Pronarėt e fajit
Politika dhe politikanėt shqiptarė nė Maqedoni janė nė gjendje kome...E vetmja qė mund tė bėjnė ėshtė tė thonė se si duhet vepruar... ndėrkohė "shtėpia po digjet"... thotė njė student i gazetarisė nė USHT.
Shkruan Fatmir Shabani
Politika dhe politikanėt aktual nė Maqedoni janė nė gjendje kome. Politikanėt duan qė tė ngrihen nga pavetėdija klinike por nuk munden. Ata duan qė tė bėjnė diēka sa pėr sy e faqe pėr tė tėrhequr vėmendjen e popullit por pėrsėri s`munden. E vetmja qė mund tė bėjnė ėshtė tė thonė se si duhet vepruar.
Ēdo ditė qė kalon po na sjell gjėra tė reja dhe shumė tė qarta pėr t`i kuptuar, madje edhe politikanėt na e bėjnė tė qartė se nė zgjedhjet e ardhshme nuk duhet votuar pėr asnjėrėn parti shqiptare sepse populli shqiptarė nė Maqedoni udhėhiqet vetėm nga njė parti dhe ajo ėshtė VMRO-DPMNE-ja.
Pėrderisa bėhet fjalė pėr prishjen e marrėdhėnieve ndėretnike nė Maqedoni, pėr fajin nuk duhet tė pyesim se i kujt ėshtė, sepse vet politikanėt tanė janė prindėrit dhe pronarėt e fajit. Ata kanė lėnė anėsh tė gjitha problemet dhe vuajtjet e popullit, vetėm e vetėm pėr tė akuzuar njėra -tjetrėn se cila e ka fajin mė tė madh!
Populli shqiptarė nė Maqedoni ēdo herė ka qenė i shkelur, i torturuar dhe i nėnēmuar, deri nė skajshmėri. Jo qė jemi popull pa gjuhė, identitet dhe histori, por vetėm e vetėm se asnjėherė nuk e kemi lėnė pa u shitur dhe nuk kemi lėnė anėsh bizneset dhe interesat personale.
Mė kujtohet njė fjalė popullore ku thonė Armiku na bashkoi, mirėpo tek ne ndodhė e kundėrta: Ra armiku e pa populli se kush ėshtė Sadiku. Sepse deri nė njė kohė kur gjėrat ishin tė pa definuara mendonim se faji ėshtė tek tė huajt, qė shqiptarėt nuk janė bashkė. Por jo edhe aq vonė kuptova se populli shqiptarė nė Maqedoni nuk ėshtė bashkė, sepse duhet tė paguaj ēmimet e inateve tė politikanėve dhe politik-bėrėsve shqiptarė.
Kreu i DR-sė, Imer selmani disa ditė mė parė u pėrcolli porosi BDI-sė, Ali Ahmetit dhe atij tė PDSH-sė, Menduh Thaēit pėr tė unifikuar qėndrimet dhe kapėrcimin e inateve tė politikes ditore partiakė. Kryetari I BDI-sė Ali Ahmeti dhe partia e tij nuk komentuan rreth kėsaj kėrkese, mirėpo pa kaluar as edhe njė ditė doli nė skenė kryetari i PDSH-sė MenduhThaēi duke u kundėrpėrgjigjur rreth kėsaj kėrkese dhe duke etiketuar Imer Selmanin si njeri tė sherbimit sekret dhe si bashkpunėtorė i Nikola Gruevskit, duke dashur tė thotė qė nuk e kalla un katundin po e kalli ai qė deri dje ishte me mua!.
Nuk do mend se kjo ėshtė vetėm njė skenar pėrēarės duke pasur pėr synim pėēarjen e mėtutjeshme tė partive politike shqiptare, vetėm e vetėm qė projektet antishqiptare dalėnga dalė tė realizohen.
Nga ana tjetėr Fazli Veliu i njohur si komandant Daja , deputet i BDI-sė e njėherit edhe kryetar i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės (SHVL), jo me larg se dje kėrkoi qė Shqiptarėt e Maqedonisė tė jenė pjesė e bisedimeve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit dhe tė mbėshtesin propozimin qė emri i ri i shtetit tė Aė Iliro Maqedonia. Pėr mendimin tim kjo ėshtė ide shumė e qėlluar por pak sa e vonuar dhe nė adresė tė gabuar! Por ama, e rėndėsishmja ėshtė qė politikanėt shqiptarė rolin e marketingut politik dinė se si e luajnė. Ata dinė pėr ēdo ditė tu pėrshtaten rrethanave dhe roleve qė duhet aktruar.
Nga ata mund tė dėgjosh edhe deklarata radikaliste, si: Jemi mė tė fort nė mes tė Shkupit, sesa ne mal ose mund tė dėgjosh duke thėnė pėr Gruevskin qė ai ėshtė Millosheviqi i dytė ndaj shqiptarėve. Nga ana tjetėr politikanėt shqiptarė nė Maqedoni, ende presin qė po ai Millosheviq ti realizojė kėrkesat e atyre qė perfaqėsojnė shqiptarėt nė Maqedoni. Kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr pos politikė pėr kollktukė. Kėtė nuk mund ta quajmė asgjė tjetėr pėrpos Populli u dėnoftė deri nė atė nivel qė ju dėnuat atė!.
Derisa shtėpia digjet dhe vėllezėrit nuk mundohen qė ta fikin atė, por grinden se cili kishte harruar cigaren ndezur, ne si popull asnjėherė nuk kemi pėr tė gjetur derėn e shpėtimit. / Zhurnal /
http://zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=2721...10154459&sh=13
Krijoni Kontakt