Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    Akademia Teologjike jep diplomat për studentët e vitit të katërt - qershor 2010

    “Kam optimizëm për të ardhmen, duke pasur gjithmonë bekimin e Kishës”. Me këtë besim dhe shpresë për t’i shërbyer në vazhdim Perëndisë dhe Kishës, Emiljan Lito, pohoi jo vetëm emocione, ndërsa mori diplomën e studentit më të mirë të vitit të katërt në Akademinë Teologjike. Ai, sikurse edhe 9 bashkëstudentët e tjerë, u nderuan në 14 qershor 2010 nga stafi pedagogjik i kësaj Akademie, me ceremoninë e dhënies së diplomave, sa tradicionale aq edhe të veçantë.
    “Sot për ju është një ditë e veçantë. Kryerja e studimeve në Akademinë Teologjike është momenti më i rëndësishëm për jetën tuaj. Ju mësuat qëllimin e jetës suaj dhe rrugën si arrihet ky qëllim” – përshëndeti gjatë fjalës së tij, ndihmësdekani i Akademisë, Hirësi Nikolla.
    Shërbesa e Kishës është të përhapë Ungjillin dhe nuk ka gjë më madhështore të nxjerrësh një shpirt nga errësira në dritë. Perëndia u kanë dhënë këtyre studentëve misionin, i cili kërkon sakrificë të madhe.
    “Akademia ju ka dhënë një mundësi, të krijoni lidhje me Zotin dhe të gëzoni diçka nga ngazëllimi i Hirit Hyjnor. Perëndia e derdh hirin e Tij pa fund dhe jam i sigurt se diçka keni marrë. Unë kam dëshirë që ju të bëheni punëtorë të vreshtit të Perëndisë. Mundi juaj nuk do të shkojë dëm, por do të japë fryte” – theksoi në fjalën e tij imzot Nikolla.
    Pas predikimit “Gjithsecili ka një thirrje”, lexuar nga një prej studenteve me rezultate të shkëlqyera, Nestilda Dangaj, kori i Akademisë psali këngë dhe himne kishtare.
    Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, i pranishëm në këtë ceremoni, në fjalën e tij përcolli së pari përshëndetjet e Kryepiskopit Anastas, i cili e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në këtë ceremoni. Ai vlerësoi rolin dhe misionin e kësaj shkolle, e cila është një bekim për këtë vend, duke shpjeguar se ka pak vende në këtë botë, që mund të dëgjojmë Fjalën e Perëndisë.
    “Bekimi që merrni nga kjo shkollë është thesar për këtë jetë dhe jetën e ardhshme. Jini mirënjohës dhe mos u përfshini në kulturën e ankesës. Ankimi prish vizionin e Perëndisë dhe integritetin e njeriut” – nënvizoi imzot Joani. Ai iu bëri thirrje studentëve të kenë falënderimin në shpirt, sepse do të kenë gëzim dhe i vetmi sekret për ta mbajtur të gjallë dritën e Zotit është duke e përhapur atë. Hirësi Joani theksoi gjithashtu se është e rëndësishme të ruhet edhe roli profetik i Kishës, i cili duhet kuptuar si predikim i fjalës së Zotit dhe jo i fjalës sonë.
    Pas fjalimeve dhe himneve pasoi edhe ndarja e diplomave si edhe gëzimi i urimeve dhe përgëzimeve të ngrohta, drejtuar të sapodiplomuarve, duke vazhduar këto edhe në drekën festive.
    Gjatë drekës, Mitropoliti i Beratit, Hirësi Ignati i ftuar për të qenë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit, iu drejtua studentëve të sapodiplomuar duke i uruar që të kenë gjithmonë një kujtesë të gjallë, kujtesë të dhuratave të Perëndisë.


    Per me shume informacion dhe per te pare fotot klikoni ne www.orthodoxalbania.org

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    isidor cka eshte kjo akademia teologjike..eshte universitet kishtar ortodoks a si..privat apo shteteror..na thuaj dicka..a njihet nga ministria e arsimit a jo..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,589
    Postimet në Bllog
    1
    Vazhdon te rritet numri i te diplomuarve ne Akademine Teologjike ne Shen Vlash. Krijohet masa potenciale e kendonjesve, dhjakoneve e prifterinjve. Orthodhoksia sa vjen e perhapet me shume dhe gjithmone e me shume shqiptare (edhe myslimane) po i besojne dhe po konvertohen ne "te verteten".
    Falenderojme Zotin tone Jisu Krisht, qe na fali kete Kryepiskop, sepse vec Tij kurrkush nuk mund te bente keto qe jane bere ne Kishen tone Orthodhokse.
    Sot ne diten e zgjedhjes se Tij ne krye te KOASH, le t`i urojme jete te gjate dhe te shendetshme, per Fjalen e Perendise dhe per shpetimin e njerezimit.

    Jete te gjate Kryepiskopit tone!!
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •