Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576

    Debate në Kuvend, Tahiri dhe Dule, replika për Çamërinë

    Parlamenti mbajti sot 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave nga Masakra greke në Camëri me kërkesë të kryetarit të PDU, Shpëtim Idrizi. Kjo u bë shkak që deputeti i Partisë Drejtësi dhe Unitet (PDU), Dashamir Tahiri të debatonte sot ashpër në Kuvend me deputetin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, (PBDNJ), Vangjel Dule, pasi ky i fundit nuk u ngrit në këmbë kur parlamenti mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave të genocidit ndaj popullsisë çame.

    Tahiri në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit sulmoi kreun e PBDNJ, Vangjel Dule se mohon cështjen Came dhe se nuk respektoi zinë e mbajtur sot nga Kuvendi.
    “Parlamenti mbajti 1 minutë heshtje për përkujtimoren e masakrës së camërisë. Por ti nuk u ngrite në këmbë, por ja ku po ta them unë, të mësoj unë si mbahet zia, ty klyshi i Zervës”.

    I menjëhershëm ka qënë reagimi i Vangjel Dules që nga vendi u shpreh i indinjuar më shumë për faktin se Kryetarja e Parlamentit nuk reagoi. Dule iu përgjigj duke thënë se sjellja e tij është personale.
    “Kur bëhen kërcënime të tilla këtu menjëherë mblidhen truprojat, nuk e di pse zonja Topalli nuk reagon kur nga podiumi bëhen kërcënime reale. Ja ku po e them se kur ngrihem unë e për cfarë ngrihem e flas në podium, është cështje individuale, se kjo që bërë ti sot është kërcënim I hapur ndaj meje. Qëndrimi i im është pjese e zgjedhjes dhe bindjeve të mia dhe këtë nuk mund ta diskutoj me askënd”. Tha Dule.

    Përplasja dhe replikat mes dy deputetëve e detyruan drejtuesin e Kuvendit të ndërpresë për pak minuta punimet e Kuvendit
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  2. #2
    Per mua ka bere gabim deputeti cam. Nuk mund ta detyrosh me zor tjetrin te ngrihet ne kembe, aq me teper nje deputet te minoritetit grek. Sigurisht qe ky i fundit do beje politiken e shtetit helen dhe nuk kishte si te cohej ne kembe edhe pse do te ishte shume njerezore sikur ta ta bente nje gje te tille. Keshtu qe perfundimisht ia futi pak kot deputeti cam Tahiri dhe Dule fitoi me teper pike duke ruajtur qetesine.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Per mua ka bere gabim deputeti cam. Nuk mund ta detyrosh me zor tjetrin te ngrihet ne kembe, aq me teper nje deputet te minoritetit grek. Sigurisht qe ky i fundit do beje politiken e shtetit helen dhe nuk kishte si te cohej ne kembe edhe pse do te ishte shume njerezore sikur ta ta bente nje gje te tille. Keshtu qe perfundimisht ia futi pak kot deputeti cam Tahiri dhe Dule fitoi me teper pike duke ruajtur qetesine.
    une cam nuk jam,por eshte ofeze shoku.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    une cam nuk jam,por eshte ofeze shoku.
    Ore, ofeze mund te jete, mbase me mire do ishte te mos ishte fare ne salle ne ate moment Dule, por dhe tjetrin me zor nuk e con dot ne kembe. Si thua ti "Hajde cohu se dua une"!. Ai eshte grek dhe do beje politiken e Grekut. Per Greqine nuk egziston si ceshtje. Nese Dule ngrihej ne kembe do te thoshte dhe njohje te ceshtjes. Greqia ne te ardhmen e afert ka per ta njohur si ceshtje se nuk ka rruge tjeter, atehere ka per ta njohur dhe Dule me Bollanon bashke. Deri atehere camet taksirat e kane te bejne dhe pa Dulen.

    P.S. Ore paguajne mire aty ne Gjermani se ketej nga Amerika ka rene kartagjena?
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ore, ofeze mund te jete, mbase me mire do ishte te mos ishte fare ne salle ne ate moment Dule, por dhe tjetrin me zor nuk e con dot ne kembe. Si thua ti "Hajde cohu se dua une"!. Ai eshte grek dhe do beje politiken e Grekut. Per Greqine nuk egziston si ceshtje. Nese Dule ngrihej ne kembe do te thoshte dhe njohje te ceshtjes. Greqia ne te ardhmen e afert ka per ta njohur si ceshtje se nuk ka rruge tjeter, atehere ka per ta njohur dhe Dule me Bollanon bashke. Deri atehere camet taksirat e kane te bejne dhe pa Dulen.

    P.S. Ore paguajne mire aty ne Gjermani se ketej nga Amerika ka rene kartagjena?
    20 vjet po ajo rroge.

    cmimet ICE::::rogat tren me avull

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kujtohet genocidi cam
    25/06/2010 10:00

    Komuniteti cam eshte mbledhur me rastin e 66-vjetorit te genocidit.
    Të mbijetuarit nga masakra e grekeve ndaj ketij komuniteti kane risjelle kujtime nga me te dhimbshmet, të cilat ata i kane perjetuar ne femijerine tyre. Kreu i PDI-së Tahir Muhedini ka theksuar se ketij komuniteti i jane shkelur te gjitha te drejtat e tij.

    "Edhe politika shqiptare duhet ta marrë seriozisht dhe të sensibilizojë zyrat evropiane për këtë padrejtësi, për mohimin e të drejtave të njeriut të komunitetit cam", u shpreh Muhedini.

    Nëpermjet nje ekspozite te hapur pikerisht me rastin e 66- vjetorit te genocidit jane risjelle nepermjet fotove figura te shquara,vlerat historike dhe trashegima e tradites came.
    Top Channel

    Vetëme ne jemi ai popull që duron kësi idotizma nga popuj te tjerë.
    Jo me zor , po tu e rrahur si një qen rruge e kisha ngirt at idot grk në këmbë!

    Nuk jam cam , dhe nuk ka lidhja kjo fare , po kjo qështje duhet të bëht e rëndësishme ashtu sic edhe meriton të jet ,nga shteti i Shqipëris dhe ai i Kosoves!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA ME LAPERA PO LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES!
    BAC, NUK PO INTERESOHEN PËR CAMËRI KJO PARI POLITIKE E KEQE NË SHQIPËRI E KOSOVË!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #7
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Vorioepirioti Dule nuk nderon viktimat çame të gjenocidit grek

    Vorioepirioti Dule nuk nderon viktimat çame të gjenocidit grek

    Plas debati në kuvend mes çamëve dhe grekëve

    Seanca e djeshme parlamentare sërish është përfshirë nga debati i ashpër. Këtë radhë protagonistët e sherrit në sallën parlamentare kanë qenë çamët dhe grekët, ku vorio epirioti Vangjel Dule, nuk ka nderuar viktimat e çamëve të gjenocidit grek, ashtu sikurse kanë vepruar të gjithë deputetët e pranishëm në sallë. Deputeti i PDU,

    Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme parlamentare kërkoi mbajtjen e një minute heshtje nga ana e deputetëve në nderim të viktimave të pafajshme. Kjo u bë shkak që deputeti i Partisë Drejtësi dhe Unitet (PDU), Dashamir Tahiri të debatonte ashpër me deputetin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, (PBDNJ), Vangjel Dule, pasi ky i fundit nuk u ngrit në këmbë kur parlamenti mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave të genocidit ndaj popullsisë çame. Tahiri në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit sulmoi kreun e PBDNJ, Vangjel Dule se mohon çështjen Çame dhe se nuk respektoi zinë e mbajtur nga Kuvendi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vangjel Dules që nga vendi u shpreh i indinjuar më shumë për faktin se Kryetarja e Parlamentit nuk reagoi. Përplasja dhe replikat mes dy deputetëve e detyruan drejtuesin e Kuvendit të ndërpresë për pak minuta punimet e seancës parlamentare.


    Idrizi
    Kjo javë është shpallur java e Çamërisë nga Partia Drejtësi dhe Unitet. Data 27 e këtij muaji përkon me vrasjen e 2600 vetëve 66 vjet më parë. Duke folur për këtë gjenocid, deputeti Idrizi e konsideroi këtë masakër shfrim të justifikuar jo mbi një ushtri të zënë rob, por mbi një popullsi të pafajshme të dënuar kolektivisht, kombëtarisht. Duke folur në emër të PDU, deputeti Idrizi bëri me dije se nuk do të reshtin së kërkuari drejtësi, derisa të dënohen ata që kryen krimet e përbindshme që sipas tij njollosin çdo ndërgjegje njerëzore. “Me kujtimin e tyre sot, Partia për Drejtësi dhe Unitet, nuk bën një ritual rutinor të përvitshëm. Ajo kërkon drejtësi për një pjesë të popullit dhe kombit shqiptar, si popullsia çame, një popullsi që ka një histori të ndritshme rezistence, lufte ndaj pushtuesit, që i ka dhënë kombit të vet, pasuri kulturore, muzikore, folklorike të paçmuara”, u shpreh Idrizi. Ai informoi gjithashtu se PDU ka mbledhur dhe vazhdon të mbledhë prova që këta kriminelë, të udhëhequr nga Napoleon Zerva, bashkëpunëtori më i madh i gjermanëve në republikën fqinje, të dënohen më në fund. Duke folur në emër të PDU ai theksoi se ata kërkojnë që pala greke të kërkojë falje për këtë krim të shëmtuar, që pala greke t’i kthejë pronat atyre që i takojnë dhe gjithashtu të nderohen viktimat e pafajshme, që dhanë jetën pafajshmërisht vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Po ashtu PDU së bashku me komunitetin çam kërkon që të ngrihet një lapidar, një memorial në qendrat e qyteteve ku ata u larguan me forcë. “Ne po grumbullojmë materiale për të ndjekur ligjërisht, padrejtësinë që është kryer mbi popullsinë tonë. Ne po asistohemi nga një studio mjaft prestigjioze britanike, e specializuar për krimet e luftës dhe shumë shpejt do të shihet se çdo arrijmë të bëjmë”, u shpreh Idrizi. Në këtë drejtim ai shtoi se PDU është e angazhuar që, brenda kuadrit ligjor europian dhe ndërkombëtar, të realizojë drejtësinë për popullsinë martire çame dhe se kjo parti do të vazhdojë me mjete politike të kërkojë dhe të realizojë drejtësi.


    Parlamenti të respektojë historinë e vet
    Deputeti Idrizi, kërkoi gjithashtu respektimin e çështjes çame edhe nga ana e parlamentit shqiptar, duke sjellë në vëmendje nderimin e viktimave të ushtrisë greke, që vdiqën nga lufta, apo nga dimri, në malet dhe luginat tona. “Ishte ky parlament, që miratoi 27 qershorin si ditë përkujtimore e genocidit grek mbi popullsinë e martirizuar Çame. Ishte kreu i partisë Demokratike Sali Berisha, që ndërsa vinte në pushtet në vitin 1992, kërkonte kthimin e Çamëve në trojet e tyre dhe rifitimin e të drejtave pronësore për të gjithë shqiptarët e Çamërisë. Popullsia çame nuk ishte një popullsi bashkëpunëtore, siç pretendojnë ata që kanë revizionuar historinë e tyre, pjesë e vendit, që ka dënuar më pak se të gjithë "bashkëpunëtorët realë të fashizmit". Kjo që them, është provuar nga dhjetëra historianë realistë grekë, nga raportet diplomatike të ambasadorit italian në Greqi, atij amerikan gjatë luftës së dytë botërore, etj, etj”, nënvizoi Idrizi.

    Java e Çamërisë, kujtohet gjenocidi grek ndaj popullsisë së pafajshme
    Kjo javë është shpallur java e Çamërisë, nga Partia Drejtësi dhe Unitet dhe në Tiranë janë parashikuar një sërë aktivitetesh. 27 qershori 1944 njihet tashmë si dita e gjenocidit grek ndaj popullsisë çame. Kreu i PDU, Shpëtim Idrizi informoi se mes aktiviteteve të shumta, pikërisht në 66 vjetorin e masakrës mbi popullsinë çame, do të zhvillohet dhe një simpozium për Çamërinë. “Me organizimin e një jave të Çamërisë, pikërisht në 66 vjetorin e masakrës mbi popullsinë çame, ne duam t'i kujtojmë të gjithëve se ne jemi këtu. Se mesazhi i mbijetesës ka kaluar brez pas brezi, me tregimet e gjyshërve, me këngët dhe vallet e tyre të mrekullueshme, që edhe ato duan të na i përvetësojnë. Ne duam të tregojmë se ne nuk kemi harruar. Se tashmë forca jonë politike, një subjekt parlamentar i ka hapur të gjitha pistat e vendosjes së drejtësisë. Atë juridike, nëpërmjet procedimit të kriminelëve të luftës, që kanë mbetur gjallë”, u shpreh ai. Në këtë drejtim, Idrizi shtoi se më datën 26 qershor në Qafë Botë, më 27 Qershor me simpoziumin për Çamërinë do të nderohen të rënët fatkeqë të asaj masakre. Ndër të tjera, ai theksoi se pjesë e këtyre aktiviteteve do të jenë edhe shumë personalitete nga të gjitha trevat shqiptare. “Unë ju ftoj të nderuar deputetë të vini dhe ju, dhe të jemi të gjithë bashkë të majtë dhe të djathtë për të nderuar ata, që u martirizuan vetëm se ishin shqiptarë”, iu drejtua Idrizi kolegëve deputet të cilit ishin të pranishëm në seancën e djeshme parlamentare. Komuniteti çam gjithashtu do i drejtohet varrezave të Kllogjerit, ku prehen 2700 viktima të pafajshme. Më pas ky komunitet do të drejtohet në Qafë Botë, ku është porta ku hynë të parët e tyre. Këtë radhë në Qafë Botë do të jenë edhe shumë shqiptarë nga Maqedonia, Kosova, ku është konfirmuar pjesëmarrja e tyre. 27 qershori 1944 njihet tashmë si dita e gjenocidit grek ndaj popullsisë çame. Gjatë dëbimit me dhunë, shumë u vranë dhe u masakruan.

    Parlamenti, 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave çame
    Parlamenti mbajti një minutë heshtje në kujtim të të gjithë viktimave çamë që u vranë gjatë dëbimit me dhunë nga trojet e tyre 66 vjet më parë. Kërkesa për nderimin e tyre u bë nga kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, deputeti Shpëtim Idrizi gjatë mbajtjes së fjalës së tij në seancën e djeshme parlamentare. “Ju kërkoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të viktimave të pafajshme, të asaj utopie si ajo e "shtetit etnik të pastër", që një burrë i madh, presidenti Havel, e ka quajtur "më të rrezikshme se komunizmi", ka theksuar Idrizi. Kjo javë është shpallur java e Çamërisë, nga Partia Drejtësi dhe Unitet dhe në Tiranë janë parashikuar një sërë aktivitetesh.

    Dule: Qëndrimi im, pjesë e zgjedhjes dhe bindjeve të mia
    I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PBDNJ, Vangjel Dule pas akuzave të lëshuara në emër të tij nga deputeti i PDU, Dashamir Tahiri dhe kritikës për mospërfshirjen në mbajtjen e një minute heshtje në sallën parlamentare nga deputetët për viktimat çame. Dule u shpreh i indinjuar më shumë për faktin se kryetarja e Parlamentit nuk reagoi. Dule iu përgjigj duke thënë se sjellja e tij ishte personale. “Nëse kjo do të kishte ndodhur nga kushdo deputet në parlament, zonja kryetare do të kishte rendur të propozonte masa dhe ndëshkime. Nuk e di pse nuk veproi në këtë vend kur nga podiumi bëhen kërcënime reale. Ja ku po e them se kur ngrihem unë e për çfarë ngrihem e flas në podium, është çështje individuale, se kjo që bërë ti është kërcënim i hapur ndaj meje. Qëndrimi i im është pjesë e zgjedhjes dhe bindjeve të mia dhe këtë nuk mund ta diskutoj me askënd”, iu drejtua Dule, deputetit Tahiri. Ndërkaq, në momentin kur deputeti i PDU, Dashamir Tahiri ka akuzuar Dulen seancën parlamentare po e drejtonte zv/kryetari i parlamentit Nasip Naço.




    Blerina Gjevori

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...tike&Itemid=60

  8. #8
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Ja edhe ajo se cfare ka ndodhur realisht ne kuvend

     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •