Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Ne ase qe e bejme malle qafre thot KE populli i kosoves ka vendosur per pavarsin e kosoves dhe nuk ka fuqi ne ket bote e cila vendose ndryshe perveq ndonje super fuqije mbi njerzore...

    Nuk ja vlen te diskutohet ne ket drejtim ......

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHBA: Pavarësia dhe kufijtë e Kosovës të pakthyeshme


    Derisa Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës miraton rezoluta që pakuptimshëm janë neutrale ndaj statusit të Kosovës, Washingtoni zyrtar sërish ua bënë me dije të gjithëve se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kufijtë e saj janë të paluajtshëm. ...
    Postuar: 09:04:14 / 23.06.2010
    Kjo thuhet edhe në një kumtesë të Departmentit Amerikan
    të Shtetit që jepet si reagim ndaj fjalës së ministrit të jashtëm të
    Serbisë, Vuk Jeremiq i cili në takimin e Komitetit të Përhershëm të
    OSBE-së në Vjenë tha se statusi i Kosovës ishte “një çështje ende e
    hapur.”

    Duke paraqitur për të satën herë qëndrimin e Washingtonit, ambasadori amerikan në OSBE, Ian Kelly me pedantëri ka thënë se ‘me Serbinë jemi pajtuar që të mos pajtohemi kur është fjala tek çështja e Kosovës.’

    “Qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara mbetet i pandryshuar.
    Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kufijtë e saj janë të
    vendosur,” ka thënë ambasadori Kelly, i cili deri në mars të këtij
    viti ishte zëdhënës i Departmentit të Shtetit.

    Ai ka shtuar më tej se qytetarët e Kosovës kanë bërë progres të madh në forcimin e institucioneve të tyre demokratike dhe qeverisëse, një progres që i kontribuon stabilitetit në rajon. /S.gashi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    SHBA: Pavarësia dhe kufijtë e Kosovës të pakthyeshme


    Derisa Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës miraton rezoluta që pakuptimshëm janë neutrale ndaj statusit të Kosovës, Washingtoni zyrtar sërish ua bënë me dije të gjithëve se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kufijtë e saj janë të paluajtshëm. ...
    Postuar: 09:04:14 / 23.06.2010
    Kjo thuhet edhe në një kumtesë të Departmentit Amerikan
    të Shtetit që jepet si reagim ndaj fjalës së ministrit të jashtëm të
    Serbisë, Vuk Jeremiq i cili në takimin e Komitetit të Përhershëm të
    OSBE-së në Vjenë tha se statusi i Kosovës ishte “një çështje ende e
    hapur.”

    Duke paraqitur për të satën herë qëndrimin e Washingtonit, ambasadori amerikan në OSBE, Ian Kelly me pedantëri ka thënë se ‘me Serbinë jemi pajtuar që të mos pajtohemi kur është fjala tek çështja e Kosovës.’

    “Qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara mbetet i pandryshuar.
    Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kufijtë e saj janë të
    vendosur,” ka thënë ambasadori Kelly, i cili deri në mars të këtij
    viti ishte zëdhënës i Departmentit të Shtetit.

    Ai ka shtuar më tej se qytetarët e Kosovës kanë bërë progres të madh në forcimin e institucioneve të tyre demokratike dhe qeverisëse, një progres që i kontribuon stabilitetit në rajon. /S.gashi/

    Mos na lasht Zoti pa Ameriken....tu prit kur po thot hashimi!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Britania shpreh mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur


    Ministri britanik për Evropë, Dejvid Lidington, ka shprehur në Prishtinë mbështetjen e plotë të Qeverisë britanike dhe të kryeministrit David Cameron për pavarësinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës. ...
    Postuar: 03:28:23 / 24.06.2010
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri britanik për Evropë, David Lidington, zhvilluan një drekë pune, ndërkaq ministri britanik ia dorëzoi Thaçit një letër adresuar nga kryeministri britanik David Cameron, me ç’rast thuhet se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e fuqishme e zhvillimit të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur.

    Kryeministri Thaçi në këtë takim duke mos paragjykuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, u shpreh se për Kosovën do të hapet perspektivë e re për njohje dhe integrim ndërkombëtar.

    Duke falënderuar ministrin Lidington për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Britanisë së Madhe për Republikën e Kosovës, Thaçi shprehu përkushtimin për perspektivën evropiane, qeverisjen e mirë, zhvillimin ekonomik, luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Ministri britanik për Evropë, David Lidington ia dorëzoi kryeministrit Thaçi një letër adresuar atij nga ana e kyeministrit David Cameron, në të cilën, midis tjerash thuhet “I nderuari Kryeministër, Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e fuqishme e zhvillimit të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, i përparuar dhe shumetnik dhe do të punojë ngushtë në mbështetje të aspiratave të Kosovës për integrimet euroatlantike. I gëzohem forcimit të mëtejshëm të traditës së fuqishme të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pikat që s’preken
    Gjatë bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të hapet çështja e statusit e as ajo e ndarjes. Kjo është porosia që ka sjellë të enjten në Prishtinë David Leddington, Ministër për Europë i Mbretërisë së Bashkuar. Ai tha se Londra dhe zyrtarët në Bruksel po angazhohen që Bashkimi Europian të dalë me qëndrim të përbashkët për opinionin e GJND’së

    Nga Shpend Limoni më 25.06.2010 në ora 8:35
    Autoritetet kosovare dhe ato të Serbisë nuk do të diskutojnë për statusin gjatë bisedimeve që do të fillojnë, pasi Gjykata Ndërkombëtare ta shpallë opinionin këshillëdhënës për pavarësinë e Kosovës.

    Kështu ka deklaruar David Leddington, Ministër për Europë i Mbretërisë së Bashkuar të enjten në Prishtinë, duke theksuar se pavarësia është çështje e mbyllur.
    “Qeveria e re britanike do të mbetet e vendosur në përkrahjen e saj për pavarësinë e Kosovës dhe në kundërshtimin e ndarjes apo të rihapjes së çështjes së statusit”, ka thënë Leddington pas takimit me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

    Ajo çka do të ndodhë pasi GjND ta japë mendimin për ligjshmërinë e pavarësisë është fillimi i bisedimeve për çështje praktike.

    “Shpresoj se opinioni i GJND’së do të na japë mundësinë që të ecim përpara e jo të angazhohemi në debate për gjërat të cilat janë vendosur. Kosova është e pavarur, por jemi për një dialog mes Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike, që prekin jetën e qytetarëve të zakonshëm në të dyja vendet”, ka thënë Ministri britanik.

    Ai ka përmendur tregtinë, lëvizjen e njerëzve dhe çështje të përbashkëta që kanë të bëjnë me integrimin në Bashkimin Europian si tema që mund të bisedohen mes dy vendeve.

    Leddington ka thënë se vendi i tij dhe disa zyrtarë të lartë të BE’së janë duke u angazhuar që Brukseli të flasë me një zë pas shpalljes së opinionit të GJND’së.

    “Pavarësia e Kosovës është një fakt i etabluar dhe nuk do të ketë kthim prapa nga kjo. Ajo çka Britania është duke bërë, është se jemi duke u përgatitur me partnerët europianë dhe baroneshën Ashton, Komisionerin Fule dhe institucionet europiane për atë që ne presim që të jetë një përgjigje e përbashkët e BE’së kur opinion i GJND’së të shpallet”, ka thënë ai.

    Leddington ka thënë se Britania e Madhe do ta mbështesë Kosovën në ambicien e saj për integrim në Bashkimin Europian dhe në NATO.

    Presidenti Sejdiu ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të shtojë presionin ndaj Beogradit për të ndryshuar qasjen ndaj Kosovës. Ai është shprehur i bindur që opinioni i GJND’së do të jetë në favor të Kosovës.

    “Mendimi këshillëdhënës i GJND’së nuk mund të jetë kundër argumenteve të lirisë së një populli”, ka thënë Sejdiu.

    Ministri britanik, para takimit me Sejdiun, është takuar me Ministrin Skënder Hyseni, ndërsa Kryeministri Thaçi ka shtruar një drekë për të.

    Leddington ka thënë se Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian me raporte armiqësore ndaj Kosovës.

    “Ne jemi në një proces shumë të hershëm të integrimeve europiane të Serbisë. Mendoj se është e vështirë që Serbia të integrohet në BE nëse ka gjendje armiqësie mes saj dhe Kosovës. Në këtë fazë është e rëndësishme të thuhet atë që ne në Londër po themi dhe vendet tjera anëtare po i thonë Beogradit. Ne ju duam në BE, por le të bisedojmë seriozisht se si ju do ta bëni këtë”, ka thënë ai.

    “Në Europën modern ka mënyra paqësore për të zgjidhur problemet me fqinjët. Presim që liderët serbë do të bisedojnë për këtë me ne. Nuk e di sa vjet do të zgjasë kjo, por një ditë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë si ai i Belgjikës dhe Luksemburgut”.
    Ministri britanik ka qëndruar në Kosovë edhe në mbështetje të procesit të kthimit të personave të zhvendosur. Britania e Madhe do të mbështesë projekte për kthimin e serbëve në rajonin e Prizrenit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Uorlik: Statusi i Kosovës i zgjidhur, ndarja minon stabilitetin në rajon
    Beograd, 25 qershor 2010 - "SHBA-të dhe shumica e anëtareve të BE e kanë njohur Kosovën e pavarur dhe besojmë që çështja e statusit është zgjidhur", ka deklaruar ambasadorja amerikane në Beograd Meri Uorlik, e pyetur se nën cilat kushte Amerika do të mbështeste negociatat e reja për statusin me Prishtinën. Ambasadorja Urolik shtoi se Amerika nxit "Serbinë dhe Kosovën që të gjejnë mënyra për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me refugjatët, arsimin, doganat, gjyqësinë, shpërndarjen e energjisë elektrike dhe telekomunikacionin, përkatësisht të gjitha që ndikojnë në jetën e përditshmn të të gjithëve në Kosovë", theksoi ambasadorja amerikane për gazetën "Veçernje novosti". Sa i përket riaktualizimit të diskutimeve për ndarjen e Kosovës dhe nëse ky është një skenar real, Uorlik tha se SHBA-të nuk mbështesin ndarjen e Kosovës, as që kjo është reale. Ajo shprehu mendimin se kjo do të "minonte stabilitetin në rajon". "Çdo ditë e re të cilën e kalon Serbia në bisedime rreth ringjalljes së bisedimeve për statusin apo për ndarjen, për Serbinë është një ditë e humbur në rrugën drejt së ardhmes evropiane", ka vlerësuar Uorlik. Ah tha se SHBA-të nuk nuk presin që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. "Ky nuk është parakusht për marrëdheniet tona të mira ose mbështetje e Uashingtonit për integrimet tuaja evropiane. Mirëpo synojmë që ta shohim Serbinë që në mënyrë konstruktive të bashkëpunojë me Prishtinën, SHBA-të, BE-në dhe aktorët e tjerë kyç ndërkombëtarë dhe të kërkojë zgjidhje pragmatike të cilat do të përmirësojnë jetën e të gjihëve në Ksosvë - serbëve dhe shqiptarëve", ka thënë ambasadorja amerikane në konstatimin se auotoritetet e Beogradit po marrin porosi që të vendosin marrëdhënie të mira me Prishtinën, nëse duan të Serbia t'i bashkohet BE-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •