Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga ChuChu Lexo Postimin
    kjo do kete qene patriote e madhe, se perdorte greket dhe lekat i conte ne shqiperi.

    lol
    hahahahahahahhahahahahhahahhahahhahhahahahhahhahah hahhahaahhahahaha mos vdeksh ishallah me kenaqe,po ku i gjen keto fjale aman
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin


    Patra, 21 qershor– Një histori sa e frikshme aq dhe e pabesueshme. E denjë për skenar filmash, pasi derimë tani, Hollivudit i mungon. Eva Zhonga, një 54-vjeçare nga Saranda, me origjinë minoritare, është shndërruar në femrën më të frikshme të Greqisë, raporton sot gjerësisht NOA. Për vite me radhë, “i ka ngrënë” burrat, ca duke u marrë pasuritë në fund të jetës, sigurisht të zgjedhur sa më pleq të mundej dhe ca duke i vrarë, nga padurimi për të marrë milionat.

    Eva, ose Evangjeli Zhonga, siç është identiteti i saj i plotë, lindur në Sarandë dhe banuese prej shumë vitesh në Greqi, nuk do të arrestohej, madje do të përlante dhe plakun e radhës me të cilin u gjet ditën e djeshme kur iu vunë prangat, nëse nuk do të zbardhej vdekja dhe përçudnimi i kufomës së biznesmenit grek, që NOA raportoi pak ditë më parë.

    Zbardhet në këtë mënyrë vrasja makabre dhe fshehja e kufomës së biznesmenit grek Tasos Tcagaropulos, 40-vjeçarit nga ishulli Xakinthos i cili jetonte prej vitesh në Athinë dhe një vit më parë u shpall i zhdukur dhe familja kërkoi ndihmë nga emisioni televiziv “Fos sto tunel” (Dritë në tunel” për të gjetur të afërmin e tyre.

    Paraditen e sotme në orën 10.30, 54-vjeçarja Zhonga është paraqitur pranë gjykatës së Patrës dhe në prani të prokurorit ka pohuar se ishte ajo vrasësja e biznesmenit grek.

    Por më herët, natën e mbrëmshme kur u arrestua, gruaja refuzoi të pranojë se ishte ajo autore e krimit. Madje akuzoi të dashurin e saj, një takist 38-vjeçar shqiptar duke thënë se ishte ai vrasës i biznesmenit. Por policia greke thotë se 38-vjeçari shqiptar, dyshohet se vendosi kufomën poshtë pllakave të dushit, kurse vrasja është bërë prej 54-vjeçares, dhe sipas dëshmive të saj, e ndihmuar nga i shoqi plak por që edhe ai ka vdekur.

    ***

    Në dëshminë e sotme, Eva Zhonga pranoi se ishte pjesëmarrëse në vrasje. Ajo tha sot se vrasjen e kishte bërë bashkëshorti i saj i tretëm një 65-vjeçar, pikërisht në muajin prill të vitit të kaluar, pak pasi u shpall i zhdukur biznesmeni. Por bashkëshorti i tretë i 54-vjeçares, ka vdekur verën e kaluar, sipas të dhënave mjekësore, i sëmurë, pak pasi ishte groposur biznesmeni grek i shpallur si i humbur. Policia konfirmoi se po heton edhe këtë vdekje nën dyshimet se edhe ky 65-vjeçar është vrarë nga gruaja “merimangë”.

    Policia e Patrës duke folur për hetimin e ngjarjes së zbuluar në fshatin Dhiakofto, tha se ka marrë në pyetje pronarin e shtëpisë përdhese njëkatëshe. Ai ka treguar se kishte dhënë me qera deri para disa muajsh banesën tek gruaja shqiptare e cila paguante rregullisht në dorë por u zhduk befas dhe ai ia lëshoi shtëpinë një çifti grek. Kurse theksoi: “Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. Unë thjesht dhashë banesën me qera dhe nuk di asgjë tjetër se çka ndodhur aty brenda”. Policia tha se ka ngritur akuzë ndaj pronarit të shtëpisë për fshehje taksash për qeradhënie.

    Ndërkaq, policia e Patrës ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit dhe një mashkull shqiptar i cili ka telefonuar në emisionin e të humburve në TV duke treguar të dhëna mbi zhdukjen e biznesmenit grek. Këto të dhëna dhe ato që dha fqinja në banesën e 54-vjeçares qeraxheshë, çuan policinë në zbulimin e frikshëm të pllakës së dushit që nën të mbante trupin e masakruar të biznesmenit të zhdukur.

    Policia ka zbardhur detaje nga dëshmia e të riut shqiptar. Ai ka thënë se ishte thirrur në telefon për të shkatërruar dushin e vendosur te banjo e shtëpisë me qera. “Më kërkuan që të shkatërroja dushin por unë nuk pranova sepse për ta bërë këtë duhet të më jepte lejë vetëm pronari i shtëpisë dhe jo qeramarrësja”, - ka dëshmuar emigranti shqiptar.

    ***

    Gruaja “merimangë”, siç identifikohet emigrantja shqiptare nga shtypi grek, ka identitetin Evangjeli (Evi) Zhonga, 54 vjeçe lindur në Dhiver të Sarandës në Shqipëri por ajo ka ndërruar emër sepse më parë ka pasur emrin Panago Zhonga. Gruaja “merimangë” është arrestuar mbrëmjen e së Dielës në Luca të Athinës. Ishte një telefonatë në emisionin televiziv që tregoi se aty pranë jetonte një grua e ngjashme me atë që ishte parë të kishte lidhje me biznesmenin e zhdukur. Në të njëjtën kohë gjatë emisionit, vajza e plakut kishte parë foton e të kërkuarës në transmetim dhe bëri thirrje për ndihmë: ‘Shpëtoni tim atë nga duart e kësaj vrasëseje”, - ishte apeli që çoi policinë në banesën e të atit.

    Policia shkoi në Luca dhe arrestoi të dyshuarën e cila prej dy muajsh jetonte në shoqërinë e një tjetër plaku të cilit i kishte hedhur karremat për të qenë ai viktima i radhës së gruas që “han” burrat.

    “Gruaja merimangë” pohon se është martuar tre herë dhe ka katër fëmijë nga këto martesa.

    Policia zbardhi se 54-vjeçarja kërkohej për dhjetë akuza të ndryshme, mes të cilave dy për vrasje të kryera në Shqipëri si dhe një për grabitje. Shtrirja e krimeve të 54-vjeçares vërehet në disa zona të Greqisë, për vetë metodën e jetesës së përkohshme në lokalitete të ndryshme që zgjidhte e dyshuara të bënte.

    “Gruaja merimangë” ka rrëfyer si vdiq Tasos Tcagaropulos: “Kur erdhi në shtëpi, i dhashë një kafe, por aty kisha futur brenda ilaç gjumi. Kur filloi të zalisej, ishte im shoq që e goditi me sqepar katër herë në kokë. Kurse unë e godita me thikë, duke i futur thikën tre herë në fyt”, - ka dëshmuar 54-vjeçarja. Më pas ka vazhduar: “Që të dy, e morëm kufomën dhe e futëm poshtë në bodrum. Aty hapëm një gropë poshtë pllakës së dushit dhe e varrosëm. Pastaj u vendos sipër një pllakë e re dushi.

    Duke folur për masakrën e ndodhur në shtëpinë që ajo kishte me qera, Eva ka deklaruar se kishte lidhje intime me biznesmenin grek Tasos Tcagaropulos.

    “Gruaja merimangë”, tha se kishte mosmarrëveshje ekonomike me Tcagaropulos. 54-vjeçarja tha se biznesmeni e shfrytëzonte prej disa vitesh kundrejt seksit me para. Ajo shkonte me burra pleq dhe paratë që nxirrte i merrte greku që kishte si dashnor dhe si tutor.

    Në këto rrethana, 40-vjeçari duke qenë se e dinte që gruaja kërkohej për mori akuzash nisi ta kërcënojë se do të tregonte ku fshihej dhe këtu, precipitoi vendimi për ta vrarë.

    ***

    Një prej fëmijëve, vajza, është vetëvrarë në Sarandë, pak pasi e ëma i mori jetën në mënyrë makabre të atit duke e copëtuar trupin e tij, ngjarje e ndodhur në vendbanimin e tyre disa vite më parë kur edhe e dyshuara u arratis në Greqi.

    Ajo që kishte ndodhur ishte vërtet makabre. Gruaja e kishte vrarë të shoqin në sy të fëmijëve dhe më pas e kishte copëtuar. Për ta zhdukur trupin, çdo mbrëmje, për disa ditë me radhë, hidhte në kazanin e plehrave copa të trupit të të ndjerit.

    Ngjarja atëherë u zbulua por gruaja “merimangë” bëri vetëm dy vjet burg, pohon Policia e Patrës, referuar të dhënave që ka marrë nga Interpol Tirana.

    Gruaja rezulton person në kërkim nga Policia shqiptare dhe Interpol Tirana. Pasi vrau të shoqin në Sarandë dhe iku në Greqi, ajo ia mbathi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku peshkoi një burrë të pasur me të cilin dhe u martua duke fituar boll para nga kjo martesë. E bindi të shoqin e radhës që të kthehen në Greqi. Por atje e braktisi, pasi e la në një azil pleqsh ku edhe ai ndërroi jetë pak kohë më vonë.

    Njëkohësisht mbi të dyshuarën Zhonga kanë vërshuar denoncime për rrëmbim pasurie nga familjarë të 13 burrave pleq në Kretë, Volos, Selanik dhe Peloponez, kryesisht në zona rurale.
    Me vjen keq per fatin e atyre burrave. Por le te jete mesim per te tjeret. Po qush bre burre pranon me i hyre ne gji, njej femre pa njofte pa dite. Kjo vlen edhe per Femrat.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  3. #23
    Djal Mistrec Maska e DebatikasI
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Atje ku nuk flitet per Besim Fetar!
    Postime
    124
    Kjo qenka si teto Ollga tek Pallati 176.Ndoshta eshte frymezuar nga ajo.
    Djemte E Bashkuar Anetar Te Ideve Komuniste

  4. #24
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Pirro Dhima dhe Luan Shabani qe jane purro shqiptare quhen greke me te madhe.Kjo psikopate qe eshte purro greke quhet shqiptare?

  5. #25
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Pirro Dhima dhe Luan Shabani qe jane purro shqiptare quhen greke me te madhe.Kjo psikopate qe eshte purro greke quhet shqiptare?
    Nuk eshte puro greke jo , minoritare eshte ( nqs eshte kuptohet )njesoj si Pirua

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    ca bote te ndyre jetojme
    goldi kujdes kur kerkon dashnore

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Femer kriminele.Ne fillim e vret,pastaj e varros.
    Varrose mi dreq,te gjalle.
    Ja nje mashkull me mend
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo serial killerja dhe viz per amerik paska pas marre e ka jetuar atje dhe se kishte kryer disa vrasje.
    sa njerez te ndershem ne shqiperi kerkojn vize te ambasada amerikane por u perplaset dera ne fytyre.
    tmerr..

  8. #28
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kjo serial killerja dhe viz per amerik paska pas marre e ka jetuar atje dhe se kishte kryer disa vrasje.
    sa njerez te ndershem ne shqiperi kerkojn vize te ambasada amerikane por u perplaset dera ne fytyre.
    tmerr..


    Kjo nga leket qe ka marre duke mashtruar i ka librat e bankes plot .Leku can dhe malet.

  9. #29
    E larguar pergjithmone Maska e izabella
    Anëtarësuar
    12-07-2009
    Vendndodhja
    Ne nje cep te kesaj bote...
    Postime
    1,780
    cfare nuk po ndodh sot me kete dite......kujdes burra nga keto "gra merimanga"
    Non mollare mai !!!!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e jesy
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Postime
    639
    eh si eshte kjo jete disa gra jane me te vrtete kriminele martohen si e si te arijne dicka per jeten evte
    HESHTJA ESHTE FLORI

    FJALA ESHTE ARGJEND

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •