Ėshtė e vėshtirė qė njė lajm tė penetrojė kėto ditė perden tonė mediatike. Nė lajme ka vetėm sport dhe arritje ekonomike. Lidhje direkte, vetėm me kryeministrin dhe Afrikėn e Jugut. Sepse askush nuk do mė shumė lajme se kaq.


Mė kujtohet qė edhe genocidi nė Ruanda nė '94-ėn ndodhi gjatė Kupės sė Botės, prandaj dhe ndodhi, se nuk e kishte mendjen askush tek ata.


E megjithatė, perden tonė tė indiferencės mediatike e ēanė 2 njerėz nga Kosova, Bekim Fehmiu dhe Albin Kurti. Them nga Kosova, sepse detajet qė Bekim Fehmiu jetonte nė Beograd nuk mbėrrijnė aq kollaj te ne. Ne nė fakt, si me Kupė, si pa Kupė e injorojmė Kosovėn. Dhe kur them "ne" e kam fjalėn pėr ne qė jetojmė brenda atyre tė famshmėve 28 mijė km katrorė.


E DUAM KOSOVĖN ?


Para nja 10 vitesh, i thosha Adnanit, mikut tim farmacist prej Prishtine, qė me bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn edhe politika do bėhet mė interesante, sepse do bėhet politikė pėr tė fituar mendjet e 6 milionė njerėzve e jo vetėm 3.
Nė atė kohė, Shqipėria jetonte idilin e luftės sė Kosovės, njė luftė qė e bėnė tė tjerėt pėr ne. Nė atė kohė kishim njė kuriozitet pėr atė qė ndodhej matanė gardhit.


Nė atė kohė, kishte akoma njė buton idealizmi (patriotik) brenda nesh qė shtypej padashur e bėnte kėrr-kėrr-kėrr.
Halil Matoshi mė pati shkruar nė njė e-mail nė kohėn qė botonte "Sheshi"-n: "Ekziston vetėm njė hapėsirė kulturore shqiptare... dhe kjo njė ditė do tė bėhet realitet..."
Sot, vėrej me trishtim qė e vetmja gjė qė ka depėrtuar nė Shqipėri, ėshtė rrepi Kosovar qė flet pėr cica e bythė, dhe turistėt kosovarė qė u kemi lėnė Durrėsin me plazhin e pisėt pėr tė mbajtur pėr vete Vlorėn me plazhin (thuajse) tė pastėr.

Thonė qė ka depėrtuar dhe mafia, d.m.th., qė e vetmja gjė qė kemi arritur ėshtė bashkimi i mafieve pėrkatėse. Por, hapėsira e vėrtetė mbarėkombėtare mungon. Bashkimi, aq pak sa ka ndodhur ka qenė vetėm bashkim i sė keqes. Pėrtej vjeljes sė eurove tė pushimeve atyre qė dikur ishin vėllezėr e sot janė turistė, pėrtej imitimit tė shėmtuar tė muzikės e tė halleve tė zezakėve tė Kuinsit, bashkim tė vėrtetė nuk shoh.


Sepse, bashkimi fillon me interesimin pėr atė qė ndodh matanė gardhit e pėrfundon kur ajo qė ndodh matanė ėshtė sikur tė tė ndodhė ty.
Asnjė gazetė kosovare (me sa di unė) nuk shpėrndahet nė Shqipėri. Ndėrkohė qė nė ēdo stendė gazetash mund tė gjesh ēdo revistė perėndimore Papparazzi-sh, femrash apo mode, qė nga Elle e tek Metropolitan. Mbulimi televiziv i Kosovės ėshtė vetėm protokollar: kush erdhi, kush takoi Thaēin e kush iku.


Gazetat tona kanė njė rubrikė "Kosovė e Rajon" ku nė 1 faqe gazete (nga 32) miksohen lajme anemike pėr ndonjė
zhvillim politik nė Kosovė (kur ka) me zgjedhjet nė Bullgari, me krizėn greke, me pushimet nė Budva e me viēat maqedonas.
Nė shtypin e Shqipėrisė thashethemet pėr Lindsey Lohan zėnė mė shumė vend sesa idetė e Shkėlzen Maliqit. Po prit njėherė, kush ėshtė ky Shkėlzen Maliqi? Mos ėshtė ai tullaci? Me mjekėr? Ai me mjekėr qė donte tė bėhej president? Jo? Ai aktori? Lėre se nuk e gjej dot...


Media mund ta kish bėrė bashkimin, por jo. Kultura mund ta kishte bėrė bashkimin, por kemi bashkuar vetėm bythėt pėr rrepistat. Politikat e pėrbashkėta arsimore mund ta kishin bėrė bashkimin, por, i bie qė tė bashkojmė dhe tenderėt. Indiferenca qė kemi si komb, pasqyrohet nė indiference editoriale. Megjithatė, perden tonė tė indiferencės e ēan vdekja ose lufta. Vdekja e Fehmiut dhe revolucioni i Albin Kurtit.

DASHURIA PĖR ALBIN KURTĖT

Arrestimi brutal i Albin Kurtit ndjej se ka lėnė njė gjurmė. Pak shqiptarė Shqipėrie e dinė ē'ėshtė EULEX, aq mė pak e dinė se pse e pėrndjekin Albin Kurtin, po qėndresa e tij, arrestimi i dhunshėm (sigurisht i parashikuar me zgjuarsi prej tij), "unė nuk e njoh kėtė
gjyq", nuk ka kaluar pa u ndjerė.

Sepse, kėshtu jemi ne. Ju kujtohet Sokol Koēiu? Tifozllėku pėr tė kur i gjithė shteti i qe vėnė prapa? Njė njeri qė sfidon sistemin, qė nuk e kapin dot, ėshtė si njė Sef Koshare e kohėve moderne. Kokainė? Punė e madhe. Ai ka SFIDUAR sistemin! Dashuria e ēuditshme e medias dhe publikut me Sokol Koēiun mė 2001-shin ėshtė dashuria me rebelin. Sepse, nė psikėn tonė kolektive vlon dashuria pėr rebelėt. Pėr atė qė i kundėrvihet sistemit.


Shikoni figurat tona historike: Avni Rustemi, pasha - vrasės; Ēerēiz Topulli, bimbash-vrasės; Vasil Laēi, perandor-vrasės; Zogu I, Luigjgurakuq-vrasės; Caf Susta, policvrasės.Albin Kurti ėshtė njė EULEX-vrasės.Hapėsira mbarėshqiptare ka nevojė pėr heronj tė rinj. Pėr heronj tė vėrtetė e tė pa kompromise. Qėndrimi i tij revolucionar mund tė jetė cheguevarist, idetė e tij pėr bashkim mund tė jenė jorealiste, hedhja poshtė e planit tė Ahtisarit, luftė me mullinjtė e
erės.


Megjithatė, nė tokat tona djerrė tė thara nga korrupsioni shpirtėror, tė kripura nga egėrsia e dhuna e tė zgjedhurve me votė ose jo, ka njė nevojė tė ngutshme pėr njė hero.
Kuptohet qė pakkush do t'i shkonte pas. Shumica do vazhdojnė tė korruptojnė e tė korruptohen, tė abuzojnė e tė akuzohen, sweet dreams are made of these, por, pavarėsisht se jemi ne tė tėrė qė e mbajmė nė kėmbė kėtė sistem, respekti pėr rebelin ndaj sistemit ėshtė nė genet tona.


F.LUBONJA VERSUS A.KURTI


Ka dy njerėz qė i respektoj fort nė fushėn e ideve, edhe kur nuk jam dakord me tezat e tyre, i respektoj se janė (thuajse) tė vetmit qė mė kanė bindur se nuk konformohen e as nuk shiten. Dhe e bėjnė publikisht. Albin Kurti e Fatos Lubonja. Tė dy kanė gjėra tė pėrbashkėta, sistemi i mėparshėm represiv i ka futur nė burg. Tė dy janė tė angazhuar qė
tė thonė tė vėrtetėn e tyre me ēdo kusht, pa u pėrkulur pavarėsisht dhunės verbale, ekonomike a fizike. Tė dy kėrkojnė tė ndryshojnė sistemin.

Ndryshimi qėndron te mjetet qė ata pėrdorin. Njėri penėn, tjetri luftėn (politike). Cili i duhet Shqipėrisė?Ashtu si e ndjej unė, Shqipėria ka nevojė pėr rebelin politik tė kohės sė sotme, rol qė ca vite mė parė Erion Veliaj pėr njė moment i shkoi shumė afėr por qė e humbi nė provat e tavolinės.

Shqipėrisė i duhet dikush qė artikulon akuza tė ditura, por qėndron vetė i papėrlyer, dikush qė nuk do fitojė kurrė, por qė na mban gjallė shpresėn, dikush qė Plasari tė mos e akuzojė dot si "pykė" a si Fanolist. Neve na duhet dikush qė tė na zhgroposė nga genet
respektin nė stilin e vjetėr, atė tė Sef Koshares. Na duhet heroi i masave, jo i elitave. Na duhet Ché dhe jo Enzo Biagi. Shqipėrisė i duhet njė Albin Kurt.

Derisa Fatos Lubonja tė mos marrė pushkėn e tė ekzekutojė njė pasha ose bimbash, nuk do mund ta tėrheqė pas masėn dhe idetė e tij do tė penetrojnė vetėm tek ata pak njerėz qė ende dinė shkrim e kėndim nė kėtė vend.


THE LAST ACTION HERO

Perceptimi im pėr sa mė sipėr sidoqoftė ėshtė vetjak. Unė nuk jam nė gjendje ta mas pushtetin popullor qė mund tė ketė njė rrepist ekstravagant qė i kėndon hashashit e cicave. Megjithatė, shpresa ime ėshtė qė ndėrmjet njė rrepisti qė kėndon "Prishtina Fucking City" dhe rebelit qė thotė "Unė nuk e njoh kėtė gjyq", heroi i masave tė bėhet ky i fundit.

Koloreto Cukali/Shekulli