Foto e Shoqatës
Foto e Shoqatës
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 18-12-2011 më 20:52
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
ÇKA PO I LË TJETRIT TRASHËGIM?
Intervistë e shkurtër me ish kryetarin e Shoqatës Shqiptare “Mërgimtari “, në Kiel të Gjermanisë, z. Ejup Krasniqin.
Intervistën e zhvilloi, Adem GASHI, Danimarkë
”Mjer ia djalë që vjen në botë nga një baba i papërkushtuar dhe nuk i lë asgjë trashëgim birit të tij; po ashtu mjer ai baba punëtor e i kamur po që ka një djalë plangprishës që pas tij gjithë pasurinë e bën rrush e kumbulla”.
Për Shoqatën ”Mërgimtari ” jam në dijeni së paku që 3 vite. Tri herë kam pasur kontakte dirkte me ta, ku më kanë lënë përshtypje të pashlyeshme ( në dy Festivalet ”Pranvera e fëmijëve 2009 dhe 2010” në Kopenhagë të Danimarkës dhe me rastin e Pvarësisë së Kosovës, vitin e kaluar ), ndërkaq sivjet për shkaqe personale nuk arrita të marr pjesë në manifestimin e organizuar për nder të 28 Nëntorit, edhe pse kam qenë i ftuar me ftesë. Sot mora vesh, se para pak ditësh në Kuvendin e dytë të shoqatës, qenkan bërë zgjedhjet e reja dhe tani kryetar është zgjedhur dikush tjetër.
Unë menjëherë vendosa ta kontaktoj ish kryetarin, z. Krasniqin për të bërë një blic bisedë.
*z. Krasniqi, derisa përpara të jam drejtuar me ”kryetar”, tash si do të ndihesh kur do të të drejtohem me ”ish kryetar”
Më vjen mirë i nderuar prof. Gashi që po ngulmoni që në ditët e parat të ”skadencës” sime si kryetar të hulumtoni deri ku kanë shkuar gjerat dhe ma merr mendja se këtë nuk po e bën pa qëllim, pra nuk po do të më lësh borxh që dikur të them: jo e bëra, jo s’e bëra unë! Respektin në këtë shoqatë besoj e kam arritur me punë dhe me sinqeritetin tim. S’e mohoj se ndihem edhe krenar, por këtë më mirë e më saktë do ta thotë e ardhmja, por edhe gjithë shokët e bashkëpunëtorët e mi të sinqertë, pa të cilët nuk do të ishim këtu ku jemi si shoqatë. Kemi qenë bashkë, prandaj kemi dalë më të fortë dhe kurdoherë fitimtarë.
* Mirë, kjo ishte një pyetje pak provokative, por edhe për të ta hequr ”stresin” … Fillimisht a mund të na tregosh për rrethanat se si iu themelua kjo Shoqatë dhe cili ishte qëllimi i krijimit të saj?
Valët e jetës ishin të pamëshirëshme edhe për ne, si për shumë bashkëkombës nga trojet shqiptare, valë të cilat na degësisen këtu në veri të Gjermanisë. Kur erdhëm këtu në fillim të viteve të 90-ta na ra qielli përmbi kokë, humbën shpresat se po humbnim gjithçka nga identiteti ynë, e ne ishim bërë një cop mishi me dy sy që flisnim gjuhën shqipe, andaj filluan organizimet tona ashtu si mundëm dhe rrethanat e kohës na imponuan që në korrik të vitit 2008 të formojmë Shoqatën Shqiptare ”Mërgimtari”, e cila me dinjitetin më të madh kombëtar ruan traditën, nderin dhe respektin kombëtar, pra u formuam si shoqatë për t’u treguar të tjerëve se edhe ne dimë e mundemi të veprojmë për komb e atdhe, për flamur e për gjuhen shqipe që nesër fëmijët tanë të dinë gjuhën e Naimit, këngen e Qamilit të vogël e Vaçe Zelës, vallen e ”Shotës” e humorin e Shkodrës.
* Si u prit formimi i Shoqatës nga komuniteti shqiptar dhe sa keni pasur përkrehjen e këtij komuniteti?
Në të vërtetë ne ishim të organizuar edhe më parë, por në fillim kemi pasur vështirësi. Njerëzit ishin irrituar nga ”Shoqëritë”, sepse shpeshherë në kryet të këtyre shoqërive ishin vënë njerëz profiterë për interesa personale, kështu të zhgënjyer hezitonin të merreshin me ne. Këta njerëz fatkeqësisht fitonin ne kurriz të kulturës. Mirëpo me kalimin e kohës njerëzit e kuptuan qëllimin tonë, se ishim në shërbim të tyre, e mbi të gjitha ishim në shërbim të fëmijëve të tyre. E ku ka gjë më të shtrenjtë në botë se fëmija. Do ta them një të dhënë, se pikërisht emërtimin e kësaj shoqate e kanë bërë vetë fëmijët. Pra, propozimin që kjo shoqatë të quhet ”Mërgimtari” ishte propozim i fëmijëve të shoqatës ato dallëndyshet e skyfterat që jan të mrekullueshëm. Nga komuniteti u mirëprit formimi i shoqatës edhe pse, si çdo kund kishte edhe rezerva, por kur u vërejt qëllimi ynë përkrahja ishte edhe më e madhe.
* Cila ka qenë fushëveprimi i Shoqatës?
Ne kemi punuar dhe do të punojmë vetem në drejtimin kombëtar, kuptohet jo me pushkë, por me fjalën e bukur shqipe, këngën e bukur shqipe, vallen e mrekullueshme të trevave shqiptare, humorin autokton shqiptar, me prezantimin e bukurive arkeoologjike e natyrore kombetare dhe të kuzhinës së mrekullueshme shqiptare, siç e dëshmojnë edhe tubimet me karakter nacional dhe internacional.
* Dhe ju u zgjodhët kryetar i Shoqatës për herë të parë
E ndjeva veten shumë të priviligjuar kur më propozuan për kryetar të shoqatës, punë e cila nuk ishte e lehtë, sepse çdo gjë u desh ta fillonim nga fillimi. Mirëpo me ndihmën e shokëve, ndihmë që ishte shumë e madhe arritëm që këtë shoqatë ta çojmë aty ku është sot e njohur në tërë trevat shqiptare.
*Sa ke arritur që gjatë mandatit tënd të realizosh synimet, ato që parashihen në statutin e Shoqatës?
Synimet tona jo vetëm që u realizuan, por edhe u tejkaluan e shpesh herë edhe vetë kemi bërë pyetjen: vallë e bëmë këtë apo atë ne?
* Çfarë aktivitetesh ka realizuar Shoqata gjatë këtij mandati?
Kemi marrë pjesë dy vite rradhazi në Festivalin ”Pranvera e Fëmijëve” në Kopenhagë të Danimarkës, ku edhe sot shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për mikëpritjen bujare që na është bërë. Atje u prezantuam me këngë, valle dhe humor; pastaj kemi organizuar manifestime për nder të të gjitha festave kombëtare dhe fetare, në të cilat kremte ka pasur pjesëmarrje masive të shqiptarëve nga krahina të ndryshme të Gjermanisë, por edhe nga shtetet fqinje; kemi organizuar javën e kulturës shqiptare, u prezentuam në tubime e aktivitete të ndryshme. Tubimet tona u pasqyruan disa herë edhe në RTK , pastaj në Radio ”Projekti21”, Radio/riki, në ”Bota sot”, ”Zëri info”, në gazetat gjermane këtu tek ne e deri tek syri i kamerës së Tv Kiel. Vlen të veçohet se jemi të parët që vizituam Ambasadën e Kosovës në Berlin, me mbi 25 fëmijë, por, kuptohet, gjithmon të bashkuar si shoqatë dhe jo si individë.
* Çfarë ka mbetur pa u realizuar dhe a kanë dalë edhe detyra të reja?
Uji që fle kundërmon, andaj ne nuk e kishim as nuk do e kemi ndërmend të flemë ndonjëherë, gjithmonë në sherbim të përhapjes së fjalës së bukur shqipe, kulturës e traditës sonë gjithmonë me pikësynimin e parandalimit të ”sëmundjes së shekullit” – asmimilimit!
* Kush është zgjedhur kryetar i ri?
Në kuvendin e fundit u propozova përsëri për kryetar, por për të respektuar statutin dhe normat ligjore unë është dashur të veproj ashtu siç më kishte hije. Kryetari i tanishëm u zgjodh një njëri i urtë ,i dashur, puntor; njëri që merret me muzikën dhe që të bardhës i thotë e bardhë e të zezës e zezë. Prandaj nuk hezitoj se në shoqatë do të vazhdojë puna sikur është punuar deri më tani, pasi ai është pjesë e sajë që nga fillimi. Është pra fjala për Nehat Mehanën, nga komuna e Vushtrrisë. Unë për veten time ndjehem shumë mirë që edhe më tutje do të punoj me një njëri si kryetari i ri, Nehat Mehana, por tani si anëtarë i shoqatës.
* Atëherë çfarë po i lë trashëgim kryetarit të posazgjedhur, d.m.th. në çfarë gjendje po e lë Shoqatën?
Raporti i punës dhe raporti i arkës jan në një gjendje shumë të mirë mos të them në një gjendje që s’e kemi pasur më parë, sidomos këtë vit vlen të theksohet se sponzorët ishin të shumtë. Dhe njeriu ka të drejtë të pyes: po vallë nga gjithë këta sponzorë? Po, puna dhe aktiviteti ynë i treguar bëri që ata të mos kursejnë asgjë. Sponzorët tanë ishin nga rrethina e Nyrnbergut, si dhe firma ku punojnë shqiptarët, persona privatë, sigurime të ndryshme etj, dhe e gjithë kjo pasi ne u dëshmuam se me të vërtetë me punën tonë kemi arritur shumë. Edhe pse po e lë në një gjendje të mirë shoqatën, ende ka shumë punë, sepse aty çdo javë vijnë fëmijë të rinj të mësojnë bukurinë e shqipes, dhe përherë priten me plot gëzim e respekt nga mësuesi, Afrim Hasani – apo siç e quajmë ne, Migjeni ynë!
* A do të thotë kjo se me skadimin e afatit si kryetar shoqate do të pushojë edhe aktiviteti dhe angazhimi yt?
Jo, jo, jo, asnjëherë! Asnjëherë kjo nuk vjen në konsideratë, por tani do të punoj besoj edhe më shumë, sepse të jesh kryetar i një organizmi të tillë duhet të jesh tejet i kujdesshëm. Në këto 3,5 vite jam munduar të jem për të gjith një, por për punën time do të flasë koha dhe shoqëria ime, të cilët i falënderoj për të gjitha punët që i kemi bërë bashkë, e që do i bëjmë edhe në të ardhmen. Unë jam pjesë e kësaj shoqate dhe do të jem pjesë e saj përherë.
*Çfarë do të ishte porosia jote për kryetarin e ri?
Pasi kryetari i ri është edhe ai vetë pjesë e kësaj shoqate, që nga themelimi, nuk kam ndonjë porosi të veçantë, vetëm le të vazhdojë me ritmin e viteve të kaluara dhe del mirë! Unë i uroj suksese, punë të mbarë e shëndet dhe besoj se me ndihmën e të gjithëve do të arrijë që këtë shoqatë ta çojë më tutje - vetëm përpara.
*Po për anëtarësinë?
Të jesh anëtar i sinqertë, puntorë i pa lodhshëm, ndihmës pa hile nuk ka gjë më mirë. E ne kemi fatin që kemi një antarësi të tillë, sepse antarësimi është me vetëdëshirë në shoqatën tonë, prandaj kemi respektuar statutin e shoqatës, sepse aspekti statutar duhet të jet i pa prekur, se po të kishim devijuar këtu - do të dështonim që në fillim.
Për fund?
Falënderoj të gjithë miqtë e mi nga Gjermania, Danimarka, Suedia, Amerika e deri në Australinë e largët, të cilët, sa isha në postin e kryetarit kanë ndihmuan tej mase këtë shoqatë të jet aktive dhe kerkoj nga ata që edhe më tutje ta bëjnë një gjë të tillë, sepse kjo shoqatë të bën të ndjehesh edhe më shqiptar, e sidomos kur jeni në dhe të huaj. Dhe fare në fund, të falënderoj përzemërisht, i nderuar prof. Gashi, për punën tuaj të pa lodhshme në ruajtjen e kulturës kombëtare.
Të faleminderit.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
mos harro te marresh ne interviste edhe kryetarin e ri..duhet ti degjojme dy palet..
po me vjen mire qe paska pase ndryshime ne kreun e kesaj shoqate..jemi mesuar tashme ne shqiptaret me kryetare te perjetshem..jemi mesuar me krijime shoqatash fiktive vetem e vetem me marre fonde te majme nga shteti ku jetojne..ish kryetari qenka treguar gjentil..ja paska hape rrugen nje tjetri..e habitshme...
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Krijoni Kontakt