Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
Në lajmet që sapo u emetuan në RTK doli se një fëmijë ( e kësi fëmijësh e familjesh në Kosovë ka shumë ), për shkak të kushteve të këqija është sëmurë dhe ka humbur njërën mushkëri dhe shërimi i tij mund të bëhet vetëm jashtë… më shkoi ndërmend një thënie e një njeriu ( që s’po më kujtohet as emri i tij as funksioni ) kur tha ( po e parafrazoj ): Pse vallë Kosova i ka ndrequr krejt punët dhe i ka mbetur vetëm autostrada. Paramendo t’i hedhësh 700 milionë euro në asfalt, dhe nga ana tjetër shëndetësia në fund të pusit.

Ky rast më shtyri edhe mua të mendoj, prandaj po ju pyes edhe juve:
Vërtet në këto momente a është e qëlluar që nga buxheti i Kosovës të dalin 700 milionë euro për autostradë? Apo gjithë të tjerat i kemi në rregull dhe vetëm kjo na ka mbetur!
sigurisht qe duhej o bace..besoj se ti je kryefamiljar dhe besoj nuk mund tu thuash femijeve te tu se pse nuk kemi shtepi atehere nuk do hame me mish apo nuk do ju blej kepuce..pse nuk ke shtepi nuk do te thote te privohesh nga nje aspekt tjeter i jetes tende..pse kosova ka probleme me shendetesine apo me arsimim,me bujqesine apo me dicka tjeter nuk mund te nderprese veprimtarite e tjera duke pritur qe te rregullohen keto aspekte..vetem nje fakt po te them une qe ne vendin ku jetoj shendetesia eshte ne nivelin me te ulet por ne rruget e ketij vend punohet mjaft ..

momentalisht kjo rruge nuk besoj se do jete shume efiqente per kosoven dhe ekonomine e saj..nese serbia do e beje zgjatimin e kesaj rruge deri ne autostraden beograd - shkup te jesh i bindur se kjo rruge ka per te qene mjaft e domosdoshme per kosoven ne veqanti dhe shqiptaret ne pergjithesi..pastaj mos harro tjetren bace se kjo rruge do e beje kosoven me dalje ne det..siq dihet porti i shengjinit ne shqiperi i eshte dhene kosoves..per te pasur sa me shume efikasitet ky port atehere duhen edhe rruget..do te te perseriti edhe une ate krahasimin qe e ke bere ti diku qe pasi te kesh ngrene bakllava tja fusesh me nje rasoj laknash..pasi te kesh udhetuar nga porti i durresit apo i shengjinit deri ne morine si zotni te duhet te thyesh brinjet nga morini ne brendesi te kosoves..gjeja qe duhet te beje qeveria e kosoves eshte forca shtytese drejt qeverise se shqiperise qe rruga e kombit te behet tamam efikase dhe jo siq eshte tani me shume pjese te saj akoma te pa perfunduara..pastaj ti kerkohet qeverise se shqiperise te beje pa tjeter lidhjen e portit te shengjinit me kete rruge ne standartet europiane dhe te mos shfrytezohet rruga tirane shkoder per kete lidhje..qe nga qyteti i milotit duhet te kete rruge te veqanta per ne durres dhe shengjin..ashtu siq ishte projekti i pare..

edhe nje aspekt tjeter duhet te ta permendi baca adem..besoj se i di zakonet e malsise dhe ne malsi kane nje shprehje qe burrnia fitohet me mund dhe mbahet me zarar..me kete rruge i kemi thene botes qe edhe pse jena te varfer do bejme cmos qe te afrohemi dhe te bashkohemi ashtu siq i ka hije shqiptareve..edhe pse me zarar ne do e bejme kete rruge qe edhe nese nuk do na sjele kushedi cfare fitimi te pakten do na lehtesoje te shkojme te vellezerit e motrat me shpesh e me lirshem...cekja e beratit diku thote '' komshia te plase ding ding ''..te plasin armict tane qe bene cmos te pengonin kete rruge..ne do bashkhemi..

ja pra qe ka 1001 arsye qe kjo rruge eshte arritje per shqiptaret..dhe nuk duhet te diskutohet a duhej por te diskutohet se si ta bejme me te mire dhe efikase..