Dhunohet pika kufitare në Jarinje të Leposaviqit
Publikuar: E enjte, më 24 qershor 2010
Mitrovicë, 24 qershor - Një grup prej 30 serbësh ka dhunuar pikën kufitare të Kosovës në Jarinje, duke u futur me dhunë në territorin e Kosovës. Burime të gazetës Koha Ditore, me kusht të anonimitetit kanë theksuar se grupi i serbëve rreth orës 15:00 ka hyrë në kufirin e Kosovës në Jarinje të Leposaviqit me dhunë, duke mos u ndalur në paralajmërimin e policisë. Serbet kanë kërcënuar policët e Kosovës në pikën kufitare, duke vazhduar rrugën këmbë në drejtim të Leposaviqit dhe Mitrovicës. Sipas burimit, këtë grup e përbëjnë persona nga e ashtuquajtura “Garda Car Llazarit” dhe të grupit fashist “Obraz”, e që dyshohet se janë të armatosur. Policia kufitare e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga njësitë speciale të Kosovës dhe ato të EULEX-it. Më tej, burimi ka shtuar se EULEX-i ka dhënë dritën e gjelbër që individët e grupit të serbëve që kandhunuar kufirin e Kosovës të arrestohen. Ndërsa, nga Prishtina për në Jarinje rreth orës 16:00 janë nisur edhe njësitë speciale të EULEX-it. Po këto burime kanë njoftuar se më herët gjatë ditës së enjte, në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje është futur edhe një grup tjetër serbësh, të cilët e kanë treguar dokumentacionin.
Mos jane shku me ja ba perhajr Shimes shtepine e re .
Krijoni Kontakt