shum e shum foto egzistojn ne serbi e video... te mbajtura nga paramilitaret serb ,,, qe inshalla dalin ndonje her...serbet mbajn shum foto e video jam i bindur per ket senn. edhe foto tronditse mendoj
shum e shum foto egzistojn ne serbi e video... te mbajtura nga paramilitaret serb ,,, qe inshalla dalin ndonje her...serbet mbajn shum foto e video jam i bindur per ket senn. edhe foto tronditse mendoj
Kurr Ne Jeten Time Nuk Dot Ndryshoj Veq Sa Me i Pelqy Dikujt
Pershendetje Dar_di.
Objektiviteti ne paraqitjen e fakteve lidhur me gjenocidin kunder shqiptareve ne Kosove ka qene i manget ne mediat shqiptare.Ato ne mungese profesionalizmi ose edhe per hir te politikes ditore i jane shmangur faktimit te drejte te asaj se qfare ka ndodhur ne te vertete ne Kosove.
Eshte interesante se me shume per kete histori te dhimbshme te kesaj periudhe kane shkruar e dokumentuar te huajt sesa vet shqiptaret.
Historine e luftes ne Kosove Dar_di e kane bere mediat e huaja duke paraqitur tamam realitetin.Kete nuk e bene shqiptaret,as qe po e bejne.
Ja nje fakt shume interesant,me shume ka punuar serbja Natasha Kandic per zbulimin e krimineleve serb qe kane kryer krime ne Kosove sesa shqiptaret.Shqiptaret te uritur pas posteve,parave dhe ne mungese te ndjenjes se atdhedashurise tamam pa sherre dhe hile i harruan dhe nuk duan te merren me me keto.
Eshte John Sweeney,gazetari anglez qe ndriqoi masakren ne Krushe te vogel,bile shkoi edhe ne Serbi dhe e gjeti vendndodhjen e kryesve te masakres brutale kunder 112 shqiptareve ,dhe nuk ishin gazetaret e as historianet shqiptare qe e bene nje gje te tille(e ke dokumentarin ne YouTube te ngarkuar nga une lidhur me kete masaker)
Ishte Gary Knight qe i gjeti keto fotot me larte qe jane te publikuara vetem ketu dhe ne asnje media tjeter shqiptare qe i zbuloi keta kriminel serb ne rrethinen e Rahovecit.
Ishte Vaughan Smith qe tmerroi boten me fotot e tij te masakres ne Abri dhe me ato foto vuri ne levizje diplomacine dhe forcen ushtarake te Nato-s.
Ishte Miguel Gil Moreno de Mora,kameramanin legjende qe ikte si i "cmendur"nga snajperistet serb perkrah ushtareve te UCK-se.
Miguel Gil Moreno de Mora,kameramani legjende,duke ikur perkrah nje ushtari te UCK-se nga snajperet serb.Me vone ky kameraman eshte vrare ne Sierra Leone.
Historine e Kosoves te vitit 1998-99 ka pak njerez qe e lexojne ose deshirojne ta lexojne.
Fotot jane me te kuptueshme dhe permes tyre ata qe deshirojne mund ta kuptojne ate se cfare ndodhi me te vertete ne Kosoven e viteve me te renda(1998-99).
Te gjitha keto i munguan dhe i mungojne se pari mediave shqiptare e mepastaj historianeve shqiptare.
Perfitimi im ne keto foto eshte ZERO,eshte vetem perfitim moral ndaj atyre qe humben jeten per kete truall dardan,qofshin femije ,ushtare,pleq ose te rinj.Le ti shohin ata qe ju intereson kjo histori.Te tjeret le te flasin per "miqesi"ballkane me serbet ne emer te globalizimit dhe ruajtjes se pushtetit.
Ja nje foto origjinale e bere nga une.Nje femije 7 vjecar qe i eshte hequr koka,shihet kafka-qershor 1999.
![]()
Deshmite rrenqethese te disa nga policet e njesise speciale qe ishin nen komanden e MUP-it bashke edhe me njesine speciale antiterror e cila poashtu ishte nen komanden e MUP-it.Keta deshmitare jane paraqitur edhe ne gjygj ne Beograd kunder ish kolegeve te tyre qe i kane kryer disa nga krimet me te renda ne Kosove.
Siq njohton Fondi per te drejten humanirtare qe ne muajin tetor 1998,njesia speciale brigada 37 ishte e pozicionuar ne linjen ne mes fshatrave Leskovc,Lubiqeve dhe Jeshkove te komunes se Prizrenit,kur nje grup i ushtaresh te rregullt te armates jugosllave(VJ)i kishte sjellur tre shqiptare ,te ri rreth 25 vjeqar qe te trete.Keta tre shqiptar iu ishin dorezuar komandantit te cetes se katert Nenad Stojkovic dhe i treguan ketij komandanti se keta tre shqiptar i kishin zene gjersa ishin me 2 kuaj te ngarkuar me samar.Te tre shqiptaret kishin spjeguar se ishin nisur per te marr dru per ngrohje me keta kuaj.Pastaj keta tre shqiptaret rrethohen nga grupi i policeve(eshte fjala per policine speciale)dhe nen komanden e Stojkovicit ata pa meshire rrahen ne menyren me brutale ne tere trupin,me duar,me kembe edhe me cizme ushtarake .Stojkovic,komandanti i cetes e lajmeron komandantin e njesise se 37 i quajtur Mitrovic qe i ka zene tre shqiptar te moshes se re,dhe pastaj u degjua kur Mitrovic ia ktheu ne radio lidhje "Dergoji ne rrezitje"qe ishte urdher per ti vrare.Pastaj te tre keta shqiptare i lidhen dhe i derguan ne nje lugine dhe i pushkatuan me arme automatike.Njeri nga dy policet me vone tregonte se si kane harruar te ja heqin prangat njerit nga te vrareve,pastaj ishte kthyer dhe njeri nga te vraret ende ishte gjalle,e ka vrare dhe pastaj ia heq prangat.
Deshmitari 2 pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP) :
"Behet fjale per Nenad Stojkovic,ai me fjalet e veta foli keshtu,ne prani te 4 ose 5 policeve ai tha: 'Dergojeni ne rrezitje"dhe ky eshte fundi i tregimit.Dhe pastaj viktima eshte derguar aty ne afersi ndoshta 15 deri 20 metra dhe eshte vrare ose me plumb ne balle ose me rafale automatiku.Dhe pastaj te njejtin njerez edhe e kontrollonin ne xhepa dhe rroba viktimen.Thoshin "kontrollojeni mos i gjendet ndonje para qe ta pime ndonje birre ose diqka tjeter"dhe pastaj trupi i te vdekurit hidhej dikund ku ishte me fshehurazi,ka ndodhur qe edhe ne puse(bunar) jane hedhur."
Deshmitari 1 ish pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP) :
"Aty ku ka kaluar njesija jone nuk ka lene deshmitare prapa.Pra nese hasnim ne ndonje shqiptar ne nuk e arrestonim per ta derguar ne zyret e MUP-it mirepo vritej menjehere qe te mos humbisej koha".
Njerit prej ketyre deshmitareve ende i kishte mbetur ne mendje vrasja e nje plaku ne afersi te Prizrenit.
Deshmitari 3 pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP) tregon:
"Ky plak as nuk kishte qene ushtare as qe kishte qene ne gjendje te luftoj kunder askujt,do te thote ishte civil,i paafte dhe eshte vrare nga urrejtja(qmenduria).Ai ka qendruar ashtu ne rruge i vrare nja 15 dite.Ne patem qendruar ne ate fshat,dhe askush smund ta dallonte se eshte kufome ajo qe shihej ne rruge.Dielli nxente dhe bente vape e madhe.Kundermonte ere e rende nga kufoma.Automjete leviznin andej-kendej dhe te gjithe mendonin se eshte cope druri ose ndonje gur.Keshtu qe te gjorin plakun e lam aty ne rruge te vdekur."
Sipas deshmise se ketyre deshmitareve(insajderave),ne veren e vitit 1998 Ceta e Katerte ishte ne pozicionet afer fshatit Zoqishte ne komunen e Rahovecit.Nenad Stojkovic nje dite ne fund te gushtit me nje top e granatoi nje shtepi ne Opterushe,ne te cilen shihej qe kishte pasur banore brenda.Erdhen ne perfundim qe ajo ishte shtepi e shqiptareve,por nuk ishin te sigurt.Kur Stojkovici e goditi shtepine,ne te cilen pak me heret u pane duke hyre banore ne te,policet thane qe te gjith jane vrare keta njerez qe pak me heret hyne ne kete shtepi.Pastaj policet ndermjet veti komentonin pse e beri Nenadi kete,qka nese ajo ishte shtepi serbe?Stojkovic iu pergjegj: 'Po ku me dhemb mua,te gjithe duhet te ikin,askush sduhet te mbetet ne fshat". Ne nje rast tjeter ai i gjuajti me granate civilet shqiptare qe ishin ne traktor duke shkuar ne shtepi te tyre,per te marre ushqim ose per tu kujdesur per bageti ne fshatin Rakovine(Rahovec).
Natasha Kandic thote:" Kemi deshmi qe ne fshatin Rakovine eshte gjuajtur nje granate ne traktore ku kishte vetem civil.Granata e kishte qelluar ne mes traktorin dhe kishin mbetur te vdekur me dhjetera gra e femije."
Deshmitari 2 ish pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP):
"Dikush nga komanda tha:" kush hapi zjarr",sepse kishin degjuar nje detonim te madh sepse mund te degjohej ai detonim deri ne 20 km,ishte detonim i granates qe u hodh ne traktorin me civil.Ata te komandes kerkonin arsyen pse u hap zjarr dhe pse degjohej ky detonim.Nenad Stojkovic ia kthen me radio lidhje: "Ne hapem zjarr sepse ishim te sulmuar nga snajperistet".Ne policet tjere shikonim njeri-tjetrin se si ai e genjente komanden.Askush nuk kishte gjuajtur ne ne,askush.Ai thjeshte iu pergjegj qe ishte sulm nga snajperet dhe qe iu pergjigj me granate dhe e kishte neutralizuar snajperistin.Askush tjeter perveq neve nuk e dinte qe ne kishim vrare nje traktor perplot me civil,askush deri me sot as qe e di."
Ne shtator dhe tetor te vitit 1998 Ceta e Katert "spastroi" terrenin ne rajonin e Drenices,Bajgores,Cicavices dhe maleve te Jezercit.Ne njerin nga keto aksionet nga shtepite e boshatisura te shqiptareve hasim ne 5 anetare te nje familjeje shqiptare ne nje shtepi,prej tyre 3 meshkuj 2 prej te cileve ishin parafersisht rreth 45 vjeqar,dhe njeri ishte 20 vjeqar,si dhe 2 gra,njera perreth 50 vjeqare e tjetra 25 vjeqare.Ne oborrin para shtepise se tyre ne prani te gati 100 policeve dhe togereve te ndryshem pas nje marrjeje te shkurter ne pyetje
te ketyre burrave komandanti Nenad Stojkovic e vret njerin nga burrat,at me te vjetrin.Shume shpejt nje polic tjeter e merr shqiptarin tjeter dhe e dergon aty ne afersi,ne oborr,dhe e vret.Komandanti Stojkovic bashke me disa polic tjere pastaj i marrin ato dy grate dhe i fusin ne shtepi.
Deshmitari, ish pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP) tregon:
"Qendruan ashtu ne shtepi...."Shisharka",komandant Stojkovic,dhe disa polic,qendruan me ato grate brenda ne shtepi.Te tjeret qendruan jashte.Pas nje kohe nje koleg imi me thote qe i kane zhveshur dhe dhunuar ato dy grate.Pas kesaj Stojkovic duke dalur nga shtepi jep urdher qe te likuidohen.Dhe ato u likuiduan ne afersi te shtepise."
Deshmitaret ne keto deshmi deshmojne per nofkat e disave qe kane perdorur si p.sh."shisharka"ose "qebe".Njeri prej ketyre deshmitareve tregon se ne fshatin Abri e Eperme ku kishte qene nje rezistence e madhe e shqiptareve,dhe ne ato ane ishin vrare shume police.Komandanti Radoslav Mitrovic kishte urdheruar qe te vriten te gjithe meshkujt qe gjindeshin.
Deshmitari, ish pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP) tregon:
"Ceta e Trete e kesaj brigade e kishte refuzuar kete urdher te Mitrovicit mirepo disa polic ne mesin e tyre edhe"shisharka"dhe "qebe",e morren persiper kete "aksion".Ata i zune dikund prej 10 deri 15 shqiptare civil,dhe qellimin e kishin ti pushkatojne.Mirepo disa nga ne iu thame qe me te vertete nuk eshte nevoja te pushkatohen keta civil,qe mund te inskenojme gjoja po i pushkatojme dhe te gjuajme permbi kokat e tyre,keshtu qe Mitrovici do te kujtonte qe ne i kemi pushkatuar,mirepo ata u pushkatuan".
Ish pjestaret e brigades 37 te njesise speciale poashtu rrefejne edhe per plaqkitjet dhe vjedhjet e bera perghate vitit 1998-99.Malli i vjedhur nga shtepite e shqiptareve me ane te kamioneve jane bartur ne drejtim te qyteteve ne jug te Serbise,ndersa parate kane perfunduar ne xhepat e togereve dhe komandanteve.
Deshmitari, ish pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP) tregon:
"Nje grup i caktuar i policeve ka qene i ngarkuar qe pergjate nates ta dergoj mallin ne Serbi e pastaj te kthehen ka ora 4 ose 5 e mengjesit.Nuk ka qene edhe aq rruge e larget kjo per te shkuar dhe kthyer,perafersisht 200 km.D.m.th.kane pasur kohe qe prej ores 8 ose 9 ne mbremje te nisen e ne oren 4 ose 5 te kthehen prape."
B92:" Dhe askush nuk ka pasur te drejte te kerkoje te dije se qka eshte bere me ate mall"?
Deshmitari": Paj ,disa polic kane pyetur mirepo ata me vone jane suspenduar,jane perndjekur,dhe me vone jane shikuar si tradhtar te popullit serb."
Sipas deshmitareve ne mesin e gjerave qe jane grabitur ne Kosove jane edhe kamion sheqer,nje kamion akumulatora te marre nga trepca,dhe ne rrethin e Leskovcit ka qene nje hangar i madh perplot i mbushur me gjera dhe mall te plaqkitur nga Kosova.Gjithashtu prokuroria per krime te luftes ne serbi eshte e njohur edhe me padine kunder Boban Ignjatovic pasi ai kishte blere nje "Fiat Punto" i cili ishte vjedhur ne Kosove dhe ishte falsifikuar dokumentacioni i ketij automjeti.Boban Ignjatovic thote qe kete automjet e ka blere nga nga nje toger i tij kunder te cilit nuk eshte ndermarr asgje bile eshte graduar me larte.
Keso rastesh te vjedhjeve te automjeteve egzistojne me mijera.
Ne stacionin policor ne Vlasotnica egziston nje automjet qe i ka targat e policise dhe te gjithe ne kete rreth e dijn qe eshte i vjedhur nga Kosova.
Deshmitari 4:
" Po per kete edhe une jam ne dijeni,ky eshte automjeti i cili eshte vjedhur nga Kosova dhe me pastaj me dokumentacion te rrejshem eshte regjistruar me targa te policise ne stacionin e Vlasotinces(Leskovc).Do te thote ky eshte automjet zyrtar i policise dhe eshte i markes "mercedes".Kjo eshte munduar te mbahet ne fshehtesi."
Pastaj keta deshmitare qe kane qene me identitet te mbrojtur rrefejne se si jane kercenuar qe te mos deshmojen ose te mos flasin per keto krime te forcave serbe.
Deshmitari 3 ish pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP) :
"Une kam marre shume kercenime nga udheheqes te larte ne polici qe te mos flas,qe te mos preku ne kete zone sepse sipas tyre kjo eshte zone e ndaluar per mua.Une ju kam pergjigjur:" Por une skam me se qka te humbas,pse te mos flas,eshte koha qe edhe te tjeret te marrin vesh se qka ka ndodhur atje(Kosove.v.ime.)"Ne kete pergjigjen time se skam qka te humbas ai ma kthen:" E femijet tuaj".
Deshmitari 3 ish pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP):
"Shume vjet kam heshtur qe nje dite ndoshta te gjithe te fillojme te flasim ,mirepo nuk kemi pasur besim tek pushteti,ne drejtesin e shtetit,duke marre parasysh se kemi te bejme vertete me krime te renda lufte ku une jam deshmitar qe i kam pare me syte e mi keto krime.Keshtu qe edhe pas ketyre viteve ish udheheqesit e larte te kesaj njesije speciale prape jane ne funksione,edhe me tej i mbajne keto pozita,bile disa nga ata edhe jane graduar me larte."
Deshmitari ish pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP) :
"Ne jemi fatkeqesisht ende te rrezikuar dhe shpresoj qe kjo gjendje te ndryshoje ne nje kohe te shkurte,dhe duhet qe njerezit te fillojne te flasin per keto qe kane ndodhur dhe kjo pune te rregullohet njehere e pergjithmone,nese deshirojme te shkojme ne Evrope duhet te shkojme pa keta kriminel,qe te burgosen dhe te japin llogari per keto krime qe i kane bere."
Deshmitari 3 ish pjestare i brigades 37 te Njesise Speciale(PJP):
"Kunder nesh qe filluar nje fushate e tmerrshme frikesimi per te mos folur,e sinkronizuar mire.Ata jane mashtruar nese mendojne qe do te na frikesojne dhe ndalin neve qe te rrefehemi.Perkundrazi,kjo na eshte vetem nje miratim per neve qe ne jemi ne rruge te drejte,dhe qe kemi pasur drejt,qe keta kriminela kane qene ne radhet e policise."
Siq mesohet identiteti i disa nga ketyre deshmitareve eshte zbuluar per opinionin serb nga ata te cilet edhe u jane kercenuar ketyre deshmitareve per te mos deshmuar,qka e bene te veshtire edhe daljen e deshmitareve tjere nga frika se mund te vriten,si dhe e pamundeson edhe kapjen e krimineleve tjere qe kane marre pjese ne keto krime.Keta deshmitare edhe jane quajtur nga vete serbet si tradhtar te serbise,si shites te interesave dhe shtetit serb.
perktheu: Fattlumi
Post Scriptum,ne keto rrefime permendet "shisharka",qe eshte e bere bold me ngjyre te kuqe,nje kriminel qe ka vrare shume shqiptare.
Do e sjelli edhe foton e tij qe ka fotografuar shqiptaret para se ti vras.
Ky eshte krimineli "Shisharka"qe ka vrare e masakruar shume shqiptar.Ende sot leviz lirshem neper Serbi,dhe ate me perkrahje shteterore.
Shqiptari i zene peng fotografohet e mepastaj masakrohet nga krimineli i quajtur me nofken "shisharka"
![]()
Reka ekspozon nė Francė
22-06-2011
Nė qytetin francez Vichy u hap me 17 qershor ekspozita e fotografive tė Hazir Rekės, kronologji e ngjarjeve tė Kosovės mes viteve 1988-2008.
Kjo ekspozitė e cila do tė qėndroj e hapur deri nė mes tė gushtit mbahet nė kuadėr tė Takimeve „Albert Londres“, reporterit francez tė luftės qė raportoi nga luftėrat ballkanike dhe shkroi reportazhe nga Kosova nė vitet 1912-1915.
Ekspozita nė formė tė projeksionit filmik tė afro 500 fotografive qė u pėrcoll me muzikėn e Kapsamunėve dhe tė Shefqet Hoxhės paraqet ngjarjet qė shėnuan historinė e Kosovės qė nga heqja e autonomisė deri te shpallja e pavarėsisė, me skena tronditėse dhe portrete mbresėlėnėse. R.K
Gazetari Migel Moreno ne mesin e ushtareve te UCK-se,Kosove 1998
Miguel Gil Moreno de Mora,kameramani legjende,duke ikur perkrah nje ushtari te UCK-se nga snajperet serb.Me vone ky kameraman eshte vrare ne Sierra Leone.
Tanks serb gjate luftes ne Kosove.
![]()
Ne oborrin e shtepise se tyre jane vrare burri,gruaja dhe motra e tij.Shihen varret e tyre.
Foto e nje krimineli serb ne shtepine e nje shqiptari ne rrethinen e Rahovecit.Fotoja eshte gjetur nga nje gazetar gjerman.
Forca serbe ne nje fshat shqiptar
![]()
Varreza masive ne afersi te Istogut,ku ishin varrosur te burgosurit shqiptar qe ishin vrare nga serbet ne burgun e Dubraves ne maj te vitit 1999
![]()
Trupi i nje djaloshi shqiptar 17 vjecar,i lidhur me litar,i cili ishte terhequr zvarre pas automjetit te krimineleve serb deri sa ka vdekur,rajoni i Drenices.
![]()
shume rrenqethese
Shtepi te djegura
Xhami te prishura
Gra qe lotojne
kufoma njerzish
trupa pa jete femijesh
gra te perdhunuara
serb kriminel
ruse dhe greke pro serbe
gijotina serbesh
nje "kryqezate" e vertete sllave ndaj shqiptareve
"Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"
Krijoni Kontakt