante quem tė tyren. Ēdo fetishizim i karakteristikave tė tyre sipas vijash ndarėse tė palėvizshme e tė pandryshueshme tė qytetėrimeve mund tė jetė, natyrisht, objekt propagande ideologjike ose i njė praktike tė sipėrfaqshme tė shkencave politike, por nuk mund tė jetė legjitim si hipotezė pune pėr historinė.”

    * * *

    Sigurisht qė pasi u thanė tė gjitha kėto, tė lind vetiu pyetja: a ka arsye pėr t’u shqetėsuar? A ka diēka tė vėrtetė nė atė qė shkruante njė lexues nė rubrikėn e komenteve qė shoqėronin botimin nė gazetėn Shekulli tė shkrimit tė fundit tė Arbėr Xhaferit, ‘Sfida Osmane’, qė merrej pikėrisht me fjalėn e Sarajevės tė Davutoglusė: ‘Edhe njė here Turqia po pėrpiqet tė na ndajė nga Europa. Kėsaj here kėrkon tė minojė gjithė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė Europė dhe tė na kthejė nė ‘vathėn osmane’ dhe pjesė tė planeve tė saj ndoshta pėr njė ‘betejė’ tjetėr me Europėn pėr Ballkanin. Shqiptarėt e rrėzuan komunizmin pėr njė Shqipėri europiane dhe jo ‘osmane’.”
    A ekziston vėrtet njė rrezik i tillė? Nė shikim tė parė mund tė thuhet jo, pėrderisa pjesa dėrrmuese e shqiptarėve tashmė e ka bėrė zgjedhjen e saj. Ndaj dhe ēdo propozim qė na shmang nga rruga europiane s’do tė ishte realist dhe as i pranueshėm. Natyrisht qė do duhej qė liderėt tanė politikė t’ua bėnin atyre tė qartė e pa asnjė ambiguitet zyrtarėve turq se Shqipėria e vlerėson mjaft zhvillimin e marrėdhėnieve me njė vend mik si Turqia, por se kjo miqėsi s’mund tė bazohet nė teza si ato tė Davutoglusė, pra as nė nostagjinė osmane e as nė solidaritetin fetar! Po ashtu, ata duhet tė bėjnė tė qartė se kėsaj miqėsie tashmė tė konsoliduar s’i shėrbejnė veprimet e disa qarqeve tė caktuara, aq mė tepėr kur dihet se shqiptarėt janė tepėr tė ndjeshėm kur dyshojnė se dikush pėrpiqet ta pėrdorė fenė pėr qėllime tė tjera me pasoja pėrēarėse. Shpresoj qė nėse s’e kanė bėrė, do ta bėjnė nė rastin mė tė parė. Sidoqoftė, mė lejoni tė bėj njė parantezė pėr shijen jo tė mirė qė tė lė ndonjė zyrtar i shtetit shqiptar, kur nxiton t’i mbajė ison tezave tė Davutoglusė. Njėrin syresh duket e kish rrėmbyer aq shumė entuziazmi, sa duke shkruar me pseudonim, e quante strategjinė e re gjeopolitike turke si gjeniale, ndėrsa vetė arkitektin e saj, z.Davutoglu, njė personalitet tė jashtėzakonshėm, i kalibrit tė njė Kisingeri! Natyrisht qė ēdo qytetar i lirė ka tė drejtė tė shprehė mendimin e vet, por kur bėhet fjalė pėr njė zyrtar, s’ka si tė mos shtrohet pyetja: a pėrputhet kjo me politikėn zyrtare tė shtetit apo tė dikasterit qė pėrfaqėson? Njė tjetėr zyrtar edhe mė i lartė nė rang, doli nė televizon dhe pas njė tirade tė gjatė pėr miqėsinė tradicionale shqiptaro-turke, nisi tė fliste pėr njė ndėr mitet e hedhur jo pa sukses vitet e fundit nė qarkullim, si pjesė e ofensivės sė sipėrpėrmendur propagandistike: pėr tė ashtuquajturin rol tė privilegjuar qė paskeshin patur shqiptarėt nė Perandori. Dhe teksa po e dėgjoja, padashje mė erdhėn ndėrmend ajo qė shkruante Faik Konica qė nė vitin 1903, duke iu kundėrvėnė propagandės sė disa qarqeve turkoshake tė kohės kundėr lėvizjes sonė kombėtare. “Ēuditem si u perhap ky gomarllėk (se shqiptarėt komandojnė nė Perandorinė Turke), - shkruante ai tek ‘Albania’- Shqiptarėt janė njė e katėrmbėdhjeta pjesė e Turqisė (llogariten dy milion). Nė Turqi ka 80 vilajete. Vetėm Abedin pasha ėshtė vali shqiptar sot pėr sot. Mutasarifė nga 250 qė qeverisin Turqinė, ka vetėm 7 shqiptarė…Gjeneralė nė 3-4 qind, janė nja dhjetė shqiptarė. Nė diplomaci pėrveē njė kryeshkronjtor. Gjithė vendet e mira janė pėr turq, pėr grekėr e armenė… Mua nuk mė vjen keq fare, pėr kundrė mė pėlqen t’i dėbojė Sulltani tė gjithė shqiptarėt pak nga pakė, se atėherė do tė zėnė tė mėsojnė ment…Pse nuk njohin se nė ka shume shqiptarė nė punė tė qeverisė, janė pėr vėndet e ulta, zaptien, ēaushė etj, vende ku s’mundin tė “zotėrojnė” njė mbretėri?….”
    Natyrisht qė Turqia ėshtė njė vend i madh qė mund tė aspirojė fare mirė pėr t’u bėrė njė fuqi globale, duke ndėrmarrė pėr kėtė qėllim dhe nismat e duhura politike, propagandistike etj. Nga ana tjetėr, shqiptarėt i kanė tė gjitha arsyet ta shohin me simpati rritjen tė pranisė politike e ekonomike turke nė rajon, si dhe nė vendin tonė ku, siē dihet, vitet e fundit vėrehet njė rritje e ndjeshme e kėsaj pranie, sidomos nė ekonomi. Vlen tė pėrmendet gjithashtu, rrjeti i gjėrė i institucioneve arsimore turke nė Shqipėri, me mbi 7.000 frekuentues (3860 aktualisht dhe 3260 qė janė diplomuar) dhe 612 mėsues e staf administrativ. Institucionet arsimore turke sot mbulojnė nė Shqipėri thuajse gjithė ciklin arsimor, qė nga kopshti deri tek universiteti, duke qėnė padyshim dhe njė faktor i rėndėsishėm i promovimit tė gjuhės dhe tė kulturės turke. Ndėr tė tjera, kjo shpjegohet dhe me reputacionin e mirė qė ato pėrgjithėsisht gėzojnė, si pėr cilėsinė, ashtu dhe pėr displinėn qė ofrojnė. Por, kėtu ka dhe njė por…. Qė ka tė bėjė me trasparencėn. Sepse mendoj se do tė ishte normale qė opinioni publik shqiptar tė ishte mė mirė i informuar pėr “Lėvizjen Gulen”, qė ka nė pronėsi kėto shkolla, ē’pėrfaqėson ajo, e pse jo, edhe pėr polemikat qė ka pasur herė pas here nė Turqi pėr tė dhe themeluesin e drejtuesin e kėsaj lėvizjeje, Fetullah Gulen. Sepse vėrtet shumėkush, jo vetėm nė Turqi, por dhe nė botė, e vlerėson lart kontributin qė kjo lėvizje jep pėr tė promovuar tolerancėn, dialogun mes feve dhe qytetėrimeve, si pėrfaqėsuese e njė islami tė moderuar, qė i kundėrvihet rrymave radikale. Por, po aq e vėrtetė ėshtė se ka tė tjerė qė e shohin atė me dyshim, si njė lėvizje nė thelb politike, qė ka si objektiv tė krijojė njė elitė tė aftė pėr tė realizuar islamizimin e shtetit e shoqėrisė turke. Si ėshtė e vėrteta? Kėtė unė s’di ta them. Por nė Ballkan sa mė shumė transparencė, s’bėn asnjėherė keq.
    Si pėrfundim: S’ka dyshim se teza si ato tė Davutoglusė pėrbėjnė njė sfidė, e cila bėhet edhe mė e madhe, nėse vėrtet pas tyre qėndron njė shtet i fuqishėm, siē ėshtė Turqia. Por ėshtė njė sfidė e cila mund tė pėrballohet, pa dėmtuar aspak marrėdhėniet mjaft tė mira qė kemi me Turqinė, pėrsa kohė qė udhėheqėsit tanė do ta kenė tė qartė se cili ėshtė vėrtet interesi ynė kombėtar dhe do tė jenė zėdhėnės tė pjesės dėrrmuese tė shqiptarėve, qė mendojnė njėlloj si Kadareje, se ‘…ky Perėndim ashtu siē ėshtė, problematik, arrogant, mė shumė mospranues se pranues, ky Perėndim qė ashtu si demokracia, ashtu si vetė liria nuk qėnkish aq i bukur e as aq i pėrsosur siē e kishim pėrfytyruar nė kohėn e fatkeqėsisė sonė, ky Perėndim mbetet zgjedhja jonė e vetme.”

    E shkruajtur nga:PIRO MISHA
    22/02/2010
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HELEN OF TROY : 27-06-2010 mė 10:35
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin

    Hajt e lexoje ket tashi
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  3. #3
    Te cilit kombi?Si mund te jemi ne i njejti komb me TURQIT
    E mjera SHQIPERI .........
    Emri:  baza-turku.jpg

Shikime: 429

Madhėsia:  77.5 KB
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  4. #4
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Te cilit kombi?Si mund te jemi ne i njejti komb me TURQIT
    E mjera SHQIPERI .........
    Emri:  baza-turku.jpg

Shikime: 429

Madhėsia:  77.5 KB
    turqit kan kombin e vet ne kemi tonin dhe kjo do ndodh deri sa te deshirojm ne sepse askush nuk mund te na asimiloj dhe kurr turqia ska pas qellim te na bej turq turqia eshte vendi me mik i shqiptarve i cili na ka mbrojt dhe na mbron ne qdo vend te botes
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  5. #5
    Geri duhet lexuar flet per te ardhmen e vendit tone
    e di eshte artikull i madh por...
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  6. #6
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Te cilit kombi?Si mund te jemi ne i njejti komb me TURQIT
    E mjera SHQIPERI .........
    Emri:  baza-turku.jpg

Shikime: 429

Madhėsia:  77.5 KB
    turqit neve na shikojne si koloni te tyre sado qe ne kemi kriju shtetin ton,pse kujtoni ju se na quajne ata ''vllezer''??? per ta ne jemi turq se na kane uzurpu per 500 vjet,si puna e kolonive franceze ne afrike te cilet i quajne francezet vllezer dhe anasjelltaz,kshu po ndodh dhe me ne,por absurdja nuk eshte kur Turqit thojne se na kane vllezer,kulmi eshte kur ne i quajme Turqit vllezer,se kshu i bie qe te kemi te njejtin gjak,ne as motra,as vllazer,as baballar,as mama nuk kemi ndrysha nga vendet e tjera new jemi rrace dhe komb unik
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga ximi_abedini Lexo Postimin
    turqit kan kombin e vet ne kemi tonin dhe kjo do ndodh deri sa te deshirojm ne sepse askush nuk mund te na asimiloj dhe kurr turqia ska pas qellim te na bej turq turqia eshte vendi me mik i shqiptarve i cili na ka mbrojt dhe na mbron ne qdo vend te botes
    o shoku lexo njeher si ata na krahasojne me turqit
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  8. #8
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar mė parė nga ximi_abedini Lexo Postimin
    turqit kan kombin e vet ne kemi tonin dhe kjo do ndodh deri sa te deshirojm ne sepse askush nuk mund te na asimiloj dhe kurr turqia ska pas qellim te na bej turq turqia eshte vendi me mik i shqiptarve i cili na ka mbrojt dhe na mbron ne qdo vend te botes
    Turqia mborn Shqiperine per te njejtat arsye se pse mbron franca Algjerine
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Geri Tr Lexo Postimin
    turqit neve na shikojne si koloni te tyre sado qe ne kemi kriju shtetin ton,pse kujtoni ju se na quajne ata ''vllezer''??? per ta ne jemi turq se na kane uzurpu per 500 vjet,si puna e kolonive franceze ne afrike te cilet i quajne francezet vllezer dhe anasjelltaz,kshu po ndodh dhe me ne,por absurdja nuk eshte kur Turqit thojne se na kane vllezer,kulmi eshte kur ne i quajme Turqit vllezer,se kshu i bie qe te kemi te njejtin gjak,ne as motra,as vllazer,as baballar,as mama nuk kemi ndrysha nga vendet e tjera new jemi rrace dhe komb unik
    Kemi krijuar shtetin tone?Kur ne festat tona ngreme flamurin turk bashke me flamurin tone? kur ne vendin tone shkollat turke po behen edhe me shume ?
    Kaq komb junik jemi?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  10. #10
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Grekėt tentuan ta ndanin Shqipėrinė nė '97.Ultimatumi i qeverisė Turke nuk lejoi ankesimin e jugut

    Rikujtoi edhe njėherė ngjarjet e pranverės sė ‘97 ku pėrgėzoj rolin e Turqisė pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Shqipėrinė.Shėrbimi mė i mirė qė do t’i bėnte Greqia Millosheviēit nė vitin 1994, nė realizimin e planeve tė tij, do tė ishte njė pėrleshje luftarake e saj me Shqipėrisė. Nė kėto kushte Shqipėria nuk do tė kishte mundėsi tė ndihmonte Kosovėn. Nga kjo pėrleshje grekėt do tė merrnin Epirin e Veriut dhe ndarjen e Maqedonisė me Serbinė, mirėpo nuk mendonin se nė kėtė rast do tė ndesheshin me Turqinė dhe jo vetėm nuk do tė fitonin, por do tė humbisnin shumė. Ky ishte plani serbo-grek i vitit 1994 qė u realizua nė vitin 1997, kur u ngrit flamuri grek nė Vlorė e Himarė dhe u kėrkua autonomia e Vorio Epirit, por ishte ultimatumi i qeverisė mike turke qė nuk lejoi Greqinė tė aneksonte Shqipėrinė e jugut.

    Nėse deklaratat antishqiptare e antikushtetuese tė Bollanos do tė ngeleshin brenda ndėrgjegjes sė tij tė njollosur me turpin e shitjes sė kombit, do tė ishte gjysma e tė keqes, por prononcimi i ambasadorit grek Kokosis nė mbrojtje tė tezave antishqiptare tė Bollanos, pėrbėn njė moment politik e diplomatik tepėr serioz.Deklarata e ambasadorit grek nė Tiranė ėshtė nė vazhdėn e politikės sė vjetėr aneksioniste shoviniste greke qė meton trojet etnike shqiptare deri nė Shkumbin dhe tani pėr tė mbrojtur aleaten e vet Serbinė pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės hap ēėshtjen e pavarėsisė sė Vorio Epirit.

    Ēamėria

    Shoqata atdhetare Ēamėria kėrkon tė kthehet nė trojet e veta etnike qė tė gėzojė pronat e tė parėve tė tyre, si dhe tė marrin nėshtetėsinė greke me kombėsi shqiptare e tė jetojnė nė harmoni me popullin grek. Kurrė komuniteti ēam nuk ka kėrkuar tė merrte me forcė tė drejtat e tij legjitime. Koha e andartėve kriminelė qė kanė vrarė e kanė prerė nė mėnyrė sistematike shqiptarėt e jugut pėr ti kthyer me zor nė grekė, ka vdekur. Po kėshtu ka vdekur dhe koha e Venizellove dhe pasuesve tė tyre pėr tė mashtruar komunitetin ndėrkombėtar pėr paaftėsinė shtetformuese tė shqiptarėve fondamentalistė islamikė.

    Erdhi koha Shqiptare qe tu themi gjakpirsave greke,nuk e shikoni iu prish gjiza Republikes se Shqiperise se ju deklaroni se jeni ne gjendje lufte me ne.Ti paralajmerojme : uleni bishtin,se ne raste se do te hyni ne aventura,ne si popull do tju ndeshkojme rende pavaresisht se politikanet tane jane te shitur.Nqs ju do te cenoni popullin shqiptar,ne do tju kthejme ne kerma.Nqs mendoni se jeni eprore ne njerez dhe ne armatime dhe mendoni se Shqiperine do ta gelltisni shpejt e shpejt,provojeni sa ju vlen lekura.Nqs ju mendoni te sillni zjarrin ne kombin tone,ne ju themi se zjarri qe ju ndizni do te perveloje vatrat tuaja dhe atehere do te qerrohen mire hesapet,do te vihen me deomos ne vend padrejtesite e medha qe i jane bere shqiperise gjate historise.

    Fto te gjithe miqte e tu ne kete grup per kete ceshtje qe kerkon edhe njehere aneksimin e jugut te shqiperise nga pala greke.Nese e ndjen se ke gjak shqiptari atehere shperndaje kete dhe ftoji te gjithe miqte e tu ne kete grup.

    Nga : Ardit Saliaj
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •