Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Sheshi “Skënderbej”, sherr i ri ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë


    Tiranë 29 mars - Sheshi “Skënderbej” i zhurmshëm nga paradat e “fitimtarëve” dikur dhe thirrjet e mitingashëve politikë të dy dekadave të demokracisë, duket se do të shkundet edhe një herë, tani në një përplasje të re inatçore të dy pushteteve. Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës dhe ata të qeverisë “kanë nxjerrë shpatat” në këmbët e Skënderbeut, si për të na kujtuar sherrin për “Zogun e Zi” dhe rruspat në mbi 500 mijë euro të çuara dëm. Bashkia e Tiranës inauguroi dje fillimin e punimeve për rivitalizimin e sheshit “Skënderbej“. Lufta e deklaratave të ditëve të fundit u finalizua me nisjen e fazës së parë të punimeve, ka raportuar gazeta Shqip. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, e vlerësoi projektin si një nga më të rëndësishmit, më kompleksët dhe njëkohësisht më të ndërlikuarit që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë. Por e konsideroi edhe si një projekt “i cili do t’i japë mundësinë sheshit “Skënderbej”, të përjetojë rilindjen e tij, me një ambicie që është ambicia për ta kthyer këtë shesh, jo vetëm si një vend ku jehon historia e këtij qyteti, por edhe si një pasqyrë të një shekulli të ri, si një hapësirë për të gjithë ata që jetojnë në këtë qytet, apo për të gjithë ata që do ta vizitojnë këtë qytet, të pashqetësuar nga makinat”, siç u shpreh vetë ai.
    Por nuk ka qenë i të njëjtit mendim ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi. Ai ka kërkuar dorëzimin e projektit pranë KRRTRSH-së për miratim, pasi për këtë shesh bashkia nuk ka një projekt. “Përshëndes nxitimin e Ramës pas thirrjes së qeverisë për sheshin. Bashkia nuk ka projekt për sheshin. Ndryshimet duhet të kalojnë në KRRTRSH. Ftoj Ramën të dërgoj për miratim në MPPTT planin për rikonstruktimin e sheshit”, u shpreh dje Olldashi, menjëherë pas ceremonisë së fillimit të punimeve nga Bashkia e Tiranës. Ministri Sokol Olldashi nuk ka ngurruar që të lëshojë edhe akuza kundër Bashkisë së Tiranës si ajo që “në projektin fillestar janë bërë ndryshime për qëllime klienteliste”. Ndërkohë që bllokimi i punimeve nga ana e Ministrisë së Punëve Publike në këtë pikë të konfliktit, duket thuajse i pashmangshëm.
    Deklaratat e kryebashkiakut për bllokim nga ana e qeverisë të ndërtimit të segmenteve të unazës së vogël që do të shpërndanin qarkullimin e qendrës, pas nisjes së punimeve të sheshit, morën një kundërpërgjigje të ashpër nga kreu i qeverisë Sali Berisha. Ky i fundit e quajti një turp pamjen që të ofron sheshi “Skënderbej” dhe duke e cilësuar direkt përgjegjës Edi Ramën, urdhëroi ministrin e tij, Sokol Olldashi, që të niste asfaltimin e gropave të këtij sheshi. Dy ditë më parë, specialistët e Ministrisë së Punëve Publike kryen edhe matjet në këtë shesh. Por, një ditë më pas, Bashkia e Tiranës bëri publike nisjen e punimeve, të cilat nuk dihet se çfarë fati do të kenë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Edhe nje gje e mire qe behet Shqiperi po nuk futen hunden poltikanet zor se behet.
    Ka dale ne skene Olldelja prape. Nuk i mjaftoi qe e hengri njhere prej gjatoshit.
    Tani si duket i kruhet ta haje me thelle qe ti dale te qafa e te mos ndihet me.
    Do e haje Olldelja preshin e Tritanit kete radhe.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kishte vite qe sheshi skenderbe i thoshte edvinit, eja mor m.ut e me rregullo e edvini nuk e cante kaptinen. sepse sheshi i duhej kopilit edvin ashtu i prishur si mjet propagande kunder shtetit ne pergjithsi. me ate shesh te prishur edvin propagandisti propagandonte tek te huajt se ja se si eshte shqiperia me sali berishen.
    nje dite kryeministri nuk duroj me.. por dhe shum intelektual te tiranes filluan te flasin si tupja me shoke e kuptohet vendosi qeveria ta mar ne dor vet regullimin e sheshit.

    i dogji dobicit te selis roze e yxhym nxorri shalsat me matrapika e gardhe se gjoja paska plane te medhaja ky sharlatani per sheshin.

    po gjene mire se dicka do benet.

    po nje dite do shpetoj tirana nga edvinua i nexhit.

    perfundimisht dhe ajo maska se gjoja edvini di te bej kryeqytet ju corr keqas..
    askush me nuk e do edvinin si kryetar bashkie..
    pervec mbeturinve enveriste qe e duan si kryeenverist te falangave kanibale me shpres se ai vampir e torturues grash e nenash do tu a rrezoje doktorin e shqiptareve e partine e tij nga pushteti .. e duan xhelatet polpotiste se me edvinin ne balle falanga e tyre me taulanta balle do ta permbyse.. ate qe i solli demokracine shqiperise.. pra sali berishen..

    per kte ai ka shum zhapike qe e duan..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-03-2010 më 01:47

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Edhe nje gje e mire qe behet Shqiperi po nuk futen hunden poltikanet zor se behet.
    Ka dale ne skene Olldelja prape. Nuk i mjaftoi qe e hengri njhere prej gjatoshit.
    Tani si duket i kruhet ta haje me thelle qe ti dale te qafa e te mos ndihet me.
    Do e haje Olldelja preshin e Tritanit kete radhe.
    me ate qe dime te gjithe eshte se edvinit dosjen ja pergatiti Olldashi por ja ... ca ti besh prokurorise, qe e ka ne administrim ai amb*s*d*ri .... nuk ecen asgje
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mesus..

    me duket se.. ambasadorin widhers me gjith prokurori i administron edvin ruci..

    keshtu rezulton po te gjykojme qendrimet e tij..

    edhe lino..mariza.. edhe limprehti.. edhe ky tani.. hapur fare e kan cfaqur dashurine per selin roze..

    a eshte kjo kim filb-izem.. apo kthim kusuri per sherbimet qe u a ofron selim rozi ketyre..ate nuk e di..

    mariza ..ish ambasadorja amerikane ne 97 qe u be pale me caushet.. vazhdon te jete ne prapaskene e te dirigjoje erion velite e ed rucit..
    limprehti po i qe mirnjohes edvinit si furnitor mantenutash.. e ky tani.. sic duket do jet socialistozuar ne moske..

    nejse po keto jan mendimet e mia me cpo shoh..

    shqiptaret e kan paguar shtrenjte.. si indiferentizmin amerikan per 50 vjet dikur.. si nderhyrjen gangsterore ne 96-97- te te marizave te xhoxh tenet himariotit.

    ..

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    mesus..

    me duket se.. ambasadorin widhers me gjith prokurori i administron edvin ruci..

    keshtu rezulton po te gjykojme qendrimet e tij..

    edhe lino..mariza.. edhe limprehti.. edhe ky tani.. hapur fare e kan cfaqur dashurine per selin roze..

    a eshte kjo kim filb-izem.. apo kthim kusuri per sherbimet qe u a ofron selim rozi ketyre..ate nuk e di..

    mariza ..ish ambasadorja amerikane ne 97 qe u be pale me caushet.. vazhdon te jete ne prapaskene e te dirigjoje erion velite e ed rucit..
    limprehti po i qe mirnjohes edvinit si furnitor mantenutash.. e ky tani.. sic duket do jet socialistozuar ne moske..

    nejse po keto jan mendimet e mia me cpo shoh..

    shqiptaret e kan paguar shtrenjte.. si indiferentizmin amerikan per 50 vjet dikur.. si nderhyrjen gangsterore ne 96-97- te te marizave te xhoxh tenet himariotit.

    ..
    ki me siper po jep prova perhere e me shume se ashtu siç ka shgrapsur ne fletushkat e agjit-propit nga gjirizet e komitetit central, ashtu zhgraps edhe sot ... dhe sidomos kunjin e ka me perfaqesuesit e vendit me libertar ne bote ... nuku eshte rastesi ... i ngrati salis ...

  7. #7
    Nuk e kuptoj përse Bashkia e Tiranës i nisi punimet pikërisht fill pas ndërhyrjes nga Ministria e Punëve Publike.
    Mos duhet të prisnim të nisnin nga gushti përvëlues që Edvin Rama të priste ndonjë shirit të kuq për të skuqur ndoshta tetorin e zgjedhjeve lokale të ardhshme.
    Faj ka edhe qeveria, të ndërhynte shumë më përpara.
    Dëgjojmë që flitet për konkurse projektesh, shohim gjëra të bukura 3D, por sheshin nuk po e shtrojnë e kemi vite të tëra që paguajmë taksa lokale megjithëse po rriten çdo vit. Për 2010 do të paguajmë rreth 20% më tepër (të paktën bizneset e mëdha).
    Diku në një temë tjetër lexova mbi abuzimet e bëra në projektin e shndërrimit të Piramidës në teatër kombëtar, ndërrime projektesh, zvarritje punimesh etj.
    Ndërsa administrata e kësaj qeverie sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm gjatë 2009 ka shkaktuar një dëm prej 7.3 miliardë Lekë (rreth 53 milionë Euro).
    Nga të tillë prehra qeverisemi...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jo mor jo. Eshte plan i Rames qe pas nje viti qe behen zgjedhjet lokale behet gati dhe qendra Tiranes dhe mer vota Edi duke ja rifutur edhe nje here Olldeles.
    Ky e kupton dhe kerkon ta beje mos e relizoje se si rruhet per tiranasit po per karriken e kryebashkiakut.
    Kjo eshte lufta reale e qeverise dhe bashkise. Seshte me situata si te Zogu Zi ku Berishe krimineli hodhi ne ere 2 miljon euro dhe beri ate katrahure qe eshte aty me plot 17 miljon euro.
    E tenderin e fitoi kryekrimineli tjeter Fari Balliu plot 17 miljon euro per nje shatervan qe vetem nje dite qiti uje.
    Me buke ne goje duheni vrare o pdista qe mbroni kriminele te tille.
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Ishalla e rregullojne per zgjedhje, se keshtu eshte bere mode tani, sa here ka zgjedhje behen rregullime dhe mendohet per popullin qe do hedhi voten. Ti benin me shpesh zgjedhjet nuk do ishte keq.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKË

    Sheshi “Skënderbej” duhet mbrojtur nga matrapazët e Edvinit
    02-04-2010 /


    Nga Leonard Quku


    Përpjekja e kryebashkiakut për ta shndërruar sheshin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti në një oborr privat të kooperativës së ndërtuesve-matrapazë të Edvinit është bllokuar. Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në Kuvend se fati i sheshit “Skënderbej” është fati i kombit dhe se s’do lejohet përvetësimi i mijëra metra katrorëve, por do synohet që me një projekt të ri, ai të shndërrohet në një shesh të vërtetë të qytetarëve


    Kryeministri Sali Berisha reagon në Kuvend përsa i takon çështjes së sheshit “Skënderbej”, duke garantuar se qeveria nuk do të lejojë kthimin e tij në oborre personale të 2-3 njerëzve të afërt të kryebashkiakut Edi Rama. Shefi i ekzekutivit deklaroi se bashkia duhet të pranojë kushtin e bashkëpunimit me qeverinë dhe për këtë gjithçka do të operohet në bazë të marrëveshjes. Kryeministri Berisha tha se është alarmues fakti i bllokimit të trafikut në shesh dhe njëherazi kërkoi nga bashkia garanci të plota për sa i takon një problemi tejet evident, siç është transporti në kryeqytet, duke i asistuar kështu edhe pajtimin e një kompanie serioze e cila duhet të bëjë një studim të mirëfilltë dhe të nxjerrë një rezultat konkret nëse projekti duhet të anojë nga këmbësorët apo transporti.

    Kryeministri kërkoi që të mos bëhet politike me sheshin, ndërsa bashkia e Tiranës duhet të rishikojë edhe njëherë studimin urbanistik, nëse sheshi do të jetë për këmbësorë apo për makina. Për këtë, Berisha propozoi ndërmjetësimin e një kompanie serioze të specializuar në fushën e trafikut qytetas, për të marrë garanci të plota se nuk paralizon lëvizjen në të gjithë qytetin, porsa kohë sheshi është nyja lidhëse në shumë anë të kryeqytetit. “Nuk mund të pranoj që të kthehet sheshi “Skënderbej” në oborr të këtij apo atij. Sheshi duhet të marrë zgjidhjen më profesionale. Kjo që bëni ju këtu është e mjerueshme, sepse po mbroni interesat më të ngushta të 2 apo 3 personave. Sheshi është i shqiptarëve. Jam dakord që të bëhet këmbësorësh, por le të ketë edhe gjallërimin e tregut, të ketë librari, lokale, dyqane nga më të ndryshmet, instrumentet më të mira dëfryese. Jam këtu për bashkëpunim, por nga ana tjetër ligji do të zbatohet. Nuk ka asnjë tendencë për t’i marrë kompetenca bashkisë së Tiranës. Nëse do të jetë për këmbësorë, do të ketë një kusht, që të kthehet në avantazhin e tregut. Hapësirat janë të mjaftueshme. Dilni nga kutia dhe rrini në shesh. Kjo nuk është çështje politike, por bëhet fjalë për një interes madhor për qytetarët dhe miliona turistë që vijnë në Shqipëri. Ftoj bashkinë që të bëjmë investimin më madhor dhe ta inaugurojmë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, më 2012-n. T’i japim vendit veprën më të mrekullueshme që është ndërtuar ndonjëherë. Sheshi mund të ndërtohet vetëm në sajë të një bashkëpunimi Qeveri-Bashki. Duhet të biem dakord për tregun”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.

    Lidhur me një bashkëpunim të mundshëm Qeveri-Bashki për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, kryeministri Berisha tha se Rama injoroi kërkesën e sinqertë dhe përdori sheshin si çështje kundërshtirash politike. “Pak ditë më parë, në interesin me të mirë të vendit, i bëra një thirrje Ramës, të bashkëpunojë me qeverinë. Ngarkova ministrin e Punëve Publike, për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë, në një gjendje që turpëron çdo institucion të këtij vendi. Dhjetëra vizitorë të huaj, më kanë kërkuar në zyrën time, se si e pranoni sheshin në atë gjendje. Por, edhe çdo qytetar shqiptar konsiston se ai shesh është dhjetëra herë më shumë në gjendje më të mjeruar sesa qendra e komunës Vithkuq, apo çdo qendre komune në çdo cep të vendit. Për t’i dhënë fund kësaj gjendje, unë i kërkova Rama të bashkëpunojë. Në vend të bashkëpunimit, u mor një vendim brutal dhe i papritur. Ftoi dy arkitektë nga studioja e Brukselit dhe vuri aty një slogan, duke nisur punimet. Jam sërish këtu për ta ftuar. Sheshi nuk mund të jetë çështje kundërshtish. Ai nuk mund të zgjidhet kurrë në botën e këtyre kundërshtive. Unë nuk e kam ftuar as për kapital politik dhe as për zemër të thyer. Sheshi është i qytetarëve. Fati i sheshit është fati i kombit. Pas kryeqytetit, sheshi është simboli më kryesor i tij, ndaj edhe gjithnjë problemi i sheshit qendror, është i komplikuar. Cila ka qenë fati i sheshit “Skënderbej”? Cili ishte paralufte dhe cili ishte sheshi edhe në vitet e para pas lufte? Sheshi ishte syri i vendit. Sheshi ishte kryeqendra e kryeqytetit. Çfarë ndodhi në të? Në një paranojë të paprecedentë, sheshi iu rrafshua tregut. Ndërtuan një pallat që turpëron. U rrafshua katedralja. U ndalua lëvizja e qytetarëve. Goditja fatale ishte prishja e bashkisë dhe ndërtimi i Muzeut. Në të gjithë sheshin dhe Bulevardin kemi vetëm dy kafene. Njëra është te hotel Tirana dhe tjetra te Dy Kullat. Sheshi u zhvesh nga tregu. Tirana u shndërrua në qytetin e vetëm në botë, në shesh pa qytetarë. Pse Tirana ka shesh pa qytet? Sepse sheshi “Skënderbej” s’ka qytetarë”, deklaroi më tej, kryeministri i vendit.



    Trafiku

    Ajo që është shqetësuese dhe njëherazi dramatike, tha kryeministri është trafiku i qytetit, në një kohë kur sheshi është i tejmbushur nga veturat. Në bazë të deklaratave të kryebashkiakut, sheshi do të jetë për këmbësorë, kryeministri Berisha deklaroi se kjo tezë është jashtë çdo lloj arsyetimi, duke i dhënë kështu goditjen më fatale trafikut të Tiranës.

    “2 vjet më parë kryeministri i Kuvajtit, më pyet: Z.Kryeministër si e gjykoni ju nëse ne i japim bashkisë së Tiranës një fond prej 10 milionë dollarësh? Me shumë kënaqësi ka qenë përgjigjja ime. Dhe me sa di unë, fondi është bërë disponibël. Por, në mënyrën më të përshpejtuar, thirrën arkitektët dhe nisën punimet. Dhe çfarë shohim? Një shesh që përfaqëson 100 pwr qind trafikun. I gjithë sheshi është i mbushur me vetura. Sesi do ta zgjidhje një segment që kalon nga hotel Peza deri te INSIG-u, me dy korsi, kjo është jashtë çdo lloj arsyetimi. Kjo është se pse nuk duhet të bëhet. I jepet goditja më fatale trafikut të Tiranës, i cili vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore. Aty nuk është bërë asnjë studim. Studime të tjera faktojnë krejtësisht të kundërtën. Imagjinoni të gjithë trafikun e sheshit të Tiranës do ta përballojë një rrugë me dy korsi. Nuk jemi këtu për të bërë politikë, por trafiku i Tiranës merr goditjen më fatale. Ka studime që faktojnë të kundërtën e asaj që thotë Edi Rama. Qeveria ka ligjet dhe format e saj të ndërhyrjes, por le t’ja lëmë marrëveshjes”, shtoi më tej shefi i ekzekutivit.



    Zgjidhja

    Kryeministri Berisha asistoi në pajtimin e një kompanie serioze të lehtësimit të trafikut, për të faktuar modelin zgjidhjes së projektit për këmbësorë apo edhe për transportin. Shefi i ekzekutivit i kërkoi bashkisë së Tiranës, të pranojë këtë sugjerim, si angazhimin më të mirë për ta kthyer sheshin “Skënderbej”, në një hapësirë model. “Le të marrim kompaninë më serioze të lehtësimit të trafikut. Le ta faktojë kjo kompani se cila është zgjidhja e këtij trafiku. Pasi të bëjmë studimin, në transparencë të plotë, të bëjmë përzgjedhjen nëse do të jetë këmbësorë apo trafik. Kam një problem kryesor, çështjen e trafikut. Pra, duhet të zgjidhim çështjen e trafikut. Jam dakord për këmbësorë dhe duhet të kthejmë tregun urgjentisht në shesh. Ta shndërrojmë sheshin, sërish në një shesh model. Shkoni në Vjenë, në “Stefan Platze”, i cili është një nga sheshet më të bukura dhe me lokalet më mbresëlënëse në Europë. Ftoj z.Rama, që në rast se sheshi e përjashton nga trafiku, pas një studimi të hollësisht, pasi të kemi marrë garanci të plota se trafiku do të jetë i lirë dhe pa bllokime, jam dakord që të mbetet këmbësor. Të studiohet se si mund të gjallërohet tregu, si mund t’i japim përparësi tregut. Qeveria është e gatshme të japë të gjithë ekspertizën e saj. Ka një akuzë publike se një arkitekt, djali i një miku tim, me kontribute në PD, është i lidhur me këtë studio. Por, përjashtimi i tregut nga sheshi, përjashtimi i trafikut nga sheshi, druaj shumë se studioja prestigjioze belge ra në kurthet dhe interesat e ngushta shqiptare. Unë po kërkoj sqarim edhe nga studioja, por nuk mund të pranoj që tregu të zhvishet nga çdo funksion, përveç mbledhjes së ujit të shiut dhe mbledhjes së 400 pemëve, është e patolerueshme. Garantoj bashkinë se qeveria do të mbështesë projektet. Zgjidhja për trafiku duhet të jetë e garantuar, le të jetë edhe e kushtueshme. Një problem që po na bëhet halë në sy, është trafiku, tani po themi se e bllokojmë sheshin dhe hapim një rrugë me dy kori nga hotel Peza deri te INSIG-u dhe e zgjidhim trafikun”... Jo, kjo nuk është zgjidhje. Bashkia të pranojë ofertën tonë”, deklaroi më tej, kryeministri Sali Berisha.

    55

    -




    po mor po.. ju a fut ne po... edvini fort juve o PD-je.
    ju a ka fut kembet ne nji kepuce e ju a tredh hallatet sa her do..

    pd- partia qe kerkon votat e shqiptareve te mire ( e ata pa medyshje ja japin) e qe nuk ben asgje per ti mbrojtur.. ata nga revanshizmi i hapur demonstrativ e cinik enveristo polpotisto ed-rucist..
    mo kerko me vot oj pd se skishe qen kerkushja..

    nje bande me edvin ruc shalsa te ben lecke..

    yttt..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •