Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    Një mësim teologjik për Kastriot Myftaraj

    Një mësim teologjik për Kastriot Myftaraj

    nga teolog Ismail Bardhoshi

    Do ta mirëprisja një debat të mirëfilltë teologjik me një kundërshtar që ka njohuri teologjike, sidomos mbi Islamin, ose që tregon sadopak interes për t'u njohur me realitetet fetare, me atë pjese të realitetit njerëzor qe ka të bëjë me anën shpirtërore të njeriut, me anën metafizike, me raportin mes tij dhe Krijuesit, por kur debatin e ndez një person që shtriret sikur di gjithçka mbi teologjinë dhe që në fakt nuk di asgjë e ngatërron gjithçka, nuk më duket se jam duke zhvilluar një dialog teologjik, por thjeshtë po bëj disa sqarime për ata që dëshirojnë të sqarohen. Çudirat e vendit tonë nuk kanë të sosur, na thuhet se jemi në një vend laik, ku shteti nuk ndërhyn në çështjet e fesë, ku liria e besimit, mendimit dhe shprehjes mbrohet me ligj, por çuditërisht nuk mungojnë edhe zërat që tentojnë të ndërhyjnë në atë pjesë që ka të bëjë me zgjedhjen e lirë të gjithsecilit prej nesh, në pjesën që i përket raportit të njeriut me Krijuesin. Dëgjojmë thirrje të herëpashershme për të ndërruar bindjet fetare, jo me fakte bindëse teologjike, a thua se ato janë si rrobat që mund të vishin e të hiqen lehtësisht! Ç'është më e habitshme, ndonjëherë këto thirrje i bëjnë edhe njerëz që deklarohen ateistë! Përpjekjet për deislamizimin e shqipëtarëve paraqiten në forma dhe me tone të ndryshme, por në thelb kanë të njejtin synim.
    Në ditët e fundit janë publikuar në shtypin e përditshëm disa shkrime të Kastriot Myftaraj i cili sigurisht që me shkrime të tilla i dëften opionit të gjerë veçse nivelin e tij të ulët qytetar dhe intelektual, duke treguar se është i aftë të shpifë, të fyej dhe të mbjellë përçarje, urrejte dhe intolerance të tejskajshme.
    Para disa ditësh ky gazetar i paskrupullt boton një shkrim të mbushur me shpifje e trillime me titullin "Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës", ku për hirë të së vërtetës provon se nuk ka qoftë edhe minimumin e etikes dhe formimit që duhet të ketë një studiues i rëndomtë. Ky shkrim nuk është asgjë më shume se një turfullim nga marazi i madh ndaj muslimanëve. I verbuar nga inati, Kastriot Myftaraj nuk gjen mënyrë tjetër për të shfryer dufin kundër muslimanëve veçse gënjeshtrat, spekulimet dhe ngatarresat e qëllimta. Në këtë shkrim ai ka dalë nga shinat e arsyes dhe objektivitetit, i ka tejkaluar të gjitha caqet e një dialogu normal me ata që mendojnë ndryshe, ka kundërshtuar të gjitha konventat ndërkombëtare mbi lirinë e besimit dhe të mendimit, ka thyer kodin etik të komunikimit dhe ka konsumuar disa vepra penale. Te gjitha keto jane të qarta për opinionin e gjerë, aq më tepër në një vend si ky i yni i cili vuajti për disa degade mungesën e liriës së besimit fetar, prandaj në këtë shkrim nuk do të merrem me lajthitjet e tij të kësaj natyre, as me të gjitha shpifjet dhe ngatarresat e tij, por do të vë në dukje vetëm paditurinë, shpifjet dhe spekulimet e tij mbi raportin e muslimanëve me Qaben, Gurin e Zi dhe Hënën, pasi gjykoj se këto janë tregues i mjafteushëm për të gjitha trajtimet prej një gënjeshtari e një injoranti si ai. Me siguri që baza e mashtrimeve rreth fesë islame të një gazetari injorant dhe të paskrupullt si Kastriot Myftaraj janë shkrimet e islamofobëve të huaj të përkthyera verbërisht nga ai ose nga ndonjë tjetër në gjuhën shqipe. E përbashkëta e islamofobëve është mëllefi nga prania dhe përhapje e gjerë e islamit në të gjitha vendet e botës, sidomos në vende me trashëgimi islame si trojet shqiptare. Nga çudirat e tij të cilat nuk kanë të sosur është dhe pohimi se Muhamedi bëri kompromis me idhujtarët duke vendosur në religjionin e tij elementë idhujtarie. Ai thotë: "Arabët idhujtarë e kishin zakon që gjatë ritualit të vraponin mes dy idhujve, Isaf dhe Naila. Muhameti e përfshiu dhe këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se Hagari vrapoi mes dy kodrave kur shkoi të mbushte ujë për Ismailin".
    Broçkulla të tilla të cilat nuk kanë asnjëfarë baze i shkojnë për shtat vetëm një njeriu si Kastriot Myftaraj që trajtimet i mbështet në konspiracionet apo magjitë e tij të zeza!!
    Dihet botërisht që feja Islame është e vetmja fe që nuk përmban asnjëfarë elementi të idhujatërisë, që mohon çdolloj forme të paganizmit dhe që e konsideron femohim hyjnizmin apo adhurimin e dikujt a diçkaje tjetër veç Zotit, krijuesit të gjithësisë. Thelbi i doktrinës Islame është besimi dhe adhurimi i Krijuesit të vetëm. Feja islame është monoteiste nga themeli e deri në detajat më të imtësishme. Islami ngërthen konceptin më të lartë, më të pastër dhe më të përsosur të besimit në një zot. Për t'u quajtur njeriu musliman duhet të pranojë besmin dhe adhurimin e Krijuesit të vetëm dhe të mohojë të gjitha format e idhujtarësi, pasi ky është pikërisht kuptimi i dëshmisë "Nuk ka zot tjetër përveç Allahut". Duke deklaruar këtë shprehje muslimani pranon se vetëm Zoti, Krijuesi i gjithësisë, i meriton adhurimet dhe askush e asgjë tjetër veç Tij. Ndryshe nga doktrinat e tjera, doktrina e Kuranit, librit të fundit të Zotit, thekson se Krijuesi është një, unik, i vetëm, absolut, i pashoq, ekzistenca e të Cilit nuk ka fillim dhe as mbarim, që nuk ka lindur kënd dhe nuk është i lindur, që është i gjallë dhe i përjetshëm, mbajtësi i gjithçakej, që di gjithçka dhe që ka fuqi për çdo gjë dhe që nuk është i krahasueshëm me krijesat. Sipas besimit islam, Zoti nuk ka rival, të ngjashëm apo të barabartë, nuk ka bir e as bashkëpunëtorë. Ai nuk ka nevojë për asgjë e gjithçka ka nevojë për të. Muslimani beson se Zoti është unik në veprat dhe atributet e tij. Rrjedhimisht, nëse dikush i vesh diçkaje tjetër veç Krijuesit, veprat apo atributet hynore, si: dhënia dhe marrja e jetës, pranimi i lutjeve, fajla e mëkateve, shpëtimi i njerëzve nga mëkati apo ferri etj, ai në këndvështrimin islam quhet idhujtarë, sepse ka hyjnizuar një krijesë, duke i veshur asaj atribute hyjnore. Po kështu nëse dikush beson se Zoti është i ngjashëm me njeriun, se ka bir, se ka nevojë për krijesat apo se mund t'i bëhen portrete apo forma njerëzish, ai quhet femohues, pagan. Kurani e konsideron paganizëm adhurimin e statujave, përmendoreve, tyrbeve dhe ikonave. Për të parandaluar idhujtarinë Libri i fundit i Zotit, që iu shpall Profetit besnik Muhamed, ndalon prodhimin dhe vendosjen e statujave dhe ikonave, ndalon ndërtimin e përmendoreve dhe tyrbeve, pasi janë gjëra që çojnë në adhurimin e tyre në vend të Zotit të vërtetë. Në besimin Islam quhet idhujtari adhurimi apo hyjnizimi i çdo gjëje tjetër veç Zotit, qoftë dielli, hëna, yjet, planetet, ikonat, statujat apo simbolet fetare. Madje Islami e konsideron formë paganizmi edhe lutjen kushtuar një ikone, statuje, varri, trupi qiellor, xhindi apo njeriu të mirë, qofte edhe duke menduar se gjëra apo njerëz të tillë thjeshtë ndërmjetësojnë tek Zoti. Vetë fjala Islamë do të thotë: Dorëzimi ndaj Zotit duke e besuar si të vetëm Atë, nënshtrimi ndaj Tij me bindje dhe largimi nga idhujtaria. Kështu që nuk gjen musliman të vërtetë që të adhurojë apo shenjtërojë gurët, statujat, drunjtë apo njerëzit e mirë, qofshin këta edhe profetë, madje njeriu nuk mund të quhet si musliman nëse nuk ia dedikon të gjitha adhurimet Allahut, Zotit të vetëm dhe të mohojë e të largohet nga çdo hyj tjetër i rremë.
    Të dhënat fetare dhe historike dëshmojnë se Ibrahimi (Abrahami), babai i profetëve, e vendosi Haxheren bashkë me të bërin, Ismailin, në Mekë, pranë kodrave "Faranë", në luginën që ndodhet ndërmjet dy kodrinave të vogla "Safa dhe Merrve', e pastaj u largua. Pas disa herë vajtje –ardhjeje nga Haxherja ndërmjet këtyre dy kodrinave, Zoti e furnizoi familjen e Ibrahimit me ujë në mënyrë të jashtëzakoshme. Pusi prej të cilit nxirret ky ujë njihet edhe sot me emrin 'Zemzem'. Më vonë në atë luginë u vendos një fis arab prej Jemeni i quajtur "Xhurhum". Kur u rrit, Ismaili u martua më një grua prej këtij fisi. Më vonë Ibrahimi bashkë me Ismailin do të ndërtonin, me urdhër të Zotit, tempullin e parë mbi faqen e tokës, Qaben, një shtëpi kjo që u ndërtua vetëm për adhurimin e Zotit. Në njërin nga cepet e këtij tempulli, në qoshin jugor që ndodhet nga ana e Jemenit, Ibrahimi vendosi dhe Gurin e Zi i cili është një gurë i zbritur nga Parajsa, madje është elementi i vetëm prej Parajse në tokë. Kështu, për shumë breza me radhë arabët i qëndruan me besnikëri ritualeve fetare të profetit Ibrahim, duke adhuruar vetëm Krijuesin. Ata vizitonin Mekën, kryenin në Qabe dhe përeth saj adhurimet dhe ritualtet vetëm për Zotin, ashtu sikurse i kishin trashënguar nga Ibrahimi, dhe më pas ktheheshin në vendet e tyre. Por dy ose tre shekuj pëpara se të lindte Profeti i drejtë Muhamed, një banor i Mekës që quhej Amr Ibn Lehaj solli në Mekë nga Shami (Siria e sotme) idhullin e quajtur Hubel. Hubeli ishte një idhull në formë njeriu. Amri i ftoi arabët që të adhuronin Hubelin dhe kështu nga padituria, për shkak se trashëgimia monoteiste e profetit Ibrahim ishte zbehur, arabët filluan të adhurojnë Hubelin në vend të Zotit. Megjithëkëtë, ata vazhduan të respektojnë edhe ritualet fetare të trashguara nga Ibrahimi, si rrotullimi rreth Qabes, vajtja e ardhja ndërmejt Safa- Merreves, nderimi për Qaben etj. Kur Zoti dërgoi Muhamedin, Profetin e fundit, brenda dhe jashtë Qabes ndodheshin treqind e gjashtëdhjetë idhuj të cilët adhuroheshin në vend të Allahut. Misioni i Muhamedit ishte që t'i kthente njerëzit në trashëgiminë e pastër monoteiste të Ibrahimit, duke pastruar besimin dhe ritet ferate nga të gjitha llojet dhe format e idhujtarisë. Kështu, më ndihmën e Zotit, atij iu dëshën gati njëzet viti për të pastruar Qaben dhe oborrin rreth saj nga të gjithë idhujt që ndodheshin aty, përfshi edhe Hubelin. Në këtë drejtim, për atë që ka qoftë edhe minimumin e njohurive mbi jetën e Profetit Muhamed, nuk ka asnjë pikë dyshimi që ai nuk ka bërë kurrëfarë kompormis me idhujtarët, nuk ka bërë asnjëfarë lëshimi. Të gjitha këto janë fakte të njohura botërisht, të dokumentuara në të gjitha librat e histosirë arabe dhe jo arabe. Të mohosh fakte të tilla është njësoj si të mohosh diellin në mes të ditës!


    Tani besoj se lexuesi e ka fare të lehtë për të kuptuar se Kastriot Myftaraj është një shpifës i një kalibri tejet të neveritshëm kur thotë se Profeti besnik Muhamed, përfshiu në doktrinën dhe ritualet e tij elementë idhujtarie! Nëse profeti Muhamed do të kish bërë kompromis me idhujtarët, si do të shpjegoheshin embargoja dhe dënimet ndaj tij dhe pasuesve të tij, përse do të torturohej e të mundohej, përse do të hiqte të gjitha ato vuajtje e peripeci, përse do të vriteshin ndjekësit e tij nga idhujtarët dhe përse do ta dëbonin dhe atë vetë nga qyteti i Mekës? Si mund të bënte kompromis me idhujtarët ai i cili erdhi për të luftuar idhujtarinë? Ai nuk bëri kompromis me ta qoftë dhe për një moment të vetëm edhe pse idhujtarët u përpoqën ta joshnin me pasuri dhe pushtet. Ky është fakt i pamohueshëm për çdo njeri të paanshëm. Madje idhujtarët erdhën njëherë dhe i thanë: O Muhamed le të adhurojmë një vit Zotin tënd dhe një vit zotërat (idhujt) tanë, por profeti Muhamed u lexoi atyre fjalën e Allahut, një nga suret e Kuranit, e cila quhet ndryshe dhe "Refuzuesja", sepse refuzon të gjitha format e idhujtarisë: "Thuaj: "O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni, dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni, dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!" (Kurani: 109: 1-6).
    Por të kthehemi tek Qabja dhe guri i zi.
    Siç u tha më lart Qabja është faltorja e parë e vendosur në tokë e rindërtuar nga Profeti Ibrahim dhe biri tij Ismaili, të cilët në këndin jugor të saj vendosën gurin i cili zbriti nga Parajsa bashkë me Ademin –babain e njerëzimit-. As Qabja dhe as guri i zi nuk janë idhuj që adhurohen nga muslimanët, përkundrazi Qabja është faltorja në të cilën shprehet qartë monoteizmi. Ajo është vendi nga drejtohen të gjithë muslimanët në faljen që ata bëjnë për Allahun. Rrotullimi rreth saj bëhet veçse si adhurim për Zotin. Duke u rrotulluar rreth Qabes muslimani kujton dhe ringjall trashëgiminë e lavdishme të Ibrahimit për hirë të Zotit të Lartësuar. Kështu që jo vetëm muslimanët, por as paganët arabë të kohës së Profetit Muhamed, që e ndryshuan besimin e pastër të Ibrahimit, nuk adhuronin as Qaben dhe as Gurin e e Zi. Të mendosh se muslimanët adhurojnë Qaben apo gurët e saj është njësoj sikur të thuash se përderisa pasuesit e një feje, kushdo qoftë ajo, kryejnë ritet fetare në një tempull apo në një objekt kulti, ata e hyjnizojnë atë! Ky mendim është absurd. Dhe unë nuk e kuptoj se si është e mundur që një njeri normal, me sadopak formim intelektual të pohojë se kryerja e riteve fetare për Zotin në një objekti kulti përbën një formë idhujtarie! Aq më keq kur thotë se ekzistenca e një guri në qoshet apo muret e një tempuli fetare qenka idhujtari! Për sa kohë që nuk arrin të faktosh se Profeti Muhamed dhe pasuesit e tij adhurojnë Qaben, muret, apo gurët e saj, kjo mbetet vetëm një tymnajë që nuk e dëmton aspka besmin e muslimanit. Është e vërtetë që muslimanët e respektojnë Gurin e Zi dhe nisin nga ai rrotullimit rreth Qabes, sikurse ka vepruar Profeti Ibrahim, por ata asessi nuk e adhurojnë atë. Thënia se ky gur është një meteor është një shpifte tjetër e tij, sepse si e ka provuar që është i tillë! Fakti që disa objekte apo sende, si Qabja, Guri i Zi, xhamiat në përgjithësi, janë shkak që Zoti t'i japë begati njeriut, nuk do të thotë se ato janë hyjni apo simbole idhujtarie. Një objekt mund të quhet i tillë vetëm nëse njeriu e adhuron apo beson se ai ka afëtsi të vetvetishme për të dhuruar begati. Ndërsa nëse i shfrtyëtëzon si vende për të kryer ritualet fetare për Zotin, duke kërkuar begatine nga Zoti e duke besuar se vetëm Zoti të begaton, kjo nuk ka të bëjë aspak me idhujtarinë.

    Paralelizmi që bën Kastriot Myfratrja mes ylli të kuq të komunistëve dhe gurëve që ndodhen nëpër xhamia është thjeshtë një përçartje, një krahasim qesharak, por pse jo dhe një dëshmi që njerëz me mentalitet të tillë ende nuk janë çliruar nga ideologjia dhe simbolet e sistemit totalitarë, i cili nuk kurseu asgjë për të luftuar fenë Islame. Kastriot Myftaraj duhet ta dije shumë mirë se vetëm njerëzit e ndrydhur, të skllavëruar shpirtërisht, të indoktrinuar dhe të konsumuar nga ideologjia dhe simbolet e sistemit totalitar vazhdojnë të mbjellin armiqësi e të tregohen intolernantë me ata që mendojnë ndryshe nën moton "feja (Islami) është opium për popullin". Kam bindjen se Myftaraj e ndjen nga thellësia e shpirtit të tij të korruptuar se është rreshtuar si pasuen i devotshëm i komunizmit në luftën e turpshme kundër muslimanëve, njerëzve të besimit të pastër dhe të vlerave njerëzore.

    Kastriot Myfraoaj thotë: "Pas pelegrinazhit në Kaaba arabët idhujtarë e kishin zakon që t' i bënin një lutje të veçantë zotit Hubal, i cili ishte kryezoti në panteonin prej 360 zotash, dhe paraqitej në trajtën e Hënës (trupit qiellor). Adhurimi i Hënës është i kuptueshëm në popujt e shkretëtirës se Hëna ndriçon me freski, ndërsa Dielli ndriçon duke sjellë edhe një vapë mbytëse në shkretëtirë. Në të vërtetë tempulli i Kaaba i qe kushtuar Hubalit, Kryezotit-Hënë. Muhameti e ruajti simbolin e hënës, duke e bërë gjysmëhënën simbolin e shenjtë të Islamit, i cili gjendet në kulmin e çdo xhamie. Kështu, Muhameti i dha Allahut tiparet e Hubalit, madje duke ruajtur edhe lutjen përfundimtare për këtë në fund të pelegrinazhit (haxh). Për arabët Allahu ishte Hubali".
    Për të kuptuar sesa injorat dhe i paskrupullt është ky faqezi kur thur gënjeshtra kundër Islamit dhe histrosisë së tij mjafton të përmendin vetëm faktin se Hubeli nuk ishte një idhull në formën e hënës, por në formë njeriu! Siç u tha më lart, ky idhull bashkë me të gjithë idhujt e tjerë, jo vetëm pranë Qabes, por në të gjithë gadishullin arabik, u shkatarruan nga dora e lavdishme, e paepur, e pamposhtur, ngadhnjimtare e besimit të pastër në një Zot. Përveç kësaj, më duhet të theksoj edhe njëherë se kjo është një padituri e pashembullt mbi Islamin dhe historinë e tij, sepse dihet botërisht që në kohën e Profetit të drejtë Muhamed, xhamitë dhe faltoret islame nuk kishin minare, atëherë a nuk është qesharake të pretendosh se Profeti Muahmed e beri gjysmëhënën simbolin e shenjtë të Islamit, duke dhënë udhezime që të vendoset në kulmin e minareve te xhamive?! Është fakt që për shkak të paditurisë së disa muslimanëve ndodhet gjysmëhëna në disa prej minareve të xhamive të botës islame dhe jo në të gjitha, jo si simbol idhujtarie, pasi asnjë musliman nuk adhuron hënën, por thjeshtë si një shenjë për të t'u dalluar objektet e kultit islam nga të tjerat. Gjithsesi, është e qartë që kjo shenjë nuk është vënë nga vetë Profeti Muhamed, por është një risi që njerëzit e shpikën shumë më vonë nga padituria. Megjithatë, nuk mund të gjesh musliman sot që adhuron hënën apo gjysmëhënën. Në Kuran thuhet: "Ndër shenjat e Tij janë nata dhe dita, si dhe Dielli dhe Hëna. Mos u përkulni as për Diellin, as për Hënën, por, nëse jeni adhurues të Atij, përkuluni për Allahun i Cili i ka krijuar ato! (41:37).
    Kastriot Myfrarraj hedh dyshime edhe mbi burimin e Kuranit, por fakti që Kurani, libri që iu shpall Profeti Muhamed, pohon mjaft gjëra apo tregon rrëfime që përputhen me pjesët që ende nuk janë ndryshuar nga libri hyjnorë që iu shpall Musait, nuk do të thotë se nuk është libër hynjorë, dhe kjo për disa arsye:
    Së pari, kjo është dëshmi që Kurani është libër i Zotit, sepse duke qenë se burimi i librave hyjnorë është Allahu, ato pashmangërisht do të përputhen në parimet e besimit dhe në tregimit e të dhënat që në librat e hershëm nuk kanë pësuar ndryshime dhe keqintepretime. Por burimi i vetëm për të mësuar ato që kanë ndryshuar prej atyre që nuk kanë në librat e hershëm është vetëm Kurani dhe thëniet e Profetit Muhamed, pasi provat që librat para Kuranit janë ndryshuar janë të shumta, sa për ilustrim po përmend një varg nga Dhjata e Vjetër, që në mënyrë të padiskutueshme nuk mund të jetë fjalë e Zotit: "Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar" (Ligji i Përtërirë, 34: 7). Sigurisht që Moisui nuk u ngrit nga varri për të shkruar vdekjen dhe varrosjen e tij! Kjo me siguri nuk është fjalë e Zotit, por hartuesit e Biblës gabimisht e kanë përfshirë në të.
    Së dyti, dëshmitë e padiskutueshme historike dëshmojnë se nuk ka asnjëfarë mundësie që Profeti Muhamed ti ketë marrë të dhënat prej tyre, aq më tepër që ai nuk dinte të shkruante dhe të lexonte.
    Së treti, stili dhe përmbajtja e tregimeve të Kuranit shpesh ndryshon nga ato të Biblës.
    Së katërti, Kurani tregon mjaft gjëra që nuk i përmban Bibla, madje edhe disa detaja mbi jetën e Moisiut.
    Së pësti, nëse përputhja e thirrjes së Profetit të drejtë Muhamed me atë të Moisiut do të ishte argument për të hedhur poshtë profetësinë e tij, atëherë e njëjta gjë duhet të thuhet edhe për Profetin Isa (Jezusin)!
    Nëse Kastriot Myfraj e ka seriozisht përballjen teologjike me muslimanët, atëherë duhet të mësojë të sjellë fakte dhe jo bruçkulla e shpifje. Nëse qëllim i tij është të pastrojë besimin e njerëzve nga idhujtaria, atëherë fillimisht duhet të fillojë me besimin e tij; të mos hyjnizojë ikonat dhe simbolet e ndryshme fetare, të mos i veshë birë Zotit, të mos besojë në formula besimi absurde si triniteti, të mos besojë se diksuh tjetër veç Zotit mund të falë, shpëtojë apo çojë njerëzit në Parajasë, gjëra që bien ndesh edhe me vetë besmin e Profetit Isa.
    Islamofobia e Kastrot Myftarajt merr një përmasë akoma më të pështirë kur identifikon komunitetin më të madh fetar në vend me terrorizmin ndërkombëtar, duke synuar kështu ai dhe të tjerë të sojit të tij të ushtrojnë fobi ndaj tyre. Por unë dëshiroj ti kujtoj disa fakte atij dhe të tjerëve që synojnë të inkriminojnë mulimanët: Në Kuranë Profeti Muhamedi cilësohet si i dërguar mëshirë për të gjitha krijesat. Në shume ajete të Kuranit drejtësia trajtohet si një parim absolut, e paraqitur si thelbi i mesazheve hyjnore, qofte edhe me kundërshtarët në bindje apo në fe. Askush nuk mund te detyrohet te pranoje Islamin, apo te ndërroje bindjen me force, siç thuhet tekstualisht ne Suren el Bekare. Dhe pikërisht per këtë arsye, në zbatim te ajetit të mësipërm, muslimanët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë detyruar askënd të bëhet mysliman me forcë. Nje deshmi fare e qarte per këte është ajo që ka ndodhur me popujt e gadishullit ballkanik, të cilët edhe pse kanë qëne një kohë të gjatë nën sundimin e osmanllijve, disa janë në shumicë muslimane dhe disa jo. Unë kam pasur rastin të shoh komunitetet e krishtera në disa nga qendrat e civilizimit Islam, si: Egjipti, Jordania, Siria dhe Turqi, madje i kam parë edhe duke frekuentuar kishat të cilat ishin ndërtuar prej shekujsh. Perse nuk u shembën keto kisha? Perse nuk u detyruan këta njerëz te ndërrojnë fenë e tyre? Si u lejuan te bashkjetojnë me muslimanët në qendrat më të mëdha të civilizimit Islam, si Damasku, Stambolli etj. Ndërsa nga ana tjetër, këtu nuk është vendi për folur për gonocidet, masakrat dhe spastrimet që kanë vuajtur muslimanër ndër shekuj prej komuniteteve të tjera. Po perse duhet te shkojme shume larg, për të sqaruar këta njerëz që shtiren sikur u janë errur syte? Kush e krijoi këtë traditë tolerance dhe bashkëjetese mes feve në trojet shqiptare, me të cilën ndonjëherë mburren edhe islamofobët mosmirënjohës? A nuk e krijuan myslimanet? Pa dyshim qe po? Sepse ne kemi qenë dhe jemi shumice. Dikush mund te thote se kjo eshte nje tradite e trashguar nga paganet, por gabohet, sepse ne fakt kjo është një taditë e krijuar nga muslimanet dhe veçse nga muslimanet per dy fakte:
    Së pari, sepse kjo tradite ka qene dhe vazhdon si e tille në vendet islame, si: Egjipti, Siria, Turqia etj. Madje në kohën kur hebrenjte ndiqeshin, ata gjenin strehë dhe siguri në vendet islame, si Turqia, Shqiperia etj.
    Se dyti, sepse po ta lexojme me objektivitet historine, do të konstatojmë se në qytetet e trevave shqiptare është zbatuar Islami me devotshmëri.
    Ndërsa, sulmet që shiten para publikut si akte që shprehin terrorin që, sipas disave, mbjellka Islami, në të vërtetë, edhe pse janë të dënueshme, ato janë reagim ndaj dhunës dhe padrejtësive që ushtrohen ndaj myslimanëve në disa vende të caktuara. Sidoqoftë, ato nuk pasqyrojnë realitetin e Islamit, sepse frenat e drejtimit sot nuk jane ne dorë të myslimanëve, por të jomuslimaneve, dhe format e reja të dhunës që ushtrohen sot, në fakt duhet të shihen si pjellë e mendësisë së sistemeve me reputacion dhe jo e Islamit. Shtetet islame kur ishin me reputacion në botë, e dëshmuan ndër shekuj tolerancën, siç u faktua me lart, dhe ajo faktikisht mund te quhet nje pasqyrë, ndonëse jo e plotë, e realitetit të Islamit. Mund të theksoj ketu se dhuna apo terrori sot në botë, e ka burimin pikërisht tek disa vende joislame, pasi në vendet Islame sulmet kamikaze dhe aktet terroriste nuk njiheshin më pare; ato jane importuar, janë metoda të shpikura nga jomyslimanët. Dihet se ku janë ushtruar fillmisht sulmet kamikaze dhe atentatet. Po keshtu dihet se ku lulëzon mafia dhe krimi i organizuar!
    Nuk janë të paktë ata njerëz që sot mendojne se, Islami është shkaku i shumë peripecive që vuajti kombi ynë, prandaj sipas tyre duhet të përbaltim të kaluarën tonë, të deformojmë realitetin historik, të shpërfillim identitetin tonë Islam, të flakim nderin e femrës shiptare, të përhapim me të gjitha format lakuriqësinë, të promovojmë lidhjet e paligjshme, të shpërbëjmë familjen dhe lidhjet farefisnore etj. etj., sepse keshtu kapim kulturën e perëndimit! Ky është një vështrim brutal materialist ndaj realtitet, sepse është e gabuar të vendosësh përparimin material si kriterë për adaptimin e një kulture apo një feje. Shtetet dhe fuqite ngrihen dhe bien sipas disa ligjësive të caktuara nga Zoti. Themeluesi me te drejte i shkencave sociale, Ibn Haldun, pohon se çdo shtet (eshte fjala per shtetet e mëdha) ka një jetëgjatësi të caktuar. Ditët, vitet dhe shtetet rrotullohen. Sot komandojne disa, neser do te komandojne disa të tjerë. Sot bejnë pasuri disa, nesër do të bejnë disa të tjerë. Kështu ka dashur Zoti të ndodhin ndryshimet në ketë botë. Atëherë, me çfare logjike u dashka, sipas ketyre pseudointelektualëve, të flakim nderin, të promovojmë lakuriqësine e femrës, të nxisim lidhjet e paligjshme seksuale, të çojme prinderit nepër azile, të nxejrrim femijët jashtë kontrollit familjar! Apo sepse keshtu do te kapim stadin e zhvillimit të shoqërive gjoja të emancipuara! Te jeshë i fortë, apo i pasur, nuk do te thotë, pashmangmërisht, se në gjithçka që thua apo që promovon paske të drejtë! Të kesh të mira materiale, nuk do te thote se e verteta qendroka gjithnjë në krahun tënd!
    Në fakt, kjo duhet ta bëjë myslimanin e trojeve tona të ndihet krenare, aq me tepër në një vend si ky i yni, ku vërehet shëmbëlltyra e shëmtuar e njerëzve që turren me verbëri pas të tjerëve, duke lëne nderin, identitetin, vlerat dhe duke hedhur baltë mbi ata që nuk pranojne të bëhen pjesë e karvanit të lakuriqëve, homoseksualëve, lesbikeve, të denatyruarve, të korruptuarve shpirtërisht dhe materialisht, të cilët shesin penën për interesa meskine.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2010
    Postime
    56
    Te limte xnjeri per shkrimin qe paske postuar. Besoj qe me te vertet do te jete nje mesim teologjik per Kastriot Myftarajn dhe te tjeret, ndersa teologut Ismail Bardhoshi jete te gjate dhe te mbare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •