Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    njoftohet se Asambleja ka miratuar kete rezolute me heqjen e pikes qensore- ajo e permendjes se pavaresise se Kosoves. Rezoluta eshte miratuar me 99 vota per dhe 36 kunder, nderkohe qe 14 deputete kane qene asnjanes.
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  2. #12
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Mendoj dhe jam i sigurte se pavaresia e Kosoves eshte pune e kryer,nje diqka qe nuk do te zhbehet kurre me,edhe Ahtisari e tha sot se pavaresisht vendimit te GJND-se,pavaresia eshte e sigurt,sepse thjeshte ska zgjidhje tjeter.
    Nese mund te mashtrohen ose manipulohen disa qeveritare tone,nuk mund te mashtrohet populli.Mendoj se ceshtjet kryesore lidhen me forcimin e shtetit te Kosoves dhe funksionalizimin e tij sa me shume(jo vetem ne leter).
    Pershendetje.

    P.S.Pershendetje edhe nga une Busavata
    Po bre,ama Ahtisarit me kush nuk ja ras,nuk qon peshe me fjala e tij,e ka krye ai punen e tij...ne asamble ka qene kunder kesaj rezolute,ama lordi Russell Johnston,as sja ka ras bile...


    p.s. Sa per qeveritare e politikane tone(te gjithe) harroje kete pune te pavarsise...
    Ndryshuar për herë të fundit nga woodstock : 23-06-2010 më 10:44
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    busavata te pershdes edhe un, eshte mir kur nje tem zhvillohet koment pas komenti edhe nese ka kundershtime edhe kendveshtrime te ndryshe.

    Deshta njeher te Sjell ktu kuptimin e fjales Resoltion

    Res·o·lu·tion   [rez-uh-loo-shuhn]

    1.një shprehje formale të opinionit ose synimin e bërë, zakonisht pas votimit, nga një organizatë zyrtare, një legjislaturë, një klub, ose grup të tjera. Krahaso rezolutë harmoni, rezolutë të përbashkët.

    2.një zgjidhje apo vendosmëri: për të bërë një rezolutë të fortë për të bërë diçka.

    3. aktin e zgjidhjes ose përcaktimin me një veprim ose kurs të veprimit, metoda, procedura, etj

    4.shtetit mendor apo cilësinë e të qënit të zgjidhura ose të vendosur, qëndrueshmëri e qëllimit.

    5 .akti ose procesi i zgjidhjes ose ndarë në përbërës ose pjesë fillore.

    6. një zgjidhje, strehim, ose zgjidhjen e një problemi, polemika, etjlution

    Kjo 'REZOLUT' Erdh pak para se AP te shkoj ne pushimet verore, edhe pak para e GJND ta jep vendimi per Kosoven ne te cilin besoj se dot ndikoj.

    Kjo eshte e para thik ne shpine e dyta dot vjen nga GJND ja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 23-06-2010 më 10:48
    BAC, SU KRY

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga woodstock Lexo Postimin
    Po bre,ama Ahtisarit me kush nuk ja ras,nuk qon peshe me fjala e tij,e ka krye ai punen e tij...ne asamble ka qene kunder kesaj rezolute,ama lordi Russell Johnston,as sja ka ras bile...
    Evropianet,ose edhe te gjitha qendrat boterore te vendosjes e dijne se nuk mund te imagjinohet kthimi i popullit te Kosoves nen juridiksionin serb.Prape po them ,nese mund te mashtrohen disa qeveritar tone,populli nuk mashtrohet sepse eshte po ky popull qe i barti te gjitha te keqijat dhe pasojat nga nje shtet kriminel siq ishte Serbia.
    Prape po them,duhet te punohet shume per kete shtet e popull,tekefundit kujt i duhet nje shtet vetem ne leter.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Prape po them ,nese mund te mashtrohen disa qeveritar tone,populli nuk mashtrohet .
    SHpresoj dhe deri dikund besoj qe kjo eshte e vertet, Por ta dini se kta lojra jan shum te fliqta dhe te nderlikuar aq sa jan te pregaditur per ta sjell popullin ne Konfuz.

    Ta dini se edhe kjo Pavarsi eshte me MBIKQYRJE , me shum kufij qe e la sot sovranitetin ne pik pyetje. Kjo ka qen mashtrim i Ahtizarit i cili i perdori politikanet tan te na HABITIN , e pra jemi ket STATUS QUO ku 69 shtet na pranuan kurse organet dhe institucionet nderkomtare JO. perveq IMF perqkak se ata kan interes qe tena fusin ne borxhe.

    Kjo eshte njejt si te kesh Konto Bankar(per te hyr ne borxh) por i pa punsuar(ska investime) perqkak se nuk je i regjistrun ne Kuvend Komunal(as gje mundesh ta nxjer ne certefikat lindje)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 23-06-2010 më 11:06
    BAC, SU KRY

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Rezuluta ne ket diskutim eshte ne fuqi Kurse Lajmi me posht eshte ma premtuese po Ta presim a do te miratohet

    PE kërkon njohjen e Kosovës nga e gjithë BE-ja
    Në Parlamentin Evropian sot është miratuar një Rezolutë për Perspektivën e Anëtarësimit të Kosovës në BE.

    E mërkure 23 Qershor 2010 16:30

    Në rezolutë propozohet që të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet ta përkrahin një qasje të përbashkët ndaj Kosovës. Këtë e bëri të ditur Komiteti për Çështje të Jashtme në rezolutën e miratuar të mërkurën, rreth perspektivave të anëtarësisë së Kosovës në BE.
    “Anëtarët e Parlamentit Evropian (APE) do të mirëprisnin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Duke përmendur shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, dhe e cila është njohur nga 66 shtete, rezoluta deklaron se 22 shtete anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur ndërsa pesë prej tyre jo”, theksohet në raport.
    “Për t’i bërë politikat e BE-së më efektive për të gjithë në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së do të duhet të shtojnë qasjen e tyre ndaj Kosovës”, thuhet në rezolutën e hartuar nga Ulrike Lunacek e cila u miratua nga 45 vota pro, 14 kundër dhe nga dy abstenime.
    “Nënkuptohet se njohja zyrtare e Kosovës momentalisht nuk është një mundësi e mundshme për qeverinë e Beogradit. Megjithatë, APE-të i bëjnë thirrje Serbisë të jetë më pragmatike ndaj çështjes së statusit dhe të përmbahet nga bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Mendimi këshillëdhënës që pritet të jepet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk duhet t’i pengoj të gjitha palët e përfshira për tu përfshirë qartazi në ndër-kalimet e efektshme kufitare, në bashkëpunimin rajonal dhe lokal në të mirë të popullatës në dhe përreth Kosovës”, theksohet në raport.

    Perspektiva e liberalizimit të bizave me BE-në
    APE-të bëjnë thirrje për hapa praktikë në mënyrë që beneficionet e bashkëpunimit me BE-në të jenë më të prekshme për qytetarët e Kosovës, duke sugjeruar që edhe Kosova do të duhej të përfitonte nga perspektivat e liberalizimit eventual të vizave, menjëherë pas plotësimit të të gjitha kushteve. “Në këtë kontekst, Komisioni do të duhet të komunikojë pa vonesë me autoritetet e Kosovës hapat që duhet të ndërmerren para se të përgatitet plani për liberalizimin e vizave”, shton raporti.

    Nevoja për reforma, posaçërisht në luftimin e korrupsionit
    Viti 2010 është vit qenësor për qeverinë e Kosovës dhe për të gjitha nivelet e administrimit për të përparuar në reformat kyçe, siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, decentralizimi dhe reformat në administratën publike, theksojnë Parlamentarët, të cilët janë "jashtëzakonisht të brengosur nga korrupsioni gjithëpërfshirës, i cili mbetet një prej problemeve më të mëdha në Kosovë së bashku me krimin e organizuar”.

    Kosova veriore
    “Një brengë tjetër është edhe veriu i Kosovës, pjesë e cila vuan nga mungesa e ashpër e sundimit të ligjit, nga presioni i vazhdueshëm dhe nga kërcënimi i shoqërisë civile nga grupe radikale dhe nga krimi i organizuar. Përpjekjet e EULEX-it duhet të shtrihen edhe në veri të vendit në mënyrë që të ushqejnë marrëdhëniet e mira ndër-etnike, dhe ta informojnë popullatën lokale mbi veprimet e BE-së”, thonë Parlamentarët Evropianë.

    Jo riatdhesimit të dhunshëm
    Pasi që Kosova ende nuk është në gjendje të ofrojë kushte të duhura për riintegrimin e romëve të riatdhesuar pa dashje, Parlamentarët kërkojnë nga shtetet anëtare të BE-së të ndalojnë me riatdhesimin e tyre. Për shembull, autoritetet gjermane dhe ato kosovare janë pajtuar të riatdhesojnë 14,000 refugjatë në Kosovë, prej të cilëve rreth 10,000 janë romë.

    Të drejtat e pakicave dhe edukimi
    “Edhe atje ku Kosova ka kaluar ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave, zbatimi i tyre “mbetet jo I kënaqshëm””, theksojnë Parlamentarët. “Pakicat, në veçanti romët, janë të diskriminuar në “qasjen në edukim, strehim, shërbime sociale dhe në punësim”, thuhet në draft rezolutë. APE-të bëjnë thirrje për politika më aktive në luftimin e diskriminimit në të gjitha fushat (etnike, religjion, orientim seksual, paaftësi e të tjera).
    “Autoritetet gradualisht duhet të nisin me klasa të përbashkëta, dhe në mësimdhënien e gjuhëve të pakicave, në veçanti atë serbe, për nxënësit shqiptarë dhe gjuhën shqipe për të gjitha pakicat, pasi që edukimi ofron jo vetëm shkathtësitë e nevojshme për të hyrë në tregun e punës, por gjithashtu kontribuon në pajtimin në mes të grupeve të ndryshme etnike”, thuhet në rezolutën e miratuar sot.
    Rezoluta do të vihet në votim në muajin korrik. /zeri/
    BAC, SU KRY

  7. #17
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Evropianet,ose edhe te gjitha qendrat boterore te vendosjes e dijne se nuk mund te imagjinohet kthimi i popullit te Kosoves nen juridiksionin serb.Prape po them ,nese mund te mashtrohen disa qeveritar tone,populli nuk mashtrohet sepse eshte po ky popull qe i barti te gjitha te keqijat dhe pasojat nga nje shtet kriminel siq ishte Serbia.
    Prape po them,duhet te punohet shume per kete shtet e popull,tekefundit kujt i duhet nje shtet vetem ne leter.
    Plotsisht po pajtohem.

    Po qfare qeveritare e politikane kemi,nuk eshte per tu cuditur se keta ia msyjne te habisin e ta bindin popullin se gjoja kjo qenka e mire per Kosoven ...Ajo fjala qe e the "tekefundit kujt i duhet nje shtet vetem ne leter." pra i duhet ketyre politikaneve tane,ata vetem keshtu munden te manipullojne dhe te vjedhin,se ndryshe nuk munden.Keta kur nuk u munduan spaku t'jete shtet funksional Kosova,kjo do zbute forte "qendrimet" e te gjitheve,po edhe te shteteve qe nuk e kane pranuar ende kosoven si shtet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga woodstock : 23-06-2010 më 11:35
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2010
    Postime
    56
    Teme shume e qelluar. Te lumte Kosovar2006.
    Pa marr parasysh rezoluten ne fjale, shume thell besoj se kjo pune ka mbaruar. (Ndoshta e them ngase nuk kam deshire te ndodh ndryshe, por ne kete jame i bindur). Nuk e them kete ngase besoj shume ne udheheqesine Kosovare, por kam shume besim ne popull. Kur populli, ne kohen qe ishte me Serbine i tha se nuk do te qendroje se bashku dhe e beri ate qe e beri, besoj qe nuk do ta pranonte tani me asnje opcion tjeter. Nuk do te shkelte populli mbi gjakun e deshmoreve, sepse ata jene te popullit, per ta e dhane jeten.
    Si qe e dime edhe me heret nga te paret tane dhe nga historia, Europa nuk eshte hera e pare qe po luan me ne, e tani si duket e ka gjete edhe kohen edhe udheheqesine, qe nuk po ia bene fjalen dy, e sigurisht jo per interesa te popullit, por prap populli eshte ai i mehershmi. E di kete Evropa, por nuk do ta prishe as me Serbine, e sa per GJND -ne, jame i sigurt qe do te jete e drejte, d.m.th. ne favor te Kosoves.
    Kalofshi mire.
    Nuk mund ta prese edhe nje lufte ne Kosove Evropa e as bota.

  9. #19
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006 Lexo Postimin
    Rezuluta ne ket diskutim eshte ne fuqi Kurse Lajmi me posht eshte ma premtuese po Ta presim a do te miratohet

    PE kërkon njohjen e Kosovës nga e gjithë BE-ja
    Në Parlamentin Evropian sot është miratuar një Rezolutë për Perspektivën e Anëtarësimit të Kosovës në BE.

    E mërkure 23 Qershor 2010 16:30

    Në rezolutë propozohet që të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet ta përkrahin një qasje të përbashkët ndaj Kosovës. Këtë e bëri të ditur Komiteti për Çështje të Jashtme në rezolutën e miratuar të mërkurën, rreth perspektivave të anëtarësisë së Kosovës në BE.
    “Anëtarët e Parlamentit Evropian (APE) do të mirëprisnin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Duke përmendur shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, dhe e cila është njohur nga 66 shtete, rezoluta deklaron se 22 shtete anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur ndërsa pesë prej tyre jo”, theksohet në raport.
    “Për t’i bërë politikat e BE-së më efektive për të gjithë në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së do të duhet të shtojnë qasjen e tyre ndaj Kosovës”, thuhet në rezolutën e hartuar nga Ulrike Lunacek e cila u miratua nga 45 vota pro, 14 kundër dhe nga dy abstenime.
    “Nënkuptohet se njohja zyrtare e Kosovës momentalisht nuk është një mundësi e mundshme për qeverinë e Beogradit. Megjithatë, APE-të i bëjnë thirrje Serbisë të jetë më pragmatike ndaj çështjes së statusit dhe të përmbahet nga bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Mendimi këshillëdhënës që pritet të jepet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk duhet t’i pengoj të gjitha palët e përfshira për tu përfshirë qartazi në ndër-kalimet e efektshme kufitare, në bashkëpunimin rajonal dhe lokal në të mirë të popullatës në dhe përreth Kosovës”, theksohet në raport.

    Perspektiva e liberalizimit të bizave me BE-në
    APE-të bëjnë thirrje për hapa praktikë në mënyrë që beneficionet e bashkëpunimit me BE-në të jenë më të prekshme për qytetarët e Kosovës, duke sugjeruar që edhe Kosova do të duhej të përfitonte nga perspektivat e liberalizimit eventual të vizave, menjëherë pas plotësimit të të gjitha kushteve. “Në këtë kontekst, Komisioni do të duhet të komunikojë pa vonesë me autoritetet e Kosovës hapat që duhet të ndërmerren para se të përgatitet plani për liberalizimin e vizave”, shton raporti.

    Nevoja për reforma, posaçërisht në luftimin e korrupsionit
    Viti 2010 është vit qenësor për qeverinë e Kosovës dhe për të gjitha nivelet e administrimit për të përparuar në reformat kyçe, siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, decentralizimi dhe reformat në administratën publike, theksojnë Parlamentarët, të cilët janë "jashtëzakonisht të brengosur nga korrupsioni gjithëpërfshirës, i cili mbetet një prej problemeve më të mëdha në Kosovë së bashku me krimin e organizuar”.

    Kosova veriore
    “Një brengë tjetër është edhe veriu i Kosovës, pjesë e cila vuan nga mungesa e ashpër e sundimit të ligjit, nga presioni i vazhdueshëm dhe nga kërcënimi i shoqërisë civile nga grupe radikale dhe nga krimi i organizuar. Përpjekjet e EULEX-it duhet të shtrihen edhe në veri të vendit në mënyrë që të ushqejnë marrëdhëniet e mira ndër-etnike, dhe ta informojnë popullatën lokale mbi veprimet e BE-së”, thonë Parlamentarët Evropianë.

    Jo riatdhesimit të dhunshëm
    Pasi që Kosova ende nuk është në gjendje të ofrojë kushte të duhura për riintegrimin e romëve të riatdhesuar pa dashje, Parlamentarët kërkojnë nga shtetet anëtare të BE-së të ndalojnë me riatdhesimin e tyre. Për shembull, autoritetet gjermane dhe ato kosovare janë pajtuar të riatdhesojnë 14,000 refugjatë në Kosovë, prej të cilëve rreth 10,000 janë romë.

    Të drejtat e pakicave dhe edukimi
    “Edhe atje ku Kosova ka kaluar ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave, zbatimi i tyre “mbetet jo I kënaqshëm””, theksojnë Parlamentarët. “Pakicat, në veçanti romët, janë të diskriminuar në “qasjen në edukim, strehim, shërbime sociale dhe në punësim”, thuhet në draft rezolutë. APE-të bëjnë thirrje për politika më aktive në luftimin e diskriminimit në të gjitha fushat (etnike, religjion, orientim seksual, paaftësi e të tjera).
    “Autoritetet gradualisht duhet të nisin me klasa të përbashkëta, dhe në mësimdhënien e gjuhëve të pakicave, në veçanti atë serbe, për nxënësit shqiptarë dhe gjuhën shqipe për të gjitha pakicat, pasi që edukimi ofron jo vetëm shkathtësitë e nevojshme për të hyrë në tregun e punës, por gjithashtu kontribuon në pajtimin në mes të grupeve të ndryshme etnike”, thuhet në rezolutën e miratuar sot.
    Rezoluta do të vihet në votim në muajin korrik. /zeri/
    Po bre Kosovari,ama kjo "Në Parlamentin Evropian sot është miratuar një Rezolutë për Perspektivën e Anëtarësimit të Kosovës në BE." ndoshta e dhe kalon,por shqyrtohet pas 2020-shit.E deri me atehere cfare behet askush nuk po parasheh....
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  10. #20
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Me sa kam degjuar,pas vendimit te GJND-se KB do pergatisin nje rezolute te re per Kosoven,pra do hjekin rez.1244 do e miratojne nje ma te favorshem per ndarjen e Kosoves.Se kjo(1244) do i ben probleme rezolutes qe e miratoje KE.
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •