Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Islami Dhe E Drejta Ndërkombëtare

    ISLAMI DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE



    Shkruar nga Prof Dr Zejnullah Gruda ( Profesor ne Pension i Fakultetit Juridik U.P)

    Islami nuk është religjion agresiv, e as Kur’ani e Pejgamberi propagandojnë luftë. Përkundrazi, ideali islam është paqja. Paqja është fjala me të cilën përshëndeten njerëzit dhe urata më e mirë që mund t’ia bëjnë njëri tjetrit. Madje, thuhet se Kur’ani thirrjen në islam e identifikon me thirrjen në paqe dhe se shprehja “Es selamu alejkum” (Paqe për ju) ose vetëm “es –selam” (paqe) nuk është e përhapur te asnjë popull në atë masë sikur në Islam.

    Kur’ani Fisnik dhe Pejgamberi alejhis-selam kërkojnë nga besimtarët që ta duan paqen e jo luftën, si dhe të mos zhvillojnë luftë agresive. Sipas tyre, të vetmet përjashtime kur lejohet lufta janë: nëse zhvillohet për mbrojtjen e vet (sendërtimi i së drejtës natyrore në vetëmbrojtje) dhe nëse zhvillohet kundër atyre që bëjnë agresion dhe dhunë mbi të tjerët (kur është ndihmë për ruajtjen e paqes dhe ndaljen e agresionit), ose për të dënuar prishësit e paqes. Kur’ani Fisnik (8:61) thotë:

    “Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo.”

    Ai gjithashtu urdhëron besimtarët mos ta fillojnë luftën, sepse “All-llahu me të vërtetë (njëmend) nuk i do ata që i fillojnë grindjet (luftën).” (El Bekare: 190)

    Edhe sureja 47:35 thotë:

    “Mos u bëni të dobët, por ftoni në paqe kur jeni të fortë.”


    Kur’ani shprehimisht lejon luftën mbrojtëse dhe luftën për të ndihmuar viktimën e agresionit. Aty thuhet se “i lejohet mbrojtja atyre që të tjerët i sulmojnë, për shkak se iu janë nënshtruar dhunës.”
    (Kur’an, 22:39; 2:190)


    Kur’ani (49:9) sugjeron që mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me anë të pajtimit, por nëse kjo nuk ka sukses, e njëra palë e fillon luftën, atëherë pala e tretë duhet të ndihmojë palën që është sulmuar (viktimën e agresionit dhe të dhunës).
    Muhammedi alejhis-selam gjithashtu i këshillonte besimtarët “mos të kërkojnë konflikt me armikun”, por nëse shpërthen lufta, të jenë trima dhe të qëndrueshëm. Për më tepër, është thënë se muslimanët nuk guxojnë ta lëshojnë fushëbetejën nëse armiku nuk ka më së paku dy herë më shumë forca.
    Kur’ani i urdhëron besimtarët, që në sendërtimin e së drejtës për vetëmbrojtje të jenë të matur dhe mos ta teprojnë. Sipas kësaj, e drejta e vetëmbrojtjes pranohet, por duhet të jetë proporcionale me të këqijat që sjellë agresioni (Kur’an, 2:190).
    Nga këto del se Feja Islame e lejon luftën vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm po që se zhvillohet:

    për mbrojtje dhe për të larguar agresionin e padrejtë;
    për t’u rezistuar atyre që shtypin dhe persekutojnë muslimanët për shkak të përkatësisë fetare;
    për mbrojtjen e vendeve të shenjta dhe të faltoreve.

    Sipas rregullave, në çdo rast, para se të sulmohet armiku, është dashur ta ftojmë ta pranojë Islamin ose të pranojë të paguajnë një tatim personal. Kjo ftesë duhej të bëhej me shpirtgjerësi dhe të përsëritet.

    >>>
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 13-02-2010 më 04:36
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kufizimet e luftës

    Sipas të drejtës islame, veprimet luftarake kanë qenë të ndaluara gjatë dy periudhave të shenjta vjetore në të cilat janë mbajtur panairet (muaji i 7 të dhe i 9 të) dhe mblidheshin frutat, si dhe gjatë tre muajve të tjerë (muaji 11, 12, dhe 1), e që ishin muajt e pelegrinazhit të madh dhe përputheshin me mbledhjen e prodhimeve bujqësore. Në këtë kohë binte edhe pelegrinazhi në Mekë. Arabët njihnin gjithashtu institucionin “besl”, që kishte të bënte me ndalimin e luftës edhe gjatë tetë muajve të tjerë, që bashkë me dy armëpushimet e përgjithshme siguronte paqen gjatë tërë vitit. Këto periudha të paqes rregullisht respektoheshin, e nëse dikush i fillonte armiqësitë, kjo shkaktonte luftë “"për prishje të paqes” (fidzhar). Kjo ndalesë ka të bëjë para së gjithash me katër muajt e shenjtë të kalendarit lunar. Këta janë muajt: Muharrem, Dhul kâda, Dhul hidxha dhe Rexheb (Ramazan). Ky ndalim i luftës ka vlejtur detyrimisht, përveç në rast se luftën e imponojnë nevojat ushtarake. Luftimet kanë qenë të ndaluara edhe gjatë muajve të haxhit Shevvâl, Dhul kâda dhe Dhul hidxha. Për më tepër, praktikohej lindja e paqes për kohë të caktuar (3 ditë) për pelegrinazh në Meke, zakon që i përmbahej Muhammedi alejhis-selam. Për këtë në Kur’an thuhej:

    “Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: “Lufta në te është mëkat i madh.” (2:217)

    Lufta ka qenë e ndaluar edhe po qe se ka qenë në kundërshtim me ndalesën e Imamit dhe në fund edhe ndalohej lufta në afërsi të Tempullit të shenjtë (xhamia e shenjtë).

    >>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Veprimet e ndaluara

    E drejta ndërkombëtare islame ka përmbajtur shumë ndalesa, të cilat kanë pasur për qëllim t’i zvogëlojnë tmerret e luftës. Sipas rregullave ndaloheshin:

    1. vrasjet mizore;
    2. keqtrajtimet dhe dhunimet;
    3. vrasja e grave, madje edhe kur ato i ndihmonin meshkujt (të plagosurit), si edhe të fëmijëve dhe të sëmurëve;
    4. vrasja e atyre që nuk mund të mbrohen, siç janë pleqtë, të verbrit, të paralizuarit, të sëmurët mental dhe femrat;
    5. vrasja e ndërmjetësuesve;
    6. vrasja e armikut tradhtisht (me pabesi) pasi që Imami iu ka premtuar siguri (emân);
    7. sakatimi i të pafeve (prerja e hundës ose e veshëve);
    8. helmimi i burimeve të ujit të pijshëm;
    9. vazhdimi i luftës pa nevojë deri sa të lidhet paqja;
    10. fshehja e presë së luftës etj.

    Kur’ani Fisnik dhe Pejgamberi alejhis-selam shpesh herë iu referoheshin këtyre ndalesave. Kështu, All-llahu në Kur’an (2:191,217) shprehimisht ndalon luftën afër Tempullit të shenjtë (Qabesë), përpos në vetëmbrojtje, si edhe keqtrajtimin, që e cilëson si “më të rëndë se vrasja”.

    Pejgamberi alejhis-selam, po ashtu, e ndalonte qartë vrasjen e grave dhe të fëmijëve, vrasjet barbare (siç është djegia e njerëzve të gjallë), masakrimin dhe sakatimin e viktimave etj.

    Kështu ishte krijuar një kodeks i luftës që përshkohej me frymën e fisnikërisë. Këtë frymë më së miri e shprehte urdhëresa e famshme e Ebu Bekirit komandantëve ushtarakë. Aty thuhej:
    Kur të jeni në luftë, luftoni si burra dhe kalorës. Mos lejoni asnjëherë që mbi ju të bjerë njolla e pabesisë dhe tradhtisë. Asnjëherë mos e sakatoni askënd, as për së gjalli mos e mundoni, as për së vdekuri mos e masakroni. Mos i vrani pleqtë, gratë, as fëmijët... Nëse ndeshni në njerëz, të cilët, të tërhequr në qelitë e tyre, i luten Zotit, njerëzit e tillë respektoni dhe kurseni edhe nga shqetësimi më i vogël”.

    Për më tepër, atëherë ishte krijuar një Këshill i luftës (Divanu l harb) për gjykimin e atyre që do të cenonin rregullat e përmendura.

    Personat e mbrojtur në luftë

    E drejta ndërkombëtare islame ka pasur mjaft dispozita që i referoheshin robërve të luftës (esir).
    Stadtmuller shkruante se, robërit në fillim vriteshin ose shiteshin si skllav, kurse më vonë kanë filluar të lirohen, përgjithësisht përmes një shpërblimi ose përmes këmbimit.

    Thëniet e Pejgamberit alejhis-selam nuk lënë kurrfarë dyshimi në intencë që ata që trajtohen mirë në çdo rast, pos nëse kanë bërë krime. Sipas haditheve, robërit duhet trajtuar mirë, kundër tyre nuk guxon të përdoret dhuna, ata duhen ushqyer dhe veshur sikurse që vishet dhe ushqehet ai i cili i mban, ata nuk guxojnë të ngarkohen me punë që nuk janë të aftë t’i kryejnë etj. Madje, për ta thuhet se “janë vëllezërit tuaj”.

    Duke u nisur nga kjo, Pejgamberi alejhis-selam ka rekomanduar lirimin e robërve, qoftë përmes një shpërblimi ose fare pa shpërblim. Kjo e fundit më shumë rekomandohet (është më e dashur për Zotin) dhe këtë ka mundur ta bënte Imami. Robërit janë liruar nëse e kanë pranuar Islamin. Për lirimin e tyre kanë ekzistuar dy procedura: lirimi pa shpërblim ose me anën e një shpërblimi me mjete materiale. Për robërit e Bedrit madje ka qenë paraparë, që nëse nuk kanë pasuri për të paguar për lirim, t’i mësojnë shkrim lexim disa fëmijë të muslimanëve.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    ISLAMI DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE



    Shkruar nga Prof Dr Zejnullah Gruda ( Profesor ne Penzion i Fakultetit Juridik U.P)

    Islami nuk është religjion agresiv, e as Kur’ani e Pejgamberi propagandojnë luftë. Përkundrazi, ideali islam është paqja. Paqja është fjala me të cilën përshëndeten njerëzit dhe urata më e mirë që mund t’ia bëjnë njëri tjetrit. Madje, thuhet se Kur’ani thirrjen në islam e identifikon me thirrjen në paqe dhe se shprehja “Es selamu alejkum” (Paqe për ju) ose vetëm “es –selam” (paqe) nuk është e përhapur te asnjë popull në atë masë sikur në Islam.

    Kur’ani Fisnik dhe Pejgamberi alejhis-selam kërkojnë nga besimtarët që ta duan paqen e jo luftën, si dhe të mos zhvillojnë luftë agresive. Sipas tyre, të vetmet përjashtime kur lejohet lufta janë: nëse zhvillohet për mbrojtjen e vet (sendërtimi i së drejtës natyrore në vetëmbrojtje) dhe nëse zhvillohet kundër atyre që bëjnë agresion dhe dhunë mbi të tjerët (kur është ndihmë për ruajtjen e paqes dhe ndaljen e agresionit), ose për të dënuar prishësit e paqes. Kur’ani Fisnik (8:61) thotë:

    “Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo.”

    Ai gjithashtu urdhëron besimtarët mos ta fillojnë luftën, sepse “All-llahu me të vërtetë (njëmend) nuk i do ata që i fillojnë grindjet (luftën).” (El Bekare: 190)

    Edhe sureja 47:35 thotë:

    “Mos u bëni të dobët, por ftoni në paqe kur jeni të fortë.”


    Kur’ani shprehimisht lejon luftën mbrojtëse dhe luftën për të ndihmuar viktimën e agresionit. Aty thuhet se “i lejohet mbrojtja atyre që të tjerët i sulmojnë, për shkak se iu janë nënshtruar dhunës.”
    (Kur’an, 22:39; 2:190)


    Kur’ani (49:9) sugjeron që mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me anë të pajtimit, por nëse kjo nuk ka sukses, e njëra palë e fillon luftën, atëherë pala e tretë duhet të ndihmojë palën që është sulmuar (viktimën e agresionit dhe të dhunës).
    Muhammedi alejhis-selam gjithashtu i këshillonte besimtarët “mos të kërkojnë konflikt me armikun”, por nëse shpërthen lufta, të jenë trima dhe të qëndrueshëm. Për më tepër, është thënë se muslimanët nuk guxojnë ta lëshojnë fushëbetejën nëse armiku nuk ka më së paku dy herë më shumë forca.
    Kur’ani i urdhëron besimtarët, që në sendërtimin e së drejtës për vetëmbrojtje të jenë të matur dhe mos ta teprojnë. Sipas kësaj, e drejta e vetëmbrojtjes pranohet, por duhet të jetë proporcionale me të këqijat që sjellë agresioni (Kur’an, 2:190).
    Nga këto del se Feja Islame e lejon luftën vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm po që se zhvillohet:

    për mbrojtje dhe për të larguar agresionin e padrejtë;
    për t’u rezistuar atyre që shtypin dhe persekutojnë muslimanët për shkak të përkatësisë fetare;
    për mbrojtjen e vendeve të shenjta dhe të faltoreve.

    Sipas rregullave, në çdo rast, para se të sulmohet armiku, është dashur ta ftojmë ta pranojë Islamin ose të pranojë të paguajnë një tatim personal. Kjo ftesë duhej të bëhej me shpirtgjerësi dhe të përsëritet.

    >>>


    nuk dua te paragjykoj por si e predikojn disa islamin kjo fe eshte fe e paqes vetem me muslimanet ndersa me tjeret eshte armik dhe kerkon luft .
    We are all Aliens

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    E per te mos paragjykuar dhe kuptuar si duhet ti duhet te kerkosh njohuri me te medha sa i perket Filozofis qe i kushton Islami ,Etikes se Luftrave.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    jo mor burr se ska nevoj aq shum me studiu ....O krejt keni mu bo musliman O na qishtu deri ne pafundsi kena me ju luftu ??? a osht ne rregull kjo a osht islame kjo ? vetem pergjigju me po ose jo ?
    We are all Aliens

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Jo vetem ti por shume pak e kuptojn Thelbin e Filozofis Islame kundrejt raporteve ne Luftë..

    Ja nje nga ligjet e Kartes se Medines e cila i ka mbrojtur te drejtat e Qifuteve ne Kohen e Luftes.
    Ndersa tash Qifutet bejne Masakra ndaj Muslimanev thuajse jan ngordhesira te pavlefshme.

    17. Është detyrë e të gjithë muslimanëve të ndihmojnë dhe t'u ofrojnë sjellje miqësore çifutëve, të cilët kanë hyrë në marrëveshje me ta. Asnjë shtrëngim i çfarëdo lloji qoftë nuk duhet ushtruar mbi ta dhe nuk duhen ndihmuar armiqtë e tyre kundër tyre.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Flm

    pra besoj se kta njerz qe e predikojn islamin ne at mnyr qysh e ceka me lart me siguri se qenkan totalisht te devijuar nga islami .
    We are all Aliens

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ja ku e ke tere Kushtetuten Islame qe ka qen zbatuar ne shek VI.

    Kjo Kushtetutë Konsiderohet si Kushtetuta e Pare e zbatur ne Botë>>>

    Karta e Medines

    1. Kjo marrëveshje e Pejgamberit të Allahut, Muhammedit (s. a. v. s.) u drejtohet të migruarve, Kurejshëve, qytetarëve të Jethribit (Medines) që e kanë pranuar Islamin dhe të gjithë atyre njerëzve që janë në marrëveshje me grupet e përmendura më lart dhe marrin anën e tyre në kohë lufte.

    2. Të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë marrëveshje do të trajtohen si grup i ndarë prej të gjithë atyre që nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

    3. Kurejshët e migruar, si edhe më parë, përbëjnë një grup më vehte, ata duhet të jenë përgjegjës për shpagimin e gjakut të kriminelëve të tyre dhe ata vetë duhet t’i lirojnë robërit e tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të jetë në përputhje me parimet e besimit (Imanit) dhe drejtësisë.

    4. Benu Auf duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpagimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    5. Benu El-Haris duhet të jetë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpagimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    6. Benu Sa'ida duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës përlirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    7. Benu Xhusham duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    8. Benu En-Nexhxhar duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    9. Benu Amr duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    10. Benu El-Wabijjat duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    11. Benu El-Ews duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.

    12. Nëse në radhët e muslimanëve një njeri i varfër është fajtor i ndonjë sulmi, për të cilin shpagimi i gjakut bëhet i detyrueshëm ose ai merret rob dhe nuk është i aftë vetë ta paguajë shpërblimin për lirim; duhet të jetë detyrë e muslimanëve të tjerë ta paguajnë në emër të tij shpagimin e gjakut ose shpërblimin për lirim dhe ta lirojnë atë, me qëllim që, në marrëdhëniet e ndërsjella të muslimanëve, të krijoheshin virtytet dhe dashamirësia.

    13. Asnjë musliman nuk duhet të armiqësohet me një rob të liruar prej një muslimani tjetër.

    14. Është detyrë e muslimanëve të kundërshtojnë hapur çdo person që shkakton dëme dhe trazira, shqetëson njerëzit ose me forcë do t'iu grabisë diçka dhe përdor dhunën. Të gjithë muslimanët duhet të mbeten të bashkuar njëri me tjetrin, në dënimin e një personi të tillë, madje edhe nëse ai është djali i ndonjërit prej tyre.

    15. Muslimani nuk ka të drejtë të vrasë një musliman tjetër në shkëmbim të një të pafeji (i cili është në gjendje lufte) ose të ndihmojë një person, i cili është në gjendje lufte me
    muslimanët.

    16. Premtimi i Allahut, përgjegjësia dhe përkrahja janë të njëjta për të gjithë. Kjo do të thotë se nëse një musliman i jep strehim ndonjërit, duhet të jetë detyrë e të gjithë muslimanëve ta nderojnë atë, edhe nëse muslimani që e ka siguruar të strehuarin mund të jetë prej shtrese të ulët. Të gjithë muslimanët janë të vëllazëruar ndërmjet vete, në krahasim me të tjerët.

    17. Është detyrë e të gjithë muslimanëve të ndihmojnë dhe t'u ofrojnë sjellje miqësore çifutëve, të cilët kanë hyrë në marrëveshje me ta. Asnjë shtrëngim i çfarëdo lloji qoftë nuk duhet ushtruar mbi ta dhe nuk duhen ndihmuar armiqtë e tyre kundër tyre.

    18. Armëpushimi i të gjithë muslimanëve duhet të jetë i njëkohshëm: Kur ka luftë në rrugë të Allahut, asnjë prej muslimanëve s'duhet të mënjanohet prej muslimanëve të tjerë, apo të hyjë në traktat paqe me armikun, veçse nëse traktati është i njëkohshëm dhe i njëjtë për të gjithë muslimanët.

    19. Të gjitha grupeve, të cilat marrin pjesë në luftë bashkë me ne, do t’u jepet mundësia për të pushuar me radhë.

    20. Nëse një musliman bie dëshmor në rrugë të Allahut, furnizimi i jetës së atyre që varen prej tij duhet të jetë përgjegjësi e të gjithë muslimanëve.

    21. Pa asnjë dyshim të gjithë muslimanët e devotshëm që i frikësohen Zotit janë në rrugë të drejtë dhe janë pasues së rrugës më të mirë të jetës.

    22. Asnjë jomusliman që është palë e kësaj marrëveshjeje, nuk duhet të sigurojë strehim të jetës dhe të pronës së ndonjë Kurejshi e as duhet të ndihmojë ndonjë jomusliman kundër një muslimani.

    23. Nëse dikush vret një musliman dhe për këtë ka fakte kundër tij, vrasësi duhet të ndëshkohet. Por nëse farefisi i afërm është pajtuar të pranojë shpagimin e gjakut, vrasësi duhet të lihet i lirë. Duhet të jetë obligim i të gjithë muslimanëve ta respektojnë këtë vendim pa asnjë përjashtim. Asgjë tjetër përveç asaj që paracaktojnë urdhërat nuk duhet të
    pranohet.

    24. Për një musliman i cili pas pranimit të marrëveshjes, ka rënë dakord që ta respektojë atë, dhe ai beson në Allah dhe në Ditën e Gjykimit, atij nuk i lejohet të sajojë asnjë veprim apo zakon të ri e as do të ishte e pranushme që ai të ketë marrëdhënie tregtare me një person që nuk e respekton këtë marrëveshje. Mallkimi dhe zemërimi i Zotit do të bierë në ditën e Gjykimit mbi cilindo që shkel këtë marrëveshje dhe në këtë drejtim asnjë shfajësim dhe asnjë kërkesë për falje nuk do të pranohet prej tij.

    25. Kur të lindin mosmarrëveshje të dyanshme rreth ndonjë pike të kësaj marrëveshjeje,çështja do të drejtohet për vendim Allahut dhe Muhammedit (s. a. v. s.).

    26. Pas traktatit, çifutët do të jenë të obliguar t'iu dorëzojnë muslimanëve ndihmë financiare, kur ata janë në luftë me armikun.

    27. Çifutët e fisit Benu Auf, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet të përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare, muslimanët dhe çiftutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    28. Çifutët e Benu En-Nexhxhar, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t'i përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare, muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    29. Çifutët e fisit Benu El-Haris, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    30. Çifutët e fisit Benu Sa'id, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    31. Çifutët e fisit Benu Hashim, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    32. Çifutët e fisit Benu El-Avs, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    33. Çifutët e fisit Benu Sa'laba, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    34. Çifutët e fisit Benu Xhafna, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    35. Çifutët e fisit Benu El-Shataiba, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të muslimanëve, duhet të përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.

    36.
    Degët e varura prej fiseve të përmendura më lart do të kenë të drejta të njëjta me ato që gëzojnë degët bazë.

    37. Asnjë prej hartuesve të traktatit nuk mund të marrë ndonjë aksion ushtarak pa lejen e Muhammedit (s. a. v. s.).

    38. Asnjë pengesë nuk duhet të shkaktohet në kompensimin apo shpagimin e ndonjë plage apo goditje. Kushdo që bën shkeljen e betimit meriton të ndëshkohet për këtë dhe cilido që i përmbahet me shumë vendosmëri këtij traktati, Allahu do ta ndihmojë atë.

    39. Nëse një bashkësi e tretë zhvillon luftë kundër muslimanëve dhe çifutëve, pjesëmarrës në traktat, ata do të duhet të luftojnë bashkarisht. Ata duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin reciprokisht dhe ndërmjet tyre duhet të ekzistojë dashamirësia dhe besueshmëria e ndërsjellë. qifutët duhet t’i përballojnë shpenzimet e tyre të luftës dhe muslimanët shpenzimet e tyre.

    40. Është detyrë e palëve të kësaj marrëveshjeje të sillen me njëri-tjetrin sinqerisht dhe t'ia dëshirojnë të mirën njëri-tjetrit. Asnjëri nuk duhet ta bëjë tjetrin objekt shtypjeje dhe padrejtësie dhe i shtypuri duhet të ndihmohet.

    41. Çifutët duhet t’i ndajnë shpenzimet së bashku me muslimanët për aq kohë sa ata luftojnë bashkarisht.

    42. Rafshina e Jethribit, e cila rrethohet prej kodrave do të jetë haram (strehim) për palët pjesëmarrëse të traktatit.

    43. I njëjti trajtim duhet të bëhet edhe ndaj një refugjati, që konsiderohet personi të cilit i është dhënë e drejta e strehimit, ai nuk duhet të dëmtohet. I strehuari duhet ta respektojë këtë marrëveshje dhe ai nuk duhet të lejohet ta thyejë premtimin.

    44. Askush nuk duhet të strehojë një refugjat pa lejen e njerëzve të këtij vendi.

    45. Nëse ka ndonjë moskuptim apo mosmarrëveshje të mendimeve midis palëve pjesëmarrëse të traktatit, e cila mund të çojë në prishjen e paqes, çështja duhet t’i drejtohet për zgjidhje Allahut dhe Muhammedit, të Dërguarit të Allahut (s. a. v. s.). Allahu do të jetë me atë, i cili më së shumti i përmbahet traktatit.

    46. Askush nuk duhet të garantojë mbrojtje për Kurejshët e Mekes apo për ndonjë nga përkrahësit e tyre.

    47. Nëse Jethribi (Medina) do të pushtohet, muslimanët dhe çifutët bashkarisht duhet t'iu kundërvihen me një mbrojtje të bashkuar.

    48. Nëse muslimanët bëjnë traktat paqeje me ndokënd, çifutët duhet ta respektojnë atë. Edhe nëse çifutët bëjnë paqe me ndokënd, muslimanët janë të obliguar të ofrojnë bashkëpunim të ngjashëm me çifutët. Por në rast të një lufte fetare të njërës palë, nuk do të jetë përgjegjësie palës tjetër të bashkëveprojë në të.

    49. Në rast të pushtimit të Medines, secila palë duhet të mbrojë pjesën që është përpara saj.

    50. Përkrahësit e fisit Evs do të kenë të drejta të njëjta ashtu sikurse gëzojnë edhe palëtpjesëmarrëse të këtij traktati me kusht që ata të dëshmojnë besnikërinë e tyre. Allahu është Mbrojtësi dhe Përkrahësi i atij, që i përmbahet me vendosmëri më së shumti këtij traktati.

    51. Nëse ndonjëri prej palëve pjesëmarrëse të këtij traktati, duhet të dalë jashtë Medines për shkak të kërkesave urgjente të luftës, ai duhet të gëzojë të drejtën e mbrojtjes dhe përkrahjes. Gjithashtu edhe cilido që qëndron në Medine gëzon të drejtën e paprekshmërisë . As nuk duhet të dhunohet ndokush e as nuk duhet të lejohet që ai ta shkeli premtimin. Allahu dhe i Dërguari i Tij (s. a. v. s.) do të jenë mbrojtësit e cilitdo, qëdo ta respektojë me gjithë zemër këtë marrëveshje dhe do t'i bindet asaj.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Personat e mbrojtur në luftë

    E drejta ndërkombëtare islame ka pasur mjaft dispozita që i referoheshin robërve të luftës (esir).

    Stadtmuller: shkruante se, robërit në fillim vriteshin ose shiteshin si skllav, kurse më vonë kanë filluar të lirohen, përgjithësisht përmes një shpërblimi ose përmes këmbimit.
    Thëniet e Pejgamberit alejhis-selam nuk lënë kurrfarë dyshimi në intencë që ata që trajtohen mirë në çdo rast, pos nëse kanë bërë krime. Sipas haditheve, robërit duhet trajtuar mirë, kundër tyre nuk guxon të përdoret dhuna, ata duhen ushqyer dhe veshur sikurse që vishet dhe ushqehet ai i cili i mban, ata nuk guxojnë të ngarkohen me punë që nuk janë të aftë t’i kryejnë etj. Madje, për ta thuhet se “janë vëllezërit tuaj”.

    Duke u nisur nga kjo, Pejgamberi alejhis-selam ka rekomanduar lirimin e robërve, qoftë përmes një shpërblimi ose fare pa shpërblim. Kjo e fundit më shumë rekomandohet (është më e dashur për Zotin) dhe këtë ka mundur ta bënte Imami. Robërit janë liruar nëse e kanë pranuar Islamin. Për lirimin e tyre kanë ekzistuar dy procedura: lirimi pa shpërblim ose me anën e një shpërblimi me mjete materiale. Për robërit e Bedrit madje ka qenë paraparë, që nëse nuk kanë pasuri për të paguar për lirim, t’i mësojnë shkrim lexim disa fëmijë të muslimanëve.

    Pjesëmarrja e grave në luftë


    Hadithi përmendë gratë që u kanë ndihmuar luftëtarëve. Ato mbanin ujë, mjekonin të plagosurit dhe bartnin të vrarët. Muhammedi alejhis-selam nuk i ka lënë gratë të luftojnë dhe ka refuzuar kërkesat e tyre të marrin pjesë në luftë. Atëherë paraqiten elementet e para të mbrojtjes mjekësore, kurse në kohën e Omerit me ushtri shkojnë edhe mjekët.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  3. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •