Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 86
  1. #11
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    kjo nuk eshte tema e duhur per ta vazhduar ate qe po shpaloset kshq ornament ose hapim nje tjeter ose...

    pershendetje
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #12
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    [QUOTE]Postuar mė parė nga Khalid
    perSHENDETje


    Problemi 1, pse nderkohe qe gati te gjithe zgjedhimet ne shumicen e gjuheve indoeuropiane ekzistojne "para'emra" (se kam fjalen te per'emrat) ose elemente shquese ne gjuhen tone nuk ndodh nje gje e tille (pervec gjinores, qe prap nuk eshte 100%) psh. gjer. {das, die, der} greq. {i, to, o...} it. {il, la, lo...} etj.
    Perfunduam ne mendimin se ne gjuhen shqipe rolin e "para'emrave" e luajne vet prapashtesat (ose mbaresat) dmth. nga mbaresa [a] [i] [u] etj, nuk kuptojme vetem gjinin dhe numrin e emrit por edhe qe ndodhet ne rasen emerore ose dhanore.
    [QUOTE]

    Khalid!
    Kjo gje qe keni vene re ju eshte shume e vertete dhe e sakte dhe per kete arsye SHQIPJA konsiderohet gjuhe SINTETIKE, dmth elementet gramatikore me kalimin e kohes dhe nga nje perdorim i gjate dhe i shpeshte i bashkengjiten trupit te fjales. Ndersa italishtja, anglishtja apo gjermanishtja jane gjuhe ANALITIKE.
    Edhe dicka: Sa me e madhe te jete fuqia sintetizuese (ne kuptimin gramatikor) aq me e vjeter deshmohet kjo gjuhe. SHQIPJA, SANSKRITISHTJA, GREQISHTJA E VJETER, LATINISHTJA etj, jae gjuhe te vjetra pikerisht per shkak te sintetizimit te tyre.



    Ky eshte dhe shkaku qe ne Shqipen nuk ndodh asnje perjashtim dmth, nje emer qe mbaron me {a} te jet mashkullore, gje qe ndodh shpesh me gjuhet e tjera psh. gre. {nisos} megjithese mbaron me [os] eshte femerore dhe jo mashkullore sic duhej.

    NE fakt desha te saktesoja se kjo dukuri ne shqip vihet re vetem tek disa emra te pervecem dhe jo tek te pergjithshmit. PSh:
    KOLA, KOCOJA, PETROJA etj

    Problemi 2.
    Dime qe ne gjuhen protoindoeuropiane ekzistonin 9 rasa , ne latinisht ekzistonin 6 rasa dhe ne greqishten e vjeter 5 rasa pse ne gramatiken shqipe te ekzistojne vetem 4 rasa.


    Realisht ne SHqip ekzistojne 5 rasa :

    Emerore/ Gjinore/ Dhanore/Kallzore/ Rrjedhore

    Ajo qe e dallon nje rase nga tjetra nuk eshte thjesht mbaresa, por funksioni sintaksor qe luajne ne fjali. Keshtu psh
    Rasa Emerore-------Kryefjale
    Rasa Gjinore---------Percaktor me drejtim
    RAsa Dhanore-------Kundrinor i zhdrejte
    Rasa Kallzore--------Kundrinor i drejte
    Rasa Rrjedhore------Kundrinor me parafjale, rrethanor etj


    Sipas kerkimve te bera vertetuam se ne shqip nuk ekzistojne 4 rasa por 5, rasa e peste eshte "rasa thirese" (nuk e di a permendet ne Gramatikat tona). "Rasa thirese" ,eshte gje e ralle per nje gjuhe , kjo rase perdoret kur therasim dike psh. [o arjano], [o leta], qe perbehet nga "para'emri" dhe emri i pervetshem i pashquar.

    Rasa Thirrore ka ekzistuar ne gramatikat shqipe deri vone, dmth deri para 20 vjetesh( ne mos gaboj). Por gjuhetaret kane arritur ne konkluzionin se ajo seshte gje tjeter vetem rasa emerore me nje pasthirrme perpara. Dmth i mungon funksioni sintaksor i mirefillte.


    Kjo rase ekzistonte ne gramtiken e lashte greke por me kalimin e kohes u shduk , dhe sot nuk perdoret ne greqisht dhe atje rasa thirese u perdorte nga melodia {o} dhe emri.

    E vertete! Kjo verteton dhe nje here qofte dhe nepermjet nje rase qe tani eshte rudhur si funksion, se shqipja ashtu si dhe greqishtja jane te njekohshme.

    Pershendetje

    Dikea
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dikeafajtore : 20-02-2003 mė 00:55
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    A ka njeri kėtu qė mendon se paskajorja "me" ėshtė e vlefshme gjuhėsisht qė tė pėrdoret apo mjafton forma toskėrishte "pėr tė"?
    Mė kthjellėt:
    "Me puna" apo "pėr tė punuar"
    Qė tė mos e politizojmė bashkėbisedimin, ju lutem mos ta fusim Enverin nė kėtė mes.
    ********
    A ju duket varfėri ghuhėsore sepse kur duhet tė pėrkthejmė nga anglishtja nė shqip nuk pėrcillet plotėsisht domethėnja?
    P.Sh.
    Announcing the new product to cure acne= Duke njoftuar produktin e ri pėr tė shėruar puērrat! (?)
    Apo:
    Working for food! = Duke punuar pėr ushqim! (?!) apo : Punoj pėr ushqim!
    Kjo e fundit duket si mė e pėrshtatshme, ama, nė anglisht ajo pėrkthehet: I work for food dhe jo : Working for food. Pėrndryshe do tė qe: I am working for food, qė nė shqip del: Unė po punoj pėr ushqim.
    Si mendoni, kush ka mangėsi, shqipja apo anglishtja? (ata qė e njohin anglishten)
    ****
    Vėre njė pėrparėsi qė ka shqipja nė lidhėsat: ose , apo.
    Ose- pėrdoret nė tė gjitha llojet e fjalive, me pėrjashtim tė atyre pyetėse, qė ia lė vendin pėrdorimit tė lidhėses "apo". Kjo e fundit, nganjėherė pėrdoret edhe nė fjali dėftore, psh: Tė gjithė politikanėt gėnjejnė se ua do puna, apo edhepse janė gatuar tė tillė. Nė kėtė rast nuk shkon pėrdorimi i lidhėses ose nė vend tė apo-sė.
    Kurrė nuk mund tė jetė fjali pyetėse kjo: A dėshironi ēaj ose kafe?
    Mund t'i vėsh njėqin shenja pikėpyetjeje nė fund tė kėsaj fjalie e njėqind a nė fillim. Kjo fjali ėshtė normale vetėm tek shqiptarėt nė Maqedoni dhe nė Kosovė. Lidhėsja "apo" nuk ėshtė e njėjtė me togfjalėshin " A po?" Kjo shpesh ngatėrrohet nga pėrdoruesit e shpeshtė tė saj, kryesisht nga Shqiptarė tė Kosovės. Apo- ka qėllim krahasimi nė fjalitė pyetėse dhe kurrėsesi nuk mund tė zėvėndėsohet me ose.
    ********
    Njė pyetje pėr shqiptarėt qė dijnė gjuhė tė tjera veē anglishtes:
    A kanė gjuhėt tjera qė dini ju mėnyrė urdhėrore, si nė shqip:
    -Shpejto!
    -Mbaro!
    -Ndal, Sigurohu, Kalo!
    Nėse jo, a e shihni pėrparėsi tė shqipes pasjen e kėsaj forme.
    E kam fjalėn kėtu: A ndryshon folja si nė shqip nė rastin e mėsipėrm: Shpejton=Shpejto, Mbaron-mbaro, ndalesh-ndal, sigurohesh-sigurohu, kalon-kalo.
    Po mėnyrėn dėshirore a e kanė gjuhėt qė njihni ju:
    -Plaē! Ku i pate sytė qė u qorrofsh!
    -O, ty tė ardhtė e mira nė derė qė e paske hapur kėtė temė!
    Po mėnyrėn habitore a e kanė?
    Ti i thėnkėrke fukarallėkut: Ku tė kam parė-me kėtė dituri qė paskėrke!
    A e di se si mė duket anglishtja para shqipes mua (pėrsa i pėrket kėtyre shembujve tė mėsipėrm) si mjaullitje macesh e jo si gjuhė. Unė e njoh anglishten me rrėnjė dhe nuk ėshtė se s'e njoh.
    Unė nuk habitem me ftohtėsinė anglofone si njerėz sepse u mungon e pėrkėdhelura njerėzore me fjalė. Gjuha ėshtė pasqyrim edhe i ndjenjave njerėzore, gjė qė cilėsdo gjuhė qė t'i mungojė, i mungon edhe kulturės sė atij populli. (Oh, mė falni se e politizova paksa) Mund ta pasurosh sa tė duash gjuhėn me huazime, por po qe se i mungojnė format qė ka shqipja ( apo cilado gjuhė tjetėr qė i ka), ėshtė vdekurinė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pellazgu : 20-02-2003 mė 03:57
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  4. #14
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Tungjatė Pellazg.
    Do t'i bėja ca saktėsime nė lidhje me ē' ke shkruar mė sipėr.
    - Nė Kosovė askush nuk thotė " A dėshironi ēaj ose kafe?", atje tė pyesin "A do ēaj a kafe?", kjo a ėshtė formė e shkurtėr e apo; kurse pėr ose atje pėrdoret (nė tė folme, pra) ja, psh. "ja unė ja ti" = "ose unė ose ti" nė letrarēe.
    - Sa i pėrket urdhėrores, nė finlandisht ėshtė e njėjta sikur nė shqip, kurse habitorja dhe dėshirorja mungojnė.
    tė gjitha me masė!

  5. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te trajtimi i EMRIT.

    Emra si: te punuarit, te mesuarit, te degjuarit, te kenduarit, te vallezuarit, etj. a quhen EMRA FOLJORE ????
    Origjina nga pjesorja e foljeve.


    Lakim te vecante kane emrat si:

    perrua - perroi
    krua - kroi
    zgjua - zgjoi
    ftua - ftoi
    etj.


    nje perrua
    i/e nje perroi
    nje perroi
    nje perrua
    prej nje perroi

    perroi
    i/e perroit
    perroit
    perroi
    prej perroit

    ca perrenj
    i/e ca perrenjve
    ca perrenjve
    ca perrenj
    prej ca perrenjve

    perrenjte
    i/e perrenjve
    perrenjve
    perrenjte
    prej perrenjve






    Dallimi midis mbiemrit dhe ndajfoljeve

    Megjithese mund te jene te panyjshem, mbiemrat lakohen sipas emrit te cilin ato shoqerojne. Ndersa ndajfoljet nuk pesojne ndryshim ne forme dhe qendrojne te lidhura me foljen ne nje fjali.


    Me duket se behet dhe dallimi i mbiemrave foljore???
    Rrjedhin nga pjesorja e foljes dhe marrin perpara I/E/TE si nje mbiemer.


    A jane te sakte percaktimet Emer Foljor, Mbiemer Foljor????




    Forma infinitive "me punue", "me mesue" e keshtu me radhe te gjithe foljet. Eshte gjynah qe eshte menjanuar nga gjuha e njehsuar shqipe.

    Eshte mangesi, qe kur ne bejme perkthim nga gjuhe te tjera, te mos kemi formen infinitive, por ta perkthejme fjalen direkt ne veten e pare numer njejes.

  6. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    trajta e shquar, rasa kallezore: perroi-n

  7. #17
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Dikea , te pergezoje per diturine qe ke mbi shqipen.
    Kerkoj te falur kur thash pse ne shqip ka 4 rasa (duke haruar rasen rjedhore). Saper "rasen thirese" besoje se duhet te hyje prap ne gramatikat tona, sepse sepse nuk eshte e njejta gje me emeroren derisa ka tingullin {o} perpara dhe shpesh mer mbaresen {o} te emrat mashkullor por ja gjithmone psh. {o Arjan} {o Arjano}.
    Shqipja eshte gjuhe "klitike" qe ka disa karakteristika "sintetike" .
    falemiNDERit

  8. #18
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Me shėndet qofsh edhe ti Khalid,
    e ke gabim shembullin qė e ke marrė te thirrorja (rasa thirrore e jo thirrėse) sepse nuk ėshtė {o Arjano } por ėshtė {O Arian o (oo) / O Arjan o (oo)}. Kjo o-ja nė fund (ose o- e zgjatur mė shpesh) ėshtė gjithsesi ndaras nga Arjan/Arian, kurse Arjano ėshtė njė emėr tėrėsisht tjetėr pra i tjetėr personi nga Arjan. Ta marrim edhe njė shembull tjetėr: le tė kemi dy veta njėrin me emėr Armand dhe tjetrin me emrin Armando, kėshtu nė thirrore dotė kemi:
    O Armand; O Armando dhe respektivisht
    O Armand o; O Armando o.

    E kėshtu me radhė...
    tė gjitha me masė!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Pellazgu,

    menyren urdherore e kane edhe frengjishtja, italishtja, spanjishtja dhe gjermanishtja.

    Ndersa deshiroren nuk e kane. Ne vend te saj perdorin emra, ose shprehje foljore ne menyren deftore (koha e tashme) apo ne menyren lidhore. P.sh. ne themi:

    "U trashėgofsh(i)!" kur martohen njerezit. Ne gjermanisht thuhet "ich gratuliere" (une uroj; m. deftore, k. tashme) dhe ne italisht "congratulazione" (urime;emer).

    "E gėzofsh / ta gėzosh!" ose "E mbajtsh me shėndet!" kur urojme te tjere qe kane blere diēka te re. Ne gjuhet e tjera mjaftohen vetem duke thene qe te shkon, apo shume e bukur.

    "Rroftė Mbreti!", "Es lebe der Koenig!" ne gjermanisht dhe "Vive le roi!" ne frengjisht. Folja ne gjermanisht eshte ne Konjunktiv dhe ne frengjisht ne subjonctif ( keto dy menyra perkthehen ne shqip me deshiroren dhe habitoren ).

    Si perfundim, Shqipja shpreh me sakte dhe qarte ndjenjat dhe deshirat tona, sesa gjuhet e mesiperme.

    Me respekt, elbasan
    "Atdheu mbi gjithēka."
    Zogu I

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    U bė kohė e gjatė qysh kur jam shkėputur nga bangat shkollore shqipe. Nuk i vjen rasti qė tė pėrmend termat gramatikore, edhepse shqipen, them se e flas bukur. Kam harruar dhe vė re se shumėkush vuan nga harresa . A mundeni, ju lutem qė tė postoni pėrkufizimet e tė gjithė pėrbėrsave tė gjuhės shqipe, si psh: Emri, mbiemri, folja, fjala, parafjala,ndajfolja, pėrcaktori, kundrinori, ndajshtimi, togfjalėshi, rrėnja, parashtesa, prapashtesa, theksi,kryeradha, paragrafi, kryefjala, kallxuesi, rrethanori, llojet e fjalive-dėftore, pyetėse, lidhore, rrjedhore, etj..., lakimi, zgjedhimi, rasat, kohėt e foljes a ku di unė tjetėr se ē'hyn nė terminologjinė e e asaj qė i themi gjuhė shqipe si lėndė.
    Ju lutem edhe njė herė: Postoni pėrkufizimet tė shoqėruara me shembuj pėr secilin element. Pastaj, po shenjat e pikėsimit?
    Kjo meriton njė temė mė vehte, pasi (jo pasiqė siē shpesh ja kėpusin edhe nė mjetet e lajmėrimit nė Kosovė), pothuajse tė gjithė gabojmė nė pėrdorimin e mirėfilltė, me vend tė tyre. Ajo qė pakkush mund tė gabojė ėshtė pika dhe pikėpyetja ndėrsa kur vjen puan tek presja, pikėpresja, dy pikat, viza ndarėse, rrokjet se si ndahen, pikėēuditėsja (edhe e shoqėrur me pikėpyetjen), kllapat, thonjėzat, e ku di unė se ēfarė hyn tjetėr nė ato qė i themi shenja pikėsimi.
    Ju faleminderit!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 10 rregulla kundra te nxehtit
    Nga Ingenuous nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2023, 06:48
  2. KUJDES: Rregulla pėr pjesėmarrjen dhe pėrmbajtjen!
    Nga KVS nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 00:21
  3. Biblioteka nė Dallas vė rregulla tė forta!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 19:11
  4. Mendohet, te vihen rregulla te reja nga fifa...
    Nga Moltisanti nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 10:04
  5. 10 rregulla qe duhen ndjekur
    Nga Mina nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 12:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •