Aaa, do bėjmė muhabet aty se kush do fitoje.![]()
Gėzohem, mirė dhe unė flm.![]()
Aaa, do bėjmė muhabet aty se kush do fitoje.![]()
Gėzohem, mirė dhe unė flm.![]()
#VamosArgentina
ehe do flasim prap bashke e do shohim kush do qesh me mire![]()
Flm ele une gezohem qe je mireNaten
!Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!
Botėrori 2014 - I ndodhur nė metropolin brazilian ku u shpėrndanė ēmimet “Laureus World Sports Awards”, Bekenbauer nuk ka harruar tė japė mendimin edhe mbi organizimin dhe favoritėt e Botėrorit 2014: “Duke u bazuar te sukseset e viteve tė fundit, Spanja mė duket sėrish nė formė pėr ta mbrojtur titullin. Mirėpo do ta kenė shumė tė vėshtirė, pasi kombėtarja jonė do jetė edhe mė e fortė nga 2008-ta, 2010-ta apo 2012-ta”, – nėnvizoi kajzeri, i cili pohon se Spanja e 2010-ės nuk ishte kombėtarja mė e fortė e historisė. – Kampionėt e 2010-ės nuk kanė qenė mė tė mirėt nė histori pėr mua. Skuadra perfekte qė mahniti botėn ėshtė Brazili me Pelen mė 1970-ėn. Ka qenė njė ėndėrr tė shihje se ēfarė lloj futbolli ofronin nė fushė”, – pėrfundoi kampioni i botės si lojtar nė 1974 dhe trajner i Gjermanisė mė 1990-ėn, Bekenbauer.
Burimi: http://www.panorama-sport.com/bundes...#ixzz2NL2PFFkY
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Meqe tani me ka kaluar paksa ai shoku i rezultatit te ndeshjes gjysme-finale, Brazil vs Gjermani...
Pike se pari, ishte nje humbje mese e merituar per menyren amatoreske se si u pregadit ekipi per nje ndeshje te kesaj rendesie. Per mua e keqja fillon qe me grumbullimin e lojtareve. Scolari kishte llogaritur vetem 11 lojtare, ndersa te tjeret i mori vetem per numer, duke menduar qe nuk do i nevojiteshin te 23 lojtaret. Eshte e turpshme se si grumbullohen lojtare te deshtuar te tipit Jo, Fred, Henrique, Luis Gustavo, etj. Eshte e turpshme per nje komb qe nxjerr mbi 2000 futbolliste ne vit, te mos kete nje numer 9 per te qene ne ekip. Dhe per me teper, nje kombetare qe eshte dalluar gjithmone per sulmin e saj vrastar me lojtare te kalibrit te Pele, Romario, Socrates, Garrinca, Zico, Romario, Ronaldo etj etj. E per me teper, kur ēdo vit ne kete toke te futbollit lind nga nje talent pikerisht ne ate pozicion. Eshte e turpshme per nje trajner qe eshte shpallur kampion bote dhe per nje zevendestrajner qe eshte shpallur gjithashtu kampion bote si lojtar dhe trajner, te mos menaxhojne si duhet lojtaret, te mbajne te gjithe shpresat ne nje lojtar te vetem e te ēoroditen ne ate far feje. Eshte e turpshme qe te lihen jashte lojtare si Lucas Moura qe luan ne nivelet me te larta, qe shkon deri ne gjysme-finale te Champions League me ekipin e tij, dhe te thirretne ekip nje deshtak si Hulk, qe maksimumi i karrieres se tij eshte Zenit St. Petersburgu, kur shoket e ekipit te tij te Portos shkojne ne klubet me te fuqishme te europes ndersa ai ze myk pa fituar nje trofe edhe ne nje kampionat si ai Rus. Eshte e turpshme te lihen jashte ekipit lojtare luftetare te vertete si Felipe Luiz apo Miranda, te cilet me ekipin e tyre arriten te konkurrojne si gladiatore perballe miliardave te Barcelones e Real Madrid e te shpallen kampione te La Ligas, arriten te skualifikojne 3 Kampione te Champions League si Milan ne 1/8, Chelsea ne 1/4 dhe Barcelonen ne 1/2 dhe u mposhten ne Finalen e Champions League perballe Real Madrid vetem pas 120 minutave te luajtura. Eshte e turpshme qe ne vend te ketyre dy lojtareve te thirren lojtare anonime si Henrique qe nuk konkuron dot ne ekipin e tij me mbrojtesa si Garay apo Raul Albiol, apo me Maxuell te dale jashte mode. Eshte e turpshme te meret ne ekip nje lojtar si Hernanes, qe nuk ka qene asnjehere nje lojtar i rendesishem per Brazilin dhe per me teper ne sezonin e tij te fundit ka qene nje deshtak e te lihet jashte nje lojtar si Kaka, qe megjithese kishte 4 vite pa luajtur rregullisht per shkak demtimesh vitin e tij te fundit arriti te gjeje ritmin e duhur. Eshte gjynah te lihet jashte nje legjende si Ronaldinho qe ne sezonin e tij te fundit numeron 80 ndeshje te luajtura, 28 gola te shenuar dhe 28 asist. Do thoni qe nuk mbahen shpresat tek pleqte. Dakort, por kur Gjermania therret Miroslav Klosen ne moshen 36 vjeēare, jo ne formen e tij me te mire si shkak i demtimit te rekuperuar vetem pak kohe te boterorit, pse mos thirreshin tek Brazili Kaka 32 vjeē apo Ronaldinho 34 vjeē? Ata mund te ishin shume here me te vlefshem per Brazilin qofte edhe ne stol te qendronin. Te pakten mbreme ndaj Gjermanise nuk do te turperoheshin ne ate menyre nese njeri prej tyre do te ishte ne fushe. Nuk do te ishin aq medioker sa Hulk e Fred.
Pastaj vazhdon me menyren e pregaditjes ne Boteror. Scolari bashke me Parreiran (zevendestrajneri), e kishin mbeshtetur e gjithe filozofine e tyre tek Neymar. Nuk kishin asnje plan tjeter ne rast se Neymar per arsye nga me te ndryshmet do te mungonte ne nje sfide te rendesishme. Eshte e turpshme qe trajneret e nje SuperFuqie te futbollit Boteror si Brazili, te mos kene nje sistem jo te varur 100% prej ndonje individi te veēante.
Dakort, Neymar eshte futbollisti me i rendesishem i Brazilit dhe do te vazhdoje te jete edhe ne te ardhmen, por Neymar nuk eshte Brazili. Neymar nuk ka bere ende asgje aq sa per ta perfshire edhe ne ne Himnin Kombetar. Eshte e turpshme menyra se si u soll skuadra per humbjen e tij, sado talent qofte, ai nuk eshte Brazili. Ai eshte talent, ēka e ka treguar me lojen e tij, eshte shume i rendesishem, por nuk duhet ta benin aq te rendesishem sa te binte ne depresion i gjithe ekipi per nje mungese qe mund t'i ndodhe dhe i ka ndodhur kujtdo. Ekipi u soll ne menyre foshnjarake. Depresioni i pushtoi te gjithe per faj te trajnereve.
Megjithate, jeta vazhdon. Nuk duhet harruar se Brazili eshte me 5 yje, si askush tjeter dhe do vazhdoje te jete i vetem ne majen e Botes per te pakten edhe 4 vite te tjera. Brazili eshte vendi ku futbolli eshte fe. Brazili eshte vendi qe i detyron makinat te nderrojne udhe nese shohin femije qe luajne futboll ne rruge, ne lagje. Pavaresisht disfates se madhe, disfates historike, qe do permendet per sa kohe do te ekzistoje loja e futbollit, ky ekip do te ringrihet dhe do t'i tregoje serish Botes se ēfaredo qe te ndodhe, do te jene gjithmone mes me te mireve, ne krye, sepse ne kete vend talenti eshte i lindur. Dhe pikerisht, duke u nisur nga kjo, njerezit e futbollit te atij vendi do te dine se si te punojne me kete talent, pasi, nuk mjafton vetem talenti, por duhet edhe te punohet me te.
Po e mbyll me nje shprehje te nje personaliteti, s'po me kujtohet emri tani, per Brazilin:
"Vetem ne futboll mos ja kini merakun Brazilit, sepse aty dine te ringrihen"
![]()
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
-Pele........"Vetem ne futboll mos ja kini merakun Brazilit, sepse aty dine te ringrihen"
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 10-07-2014 mė 11:43
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Romario: Fajin e kanė hajdutėt e federatės, pas Botėrorit duhet ti arrestojnė
Ish-sulmuesi i Brazilit kampion bote nė vitin 1994, Romario, tashmė njė prej figurave politike nė vend, largon barrėn e fajit nga kombėtarja e zbritur nė fushė kundėr Gjermanisė, por lėshon vrer dhe akuza tė ashpra ndaj fajtorėve tė vėrtetė qė fshihen brenda mureve tė federatės. Dėshtimi ynė nuk lidhet me aspektin teknik apo taktik, pasi kriza e futbollit brazilian i ka rrėnjėt diku tjetėr. Sot futbolli brazilian drejtohet nga njė tufė tė papėrgjegjshmish dhe hajdutėsh. Presidenti i federatės, Hoze Maria Marin, ėshtė njė hajdut, njė partizan i diktaturės. Krahu i tij i djathtė, Marko Polo Del Nero, ėshtė njė person qė nuk ka shumė kohė qė ka dalė nga burgu, pasi u akuzua pėr krime kundėr sistemit financiar. Prandaj, ēfarė kėrkoni ju nga kombėtarja kur futbolli ynė drejtohet nga kėta mafiozė, qė turpėruan njė komb tė tėrė sivjet Nėse duam ta harrojmė kėtė turp, pas Botėrorit duhet tė ketė arrestime nė federatė, pasi vetėm kėshtu mund tė rilindim.
Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-...#ixzz37AxcKmP6
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
ZYRTARE: Dunga Trajneri i ri i Brazilit.
Na kenaqen. Tani do mbushet Brazili plot me Hulka. Vetem nqs ky ka ndryshuar ide per futbollin...
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Dunga shpall listen per 2 miqesoret ndaj Kolumbise dhe Ekuadorit
Ashtu siē kishte deklaruar, Dunga ka lene jashte ekipit me shume se gjysmen e lojtareve qe moren pjese ne boteror, per dy ndeshjet e ardhshme te Brazilit. Dunga ka lene jashte emra si Julio Cesar, Marcelo, Daniel Alves, Fred, Bernard etj.
Bie ne sy grumbullimi i Filipe Luis dhe Miranda, qe sezonin e kaluar u shpallen kampion te Spanjes me Atletico Madrid apo dhe talenti i PSG Marquinhos. Rikthehet ne kombetare Coutinho qe ka bere nje sezon mjaft te mire me Liverpool dhe qe ishte lene jashte nga Scolari. Bie ne sy serish mungesa e Lukas Moura. Jane thirrur edhe mjaft lojtare nga kampionati Brazilian.
Lista e Brazilit
Portiere: Jefferson (Botafogo), Rafael (Napoli)
Mbrojtes: Maicon (AS Roma), Alex Sandro (Porto), Danilo (Porto), Filipe Luis (Chelsea), David Luiz (Paris Saint-Germain), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Gil (Corinthians), Mirando (Atletico Madrid).
Mesfushore: Luiz Gustavo (Wolfsburg), Elias (Corinthians), Fernandinho (Manchester City), Ramires (Chelsea), Willian (Chelsea), Philippe Coutinho (Liverpool), Oscar (Chelsea), Ricardo Goulart (Cruzeiro).
Sulmues: Everton Ribeiro (Cruzeiro), Hulk (Zenit), Neymar (Barcelona), Diego Tardelli (Atletico Mineiro).
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Brazili ka fituar miqesoren ndaj Kolumbise me rezultatin 1-0. Neymar ka shenuar nje super gol nga goditja e denimit, ne minute e 82. Por vemendja eshte spostuar e gjitha diku tjeter. Pas fitores me Kolumbine, koordinatori i ekipit te Brazilit u ka komunikuar mediave se mbrojtesi i Romes, Maicon, eshte perjashtuar nga kombetarja per "Probleme te Brendeshme", ka qene arsyea e dhene. Askush nga lojtaret e tjere te Brazilit nuk eshte prononcuar per kete gje, pasi nga mediat aludohet se mund te kete perjashtime per ata qe flasin per ēfare ka ndodhur brenda dhomave te zhveshjes.
Keshtu pra, Dunga e nis me fitore ne ndeshjen e tij te pare ne kte eksperience te dyte si trajner i Brazilit.
Super Goli i Neymar
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Krijoni Kontakt