Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1

    Shqiptarja që vret burrat dhe dashnorët në Shqipëri e Greqi

    Emri:  diakofto10.jpg

Shikime: 569

Madhësia:  82.6 KB

    Emri:  araxnini.jpg

Shikime: 550

Madhësia:  18.2 KB
    Gruaja spider vret edhe i ben varrin burrit 43 vjecar ne banjen e shtepise
    Evangelia Ziagka 54 vjeç u arrestua rreth 5:30 në mëngjes kur doli ...


    nga shtëpija e një plaku te cilin kishte bërë viktimë e saj të ri. Në një përpjekje për të shpëtuar për një partner të huaj.
    Ajo akuzohet se ka masakruar burrin e saj ne shqiperi,akuzohet per vjedhje edhe mashtrime edhe ne Shqiperi si edhe ne AMERIKE
    jo vetëm për grabitje, vjedhje dhe mashtrim, dhe akteve të tjera .
    Policia mbërriti në shtëpinë e treguar nga emesioni i AGELIKI NIKOLULIT tuneli . Të katër fëmijët dhe vëllezërit e motrat që jetojnë në Greqi tregojnë për të se nuk kanë lidhje me te për vite me rradhë. Ajo prezantoheshe ne viktimat e saj si nje grua greke e cila ishte shume e pasur edhe shume e vuajtur
    duke genjyer se vajza i ka vdekur
    Në të vërtetë, vajza e saj u përpoq të kryej vetëvrasje nga turpi për nënën e saj, siç raportohet nga karakteristikat e familjes. "
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 19-06-2010 më 15:24
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca bote te ndyre jetojme
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Ajo sot i pranoj te gjitha akuzat
    43 vjecarit i hodhi ne pije ilac gjumi edhe pastaj e vravi...
    thuhet qe ajo ka nevoje per ilace se eshte ne gjendje krize psihiatrike
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  4. #4
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Biznesmen 43 vjec qe shkon e martohet me nje 54 vjece. Shko mer t'keqen lala jot shijo jeten me kucka!!! lol
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,770
    Femer kriminele.Ne fillim e vret,pastaj e varros.
    Varrose mi dreq,te gjalle.

  6. #6
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Femer kriminele.Ne fillim e vret,pastaj e varros.
    Varrose mi dreq,te gjalle.


    Je njeri i pameshirshem ti Serafim, shyqyr qe te kam larg

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Shqiptarja që vret burrat dhe dashnorët në Shqipëri e Greqi



    Patra, 21 qershor– Një histori sa e frikshme aq dhe e pabesueshme. E denjë për skenar filmash, pasi derimë tani, Hollivudit i mungon. Eva Zhonga, një 54-vjeçare nga Saranda, me origjinë minoritare, është shndërruar në femrën më të frikshme të Greqisë, raporton sot gjerësisht NOA. Për vite me radhë, “i ka ngrënë” burrat, ca duke u marrë pasuritë në fund të jetës, sigurisht të zgjedhur sa më pleq të mundej dhe ca duke i vrarë, nga padurimi për të marrë milionat.

    Eva, ose Evangjeli Zhonga, siç është identiteti i saj i plotë, lindur në Sarandë dhe banuese prej shumë vitesh në Greqi, nuk do të arrestohej, madje do të përlante dhe plakun e radhës me të cilin u gjet ditën e djeshme kur iu vunë prangat, nëse nuk do të zbardhej vdekja dhe përçudnimi i kufomës së biznesmenit grek, që NOA raportoi pak ditë më parë.

    Zbardhet në këtë mënyrë vrasja makabre dhe fshehja e kufomës së biznesmenit grek Tasos Tcagaropulos, 40-vjeçarit nga ishulli Xakinthos i cili jetonte prej vitesh në Athinë dhe një vit më parë u shpall i zhdukur dhe familja kërkoi ndihmë nga emisioni televiziv “Fos sto tunel” (Dritë në tunel” për të gjetur të afërmin e tyre.

    Paraditen e sotme në orën 10.30, 54-vjeçarja Zhonga është paraqitur pranë gjykatës së Patrës dhe në prani të prokurorit ka pohuar se ishte ajo vrasësja e biznesmenit grek.

    Por më herët, natën e mbrëmshme kur u arrestua, gruaja refuzoi të pranojë se ishte ajo autore e krimit. Madje akuzoi të dashurin e saj, një takist 38-vjeçar shqiptar duke thënë se ishte ai vrasës i biznesmenit. Por policia greke thotë se 38-vjeçari shqiptar, dyshohet se vendosi kufomën poshtë pllakave të dushit, kurse vrasja është bërë prej 54-vjeçares, dhe sipas dëshmive të saj, e ndihmuar nga i shoqi plak por që edhe ai ka vdekur.

    ***

    Në dëshminë e sotme, Eva Zhonga pranoi se ishte pjesëmarrëse në vrasje. Ajo tha sot se vrasjen e kishte bërë bashkëshorti i saj i tretëm një 65-vjeçar, pikërisht në muajin prill të vitit të kaluar, pak pasi u shpall i zhdukur biznesmeni. Por bashkëshorti i tretë i 54-vjeçares, ka vdekur verën e kaluar, sipas të dhënave mjekësore, i sëmurë, pak pasi ishte groposur biznesmeni grek i shpallur si i humbur. Policia konfirmoi se po heton edhe këtë vdekje nën dyshimet se edhe ky 65-vjeçar është vrarë nga gruaja “merimangë”.

    Policia e Patrës duke folur për hetimin e ngjarjes së zbuluar në fshatin Dhiakofto, tha se ka marrë në pyetje pronarin e shtëpisë përdhese njëkatëshe. Ai ka treguar se kishte dhënë me qera deri para disa muajsh banesën tek gruaja shqiptare e cila paguante rregullisht në dorë por u zhduk befas dhe ai ia lëshoi shtëpinë një çifti grek. Kurse theksoi: “Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. Unë thjesht dhashë banesën me qera dhe nuk di asgjë tjetër se çka ndodhur aty brenda”. Policia tha se ka ngritur akuzë ndaj pronarit të shtëpisë për fshehje taksash për qeradhënie.

    Ndërkaq, policia e Patrës ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit dhe një mashkull shqiptar i cili ka telefonuar në emisionin e të humburve në TV duke treguar të dhëna mbi zhdukjen e biznesmenit grek. Këto të dhëna dhe ato që dha fqinja në banesën e 54-vjeçares qeraxheshë, çuan policinë në zbulimin e frikshëm të pllakës së dushit që nën të mbante trupin e masakruar të biznesmenit të zhdukur.

    Policia ka zbardhur detaje nga dëshmia e të riut shqiptar. Ai ka thënë se ishte thirrur në telefon për të shkatërruar dushin e vendosur te banjo e shtëpisë me qera. “Më kërkuan që të shkatërroja dushin por unë nuk pranova sepse për ta bërë këtë duhet të më jepte lejë vetëm pronari i shtëpisë dhe jo qeramarrësja”, - ka dëshmuar emigranti shqiptar.

    ***

    Gruaja “merimangë”, siç identifikohet emigrantja shqiptare nga shtypi grek, ka identitetin Evangjeli (Evi) Zhonga, 54 vjeçe lindur në Dhiver të Sarandës në Shqipëri por ajo ka ndërruar emër sepse më parë ka pasur emrin Panago Zhonga. Gruaja “merimangë” është arrestuar mbrëmjen e së Dielës në Luca të Athinës. Ishte një telefonatë në emisionin televiziv që tregoi se aty pranë jetonte një grua e ngjashme me atë që ishte parë të kishte lidhje me biznesmenin e zhdukur. Në të njëjtën kohë gjatë emisionit, vajza e plakut kishte parë foton e të kërkuarës në transmetim dhe bëri thirrje për ndihmë: ‘Shpëtoni tim atë nga duart e kësaj vrasëseje”, - ishte apeli që çoi policinë në banesën e të atit.

    Policia shkoi në Luca dhe arrestoi të dyshuarën e cila prej dy muajsh jetonte në shoqërinë e një tjetër plaku të cilit i kishte hedhur karremat për të qenë ai viktima i radhës së gruas që “han” burrat.

    “Gruaja merimangë” pohon se është martuar tre herë dhe ka katër fëmijë nga këto martesa.

    Policia zbardhi se 54-vjeçarja kërkohej për dhjetë akuza të ndryshme, mes të cilave dy për vrasje të kryera në Shqipëri si dhe një për grabitje. Shtrirja e krimeve të 54-vjeçares vërehet në disa zona të Greqisë, për vetë metodën e jetesës së përkohshme në lokalitete të ndryshme që zgjidhte e dyshuara të bënte.

    “Gruaja merimangë” ka rrëfyer si vdiq Tasos Tcagaropulos: “Kur erdhi në shtëpi, i dhashë një kafe, por aty kisha futur brenda ilaç gjumi. Kur filloi të zalisej, ishte im shoq që e goditi me sqepar katër herë në kokë. Kurse unë e godita me thikë, duke i futur thikën tre herë në fyt”, - ka dëshmuar 54-vjeçarja. Më pas ka vazhduar: “Që të dy, e morëm kufomën dhe e futëm poshtë në bodrum. Aty hapëm një gropë poshtë pllakës së dushit dhe e varrosëm. Pastaj u vendos sipër një pllakë e re dushi.

    Duke folur për masakrën e ndodhur në shtëpinë që ajo kishte me qera, Eva ka deklaruar se kishte lidhje intime me biznesmenin grek Tasos Tcagaropulos.

    “Gruaja merimangë”, tha se kishte mosmarrëveshje ekonomike me Tcagaropulos. 54-vjeçarja tha se biznesmeni e shfrytëzonte prej disa vitesh kundrejt seksit me para. Ajo shkonte me burra pleq dhe paratë që nxirrte i merrte greku që kishte si dashnor dhe si tutor.

    Në këto rrethana, 40-vjeçari duke qenë se e dinte që gruaja kërkohej për mori akuzash nisi ta kërcënojë se do të tregonte ku fshihej dhe këtu, precipitoi vendimi për ta vrarë.

    ***

    Një prej fëmijëve, vajza, është vetëvrarë në Sarandë, pak pasi e ëma i mori jetën në mënyrë makabre të atit duke e copëtuar trupin e tij, ngjarje e ndodhur në vendbanimin e tyre disa vite më parë kur edhe e dyshuara u arratis në Greqi.

    Ajo që kishte ndodhur ishte vërtet makabre. Gruaja e kishte vrarë të shoqin në sy të fëmijëve dhe më pas e kishte copëtuar. Për ta zhdukur trupin, çdo mbrëmje, për disa ditë me radhë, hidhte në kazanin e plehrave copa të trupit të të ndjerit.

    Ngjarja atëherë u zbulua por gruaja “merimangë” bëri vetëm dy vjet burg, pohon Policia e Patrës, referuar të dhënave që ka marrë nga Interpol Tirana.

    Gruaja rezulton person në kërkim nga Policia shqiptare dhe Interpol Tirana. Pasi vrau të shoqin në Sarandë dhe iku në Greqi, ajo ia mbathi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku peshkoi një burrë të pasur me të cilin dhe u martua duke fituar boll para nga kjo martesë. E bindi të shoqin e radhës që të kthehen në Greqi. Por atje e braktisi, pasi e la në një azil pleqsh ku edhe ai ndërroi jetë pak kohë më vonë.

    Njëkohësisht mbi të dyshuarën Zhonga kanë vërshuar denoncime për rrëmbim pasurie nga familjarë të 13 burrave pleq në Kretë, Volos, Selanik dhe Peloponez, kryesisht në zona rurale.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    duhet me u rujt nga grate tashi,pervec se te rrujne leshte te rrujne dhe leket dhe te presin koken,
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    C'fare tmerri !
    Kujdes nga merimangat o burra
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e erla07
    Anëtarësuar
    03-12-2009
    Postime
    752
    kjo toke mban lloj-lloj njerezish....edhe gra "merimaga"...............qenka dhe nene kjo(edhe copa tja bejne mishin e ka pak)
    ..............kujdes nga grate " merimaga"-per ju burra

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •