Konvertimi në fenë Islame ka mundur ta ruajë në jetë Michael Jackson, ka thënë Jermaine Jackson duke kujtuar vëllain në njëvjetorin e vdekjes së tij.
E premte 25 Qershor
Jermaine ka thënë për radion BBC World Service se ai shpesh ishte munduar ta bindë Michael-in të konvertohet në Islam dhe të largohet nga Amerika.
“Kam menduar se nëse Michael e përqafon Islamin ai ende do të ishte këtu sot dhe e them këtë për shumë arsye”.
“Pse? Pasi kur jeni 100% i pastër në mendjen tuaj se i kujt jeni dhe çfarë jeni dhe pse jeni ju dhe gjithkush rreth jush, atëherë gjërat ndryshojnë në mënyrë që është mirë për ju. Është një gjë që të jep fuqi”, ka thënë Jermaine.
Vëllai i Michael po ashtu ka thënë se Mbreti i Popit nuk e kishte kundërshtuar idenë për t’u bërë Mysliman.
“I gjithë sigurimi i tij u bënë Myslimanë pasi ai kishte besim në Islamin, pasi ata njerëzit të cilët do të sakrifikonin jetën e tyre dhe po ashtu të cilët përpiqeshin të ishin qeniet më të mira njerëzore që mund të ishin, jo për Michael Jackson, por për Allahun. Andaj të kesh gjithë ata njerëz rrotull, e dini se do të jeni të mbrojtur pasi kjo është një mbrojtje e Zotit”, ka shtuar Jermaine.
Sot, 25 qershor, bëhen një vit nga vdekja e Michael Jackson, që supozohet se ndërroi jetë për shkak të konsumimit të tepruar të barnave të përshkruara. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt