Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Historia e fshehur e arabėve

    Njė karikaturist maroken mori nderimet mė tė larta kohėt e fundit, me vlerė 12 mijė dollarė amerikanė, gjatė njė konkursi ku kėrkohej tė satirizohej Holokausti, i sponsorizuar nga Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad. Nė vend qė t'i bėnin jehonė antisemitizmit tė pagdhendur qė sot "emetohet" nga Teherani, marokenėt dhe arabė tė tjerė do tė bėnin ndoshta mė mirė qė t'i bėjnė thirrje historisė sė tyre tė pasur me hebrenj dhe me Holokaustin, pėr t'i treguar vendin Ahmadinexhadit.

    Nė Afrikėn e Veriut dhe nė Lindjen e Mesme, debatet mbi Holokaustin kanė pasur gjithnjė prirjen qė tė marrin njė nga kėto tre forma. E para, ėshtė mohimi kategorik i mbėshtetur ky nga demagogė qė variojnė nga nacionalistė laikė si Gamal Abdul Nasser i Egjiptit, i cili 40 vjet mė parė tha se, "asnjė person nuk e merr seriozisht gėnjeshtrėn e vrasjes sė gjashtė milionė hebrenjve", tek radikalėt fetarė si Hasan Nasrallahu i Hezbollahut, i cili ka deklaruar se, "hebrenjtė e shpikėn vetė legjendėn e Holokaustit". Nė krahun e kundėrt tė kėtij spektri janė ata qė unė i quaj glorifikues tė Holokaustit. Kėta tifozė tė Hitlerit janė tė ilustruar mė sė miri prej editorialistėve tė gazetės shtetėrore egjiptiane al-Akbar, tė cilėt e kanė vlerėsuar Zgjidhjen Pėrfundimtare dhe janė ankuar vetėm pėr faktin qė gjermanėt nuk e pėrfunduan punėn e nisur.

    Pjesa mė e madhe e arabėve qėndrojnė nė mesin e kėtyre dy ekstremeve, nė njė lloj "relativizmi tė Holokaustit". Ata pranojnė se, hebrenjtė kanė vuajtur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por vėnė nė diskutim si shifrat, ashtu edhe mėkatshmėrinė unike tė Zgjidhjes Pėrfundimtare. "Nė luftė, gjėra tė kėqia ndodhin", kanė prirjen tė thonė ata, duke pėrmendur vrasjet nė masė tė armenėve, kurdėve apo kamboxhianėve pėr tė treguar se, eksperienca e hebrenjve nuk ishte aspak e veēantė. Prandaj, Presidenti i Sirisė, Bashar al Asad i tha gazetarit amerikan Charlie Rose, nė fillim tė kėtij viti se nuk ka as idenė mė tė vogėl "se si mund tė jenė vrarė hebrenjtė, apo sa mund tė jenė vrarė", ndėrkohė qė presidenti i moderuar palestinez, Mahmud Abaz, ishte autor i njė dizertacioni pėr doktoraturė nė epokėn sovjetike, qė vinte nė dyshim numrin e hebrenjve tė vrarė. Edhe pėr pjesėn mė tė madhe tė arabėve tė ndjeshėm, Holokausti ėshtė ende njė ngjarje e largėt - evropiane qė vrasin brenda tyre - pėr tė cilin, thonė ata, palestinezėt kanė paguar njė ēmim me krijimin e Izraelit.

    9 vjet mė parė, menjėherė pas 11 Shtatorit, unė u vendosa sėbashku me familjen time nė Rabat, pėr tė nisur njė projekt kėrkimor qė shpresoja se do tė ndryshonte mėnyrėn se si arabėt mendojnė nė lidhje me Holokaustin. Ideja ime ishte e thjeshtė. As edhe njė arab i vetėm nuk ėshtė mes mė shumė se 20 mijė johebrenjtė tė pranuar nga Jad Vashem, memoriali zyrtar i Izraelit pėr Holokaustin, qė shpėtuan hebrenjtė nga rreziku i vdekjes. Pėr mua kjo nuk kishte aspak kuptim, duke patur parasysh se Afrika e Veriut, me mė shumė se gjysmė milioni hebrenj ishte njė front kaq shumė i rėndėsishėm i luftės. Nėse unė do tė mund tė gjeja qoftė edhe njė histori tė vetme tė njė arabi qė kishte shpėtuar njė hebre, mendova, ndoshta kjo do tė shėrbente si njė mjet pėr tė transformuar Holokaustin nė njė burim krenarie nė rajon, dhe jo ta lija tė ishte njė shėnjestėr mohimi.

    Shumė shpejt mėsova se Holokausti, ndėrkohė qė ėshtė pėrgjithėsisht njė histori evropiane, ishte nė tė njėjtėn kohė edhe njė histori arabe. Qė nga qershori i vitit 1940 deri nė maj tė vitit 1943, nazistėt dhe aleatėt e trye kontrolluan Afrikėn e Veriut dhe ekspozuan pėrgjatė Mesdheut shumė elementė tė Zgjidhjes Pėrfundimtare, qė nga kampet e punės sė skllevėrve, tek Ylli i Verdhė. Arabėt u pėrgjigjėn ndaj kėsaj tamam si evropianėt: shumica ishin indiferentė ndaj fatit tė hebrenjve, njė pėrqindje e konsiderueshme bashkėpunoi me vullnetin e vet nė persekutimin e hebrenjve, dhe njė grup i vogėl, por simbolikisht i rėndėsishėm arabėsh ndihmuan, dhe madje edhe shpėtuan hebrenjtė.

    Keqbėrėsit varionin nga roje arabe qė torturonin hebrenjtė nė kampet e ndėshkimit tė Vishisė nė Algjeri dhe Marok, deri tek pėrkthyes arabė nė Tunizi, qė shkonin shtėpi mė shtėpi me oficerė tė SS pėr tė pikasur hebrenjtė. Kėta arabė tė zakonshėm pėrfaqėsohen mė sė miri nga njė tunizian me emrin Hasen Ferjani, i cili u dėnua nga njė gjykatė e lirė franceze nė vitin 1943 pėr njė komplot qė ēoi nė dėbimin pėr nė Gjermani - dhe mė pas ekzekutimin - e tre hebrenjve, njė babai dhe dy djemve tė tij.

    Edhe heronjtė kanė gjithashtu emra. Ndėr ta ka njerėz si Si Ali Sakat, ish-kryetar i Bashkisė sė Tunizit, i cili hapi fermėn e tij nė mal pėr tė strehuar 60 hebrenj qė u arratisėn nga njė kamp pune tė dyteruar, si dhe Khaled Abdeluahab, bir i njė shkrimtari tė shquar tunizian, qė shpėtoi shumė familje hebreje nga vendi ku qėndronin nė mes tė natės pėr tė shpėtuar njė prej tyre - njė grua hebreje, flokėverdhė dhe sy bojėqiell - e cila rrezikonte tė pėrdhunohej nga njė oficer gjerman. Gjeta gjithashtu shumė hsitori tė arabėve, tė cilėve sot nuk ua dimė emrat: kujdestarja arabe qė mori dhe strehoi fėmijė hebrenj kur qumėshti mezi gjendej; bukėpjekėsi arab qė nxirrte fshehtas bukė nga furra e tij pėr familjet hebreje, nė kohėn kur racionet e Vishisė penalizonin mbi tė gjithė hebrenjtė; barinjtė arabė qė hapėn shtėpitė e tyre modeste pėr familjet hebreje qė largoheshin nga fshatrat e bombarduar. Kėto histori tė kėqinjsh dhe heronjsh pėrbėjnė eksperiencėn nė jetėn relae tė arabėve mbi Holokaustin. Arabėt nuk kanė nevojė tė marrin mėsime nga Presidenti i Iranit. Madje, ata mund t'i mėsojnė atij disa gjėra.

    "Satloff, drejtor i Institutit pėr Politikat e Lindjes sė Afėrme nė Uashington ėshtė autor i librit: "Mes tė ndershmėve: Histori tė humbura nga Holokausti nė tokat arabe".

    Robert Satloff

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Nė vend qė t'i bėnin jehonė antisemitizmit tė pagdhendur qė sot "emetohet" nga Teherani, marokenėt dhe arabė tė tjerė do tė bėnin ndoshta mė mirė qė t'i bėjnė thirrje historisė sė tyre tė pasur me hebrenj dhe me Holokaustin, pėr t'i treguar vendin Ahmadinexhadit.
    Sa urtesi ne keto fjale!!!!!!
    Jarigas

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne linkun me poshte mund ta degjoni fjalimin e Robert Satloff mbi librin e tij dhe ceshtjet qe lidhen me kete qe lexuat me larte.Nje fakt interesant permend se ne memorialin e atyre qe u ndihmuan jevrejve jane rreth 20 mije persona,nder ta Robert Satloff permend edhe shqiptaret dhe te tjeret.Dhe asnje arab ne kete memorial,mirepo sipas tij jevrejet ishin ndihmuar shume nga arabet ne kohen e luftes se dyte boterore.Mirepo kjo ndihme e tyre ndaj jevrejve kishte mbetur nen hije.
    Fjalimi i Robert Satloff ne kete video zgjat 50 minuta.

    http://fora.tv/2006/11/19/Among_the_Righteous

  4. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Holokaustin nuk mund ta mohoje njeri,por edhe ata qe e vene ne dyshim numrin 6 milion kane nje fare te drejte.Pastaj holokaust nuk ka ndodhur vetem kundra cifuteve.Nuk degjojme ndonje popull tjeter te flasi ne vazhdimesi vetem per holokaustin e tyre.Sipas jush duhet te harrojme hallet tona,krimet qe jane bere kundra nesh vetem per hir te asaj qe i ndodhi cifuteve?Pse nuk shqetesohemi ne si shqiptare per holokaustet kundra nesh? Ato ne Serbi, ne Kosove, ne Cameri?A ke lexu ndonjehere ne ndonje forum cifut qe ti qahet halli kosovareve ose cameve?Pse u dashka ne te shqetesohemi kaq shume per ta?

  5. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Ndoshta sepse i perket edhe ti species humane???!!!!
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •