Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    I besoni shënjës së horoskopit?

    Çfare mendoni ne lidhje me Horoskopin dhe astrologjine???

    Personalisht nuk i besoj aspak; pallavra me duken te gjitha

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Shkrim i marre nga "Panorama"
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Kundër rrymës


    Astrologe, astrollogje, astrolo...


    Edmond Tupja

    Para disa ditësh, te berberi, duke pritur të më vinte radha, nisa të shfletoja gazetat aty pranë dhe, meqë jemi të mbingopur me lajme e antilajme, informacione e çinformacione, vendosa të lexoja gjëra të lehta, zbavitëse, pra, kalova natyrshëm tek horoskopi. Për habinë time relative, zbulova se për të njëjtën shenjë të zodiakut gazetat e asaj dite parashikonin dukuri deri diku fort të ndryshme. Kështu, për shembull, për njerëzit e shenjës së Shigjetarit, gazeta “Gadishulli ynë” shkruante...

    .... “Po kaloni një periudhë shumë të bukur. Ndiheni i lumtur dhe tepër i dashuruar... Do të kaloni një javë plot me surpriza të këndshme”, kurse gazeta “Epoka jonë”, po për njerëzit e shenjës së Shigjetarit, pohonte: “Marrëdhëniet me partnerin tuaj mund të përkeqësohen për shkak të një serie grindjesh... sot do t’ju mungojë shpirti i aventurës dhe do të keni një ton vital të ulët”. Siç e shihni, për të njëjtën shenjë, interpretime gati të kundërta! Pra, cilës gazetë duhej t’i besonin lexuesit e interesuar? Ndërsa unë, që i përkas shenjës së peshkut, sipas aksh gazete, duhej të ndihesha krenar, ndonëse do të kisha probleme me frymëmarrjen; sipas një tjetre, duhej të ruhesha nga provokatorët; sipas një të trete, do të më duhej të përballesha, ndonëse i tejngopur nga iluzionet e tepërta, me dikë të cilit kisha kohë që i shmangesha; sipas një të katërte, s’duhej të flisja pa u menduar, kurse po të dilja nga vetvetja, do të kisha telashe. Po t’u zija vërtet besë këtyre parashikimeve tekanjoze, duhej të tronditesha thellë, gjatë e gjerë, në një kohë që nuk quhem Xhaferr e ekuilibri im nuk është simite.

    Gjithsesi, vura re se prirja e përbashkët e këtyre gazetave ishte të parashikonin edhe gjëra deri diku negative, edhe gjëra deri diku pozitive, të mira e të këndshme; në përgjithësi ato bënin ndonjë paralajmërim për stres, shqetësim a telash kalimtar, por të kapërcyeshëm falë këshillave të pagabueshme që vijonin për të siguruar lexuesin e ankthshëm e të padjallëzuar.

    Nga ana tjetër, vërejta se parashikimet në fjalë rezultonin të vlefshme për të gjithë lexuesit pa dallim feje, ideje e mideje. Këtej më lindën mendimet që vijojnë:

    Së pari, çdo gazetë serioze dhe e denjë për emrin që mban, idetë që mbron dhe prirjen politike që përfaqëson, duhet ta përcaktojë më mirë kategorinë e atyre të cilëve u ofron horoskopin e saj; kështu, do të ishte fort e udhës që të kishte një menu të tërë horoskopësh, si, për shembull, për kryeministra e zëvendësministra, ministra e deputetë, kryepartiakë e kryebashkiakë, gjykatës e prokurorë, biznesmenë e antibiznesmenë, mafiozë, skafistë, kodoshë etj., etj.

    Përfytyroni tani sesi do të modelohej, moderohej e modernizohej peizazhi socialpolitik në Shqipëri sikur marrëdhëniet njerëzore në të gjitha sferat e jetës të rregulloheshin sipas afrive horoskopale: po të ringjallej Karl Marksi nuk do të thoshte më “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!” por “Njerëz të të gjitha shenjave të zodiakut, bashkohuni!”. Rrjedhimisht, në vendin tonë do të krijohej (dhe po e nis modestisht nga shenja ime, ajo e peshkut) parti e shoqata ngjalash, qefujsh, krapësh (ose ****ësh) etj., pa përmendur atë të peshkaqenëve të etur për pushtet ose tashmë në pushtet; kjo e fundit do të ndahej një ditë (peshkaqen = peshk + qen) në atë të peshqëve të mëdhenj që hanë të vegjëlit dhe në atë të qenve që lehin, por nuk kafshojnë, ndërsa karvani ecën prapa. Do të themeloheshin gjithashtu parti e shoqata virgjëreshash (me të cilat gjithfarësoj politikanësh do të nxitonin të krijonin aleanca), luanësh, demash, cjapësh, deshësh, gaforresh, akrepash etj. etj. Rrjedhimisht, politika shqiptare do të evoluonte në drejtim të zoopolitikës, zoopolitikanët tanë të gjithpushtetshëm do të na integronin në Bashkimin Europian e kësisoj mbarë Evropa do të kthehej në një kopsht zoologjik e, më vonë, detyrimisht në një xhungël të përsosur.

    Së fundi, pardje në mëngjes, pashë, në një kanal televiziv tonin, një astrologe. Fliste me aq siguri sa, në sytë e mi të paktën, e humbi besueshmërinë. Sepse më kujtoi stilin e horoskopëve të gazetave. Nga mënyra e saj e të shprehurit, u binda se në taracën e banesës s’duhej të kishte asnjë lloj teleskopi për të vëzhguar lëvizjet e planetëve. Sidoqoftë, ishte vërtet astrologe plot astrollogje për astrolo...



    ------------------------------------------------------------------------

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ore me nis te shofish punet ashtu si ti shkruan horoskopi na ka henger dreqi.
    Zoti e di se c`do i fteket atij apo asaj qe e shkruan ate horoskop,edhe ai/ajo e fundja njerez jane edhe jane zgjuar me inat edhe te bejne edhe ty ketu qe lexon te marrish inat veten.
    Dmth nuk besoj horoskopin aq shume.Mbaj nje distance me keto pune.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Kesaj i them te tallesh menderen me lexuesit e shkrimit e mos te't haje qederi fare. Nejse, me argetoi mjaft si shkrim.
    Nje nga horoskopet tim(se tani u bera ves dhe thash te shoh dy a tre) me rekomandonte qe te beja nje udhetim te shkurter te cilin medemek e meritoj se helbete kam punuar shume kete jave... gjepura apo jo, une po mendoj tja paraqes bosit njehere.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kur t`i kerkosh pushim mos harro te permendish qe ta ka thene Horoskopi kete ide.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Sado te ndryshme te jene variantet e zodiakut, te apasionuarit do t'i lexojne me shume endje.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anëtarësuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    nuk i besoj aspak, me bie rasti ta lexoj....ndoshta nje here ne disa muaj!!!!!!!
    Enya-Adiemus

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2004
    Postime
    24
    Une psh kam shume influence nga Marsi ne vere dhe nga Jupiteri ne dimer. Ne pranvere eshte Hena kurse ne vjeshte ka harru. Kur Marsi eshte i kuq, mu me iken truni e bej noi krim. Kur Jupiterin e kane mbulu rete, mu me iken oreksi. Gjithashtu dita ime e fatit eshte e Merkura. Prandaj cdo te merkure luaj bixhoz me lek. Une gjithashtu kam mbaruar vetem klasen e pare fillore.

  8. #8

    Besoni në shënjat e horoskopit?

    nuk e di ne ekziston kjo teme,por une po e hap nje gjithsesi...

    ketu mund te shkruani se ciles shenje te horoskopit i perkisni dhe nese i besoni apo jo horoskopit...

    une i perkas shenjes se ujorit,e me pelqen shume t'a lexoj horoskopin...por nuk jam e fiksuar pas tij...thjesht kur me jepet mundesia e lexoj...

    po ju?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e baby^girl
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    24
    Une kam rastin ta lexoj horoskopin cdo mengjes, sepse eshte ne gazeten qe jam e abonuar. Nje nga arsyet qe e lexoj horoskopin eshte se me duket shume interesante, kurse arsyeja e dyte me eshte bere zakon. Psh. nuk e mbyll gazeten pa e lexuar ate rubrik, por nuk do te thot se i besoj cdo gjeje. Troc muhabetit jemi njerez, dhe besojm ato qe duam dhe i harrojm (ose nuk i besojm) ato qe nuk na pelqejn.
    Ndryshuar për herë të fundit nga baby^girl : 23-09-2006 më 00:20
    Mundohu te njohesh veten, ndoshta ateher dicka gjen.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Po une i besoj Horoskopit,por atij qe e kam perpiluar vet e jo ai qe e kane bere tjeret.Une kam nje Horoskop personal ne te cilin shenja ime eshte ajo e Djallit,me te dashurit te Zotit.Sa here e ç`fletoj,me dalin para gjerat qe do me ndodhin si ne pasqyre te lajmeve,si ne ekran te PC-se!
    Kush deshiron te dije vertete diç per te arthmen e tij duhet ta beje horoskopin personal,se ky i pergjithshmi qe ekziston sot i perpiluar nga Prifterinjte dhe predikuesit e ndryshem gjate se kaluares,nuk tregon asgje personale,vetem ashtu shablon ia fute per te gjithe njerezit e botes duke i ndare vetem ne dymbedhjete grupe ndodhite qe do t`u ndodhin tere njerezve te botes ndersa bota ka 6 miliarde njerez,ku secili veq e veq ka nje koke dhe nje trup te veqante! Shum me i logjikshem eshte kqyrja e se arthmes me karta,filxhana,gure te vegjel te thyer...etj.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë ju shtyu që të besoni tek Zoti?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 19-09-2014, 20:49
  2. A besoni se ka korrupsion ne institucionet e Kosovës?
    Nga ILMGAP në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 15:14
  3. Përse nuk besoni në "zot"?
    Nga Albo në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:11
  4. Përse besoni në Zot?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •