Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Danimarkë: Dita më e gjatë e vitit; kursimi i rrymës

    Sonte do të sjell dy gjëra nga Danimarka.
    1.Sot merret si dita zyrtare e hyrjes në verë. Dielli ka lindur në orën 4:28 dhe ka perënduar në orën 21:55. Mirëpo nis të zbardhëllej dikund nga ora 3 e mëngjesit, ndërsa lirish mund ta lexosh gazetën në oborr edhe nga ora 23 e natës. Për këtë unë do të sjell për ju disa fotografi të cilat i bëra nga ora 23:17. Tamam natë është 1 – 2 orë. Në fillim kjo na pengonte.

    2. Dua të them se në qytetin ku jetoj gati qe 1 muaj nuk janë duke ndezur dritat që ndriçojnë rrugët. Pse mos të kursehet! Këtë të dytën ndoshta do të ishte mirë edhe ne ta ndiqnim.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Natë e vonë e ndritshme në Danimarkë. Besoj po i shihni shtyllat elektrike - dritat e fikura.
    Fotografitë nuk kanë dalë të mira, sepse i bëra nga telefoni.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-06-2010 më 17:53
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,758
    Ta ndjekim kursimin!Po si ta ndjekim e ku ta ndjekim?
    Ne Danimarke.

  4. #4
    Pamje nga banesa/ blloku ku unë banoj. Do të dalloni vetëm dy drita nga dritaret. Njëra është imja dhe tjetra gjithashtu e një të huaji. E kush më ka faj që unë jam i pagjumë. Danezët bien herët, por edhe zgjohen herët. E duan punën dhe e respektojnë orarin e punës.
    P.S. Disa foto po i zvogëloj pak sepse për shkak të madhësisë së tyre nuk po arrij t'i vendos në forum.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-06-2010 më 18:06
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ta ndjekim kursimin!Po si ta ndjekim e ku ta ndjekim?
    Ne Danimarke.
    Jo Serafim. Unë sa herë marr shembuj nga Danimarka e bëj me qëllim që të mësojmë dicka të bukur e të dobishme.
    Unë ta zëmë një herë u zura me një mik timin për shkak të rrymës ... nejse nuk po i hyj kësaj ngjarjeje.

    Po deshët sillni edhe ju foto nga dita më e gjatë, pse jo edhe nga kursimi dhe si ta kursejmë rrymën dhe shumë gjera të tjera.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Edhe ne Hollande keshtu ndodh...?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,758
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Jo Serafim. Unë sa herë marr shembuj nga Danimarka e bëj me qëllim që të mësojmë dicka të bukur e të dobishme.
    Unë ta zëmë një herë u zura me një mik timin për shkak të rrymës ... nejse nuk po i hyj kësaj ngjarjeje.

    Po deshët sillni edhe ju foto nga dita më e gjatë, pse jo edhe nga kursimi dhe si ta kursejmë rrymën dhe shumë gjera të tjera.
    Adem,nuk dua te prish qellimin e temes.
    Por prap nuk e kuptova se çfar duhet te mesojm o diskutojm.

    Te fikesh dritat o te mbyllesh rubinetin e ujit;eshte nje gje normale(kur i paguan).Eshte mos-harxhim....e mbase dhe kursim.

  8. #8
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Ky fenomen ndodh ne te gjitha vendet nordike ne vere o adem djali ....jo vetem ne danimarke.
    Sa per kursimin e dritave......sna kelcet shume , kursejne apo nuk kursejne vikinget ...

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Ky fenomen ndodh ne te gjitha vendet nordike ne vere o adem djali ....jo vetem ne danimarke.
    Sa per kursimin e dritave......sna kelcet shume , kursejne apo nuk kursejne vikinget ...


    Përshëndetje smth poetic. Unë nuk e solla këtë se ju nuk e dinit. thjesht më lindi ideja vetiu dhe kisha dëshirë që këtë dëshirën time ta ndaja me miqtë.

    ajo e dyta, puna e kursimit në fakt është një metaforë ... ti po i fryn pak temës për t'i dhënë zjarr e për ta shtrembëruar pak, por unë po të them: as mua nuk më "kelcet" shumë për vikingët, por këtë dhe shumë raste të tjera i përmend për t'u dhënë shembuj të mirë ilirëve. Vikingët i kanë punët në terezi smth poetic. Dhe unë shumë do të jem i lumtur nëse ilirët bëhen si ata. Paramendo sikur vikingët të kishin gjithë ato pasuri mbi e nëntokësore si ilirët.....
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •