Shpesh kur dëgjoj të flitet për korrupsionin dhe për dukuri të tjera negative më bie ndërmend një kallëzim popullor:
Kur mali u ankua se po e priste sopata, i thanë:
“Fajin e ke Aë se bishti është yti”.
Fatkeqësisht ne me shtetin bashkëpunojmë të shumtën e herës vetëm në aspektin negativ!!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
8. Mitet sa më të errëta të paraqiten aq më ”bindëse” janë. Fatkeqësisht janë ”fakte” të lindura nga djallëzia e të diturve dhe të pranuara nga shtresa më e ulët shoqërore.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Mendoj se ne shqiptarët jemi militantët më fanatikë në botë. Ne nuk duan tjetër realitet që del jashtë militantizmit tonë. Për këtë ”ideal” militant tonin jemi në gjendje të prishim miqësinë edhe me shokët më të ngushtë. Sa turp!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Ai-ajo qe per politik prish miqesin,ata nuk kan qene miq kurr!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Temat tabu i krijojnë njerëzit që kanë faje. Ky grup njerëzish për të fshehur të metat e veta krijojnë dicka që s’duhet të flitet - tabu që mos të bisedohet e mos të ketë fërkime rreth gabimeve e lëshimeve të tyre që të shumtën e herës janë shumë të mëdha.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Urim i veçantë
Pendim, Falje, kërkim Falje
Të dashur miq, ndonëse ju kam uruar edhe një herë, në këto momente, s’di si më erdhi në mendje fjala e urtë daneze: “Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, por të ardhem – po”. Kjo fjalë më shtyri të mendoj shpejt e shpejt ngjarjet nga viti që lamë pas dhe doli se kisha pasur një vit me shumë përpjeta e tatëpjeta, me çaste të lumtura e me çaste jo shumë të lumtura, me mirëkuptime e me keqkuptime, se dikujt i kisha hyrë në hak dhe se dikush më kishte hyrë në hak...
Prapë fjala e urtë daneze më erdhi në shërbim:”... të ardhmen mund ta ndryshsosh ...”, fundja mund t’i prijësh për të mirë. Atëherë mora këtë vendim që të jua them edhe juve, miq të dashur:
1. Pendohem për gjithë të këqijat që kam bërë, ( nuk ka gjë më fisnike se të pendohesh )
2. Do t’i fal të gjithë ata që kanë gabime ndaj meje. ( nuk ka gjë më madhështore se të falësh )
3. Kërkoj të falur botërisht ndaj gjithë atyre që i kam lënduar, që ua kam prishur ditën e që kam bërë gabime të paqëllimshme ndaj tyre.
Dhe për fund, miq të dashur, më lejoni të ju uroj:
12 muaj lumturi,
52 javë qetesi,
365 ditë dashuri,
8.760 orë paqe,
525.600 minuta sukses,
31.536.000 sekonda miqësi.
Gëzuar Vitin e Ri
2 0 1 1
Le të jetë ky vit i realizimit të dëshirave tua
personale, familjare dhe kombëtare.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
ÇKA QUHET VDEKJE E RËNDË
Nuk quhet e rëndë vdekja që është shkaktuar nga një krim sado barbar të ketë qenë.
Vdekje e rëndë quhet ajo kur shkon për ngushëllime për të vdekurin dhe ndihesh keq duke mos ditur çfarë të thuash për të, përveç fjalës "ngushëllime"!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Të shumtën e herës hipokrizia vjen si pasojë e frikës ( frikës se të mungon guximi - je frikacak ta thuash të vërtetën dhe frikës se mos humb tjetrin a masën pse flet të vërtetën ) në përballje me realitetitin.
Të sharë do të jenë të dytë: si guximtari, si hipokriti, por me një ndryshim.
Guximtari do të shahet derisa të dalë e vërteta në shesh dhe aty ndërpritet sharja, ndërkaq hipokriti do të shahet pasi të dalë në shesh e vërteta, por fatkeqësisht sharja ndaj tij do të zgjasë shumë dhe mbi të gjitha hipokrizia e tij mund të jetë me pasoja për dikë.
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 14-07-2011 më 19:37
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Njeriu gjatë jetës ”kalon” nëpër dy familje: familja e fëmijërisë ( prindër, vëllëzër e motra ) dhe familja që krijon vetë pasi të martohet.
- Lum si ai që deri në vdekje i mban në harmoni, lidhje të ngushtë këto dy familje.
- Turp dhe mjer si ai që pasi krijon familjen e dytë harron të parën!
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-08-2011 më 04:10
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Krijoni Kontakt