Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anėtarėsuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Nga feja Islame ne ate te Krishtere

    Duke shfletuar ne internet gjeta 2 rrefime qe me pelqyen dhe vendosa ti postoj

    Quhem Ibrahim dhe rrjedh nga njė familje me traditė myslimane nga Kosova. Qė nga fėmijėria interesi im pėr religjionin ishte i madh. Mahnitesha me idenė se kishte njė Perėndi qė kishte krijuar ēdo gjė nė qiell dhe tokė dhe pėrpiqesha tė kuptoja se si ishte ky Perėndi. E mbaj mend gjyshen time si mė mėsonte t'i recitoja suret para gjumit, mė merrte nė dhomėn e saj qė tė falesha me tė dhe mė thoshte qė kur tė kem frikė nga errėsira pėrsėritja tri herė rresht Bismilahi do tė largonte tėrė frikėn time.

    Familja ime e ngushtė pėrbėhej nga prindėrit dhe vėllai. Vėllai im ishte afėr 8 vjet mė i madh se unė. Nė kohėn kur unė isha nė shkollėn fillore ende ai filloi studimet nė Universitet. Ishte shumė i dedikuar ndaj mėsimeve deri nė kohėn kur u helmua me anė tė gazit lotsjellės nė konvikt nga forcat okupatore qė nė atė kohė ishin nė Kosovė. Qė nga ai moment vėllai nuk ishte nė gjendje tė mirė shėndetėsore. Vetėm njė vit mė pas ai u sėmurė shumė rėndė dhe mjekėt nuk arritėn as ta diagnostikonin sėmundjen e tij pėrveē dekleratės sekishte fituar njė sėmundje tė sistemit nervor qė ia dobėsonte muskujt vazhdimisht. Njė vit mė pas ai vdiq. Kjo tragjedi nė familjen time ndryshoj tėrė kahen e jetės sonė. Unė isha katėrmbėdhjetė vjeē kur e humba vėllanė. Mami im kishte rėnė nė njė depresion tė thellė ndėrkohė qė babai pėrpiqej tė gjente veten mė thellė nė fenė islame.

    Pėr mua kjo ishte periudha e kėrkimit tė sė vėrtetės rreth Perėndisė duke u thelluar nė besimin e fesė islame. Vazhdimisht shkoja nė xhami, lutesha (nė gjuhėn arabe), lexoja Kuranin dhe gjithė literaturėn islame dhe gjeja kėnaqėsi nė atė qė bėja. Sa herė qė shkoja nė xhami e falėnderoja Perėndinė qė isha i lindur mysliman sepse Islami ishte feja e vetme e pranuar nga Zoti dhe e vetmja mėnyrė e shpėtimit. Njė botėkuptim rreth Islamit ishte formuar nė mendjen time: Kurani ėshtė shpallja e fundit qė kishte zbritur nga Allahu; Zoti ėshtė njė, nuk ishte i lindur dhe as nuk kishte lindur dikė, dhe askush nuk ishte i barabartė me tė. Vendimet e tij janė sovrane dhe unė duhet tė pajtohesha me ēdo gjė qė vinte nė jetėn time. Allahu mund tė tė pranonte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pa ndonjė ndėrmjetėsues. Zoti nuk kishte nevojė pėr djalė dhe ajo ēfarė tė krishterėt besonin ishte mėkati mė madh i njohur si “shirk” dhe ata do tė jenė tė pafalur nė ditėn e gjykimit duke e konsideruar njė profet tė Allahut (Isanė) Zot. Unė duhej tė kisha kujdes ndaj ēdo idhujtarie nė jetėn time sepse Zoti ishte i rreptė dhe mund tė mė pasonte edhe mua dėnimi. Kėto ishin botėkuptimet e mia deri nė periudhėn kur regjistrova fakultetin dhe lėviza nė kryeqytetin e vendit tonė. Dhe ajo qė vėrehej mė shumė gjatė kėsaj periudhe ishte kureshtja pėr tė mėsuar sa mė shumė nga feja islame, tė lutesha dhe agjėroja por edhe nė tė njėjtėn kohė nė zemrėn time filloi njė urrejtje pėr tė krishterėt dhe hebrenjtė. Nuk e dija nga ishte burimi i kėsaj urrejtjeje por sa mė shumė besoja nė islamizėm aq mė tepėr rritej urrejtja pėr tė krishterėt. Mbase kjo ishte edhe nga fakti se nė xhamitė qė shkoja unė vazhdimisht flitej kundėr kėtyre komuniteteve dhe mbaj mend njėherė nė njė ambient religjioz nė shtėpinė e xhaxhait tim se si hoxha mėsonte se “jahuditė” janė popull i mallkuar, asnjė gjė e mirė nuk vjen nga ta vetėm sherri dhe se Zoti nė ditėn e gjykimit do t’i dėnonte ashpėr. Megjithatė pėr veten time tė krishterėt ishin ata qė meritonin mė tepėr dėnimin sepse e kishin shndėrruar njė njeri tė thjeshtė nė Zot duke blasfemuar me njėsinė e tij dhe nuk e kuptoja fare si kishin mundur tė bėnin njė gjė tė tillė. Ishte plotėsisht e papranueshme, plotėsisht e pakuptueshme, tejet neveritėse.

    Nė momentin kur isha nė vitin e dytė tė studimeve, vendosa tė banoja me kushėririn tim qė studiontr po ashtu. Kjo ishte periudha mė e mirė e jetės sonė studentore ku ndanim shumė ēka nga jetėt tona dhe diskutonim pėr gjėra tė ndryshme tė jetės madje edhe nė orėt e mėngjesit ndonjėherė. Religjioni ishte njėra ndėr pikat qė diskutonim. Kushėriri im (tashmė shoku i dhomės) ishte person qė vinte nga njė prapavijė sekulare dhe nuk ishte i dhėnė shumė pas fesė. Megjithėse lexonte literaturė tė ndryshme fetare herė pas here ai besonte se Perėndia ekzistonte por qė ne si njerėz “intelektual” tashmė duhej tė shikonim para karrierėn dhe pėrmbushjen e ambicieve njerėzore. Kushėriri im kishte njė dajė qė jetonte nė Finlandė i cili kishte pranuar Krishtin shumė vite mė parė. Ai kishte provuar tė diskutonte me shokun tim tė dhomės shumė herė por nė njė moment tė caktuar shoku im i dhomės e kishte ndėrprerė bisedėn me tė sepse ai kishte filluar tė ishte shumė imponues nė bindjet e tij. Nė linjėn gjakore ishte edhe kushėri i imi. Mė interesonte tė diskutoja me tė sepse kisha dėgjuar qė ai kishte devijuar plotėsisht nga rruga e vėrtetė.

    Pėr kushėririn tonė nė Finlandė ky ishte sinjali i gjelbėr pėr tė filluar diskutimin qė e kishte ndėrprerė me cimerin tim. Mė kujtohet pyetja e parė qė i bėra atij: ēfarė tė shtyu tė ndėrrosh fenė? Njė orė telefonate nuk mjaftoi tė pėrgjigjej prandaj vazhdoi duke telefonuar pothuajse ēdo ditė, madje edhe nga disa orė. Mė dėrgoi Biblėn e parė nė gjuhėn shqipe qė nga Finlanda sė bashku me ca fletushka tė tjera qė kishte gjetur nė gjuhėn shqipe. Sė bashku me kėtė literature kushėriri ynė i pėrbashkėt na ēoi edhe njė pako me kaseta ku fliste pėr besimin nė Jezusin dhe dallimet nė mes fesė sė krishtere dhe asaj islame. Kisha Biblėn pėr here tė parė nė dorė dhe pas leximit tė disa pasazheve e ndėrpreva. Ishte ajo neveri qė kisha pėr besimin e krishterė sa nuk mė bėnte tė ndjehesha mirė aspak pėr tė lexuar shkrimin e tyre. Ndonėse bisedat dhe diskutimet tona vazhdonin intensivisht. Ai ishte njė person shumė entuziast dhe me zjarr pėr besimin e tij tė ri nė Jezusin. Ndėrkohė qė ai mė fliste pėr Jezusin si rrugėn e vetme tė shpėtimit unė kundėrpėrgjigjesha me atė se Kurani ėshtė fjala e fundit dhe nuk mund tė krahasohej me Biblėn e cila ishte e ndryshuar nga dora e njeriut. Shkova nė xhami njė ditė kur nė librarinė e tyre pash libra tė autorit Ahmed Didat kryesisht qė flisnin rreth gabimeve dhe kontradiktave nė Bibėl. Mendova kjo ishte mėnyra ime pėr ta sulmuar dajėn tani me pyetjet qė do t’i merrja nga kėto libra dhe jo se kisha lexuar Biblėn sepse nuk e doja atė libėr. Pėr habinė time ai kishte pėrgjigje nė shumicėn e atyre pyetjeve qė i bėja. Pėr ato qė s’arrinte tė pėrgjigjej nė telefon fliste nė kaseta dhe dukej qė detyra ime qė kisha marrė pėr ta gjetur Biblėn kontradiktore dhe nė gabime nuk ishte gjė e lehtė.

    Kjo periudhė kėshtu vazhdoi rreth 6 muaj apo pak mė shumė dhe ishte njė kohė jo shumė e lehtė pėr t’u ballafaquar nė mbrojtje tė besimit tim islamik dhe ekspozimit tė njė bindjeje tjetėr nga ana e krishterė, e cila ēdo herė e mė shumė dukej qė kishte kuptim. Duke qenė se preokupohesha shumė pėr kėtė ēėshtje fillova tė kisha edhe ėndrra. Pash nja dy herė se isha bėrė i krishterė dhe kur zgjohesha mė kaplonte frika se mos ndodhte me tė vėrtetė kjo gjė. I paramendoja tė gjitha problemet qė mund tė kisha nga familja por mbi tė gjitha mendoja qė do tė isha i humbur sepse feja e krishterė nuk mund tė ishte e vėrtetė me gjithė atė shirk qė bėjnė. Me gjithė faktin se nuk doja ta lexoja Biblėn, nga ajo pak qė kisha lexuar sikurse edhe nga diskutimi me dajėn disa vargje biblike mė silleshin vazhdimisht nė mendje: “Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta, askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje” (Gjoni 14:6); “Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson...ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq por ka kaluar nga vdekja nė jetė (Gjoni 5:24); “Unė dhe Ati jemi njė”(Gjoni 10:30); “Kush mė sheh mua, sheh atė qė mė ka dėrguar” (Gjoni 12:45). Tė gjitha kėto vargje kishin tė bėnin me Jezusin dhe natyrėn e tij hyjnore dhe shpesh ishin tė rėnda pėr mua. Nė mendjen time zhvillohej njė luftė frymore dhe aspak nuk kisha qetėsi nė shpirtin rreth asaj se cila ishte e vėrteta tani, ku gjendej ajo nė Bibėl apo Kuran, a ishte Muhamedi i dėrguari i fundit apo Jezusi Shpėtimtari i botės? Po sikur tė ishte pėrpjekje e djallit pėr tė mė konvertuar nė krishterim? Por ēfarė nėse ėshtė e vėrtetė kjo gjė rreth Jezusit qė paska t'i falte mėkatet tona? Po sikur tė mė paraqitej Jezusi personalisht...? Kisha dėgjuar pėr dėshminė e Gulshan Esterit e cila kishte qenė e paralizuar dhe pas tre vitesh rresht lutjeje Jezusi i shfaqet nė dhomėn e saj duke e shėruar plotėsisht. Jo, jo nuk do lėshohem nė kėto gjėra, unė e kam besimin tim dhe jam i kėnaqur me kėtė. Madje edhe nė qoftė se mė del Jezusi ballė pėr ballė do ta refuzoj atė. Por a thua do tė mund t'i thoja atij qė kjo ėshtė mashtrim nga djalli? Nuk e di, nuk e di...!

    E ndėrpreva komunikimin me dajėn, i thashė qė kemi diskutuar mjaft rreth islamit dhe krishterimit, "e kam kuptuar mendimin tėnd por unė e kam besimin tim." I shmangesha sa herė qė merrte nė telefon. Ndonėse shoku im i dhomės vazhdonte tė bisedonte me tė dhe sikur qė i ishte hapur apetiti pėr ēėshtje religjioze. Bibla tė cilin kishte filluar ta lexonte i bėnte pėrshtypje ēdo ditė e mė shumė deri nė momentin nė njėrėn prej ditėve mė tha: “Ibrahim mendoj qė ēdo intelektual duhet ta lexojė Biblėn tė paktėn njė herė nė jetė. Ėshtė njė libėr qė ia vlen tė lexohet”. Po habitesha edhe vetė se ēfarė po ndodhte me tė tani, nė fillim kur unė erdha tė banoja me tė nuk ishte shumė i interesuar pėr ēėshtjet religjioze dhe kishte ndėrprerė diskutimet me dajėn tonė njėjtė siē kisha vepruar edhe unė tani. Ndėrkohė qė tani po e lexonte Biblėn, vazhdonte tė bisedonte me dajėn dhe po mė kėrkonte mua qė ta lexoja Biblėn. I thashė qė do ta lexoja njė ditė ndonėse me mendjen time thosha qė nuk do ta bėjė kėtė gjė sepse nuk e kisha studiuar ende Kuranin aq thellėsisht sa tė bėja njė zgjedhje rreth kėtyre dy feve. Pėr mė tepėr Kurani ėshtė njė libėr qė nuk kuptohet lehtė dhe pėr t'i kuptuar ca vargje njeriu duhej konsultuar me Tefsirin. Dhe unė kėtė se kisha bėrė megjithėse lexoja literaturė tjetėr islame.

    Kushėriri im i dhomės vazhdoi tė lexonte Biblėn dhe ēdo ditė e mė shumė prekej nga thellėsitė e diturisė dhe mėsimeve qė gjendeshin aty. Nuk kaloi shumė kohė kur dėgjova tė mė thoshte qė kishte marrė njė vendim tė rėndėsishėm nė jetėn e tij qė do tė ndiqte Krishtin si Zotin dhe Shpėtimtarin e tij. Bibla kishte njė kuptim shumė tė thellė pėr tė dhe tashmė e kisha humbur shokun tim tė dhomės, kushėririn dhe bashkėbiseduesin. Isha vėnė nė siklet tė madh. Mendoja qė nuk do tė mund tė vazhdoja tė jetoja me tė meqė ishte bėrė i krishterė, dhe unė ende me frymėn islamike e shihja si barrierė tė mėtejshme. Ia morra inatin por qė thjesht s’kisha ēfarė tė bėja sepse ai tashmė kishte bėrė atė qė duhej tė bėnte.

    Duke konsideruar gjithė luftėn frymore qė po kaloja, kisha vendosur t’i lutesha vetė Zotit tė mė tregonte tė vėrtetėn. “O Zot, unė e di qė feja islame ėshtė e vėrteta, por nėse rastėsisht nuk ėshtė tė lutem ma bėj tė njohur.“ Kjo ishte lutja qė kisha filluar ta bėja tashmė ēdo natė duke i kėrkuar Perėndisė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tė mė shfaqej. Nuk doja mė tė bisedoja nė lidhje mė kėtė as me dajėn por as me kushėririn tim qė e kisha nė dhomė. Doja tė ishte diēka vetėm nė mes meje dhe Zotit. Ndonėse nuk ishte periudhė e lehtė pėr tu kaluar. E gjithė kjo betejė mendimesh nė mendjen time mė rezultoi nė njė mendim tė tillė njė natė sa tė kėrceja nga kati i nėntė i banesės ku jetonim. Kėrce dhe lirohu nga tė gjitha kėto dėgjohej nė zė i ashpėr nė mendjen time. Nuk do tė dorėzohem thosha me vete dhe nuk do bie pre e kėtyre mendimeve tė liga. Zoti vazhdonte tė ishte dėshmitari i vetėm pėr mua i cili e dinte tė vėrtetėn.

    Disa ditė mė pas kushėriri mė solli njė libėr qė quhej “Toka ime mė e dashur”. Ai e kishte lexuar kėtė libėr dhe e kishte parė si diēka qė do tė mund tė ndikonte nė mua. Mė la librin mbi tavolinėn e punės. Ndėrkohė qė po lexoja diēka tjetėr nė atė moment, diēka mė shtyri ta merrja kėtė libėr nė dorė. Kushėriri tashmė kishte shkuar pėr tė fjetur. Isha plotėsisht vetėm nė dhomė dhe hapa faqet e para tė librit. Filloi tė mė dukej mjaft interesante dhe po vazhdoja ta lexoja. Autori ishte i shekullit tė kaluar por i kishte thurur aq bukur ato vargje sa nė ēdo varg qė lexoja diēka lehtėsohej tek unė. Nė mes tė tjerash mendoja pėr kėto rreshta qė thoshin: “Zoti nė ditėn e gjykimit do tė tė bėjė pyetjen: Ēka ke bėrė me Birin tim? Por unė Zot kam bėrė vepra tė mira, kam bėrė kėtė, kam bėrė atė …! - Nuk po tė pyes pėr vepra tė mira, por ēfarė ke bėrė me Birin tim? Kėto ishin vargjet qė mė mahnitėn mė sė shumti. Nuk ka tė bėjė aspak me veprat tona mendoja por me atė se ēfarė kemi bėrė me Jezusin, e kemi pranuar atė nė jetėn tonė apo jo. Kjo ishte pyetja e jetės. E tėra qė kam menduar deri tani se duke bėrė vepra tė mira mund tė arrish tek Perėndia qenka bosh krahasuar me kėtė pyetje. Ky ishte momenti i thyerjes sė vetes sime, ishte momenti revolucionar i shpirtit tim. Nuk kaloi gjatė ndėrsa po vazhdoja me leximin e librit duke reflektuar mbi kėto qė po lexoja kur diēka e mahnitshme mė ndodhi. Fjalėt nga libri ishin aq ndriēuese sa nė ēdo rresht tė librit qė lexoja dukej qė po mė fliste Perėndia. Pėrjetova njė vegim. Njė imazh i dy personave u paraqit nė mendjen time. Ishte sikur tė shihja dicka nė murin e dhomės sime ndonėse po ndodhte vetėm nė nivel tė mendjes sime. Pash njė person qė ishte i ulur nė gjunjė me fytyrė shumė tė shėmtuar qė po qante me tė madhe. Fytyra e tij ishte e tėra me puērra dhe shumė e vrazhdė. Flokėt e tij ishin tė gjata. Sipėr tij pash njė person tjetėr me veshje tė bardhė, fytyrėn e sė cilit nuk mund ta shihja. E kishte si nė hije por i tėrė trupi i vėrehej dhe e kishte si nė shkėlqim. Ky personi ishte nė kėmbė dhe po i shkulte flokėt personit qė ishte i gjunjėzuar dhe unė po e dėgjoja nė mendjen time vajtimin dhe bėrtitjet e tij. Mė pas dėgjova njė zė nė mendje qė mė thoshte: “A po e sheh kėtė qė ėshtė i gjunjėzuar. Ky ėshtė njė demon qė tė ka keqtrajtuar deri tani. Zoti ėshtė duke tė ēliruar tani dhe ti do tė jesh i lirė.” Ishte Zoti nė veprim, ishte Perėndia duke iu pėrgjigjur lutjes sime qė i kisha kėrkuar tė mė shfaqej. Ishte Perėndia qė po mė zbulonte tė vėrtetėn rreth Jezus Krishtit. Vazhdova tė dėgjoja kėtė zė tė butė edhe mė tej: “Jezus Krishti ka vdekur pėr mėkatet tua, ai ėshtė i vėrteti”. Ishte njė moment plot me zbulesa nga Perėndia pėr tė vėrtetėn e tij. Po i mendoja gjėrat qė i besoja mė parė dhe qė tani mė dukeshin shumė larg zemrės sime. Mendoja pėr shumė vargje nga Kurani dhe hadithi. Mė dukej sikur kisha kaluar nga njė vend plot me errėsirė nė njė vend me dritė nėpėrmjet njė vrime tė vogėl, e cila duke kaluar nė tė tė bėn tė gjakosesh plotėsisht. Por qė tani kisha dalė nė anėn e dritės. Mė dukej sikur gjetur pasurinė e botės dhe njė gėzim i paparė mė kaploi. E hodha librin mė tej dhe vetėm sa s’po fluturoja. E gjeta tė vėrtetėn thashė, e gjeta. Tė gjitha ato presione dhe mendime negative qė kisha mė ikėn. Nuk kisha mė luftė nė vete aspak. Isha plotėsisht i lirė, njė person krejt tjetėr. Thashė tė shkoj tė zgjoja kushėririn qė ishte nė dhomėn e gjumit nė lidhje me vegimin, por jo e lashė qė t’ia bėja nesėr surprizėn. Ishte njė moment qė e ndjeja Zotin aq afėr sikur ta kisha pranė. Ishte njė pėrjetim i paharruar qė ndryshoi plotėsisht jetėn time.

    Tė nesėrmen sapo i hapi kushėriri sytė, i thashė mirėmėngjesi “vėlla”. Ai mendonte se po bėja ndonjė shaka me tė, por u zgjova nga shtrati duke i thėnė se besoj qė Jezusi ėshtė Zoti dhe Shpėtimtari i botės. Ai nuk po u besonte syve tė tij. Mbrėmė vetėm sa nuk u zėmė keq me debatet tona dhe kishim njė frymė mjaft kundėrshtuese mes nesh ndėrkohė qė sot nė mėngjes pa i larė ende sytė mė thotė qė ėshtė i krishterė. Iu afrova dhe e shtrėngova fort nė pėrqafim tė dy tė gėzuar dhe ia tregova ngjarjen qė nga fillimi. Kjo ėshtė njė mrekulli tha dhe me tė vėrtetė ashtu ishte. Ai mė udhėhoqi nė lutjen e pendimit dhe qė tė dy mė pas vazhduam tė ndiqnim Jezusin.

    Po mendoja prapa nė atė qė kisha kaluar dhe ishte me tė vėrtetė vepėr e Zotit ajo qė mė bėri tė besoj nė Jezusin. Ishte gjėja mė e vėshtirė pėr tė bėrė mė parė. Ndėrkohė qė frika ime mė e madhe ishte pikėrisht tė besoja nė Jezusin se mos bėja shirk dhe dėnohesha pėr kėtė, tani kjo ishte pika ime e ngushėllimit qė nėpėrmjet besimit nė tė e kisha jetėn e pėrjetshme. Duke qenė se pėrpara ishte plotėsisht e pamundur t’i thosha atij Zot dhe Shpėtimtar, tani po mė dilte spontanisht nga goja dhe sa herė qė e mendoja kėtė zemra ime mbushej me gėzim, paqe dhe siguri pėr jetėn e pėrjetshme.

    Besimi nė Jezusin si rezultat i veprimit tė Perėndisė nuk ishte edhe aq i lehtė pėr t’u mbajtur. Shpejt familja ime filloi tė dyshoj se diēka kishte ndodhur me mua. E tėra filloi kur njė tė premte i tregova njė kushėriri tė afėrm se nuk mund tė vija nė xhami se tash besoj tek Bibla si Fjalėn e Perėndisė dhe Jezusin nė vend tė Muhamedit. Foli me xhaxhallarėt e mi dhe pastaj edhe me babin tim. Njėri nga xhaxhallarėt ishte haxhi qė kishte vizituar Mekėn dhe mė financonte pėr studimet e mia sepse gjendja jonė familjare nuk e mundėsonte kėtė. Unė i kisha premtuar atij se do tė vazhdoja mirė me studimet dhe do tė qėndroja nė rrugėn e Allahut. Do tė humbas financimin pėr nė Prishtinė tani mendoja por sėrish nė brendėsinė time ishte njė forcė sigurie se do ia dal mbanė.

    Babai im sapo dėgjoi erdhi menjėherė tek unė duke mė pyetur se kam dėgjuar nga tė tjerėt diēka rreth besimit, ēfarė po ndodh nė tė vėrtetė? I thashė pėr atė qė ke dėgjuar ėshtė e vėrtetė, unė nuk besoj mė nė Muhamedin. Zemra ime po rrihte me shpejtėsinė mė tė madhe tė mundur. Nuk i besoja vetes qė po gjeja forcė t’i thosha kėto fjalė. Ai u trondit nga kėto fjalė sepse kishte shpresuar qė t'i thosha se ishin thashetheme. Doli menjėherė jashtė dhe po merrej me ca punė nė kopsht ndėrkohė qė unė po e vėshtroja nga dritarja sjelljen e tij. Ishte me tė vėrtetė i tronditur. Nė mbrėmje u takuam nė dhomė sėrish dhe kėtė herė filloi bisedėn mė seriozisht. Mė kėrkoi qė tė kthehesha mysliman sėrish sepse vėllezėrit e tij po prisnin njė pėrgjigje nga ai. I thashė qė mund t'ua tregosh tė vėrtetėn. Tha nuk mund ta bėjė kėtė gjė dhe ti duhet qė sonte tė ndėrrosh mendjen. Filloi tė mė bėnte presion. Me gjithė keqardhjen time unė nuk mund ta bėjė kėtė gjė ia ktheva. Mund tė mė kėrkosh ēfarėdo tjetėr pėrveē besimit nė Jezusin. Nuk mund tė bėj kompromis me kėto gjėra. Ndėrsa i thoja kėto fjalė mė kujtohej vargu nga Bibla qė thoshte: "Kushdo qė do tė mė mohojė para njerėzve, edhe unė do ta mohoj para Atit tim qė ėshtė nė qiej." (Mateu 10:33). Nuk guxoj ta mohoj Jezusin mendoja por as qė ėshtė e drejtė tė veproja kėshtu pas gjithė asaj qė kishte bėrė pėr mua. Nuk kaloi gjatė nė bisedė e sipėr me babin tim kur ai u gjunjėzua para meje me lot nė sy: "Po tė lutem qė tė mos ma bėsh kėtė gjė. Ėshtė gjėja mė e turpshme pėr mua. Njė djalė mė ka vdekur kurse ky i vetmi qė kam tani e ka ndėrruar fenė. Nuk mund ta toleroj kėtė." Nuk i besoja syve tė mi ēfarė po ndodhte. Kurrė se kisha parė babin tim nė gjendje kaq tė pėrulur dhe atė para djalit tė tij qė nė kulturėn tonė ishte e paimagjinueshme. U ēova menjėherė nga vendi duke mos e lejuar tė rrinte nė gjunjė dhe i thashė jam nė gjendje pėr tė bėrė ēmos pėrveē besimit nė Jezusin. Nėse prezenca ime do tė jetė e tepėrt nė kėtė shtėpi unė mund ta lėshoj menjėherė dhe mbase kjo gjė tė lehtėson edhe para vėllezėrve dhe tė tjerėve, por tė lutem mos mė kėrko tė mohoj besimin nė Jezusin sepse nuk mund ta bėj. Ai u bė mė agresivė nė tonin e tij: “Por unė jam babai yt, unė tė kam bėrė ty” tha ai, “Dhe ti duhesh tė mė dėgjosh” , vazhdoi ai. “A tė mėson Bibla jote t’i bindesh prindėrve?” I thashė, “Po e thotė. Por sė pari thotė qė t’i bindesh Perėndisė pastaj tė tjerėve?” ia ktheva. Isha duke menduar pėr Mateun 10:37: “Ai qė e do tė atin ose nėnėn mė shumė se unė, nuk ėshtė i denjė pėr mua...” Ika nė dhomėn time me kėto fjalė por ai mė ndoqi pas. Sapo u fut tek dhoma ime pa Biblėn dhe shumė libra tė tjerė tė krishterė qė kisha mbledhur dhe ajo qė bėri ishte e pabesueshme pėr mua. Filloi t'i griste tė gjitha librat njė nga njė duke filluar nga Bibla. Nuk i shpėtoi as edhe njė libėr. Nuk reagova gjė duke e kuptuar qė kishte humbur kontrollin.

    Tė nesėrmen u largova shpejt nė Prishtinė ku edhe studioja qė tė qetėsohej pak situata nė shtėpi. Xhaxhai im ishte i qartė qė nuk mund tė mė financonte mė nėse do tė vazhdoja tė shkoja nė bashkėsi. I thashė qė kishte tė drejtė dhe unė vetė nuk mund tė pranoja mė ndihmėn e tij duke e kuptuar situatėn e tij. Vazhdova t'i besoja Jezusit se do tė mė ndihmonte. Shumė shpejt Perėndia mė siguroi edhe punėn qė tė mos i pėrkulesha askujt pėr ndihmė por edhe tė mos e mohoja besimin tim. Babai im kishte vendosur tė mos mė fliste fare duke mė injoruar tėrėsisht si birin e tij. Edhe shtėpinė qė e kishte si pasuri thoshte qė do ia linte Bashkėsisė Islame sepse nuk kishte tė drejtė tė mė linte gjė si trashėgimi. Falė Zotit qė nė vendin tim nuk mbizotėronte Sheriati sepse me anė tė ligjeve tė tilla ata do tė kishin tė drejtėn edhe tė mė vrisnin. Shumė prej kushėrinjve tė mi kishin vendosur tė mos flisnin me mua. Por unė tash kisha gjetur njė mik tė ri edhe mė tė mirė, Jezus Krishtin, i cili plotėsonte ēdo nevojė timen dhe ishte shumė real nė jetėn time.

    Gjendja me babin vazhdoi tė jetė e tillė pėr katėr vite tė tėra. As edhe njė fjalė nuk e kemi bėrė dot. Kur unė vija nė shtėpi tė vizitoja mamanė time ai largohej nga shtėpia ndonėse unė pėrpiqesha tė afrohesha me tė. Ai nuk mė ofronte asnjė mundėsi. Por ajo qė pėr mua ishte e pamundur pėr Perėndinė ishte e mundur. Ndodhi qė njė natė ai kishte shkuarje barku tė madhe nga njė infeksion qė kishte marrė dhe u sėmurė rėndė aq sa i ra tė fikėt dhe u rrėzuar nė tokė. Unė iu afrova dhe e mora menjėherė duke e ēuar nė spital. U kujdesa pėr tė pėr disa ditė pėr ēdo nevojė qė kishte dhe pash qė zemra e tij qe zbutur mjaft. Filloi tė mė fliste sėrish. Fillohej tė afrohej pavarėsisht qė nuk kisha mohuar besimin tim. Perėndia po e kthente edhe babin tim prapa ndonėse nuk e mendoja qė do tė ishte nė kėtė mėnyrė. Sėrish i dhashė lavdinė Perėndisė pėr rrugėt e tij qė janė shumė tė ndryshme nga tonat.

    Vėshtirėsia tjetėr qė pasonte pėr tė ishte lidhja ime me njė vajzė tė krishterė. Sapo dėgjoi pėr lajmin qė isha nė njė lidhje serioze me njė vajzė qė e donte Jezusin, raporti i tij me mua u keqėsua sėrish. I humbi edhe shpresa e fundit. Por nė momentin qė ai e takoi atė, pėr habinė time, e pėlqeu mjaft dhe mė s'ishte kundėr saj. Pėr mė tepėr me tė fliste me mirė se madje edhe me mua. Pashė dorėn e Zotit sėrish duke vepruar. Ne u martuam dhe po vazhdojmė me besimin tonė tek Ai qė kishte bėrė kaq shumė mrekulli pėr ne.

    Sot kur unė krahasoj besimin tim tė mėparshėm me atė qė besoj tani vėrej shumė dallime. Jo se nuk isha i kėnaqur me besimin e mėparshėm por kjo qė kam gjetur sot ėshtė e pakrahasueshme. Jezusi mbushi boshllėkun qė ekzistonte nė zemrėn time. Perėndia mė zbuloi vetveten e tij dhe tani jam absolutisht i sigurt pėr kėtė jo nė bazė tė ndryshimit tė jetės sime.

    Perėndia mė zbuloi edhe njė sėrė dallimesh mes dy religjioneve. Gjėja e parė ka tė bėjė me besimin, qė nė fenė islame ishte statik. Besoja qė Perėndia ekzistonte lart por qė ishte shumė i largėt nga unė pavarėsisht lutjeve dhe agjėrimeve qė bėja. Tė gjitha gjėrat qė i bėja ishin pėr shkak tė frikės qė kisha ndaj Allahut dhe ndėshkimit qė mund tė mė pasonte. Sot besimi im ėshtė funksional dhe bazohet nė marrėdhėnien e afėrt dhe personale qė kam me Perėndinė. Sot ēdo gjė qė veproj e bėj pėr shkak tė dashurisė qė kam ndaj tij dhe jo frikės. Gjėja tjetėr ka tė bėjė me karakterin e Perėndisė. Perėndia nė Bibėl ėshtė shfaqur tė jetė personal dhe kėtė unė e shijoj ēdo ditė nė jetėn time me tė. Perėndia tani ėshtė Ati im ndėrsa unė fėmija i tij, gjėra kėto qė janė blasfemi nė fenė islame. Tani kam mėsuar qė Perėndia e do tė sėmurin (mėkatarin) por nuk e do sėmundjen (mėkatin) e tij. Mė pas vjen siguria e pėrjetėsisė. Gjendja ime e mėparshme pėr sa i pėrket shpėtimit nuk ishte e sigurt. Sado qė veproja mirė sėrish nuk ndjehesha qė mund tė arrija parajsėn. Sot e di qė Jezus Krishti mori dėnimin tim duke vdekur nė kryq pėr mėkatet mia. Kjo ėshtė siguria pėr tė mos dalė nė peshore duke i balansuar veprat e mia para gjyqit tė ashpėr tė Allahut. Jeta e pėrjetshme nė saje tė besimit nė Jezus Krishtin ėshtė dhuratė pėr mua dhe nė ditėn qė do tė takohem me tė do tė marrė shpėrblimin qė mė takon. Pėrpara ēdo herė ia bėja vetės njė pyetje: Pėrse nuk mund tė largohem nga mėkati pavarėsisht tė gjithave qė i bėj? Nuk kisha mėnyrė pėr ta parandaluar mėkatin. Pastaj si besimtar nė Jezus Krishtin vura re qė ekzistonte njė fuqi nė mua qė mė ndalonte dhe e shihja veten triumfues ndaj mėkatit. Madje po vėrej njė neveri ndaj mėkatit. Njė prej dallimeve tė tjera tė mėdha tek vetja ime ėshtė se sa mė shumė besoja nė fenė islame aq mė shumė i urreja hebrenjtė dhe tė krishterėt. Sot kjo frymė urrejtjeje nuk ekziston tek unė, pėr mė tepėr unė i dua myslimanėt pavarėsisht se ata mė urrejnė tani. Lutja dhe agjėrimi ishin mekanike, mėsoja suret nė gjuhėn arabe, njė gjuhė qė thuhej se isha gjuha e Allahut por qė ishte e pakuptueshme pėr mua. Tani lutja ėshtė domethėnėse sepse lutem nė gjuhėn time dhe nuk ndjek njė skemė tė caktuar kur lutem, e them atė ėshtė nė zemrėn time duke e ditur qė Perėndia dėgjon ēdo ankesė timen. Edhe kur agjėroj sot nuk i tregoj askujt, mjafton qė Perėndia e di dhe me kėtė rast pėrpiqem tė afrohem me Perėndinė duke lėnė anash qoftė edhe gjėnė mė tė nevojshme pėr jetėn tonė ushqimin. Reflektoj mbi jetėn time dhe tė ardhmen si tė jetė nė pėrputhje me vullnetin e Zotit dhe e adhuroj Perėndinė pėr atė qė ėshtė.

    Miq tė dashur, kjo ėshtė ngjarja ime pėr mėnyrėn se si arrita te takoj Jezus Krishtin personalisht nė jetėn time. Ėshtė gjėja mė e ēmuar qė kam fituar ndonjėherė. Nuk ka tė bėjė me religjione, cili ėshtė mė i mirė se tjetri, por ka tė bėjė me fillimin e njė marrėdhėnie tė re me Perėndinė. Unė do tė doja qė tė gjithė ju tė shijoni tė njėjtėn gjė duke i kėrkuar Perėndinė tė ju shfaqet sepse Perėndia ėshtė besnik dhe mezi pret t'i afroheni atij. Pėr mė tepėr ėshtė premtim i tij qė do t'ju pėrgjigjet: "Lypni dhe do t'ju jepet; kėrkoni dhe do tė gjeni; trokitni dhe do t'ju ēelet." (Mateu 7:7). Nė fakt ai tashmė ėshtė duke ju bėrė thirrjen pėr njė jetė tė re me tė, pėr njė jetė me bollėk, plot paqe dhe gėzim.

    Miq tė dashur, unė kam bėrė shumė gabime nė jetė dhe pėr shumė ēka jam penduar, por pėr njė gjė nuk kam gabuar kurrė dhe as qė jam penduar ndonjėherė nė jetė: pėr besim


    Dėshmia e Femi Cakollit
    "Si dhe pse u bėra i Krishterė?"


    Fėmijėria dhe rinia ime: prej myslimanizmit deri te ateizmi

    Ashtu si shumė bindje tė shumta qė njė fėmijė i merr nga familja e tij, edhe me mua ishte njėsoj, dhe ndėr to ishte feja, pėrkatėsisht formimi mbi religjionin. Megjithėse rrjedh nga njė familje me besim mysliman, unė gjithsesi trashėgova nė jetėn time disa njohuri dhe praktika islame. Edhe sot mė kujtohen kėto pikėpamje tė dikurshme mėsimesh: feja myslimane asht feja ma e pastėr; feja myslimane asht ma drejta; Muhamedi asht profeti i fundit dhe ma i dashtuni i Perėndisė ēdo fėmijė lind mysliman; myslimanėt kanė bajramin, xhaminė, Kuranin, hoxhėn, duhet falur dhe kaq. Dhe kur u rrita, nė mesin e rinisė sonė tė atėhershme "revolucionare" ishte turp qė t'i besosh dhe t'i zbatosh kėto gjėra, ose tė besosh ekzistencėn e Zotit, dhe mė turp tė merresh me xhami ose me kishė, sepse "feja e shqiptarit asht shqiptaria". Megjithėse ne edhe si familje, sidomos vėllezėrit mė tė mėdhenj, ishin veprimtarė ilegal tė ēėshtjes kombėtare, tė organizuar nėpėr grupe tė ndryshme, i ndikuar nga ata dhe literatura qė kishin me baza patriotike dhe markisto-leniniste, tė gjitha kėto nė mua krijuan njė opinion tė ri, se nuk ka Zot. Prandaj si i ri tani mora pikėpamje tė reja mbi ēėshtjet fetare: se nuk ka Zot, por se natyra ėshtė vetė Zoti; se Kurani s'ėshtė libėr i shenjtė; se islamizmi ėshtė lėvizje nacionaliste arabe, e neve nuk na duhet aspak, se ne pėr fe kemi shqiptarinė dhe se besa ėshtė prifti i shqiptarisė; se hoxhallarėt janė spiunėt mė tė mėdhenj tė Serbisė; se hoxha nuk hip nė minare pa pare; se shkenca ėshtė pėrgjigje e ēdo gjėje etj.

    Njė pėrpjekje pėr t'u bėrė hoxhė!

    Babai im ishte hoxhė fshati pėr shumė vjet, dhe me njė mėnyrė edhe pėrmes tij njihja tė fshehtat e praktikės fetare tė klerikėve myslimanė, tė literaturės islame, si dhe shkallėn e injorancės dhe tė primitivizmit tė turmės islame (xhematit) nė xhami dhe nė jetė. Babai im kėrkonte prej meje qė tė regjistrohesha nė medresėn e Prishtinės. Ishte viti 1985. Isha nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme. Unė nuk kisha dėshirė pėr kėtė, edhe pse u bėnė shumė pėrpjekje, nė fund doli se nuk u pranova nė kėtė medrese. Mė kujtohet, kur komisioni pėr pranimin e nxėnėsve tė ri mė pyeti pėr tri ēėshtje: 1. Na e thuaj (a di) ndonjė dovė (lutje) n'arabisht? E unė nuk e thashė mirė pėrgjigjen. 2. A e ke Kuranin n'shpi? Unė iu pėrgjigja, jo! 3. A don me u ba hoxhė katuni more djal? Iu thashė, jo, pasi kjo pyetje mė tingėllonte njė ironi dhe cenueshmėri tė padurueshme!

    Pse nuk u bėra hoxhė katundi?

    Sė pari, kisha frikė, kur mendoja se nesėr, unė si i ri, kur dikush do tė vdiste, e zakonisht kisha tremė nga tė vdekurit, veēanėrisht nga tė vjetėrit, dhe po llogaritja se unė do tė jem i obliguar t'i laja ata ("me e la xhenazen"), kurrsesi ta pranojė kėtė ofertė hoxhollaku. Paramendo, njė tė ri 18 vjeēar si hoxhė, duke e larė njė plak 90 vjeēar tė vdekur, lakuriq. O Zot, si mund tė pėrballet kėshtu kjo jetė fetare pata menduar, dhe ēfarė Zoti ėshtė ai i cili kėrkon prej meje diēka tė tillė. Gjėja e dytė ishte, se nėse unė bėhesha hoxhė, mė s'kisha mundėsi tė jem me shokėt dhe shoqet e mia. S'kisha mundėsi tė luaja mė futboll, tė lahesha nė lum, tė shikoj sportin nė televizion, s'mund tė merresha me krijime, s'mund t'i kisha veshur ato rroba qė i dėshiroja etj. Gjėja e tretė, mua mė dukej sikur po i tradhtoj idealet e rinisė sonė tė atėhershme qė sakrifikohej nėpėr burgje pėr idealet e kombit, sepse si hoxhė mė unė nuk do tė kisha aq shumė kredibilitet i tė qenėt patriot, revolucionar etj.

    Ēfarė do tė kisha si hoxhė: fshatarėt do mė respektonin formalisht; do tė kisha me vete njė tufė pleqsh qė nuk tė dėgjojnė e as nuk tė kuptojnė mirė; do tė kisha rast t'i marrė para pas ēdonjėrit qė do tė vdiste nė "vilajetin" tim, dhe do t'i prisja ofertat e ramazanit e kėshtu me radhė. Me njė mėnyrė po kuptoja se thirrja si hoxhė mė izolonte nga jeta, nga rinia, nga ideali, nga horizonte tė reja tė dijenisė, nga privimi i lirisė ēfarė unė e ėndėrroja ta kem nė thellėsitė e shpirtit tim, dhe assesi tė pajtohesha me kėtė fat, pasi qė nuk kisha se me ēfarė tė krenohesha edhe si i ri edhe si shqiptar. Shpeshherė mendoja tė shkruaja njė roman mbi kėto ngjarje. Deri nė kėtė moshė, dhe deri sa kam mbaruar shkollėn e mesme nuk kam ditur se shqiptarėt janė edhe tė krishterė edhe myslimanė. Madje nuk kam ditur as pėr popujt e tjerė. Mendoja se gjithė njerėzimi ėshtė myslimanė, pėrveē serbėve. I ndikuar nga botėkuptimi islam urrejtja ime nė atė kohė ndaj serbėve ishte vetėm pse ata ishin "kryqali", por jo se ata ishin armiqtė dhe shtypėsit tanė, kėtė e mėsova vetėm nga atdhetarėt.


    Rinia studentore: faza e vetėdijesimit dhe e analizimit

    Nė Prishtinė erdha pėr tė studiuar letėrsinė shqiptare nė vitin 1989, me njė motiv kryesor qė tė njoh mė mirė shpirtin, letėrsinė dhe historinė e kulturės sonė. Tani kisha njė pėrkushtim shumė tė madh duke lexuar libra tė ndryshme edhe sipas zgjedhjes sime tė lirė, duke dėgjuar profesorė tė ndryshėm, duke marrė pjesė nėpėr takime dhe supoziume tė ndryshme, duke jetuar nė njė ambient tė ri etj. Kėto ndikonin nė mua qė mė analitikisht t'i gjeja pėrgjigjet pėr disa ēėshtje tė kahershme. Dhe ndodhnin disa ballafaqime tė reja nė mendjen time. Banoja nė konvikt, dhe nė dhomė kisha njė cimer qė ishte shqiptar katolik, nga Stublla e Vitisė. Mėsova nga letėrsia dhe historia jonė se dikur gjithė shqiptarėt kanė qenė tė krishterė, dhe se ka edhe tani, dhe se ka kishė tė tillė edhe nė Prishtinė, se letėrsia jonė kombėtare, rreth 300 vjet, pandėrprerė, prej fillimit, ėshtė shkruar kryesisht prej priftėrinjve katolikė apo ortodoksė. Zelli qė ta studioja mė mirė njė lėndė tė vitit tė parė, Letėrsia e vjetėr shqiptare, mė ēoi deri tek kisha katolike nė Prishtinė, dhe kjo e dyta mė ēoi deri tek kisha protestante, po ashtu nė Prishtinė, pėr tė kėrkuar mė shumė literaturė kishtare, religjioze dhe psikologjike.

    Krahasimet dhe burimet civilizuese

    Zbulimi i kėtyre dy kishave nė tė menduarit tim zgjoi interesim lidhur me praktikimin e jetės sė krishterė. Ndėrkohė, u ndesha edhe me mė shumė fakte tė tjera, se: xhamia e madhe nė Prishtinė, para 280 vjetėve kishte qenė kishė, madje nė oborr tė saj kishte qenė varri i Pjetėr Bogdanit; se ndėrtesa e teatrit kombėtar kishte qenė kishė; se njė kishė tjetėr ishte rrėnuar nė Prishtinė, dhe nė vend tė saj ishte ndėrtuar njė ndėrtesė tjetėr; se para Hotel Grandit nė Prishtinė deri 37 vjetėve kishte pasur edhe aty njė kishė dhe ishte rrėnuar; se kishte ende familje tė shumta qė nė fshehtėsi praktikonin fenė krishtere, kurse formalisht pėr opinion ishin myslimanė etj. Njė gjė tjetėr qė vėreja ishte edhe krahasimi i ritualeve dhe jetės fetare ndėrmjet kishės dhe xhamisė, ndėrmjet priftit dhe hoxhės, ndėrmjet Biblės dhe Kuranit, ndėrmjet kulturės krishtere dhe islame, ndėrmjet vendeve perėndimore dhe lindore. P.sh. derisa nė meshė kam parė edhe tė rinj, vajza dhe fėmijė, nė xhami kryesisht shihja pleq.

    Edhe pse populli ynė me shumicė myslimane vėreja qė ata mė shumė i zinin besė priftit sesa hoxhės. Prifti fliste gjuhėn shqipe, hoxha arabishten dhe herė-herė njė shqipe shumė tė varfėr. Krahasimet janė tmerruese. Fillova qė tė lexoj librin "Rrethimi i Shkodrės" tė Marin Barletit. Ndėr tė tjera atje shohim pėrshkrimin e bukurisė (e veshur me lloj fustanelle, nė tė bardha dhe nė tė zeza, me flokė tė gjata pėr shpine) dhe tė trimėrisė sė gruas shqiptare, (shkel mbi kufomėn e burrit tė saj dhe hedh zjarr nga kėshtjella kundėr armiqve). Duke i lexuar kėto pėrshkrime nga ky libėr, nė shtėpinė time, nė mua krijoheshin dy parafytyrime. I pari, nėna shkodrane, e para 500 vjetėve, (e bukur, trimėreshė, atdhetare) dhe nėna ime, sot (me bukurinė e saj tė mbuluar me petkat e urryera nga shkodrania, ndėrsa atributi kryesor i personalitetit tė saj ishte "tė heshtėsh", "tė lindėsh", "tė shėrbesh").

    Nga historia jonė kombėtare mėsova njė mėsim tė madh se tek iliro-shqiptarėt nuk ka ndonjė institucion mė tė vjetėr sesa kisha e krishterė e cila ka njė vazhdimėsi 2000 vjeēare. Asgjė tek shqiptarėt nuk ka mė tė vjetėr sesa kisha e Krishtit, gjithė tė tjerat ose janė mė tė reja ose janė ndryshuar. Dhe sot vetėm kishės sė krishterė nė mes shqiptarėve i ndodh qė tė jetė edhe vlerė themelore fetare dhe kombėtare.

    Krahasimet e vlerave shpirtėrore: krishterimi dhe islamizmi

    Nė atė kohė jo s'e kisha ndonjė formim teologjik mbi kėto ēėshtje, por unė duke u nisur nga kontaktet qė kisha formuar me tė krishterėt, si dhe duke ditur ēfarė ėshtė jeta islame, me kohė vėreja disa dallime tė mėdha. Tė krishterėt, sidomos ata ungjillorė, kėmbėngulnin nė tė jetuarit e shenjtė, nė falje, nė pendim, nė dashuri, nė emancipim tė vazhdueshėm frymor, prej myslimanėve nuk kėrkohet asnjėherė. Kur fillova qa ta lexojė Biblėn, ndėr tė tjera hasa dhe nė historinė tonė. Bibla pėrmendte Ilirinė, Dalmacinė, Apolloninė dhe Nikopojėn, prandaj kjo mė dukej mė afėr, pėrderisa Kurani, tė cilin shumė mė vėshtirė e kuptoja, mė dukej shumė mė i largėt. Biblėn e vėreja si njė histori enciklopedike e dijės sė shumė popujve, kurse Kuranin mė tepėr si njė rezyme biblike jo e qartė arabe.

    Tė bėhesh i krishterė kėrkohej njė kontakt apo njė pėrjetim i Zotit, kurse si mysliman kjo pretendohej se trashėgohej qysh prej paralindjes. Kjo mendėsi e trashėgimisė sė besimit ose tė religjionit ėshtė gabimi mė serioz i doktrinės religjioze, pasi qė kurrė nuk do tė ketė rilindje frymore tė besimtarėve. Ne kuptojmė se gjenet, pasuria, tė mirat materiale kulturore trashėgohen, por jo edhe idetė, apo religjionet. Tek krishterimi unė gjeta njė liri dhe tolerancė mė tė madhe, se sa tek islamizmi. Nuk ka ndonjė krahasim mė tė mirė tė jetės dhe veprės sė Krishtit dhe Muhamedit pėr tė kuptuar dallimet mes krishterimit dhe islamizmit. Jezusi e jep jetėn e tij pėr ne mėkatarėt qė tė shpėtojmė kurse Muhamedi i vret ata qė nuk besojnė si ai. Jezusi i ringjall njerėzit kurse Muhamedi vret. Jezusi nuk ishte kurrė i martuar, e Muhamedi kishte 14 gra etj.

    Gjoni dhe feja jonė e vjetėr

    Mbaja mend nga babai im dhe nga dėshmitarė tė tjerė duke dėshmuar se ne dikur si familje, tė ardhur para 170 vjetėve nga fushat e Leskocit, paraardhėsit tonė kanė qenė tė krishterė ortodoksė, dhe se Gjon ishte emri i paraardhėsit tonė tė fundit tė krishterė i cili kishte kaluar nė besimin mysliman. Qysh nga fėmijėria kisha njė respekt dhe tingėllim tė mahnitshėm pėr kėtė emėr. Stėrgjyshi ynė ishte Gjoni, dhe prej tij e deri tej unė na ndanin vetėm 11 breza. Nė vitin 1991, pėr herė tė parė kisha nė dorė Dhiatėn e Re, dhe njėri nga ungjijtė quhej "ungjilli i Gjonit", dhe ky ishte njė ungjill i cili nė mėnyrė themeltare mė fliste Zoti. Para vitit 1990 jo vetėm nė familjen tonė por nė tė gjitha tė anės sonė festohej me njė mėnyrė Krishtlindja (populli e quan Bozhiqi), pastaj Shėn Gjergji, Shėn Mitri etj.

    Besimi nė Jezus Krishtin

    Ishte marsi i vitit 1992, kur unė pėrfundimisht ia dorėzova zemrėn time Jezusit si Zotit dhe Shpėtimtarit tim. Zoti mė kishte dhėnė njė vėgim, dhe aty mė thėrriste qė unė tė bėhesha prift i tij (i ndarė pėr tė, i veēuar prej tij, i dedikuar pėr tė). Ky ishte njė pėrjetim personal, dhe unė iu dorėzova kėsaj thirrjeje hyjnore tė Perėndisė. Unė kisha njė pėrjetim personal tė bekimeve tė Zotit mbi mua. Jezusin e pranova nė jetėn time, duke qenė sundimtari dhe zotėruesi im. Bėra lutjen e shpėtimit dhe tė pendimit prej mėkateve, dhe kjo ishte lutja ime e parė bėrė Zotit plotėsisht nė gjuhėn shqipe. Kisha njė ēlirim dhe njė prekje shpirtėrore. Pėr ta zhvendosur besimin tek Krishti, askush tjetėr nuk mė detyroi. Nė kėtė vendim unė isha vetė i zoti. Krishti nuk kėrkoi prej meje se duhet ta ndėrroja emrin dhe mbiemrin tim, as tė kisha ndonjė petk tė veēantė, as ndonjė imazh tė veēantė, as pėr ta spiritualizuar kėtė besim, por thjesht qė jeta ime ta kėnaqte Zotin dhe qė zemra ime tė shortohej pėr tė, e as qė tė bėhesha katolik apo ortodoks, por qė tė isha ndjekės i tij personal, dishepull i tij.

    Kundėrshtitė e besimit tim protestant

    Besimin tim fillova qė ta shfaq sė pari nė kishėn protestante nė Prishtinė, e pastaj edhe nė familjen time, dhe tek rrethi im mė gjerė. Gjithkund korrja reagime tė ashpra nė emėr tė disa parullave tė mėdha. Mė parapara pėr cilindo njeri apo ideologji qė flisja nuk kishte reagime tė tilla, as pėr Budėn, as pėr Konfuēin, as pėr Platonin, as pėr Muhamedin, Abrahamin, as pėr Marksin, as pėr Leninin etj., por pėr Krishtin, kishte njė averzion tė madh. Kėshtu kuptova qė nė fillim luftėn frymore, dritėn nga errėsira. Bibla thotė qė terri dhe djalli e kundėrshton Krishtin, i cili vjen nga qielli, nga drita, kurse bota ėshtė gati qė tė marrė gjithēka qė vjen nga vetvetja e saj. Kundėrshtimet ishin, dhe vazhdojnė qė tė jenė edhe sot nga njerėz apo grupacione tė ndryshme.

    Mė kujtohet kur isha ftuar nga disa inspektorė serbė nė bisedė informative lidhur me besimin dhe veprimtarinė time. Ata mė ironizonin duke mė thėnė "ti je lind mysliman, dhe ashtu duhesh tė vdesėsh. Pse tė intereson Krishti, ai ėshtė i yni, ju jeni me turq, me arabė. Dėgjoje atin tėnd, dhe se krejt shqiptarėt jeni myslimanė". Policia serbe, disa herė mė kishte marrė nė pyetje dhe kishte kontrolluar banesėn time, duke dyshuar se unė jam spiun i CIA-s, sė bashku me tė gjithė ungjillorėt e Prishtinės. Madje nė gazetėn "Jedinstvo", dhe "Politika", po botohej nė fejton kundėr nesh dhe lėvizjes ungjillore nė Kosovė, kurse njė "gazetar", posaēėrisht po pėr kėtė temė shkroi njė libėr lidhur me ne, nė dy vėllime, i quajtur "Ubij bliznog tvoga".

    Po ashtu mė kujtohet, ishte viti 1995, kur disa politikanė shqiptarė, tė cilėt kishin dėgjuar pėr kėtė, mė ftuan nė bisedė, dhe ata ishin tė bindur se ne vėrtet ishim bashkėpunėtorė tė CIA-s. Unė po u sqaroja se nuk ėshtė ashtu, ndėrsa njėri prej tyre mė thoshte "dashtė Zoti qė tė jeni, pse jo, dhe s'keni nevojė qė tė na tregoni". Shumė tė tjerė, nga shqiptarėt, mė thoshin se ne kemi lidhje me "shkie". Katolikėt na quanin si "laramana", dhe se ne s'mund tė ishim tė krishterė pasi qė nuk kishim lindur tė tillė. Disa nga shokėt e mi mė quanin pėr tė ēmendur sepse po merresha me fe, me gjėra tė kota. Intelektualėt na quanin sekt, disa tė tjerė se besimin e kam ndėrruar pėr tė holla. Ishte viti 1996, kur mė thirri nė hoxhė i rėndėsishėm i Prishtinės nė bisedė, dhe ai kėrkonte prej meje botėrisht qė ta mohoj kėtė besim, sepse sipas tij shumė veta myslimanė do ta marrin kėtė besim.

    Nė vitin 1998 Krishtin pranoi edhe babai im ashtu sikur edhe shumė anėtarė tė tjerė tė familjes sime. Jezusi ka paralajmėruar se pėr shkak tė tij do tė kemi persekutime dhe pėrjashtime. Unė jam i kėnaqur dhe me paqe dhe me besim tė sigurt dhe aktiv duke pėrmbushur dy porositė e mėdha tė Zotit Krisht: Duajeni Perėndinė me gjithė qenien tėnde dhe duaje tė afėrmin tėnd si vetveten si dhe tė pėrhapim mbretėrinė e Perėndisė tek ēdo njeri. Edhe pėr kundėrshtimet ndaj besimit duhet falėnderuar Perėndia. Ēfarė besimi do tė ishte ai nė qoftė se nuk do tė kishte sprova tė ndryshme.

    Zoti ju bekoftė!
    Lexim te kendshem

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    ēfar leximi te kendshem,ti paske shkrujt roman.Paske shkrujt historin e fisit te Ibrahimit.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Dhe sa here te tjera do e postosh kte perrallen tende se jeni bere dhe ju me keq se myslymanet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Populli thone e ngrefshin kemben zhag. Me shume te tjere. Ose me mire te gjithe. Ne kete menyre, vujtjet dhe hallet e shqiptareve, qe spo ju dihet fundi kryhen.
    Behem nje shtet i forte si Zvicerra, dhe ta ka enda me jetu ne te. Ajo dite do te vije, por se dime edhe sa kohe i duhet me u mbushe mend koka jone e trashe.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2010
    Postime
    56
    Urime Ibrahim, po shkruajshe mire edhe rrenat edhe deshirat.
    Se pari asnje hoxhe normal nuk flet dhe nuk therret ne urrejtje nderfetare e aq me pak e fare hic KURANI. Kete po e them per ata qe nuk e kane lexuar Kuranin e ata qe e kane lexuar e dine. Nuk dua te me besoje askush, por kurani eshte vet ai qe tregon - le ta lexoje e pastaj e shef.
    Zoteri Ibrahimin e paska shti te behet i krishter nje kusheri i cili me siguri per hater te ndonje femre ne finland eshte konvertuar. E drejta e tij, e drejta edhe e Ibrahimit, por nuk eshte e drejta e askujt te thote te paverteta. Edhe Bibla e edhe Kurani, qe te dyja propagandojne qe te duhet tjetri, as njera nuk therret ne urrejtje,por dallimi eshte ne ate se kur Bibla therret ne harmoni dhe dashuri mes vete,Kurani nuk ka ekzistuar e edhe muslimanizmi jo. E pra nuk dijme se cka do te thoshte po te ekzistonte muslimanizmi. Ndersa, kur therret Kurani per dashuri dhe harmoni mes vete,aty i perfshine te gjithe njerezit pa dallim feja e as kombi.
    Sa e madhe eshte urrejtja e te krishtereve ndaj muslimaneve, po shohim dhe degjojme per cdo dite edhe ne bote po edhe ne postimet qe po behen brenda ne Forumin shqiptar. Mezi presin te hapet ndonje teme fetare dhe menjehere sulem kunder fese islame dhe muslimaneve, duke e quajtur ate "fe te gabeleve..."nuk dua te zgjatem se numeruari, e dini vet.
    Ne anen tjeter Fehmi Cakolli po rrjedhka prej nje familjeje patriotike, vellezerit paskan qene veprimtare ilegal etj. Po rrjedhka edhe prej nje familje ku i ati paska qene hoxhe. Aferim. Paska kryer edhe shkollen e mesme e edhe fakultet. Bravo.
    I nderuari e paska kryer shkollen e mesme e pervec serbeve qe jane te krishtere, nuk paska ditur per te tjeret, e per shqiptaret jo se jo.
    A thua cfare mendoi i nderuari kur mesoi per Fan Nolin, qe u be prift, kush ishte Gjergj Fishta, cka ishte Asdreni. A thua cfare mendoi per Sterjo Spasen... a thua ka nevoje ti permendi te gjithe.
    Thot nje fjale popullore " mos e vet se tregon vet ".
    Me keta dy vec sa po ulni poshte vetveten e ate nuk eshte duke ua kerkuar askush. Zaten ne te gjitha postimet nuk shihni fare ose shum shum pak qe ndokush te jete kunder fese se krishtere.
    Zaten edhe ne kuran permendet qe nuk eshte musliman i mire ai qe tjetrit nuk ia do te miren si per vet. Nuk dallon fe as komb.
    Ka shume per te shkruar, por nuk dua ta zgjas.
    Kalofshi mire.

  6. #6
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anėtarėsuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Shiko nje tem e hapa me konvertime dhe qfar reagime keni , po ju qe hapni 200 tema

    u kthye doktori u kthye profesori kthye lopa u kthye kali... keni puls te dobet ju...

    dhe qe me ben te quditem eshte se si kush kthehet ne katolik thoni nuk din aj c'este islami ska lexuar kuran nuk e kupton islamin ska shkoll etj.. Sa per Femin nuk ka shkoll ky jo, nuk di nese ka pasur shkoll edhe Ibrahim ( PJETER ) Rugova as ai i shkreti nuk ka dit cdomethan kurani ose u kthye per arsye politike hahaha menjeher gjeni ju diqka shum fallco per tu mbrojtur por nuk kan shkoll edhe kta 2,3Miliard njerez qe jan banor te tokes Vetem muxhat kan shkoll jan te gjith Dr,Filozof, e Shkenctar....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •