Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 86
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Tema ėshtė "gramatikė dhe rregulla drejtshkrimi shqip" e jo dialekti im apo i yti.

    Harroje urdhėroren!

    Fjala ėshtė pėr dy fjalė (folje nė morfologji) qė tregojnė veprime tė ndryshme, pra kanė kuptime tė ndryshme. Pėrpos kuptimeve tė ndryshme kėto dy fjalė dallojnė edhe nga vecoritė gramatikore, sepse "bjerr" (shembull: "pse bjerr kohėn kot?") ėshtė kalimtare, ndėrsa "bie" (shembull: "Bie pėrtokė", "Dardha nėn dardhė bie", "Ra nga pema", I ranė qimėt" etj.) jokalimtare.

    Pra, fjala "bjerr" nuk ėshtė "bie"( janė dy fjalė tė vecanta).

    Kur ta bėsh kėtė dallim, pastaj analizojmė urdhėroren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 27-03-2003 mė 23:58

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    vete folja "bie" ka shume kuptime pervec kuptimit "ra"

    _sec bie nje ere e mire ktu? (vjen) (jo kalimtare)
    _erdha te te bie borxhin (sjell) (kalimtare)
    _kujdes se do biesh nga shilaresi (me rene, me u rrezuar) (jokalim)


    ndersa per "bjerr" cuditerisht edhe une kurre nuk e kam hasur me pare.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    l-lel\la,

    Shumė bukur!


    Nuk ka kufi tė prerė midis foljeve "kalimtare" dhe "jokalimtare", sepse varet nga kuptimi leksikor nė kontekstin ku ėshtė pėrdorur.

    Po u pėrdor nė kuptimin qė lejon tė marrė njė kundrinė tė drejtė, folja atėherė do mirret si kalimtare, sepse vemendja pėrqendrohet mbi vetė veprimin dhe jo edhe mbi kundrinėn e drejtė.

  4. #64
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    he pra, kete po them dhe une, bjerr nuk e kam hasur ndonjehere...

    Po he lum lumi, si ben urdherorja e bie? Pse s'me pergjigjesh? Megjithate... si te duash... , une e dhashe mendimin tim.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Urdhėrorja e foljes "bie" ėshtė "bjer"

  6. #66
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falmenderit per pergjigjet ne lidhje me "nxorra" dhe "mora".

    I paskerkam shkruar ashtu sic duhet edhe me pare.




    Folja "bjerr" do te thote "humbas"

    ne fjalorin shqip - italisht e gjeni: bjerr - perdere
    ne fjalorin shqip - gjermanisht e gjeni: bjerr - verlieren, einbüßen

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dita!

    Drejtė i the.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 28-03-2003 mė 13:37

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Pėrshėndetje,

    ..do tė doja tė dija rregullat pėr pėrdorimin e {tė, sė}

    psh.. tė apo sė derės?


    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  9. #69
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Varet nga konteksti huggoss, po zakonisht ėshtė tė derės.

    P.sh.

    1. Sot e riparova atė vrimėn qė ishte nė anėn e djathtė tė derės.
    2. Tė kujt janė kėto vida? Janė tė derės sė kuzhinės?

    Por mund tė jetė edhe si kjo psh:

    1. Unė nuk i rashė me shqelm derės sė tij.

    Dmth, varet nga konteksti i fjalisė.

  10. #70
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    rast tjeter me "te" "se"....ku perdoren te dyja bashke


    i tha mikut te se shoqes


    i tha birit te se motres


    i dha fjalen se motres


    i dha fjalen te vellait



    vetem "se"

    deres se shtepise?


    dritares se dhomes?



    ka pershtypjen se dallimin mund ta besh me mire duke provuar t'i shqiptosh te dyja me goje....psh tek deres se shtepise goja e flet me lehte me "se" se me "te".


    Nese ka nje rregull te sakte per ta dalluar, lutem edhe une se une deri tani e bej bazuar vetem tek tingellimi.


    Pershendetje!

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 10 rregulla kundra te nxehtit
    Nga Ingenuous nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2023, 06:48
  2. KUJDES: Rregulla pėr pjesėmarrjen dhe pėrmbajtjen!
    Nga KVS nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 00:21
  3. Biblioteka nė Dallas vė rregulla tė forta!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 19:11
  4. Mendohet, te vihen rregulla te reja nga fifa...
    Nga Moltisanti nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 10:04
  5. 10 rregulla qe duhen ndjekur
    Nga Mina nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 12:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •