Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395

    Pse vetëvriten policët e burgjeve?

    Valentin Macaj/Shekulli

    Ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë, vetëvrasja e një gardiani në kushtet e depresionit, rrit numrin e policëve të burgjeve që i japin fund jetës së tyre dhe nxjerr në pah problemet e mëdha që ka ky shërbim.


    Për punonjësin e policisë së burgjeve nuk flitet thuajse kurrë. Ky punonjës ndodhet në një situatë të dëshpëruar dhe i goditur nga të gjitha anët në kryerjen e detyrës së tij.


    Ai është i goditur në anën financiare, i goditur në anën psikologjike, i goditur nga masat e ashpra disiplinore, i goditur nga moszbatimi i ligjit nr. 10032, etj. Por goditja kryesore vjen nga pamundësia për të qenë i denjë për plotësimin e kushteve ekonomike për familjen e tij dhe për shkollimin e fëmijëve.


    Implementimi i ligjit nr. 9749 "Për Policinë e Shtetit" në grada dhe funksione nuk solli të njëjtën gjë me ligjin nr. 10032 "Për policinë e burgjeve".


    I miratuar në dhjetor-2008 ky ligj deri më tani është përdorur për të ndëshkuar, por jo për të dhënë të drejtat dhe përfitimet prej tij.


    Ka dy vite që Burimet Njerëzore në D.P.Burgjeve po mbajnë peng mbi 3700 punonjës policie të cilët po humbin çdo ditë shansin e marrjes së pagës për gradë sipas funksionit dhe po ballafaqohen me shkeljet ligjore që manifeston ky sektor.


    Nga mungesa e gradave çdo muaj punonjësi i rolit-bazë humbet mbi 10.000 lekë dhe punonjësi i rolit të mesëm mbi 20.000 lekë, pa folur pastaj për gradat madhore që janë kthyer në makth për ata që i kanë fituar.


    Qeveria ka rritur disa herë pagat për administratën dhe në asnjë rast nuk është ndjerë në policinë e burgjeve, pasi sektori i financës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nuk do t'ia dijë për pagat e punonjësit të policisë, por vetëm për përfitimin e stafit civil që kanë paga dyfish në raport me stafin nën uniformë.


    Orari i punës për një punonjës policie në burgje është mbi 48 orë, ndërkohë që stafi civil punon me pak se 40 orë në jave. Orët jashtë orarit dhe gatishmëria nuk paguhen nga financat e IEVP me justifikimin se "nuk ka para dhe duhet të merrni shpërblim me pushime" . Pra fëmijët e policit të burgjeve duhet të mësohen me një pjatë më pak në tavolinë dhe me shanse më pak se moshatarët e tyre. Pa folur për mungesën e strehimit apo të punësimit për bashkëshortët e tyre.


    Sot mbi 60% e punonjësve të Policisë së Burgjeve janë të pastrehë, me qira ose në apartamente të papërshtatshme për numrin e familjarëve që kanë. Mbi 80% e punonjësve të policisë së burgjeve, për shkak të mungesës së alternativave, kanë marrë kredi me interesa të larta dhe në çdo fund muaji, paga e tyre debitohet rëndshëm në llogarinë e kredisë.


    Vetëm 20% e punonjësve të policisë së burgjeve dërgojnë familjen e tyre me pushime pranë detit, pasi pjesa tjetër marrin lejen vjetore dhe dalin në kërkim për pune ose ikin klandestine në Greqi dhe Maqedoni.


    Për të mos folur për transportin e stafit policor për në vendin e punës, ku në shumicën e burgjeve mungon dhe aty ku funksionon, gjysmën e muajit kthehet me pagesë me justifikimin se "nuk ka karburant" dhe shefat e tyre deklarojnë se "shteti është në krizë".


    Vetëm të shikoni nëpër kryqëzime në të gjithë vendin se si bëjnë autostop policët e burgjeve në çdo orë të ditës e natës.


    Në disa raste kur kanë humbur jetën nga aksidentet, familjet e tyre nuk përfitojnë asnjë lloj pensioni për shkak se "polici nuk ka vdekur në shërbim, por në rrugë" (!!).
    Derdhen me ton ushqimet e të dënuarve nëpër kosha dhe nuk ka asnjë mundësi që polici gjatë shërbimit të përfitojë një vakt ushqimor. Brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka dy standarde pune, ku më diskriminuesi është për Policinë dhe standardi iI luksit është për administratën.


    VKM e qeverisë për pagën sipas gradës nuk ka dalë akoma edhe pse implementimi i ligjit "Për policinë e burgjeve" ka nisur që më 15. Janar. 2009. Burimet njerëzore dhe financa në DPBurgjeve kanë dërguar në Ministrinë e Financave një tabelë pagash diskriminuese dhe që nuk korrespondon me pagat për gradë që përfiton policia e shtetit.


    Justifikimi në këtë rast ka qenë se "paga e stafit policor del më e lartë se ajo e stafit civil", duke harruar se administrata e mbyll në orën 4:30 zyrën, ndërsa polici është nën shi e dëborë, natën e ditën me diell përvëlues dhe pa uniformë të përshtatshme punë.


    Rregullorja e përcaktimit të procedurave për marrëdhënien e punës, trajnimin, ecurinë në karrierë dhe dhënien e masave disiplinore e dalë në fletore zyrtare që në tetor 2009 është rikthyer për t'i bërë disa "riparime" për arsye kompetencash dhe deri në qershor 2010 ka mbetur në sirtarët e Ministrisë së Drejtësisë.


    Transferimet pa kriter të punonjësve të policisë dhe lënia mbi 9 muaj me status "I transferuar" shkel hapur ligjin Kodin e Punës në RSH dhe Konventat Ndërkombëtare të ILO-s.


    Nuk kuptojmë akoma se për kë punon sektori i personelit, pasi ata akoma ndëshkojnë si në kohën e diktaturës. Të transferohesh nga Tirana për ne Korçë apo nga Korça në Peqin dhe anasjelltas, në vitin 2010 pa siguruar strehim, pagë transfertë dhe pa ditur shkakun, vetëm në Drejtorinë Përgjithshme të Burgjeve në Republikën e Shqipërisë ndodh. Urdhrat "ekstra" për transferimet dhe lëvizjet pa shkak kanë krijuar një situatë tensioni dhe konflikti social është në prag reagimi.


    Mungesa e kontratës kolektive të punës në policinë e burgjeve është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut, pasi vetëm ky instrument garanton të drejta dhe detyrime dhe siguron vazhdimësinë në gradë e funksion për çdo punonjës.


    Shprehja e interesit shtetëror ndaj policisë së rendit në drejtim të pagës, transportit, trajtimit ushqimor, uniformat dhe transportin ka krijuar një hendek të madh mes këtyre dy shërbimeve që i shërbejnë të njëjtit qëllim.


    Gardiani i burgut quhet "magazinier", ndërsa polici i shtetit ka detyrë më të vështirë, pasi arreston kriminelin!!! - Nëse polici i shtetit vendos kapuçin në kokë kur arreston një kriminel, polici i burgjeve është non-stop i ekspozuar dhe nën presionin e të dënuarit gjatë gjithë kohës dënimit të tij.


    Vështirësia në këtë rast është shumë më e lartë në shërbimin policor të burgjeve dhe trajtimi është me diskriminues se kolegët e tyre. Përfundimisht Policia e Burgjeve e lënë në mëshirë të fatit dhe pa mbrojtje ligjore ka krijuar kushtet që Sindikata të organizojë reagimin e saj ligjor dhe të kërkojë largimin e përgjegjësve të situatës së krijuar.


    Udhëkryqit në policinë e burgjeve duhet t'i vijë fundi dhe shteti duhet të ndërhyjë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të përmirësuar situatën, pasi çdo ditë më shumë është shkak për një premisë vetëflijimi, siç po ndodh.


    *Kryetar / Sindikata e Shërbimeve Policore

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    sepse e dine qe nje dite do futen dhe vete ne burgje .......... sa krimet qe i kane bere (nje dite do zbardhen)
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    o shoku tank..

    qysh na merzite more me shekullin edhe ti..a thua nnuk e dime ta lexojme ne online dhe te na e biesh ti ketu...mos u beni abuzues..njeri me 55-en e ti me shekullin vertete na merzitet..apo nuk keni pune tjeter...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Po pse shqetesohesh ti bre burr?A thua se te ka vene kush armen te koka dhe te detyron te lexosh temat e mia.Mos i lexo,malsor djali,nuk me mbetet hatri!
    Pastaj letershkruesi quhet Valentin Macaj dhe eshte kryetar i sindikates se sherbimeve policore.
    Nuk eshte gazetar" dhe shtron nje problem te cilit do kishe bere mire t'i kishe kushtuar dy rreshta ne vend qe te merreshe me ate qe bej une apo Fari Balliu.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Po pse shqetesohesh ti bre burr?A thua se te ka vene kush armen te koka dhe te detyron te lexosh temat e mia.Mos i lexo,malsor djali,nuk me mbetet hatri!
    Pastaj letershkruesi quhet Valentin Macaj dhe eshte kryetar i sindikates se sherbimeve policore.
    Nuk eshte gazetar" dhe shtron nje problem te cilit do kishe bere mire t'i kishe kushtuar dy rreshta ne vend qe te merreshe me ate qe bej une apo Fari Balliu.
    PAJTOHEM PLOTESISHT.
    O MALSOR OOOOOO...... LESHOJ DRITAT E GJATA.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •