Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1

    Muhamet Pirraku: Dritë mbi errësirë – Masakra e Tivarit...

    Për ju do të sjell shkrimin më të ri, nga historiani dr. Muhamet Pirraku, të cilin e kishte dërguar në adresën e redaksisë sonë. Për shkrimin e tij historiani frymëzohet nga dy afera të dala kohëve të fundit nga Nahit Hasani dhe dr. Sali Berisha, të cilat i quan si të pakohë, sepse këto afera nuk i sjellin asnjë të mirë kombit.

    Unë shkrimin do ta sjell si atachment që mos të ju lodh, sepse është paksa i gjatë. Unë të them të drejtën e lexova me një frymë meqë mësova gjëra që s'i kisha ditur ose i kisha keqditur.



    Respekt për ju,
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 18-06-2010 më 16:27
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Prof. Dr. Muhamet Pirraku

    AKËCILI TË VEPROJË ME PËRGJEGJËSINË PROFESIONALE!


    “Nëse e shkruan të vërtetën, do ta humbasësh kokën, sepse të likuidon kryezoti Milosh, nëse shkruan rrenë, koka të mbetet por do ta humbasësh nderin!” , Prota Mateja Nenadoviq – historianit Sima Milutinoviq

    Sa pushoi “Afera” e zhurmshme e z. Nait Hasanit në Prishtinë, për “Gjykimin e krimeve të regjimit komunist në Kosovë”(!?!?), plasi “Afera” me bubullimë e z. Sali Berisha në Tiranë (shih:”Berisha akuzon Ramiz Alinë për Masakrën e Tivarit”, Koha Ditore, 8 Qershor 2010 dhe “Në kërkim të urdhëruesve”, Express, 10 Qershor 2010 (!?!?!). Përnjëherë dua të saktësojë faktin se ngjashmëritë e “Katinit polak” me të “Masakrës së Tivarit”, ndonëse të dyja ferr, janë si dallimet e natës me të ditës në qellim, planifikim dhe kryerje të krimit. Njësoj është edhe PS-ja e PPSH-ja. Për këto “gjetje” të Z. Berisha, vetëm kaq, ngase “Mësimet e hidhura të së kaluarës duhet të mësohen përsëri!”- do të na sugjeronte i urti Ainshtajni.
    Të dyja këto afera (e Prishtinës dhe e Tiranës) plasën në kohë të pa kohë dhe pa asnjë interes për kombin, i cili vazhdon të vuajë nga varganët e robërisë në duar të “Botës demokratike” - për hir të “Botës imperialiste” të paraardhësve të tyre, në shërbim të pansllavizmit ortodoks, si dje dhe sot, u përgjigjet sentenca e filozofit Erich Fromm: “Britma është një gropë e pafund që e dërmon njeriun në një përpjekje të pafund për të kënaqur nevojën pa e arritur kurrë kënaqësinë”!

    Për “Aferën Hasani”, për fatin tim nuk më pyeti kush, kurse për “Aferën Berisha”, “TV Klan Kosova”, më 10 Qershor kërkoi një Prononcim timin për “Përgjegjësinë e Enver Hoxhës, të Fadil Hoxhës dhe të Ramiz Alisë në përgatitjen dhe zbatimin e Masakrës së Tivarit”?!? Para kamerës fola nja 10/15 minuta dhe, sa mund të mbahet në kujtesë, nënvizova këto fakte: "Strukturat politike dhe ushtarake të Shqipërisë Londineze dhe të Kosovës, sot Unmikiane, që simbolizoheshin me Enver Hoxhën dhe me Fadil Hoxhën, nuk kanë asnjë faj për Masakrën e Tivarit, sepse as janë planifikues dhe as zbatues, e madje për atë krim kanë mësuar, si nëpër mjegull, shumë më vonë. Ndërkaq, të rangut politik e ushtarak të Ramiz Alisë në radhët e LANÇSH-së kanë qenë dhjetëra veta. Ngjarja nuk ka ndodhur në terrenin e Shqipërisë dhe në informatat e para "Enveri" me shokët kanë “mësuar” se vrasja është shkaktuar “në një mal...në një luginë... etj”!?!

    Klikoni këtu dhe lexoni shkrimin.
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 18-06-2010 më 16:44
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Sipas kërkesës së disa lexuesve, se kanë problem për hapjen e dokumentit që ju kam sjellë, unë i hyra punës dhe e ndava tërë dokumentin në 10 njësi më të vogla duke i titulluar ato sipas meje.

    Në vazhdim, në çdo fragment do të vë titullin sipas autorit, ndërsa poshtë titullit do të vë emërtimin për copën/fragmentin.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4

    1.

    1. Afera e N. Hasanit dhe ajo e Brishës .... pa asnjë interes për kombin

    “Nëse e shkruan të vërtetën, do ta humbasësh kokën, sepse të likuidon kryezoti Milosh, nëse shkruan rrenë, koka të mbetet por do ta humbasësh nderin!” , Prota Mateja Nenadoviq – historianit Sima Milutinoviq

    Sa pushoi “Afera” e zhurmshme e z. Nait Hasanit në Prishtinë, për “Gjykimin e krimeve të regjimit komunist në Kosovë”(!?!?), plasi “Afera” me bubullimë e z. Sali Berisha në Tiranë (shih:”Berisha akuzon Ramiz Alinë për Masakrën e Tivarit”, Koha Ditore, 8 Qershor 2010 dhe “Në kërkim të urdhëruesve”, Express, 10 Qershor 2010 (!?!?!). Përnjëherë dua të saktësojë faktin se ngjashmëritë e “Katinit polak” me të “Masakrës së Tivarit”, ndonëse të dyja ferr, janë si dallimet e natës me të ditës në qellim, planifikim dhe kryerje të krimit. Njësoj është edhe PS-ja e PPSH-ja. Për këto “gjetje” të Z. Berisha, vetëm kaq, ngase “Mësimet e hidhura të së kaluarës duhet të mësohen përsëri!”- do të na sugjeronte i urti Ainshtajni.
    Të dyja këto afera (e Prishtinës dhe e Tiranës) plasën në kohë të pa kohë dhe pa asnjë interes për kombin, i cili vazhdon të vuajë nga varganët e robërisë në duar të “Botës demokratike” - për hir të “Botës imperialiste” të paraardhësve të tyre, në shërbim të pansllavizmit ortodoks, si dje dhe sot, u përgjigjet sentenca e filozofit Erich Fromm: “Britma është një gropë e pafund që e dërmon njeriun në një përpjekje të pafund për të kënaqur nevojën pa e arritur kurrë kënaqësinë”!
    Për “Aferën Hasani”, për fatin tim nuk më pyeti kush, kurse për “Aferën Berisha”, “TV Klan Kosova”, më 10 Qershor kërkoi një Prononcim timin për “Përgjegjësinë e Enver Hoxhës, të Fadil Hoxhës dhe të Ramiz Alisë në përgatitjen dhe zbatimin e Masakrës së Tivarit”?!? Para kamerës fola nja 10/15 minuta dhe, sa mund të mbahet në kujtesë, nënvizova këto fakte: "Strukturat politike dhe ushtarake të Shqipërisë Londineze dhe të Kosovës, sot Unmikiane, që simbolizoheshin me Enver Hoxhën dhe me Fadil Hoxhën, nuk kanë asnjë faj për Masakrën e Tivarit, sepse as janë planifikues dhe as zbatues, e madje për atë krim kanë mësuar, si nëpër mjegull, shumë më vonë. Ndërkaq, të rangut politik e ushtarak të Ramiz Alisë në radhët e LANÇSH-së kanë qenë dhjetëra veta. Ngjarja nuk ka ndodhur në terrenin e Shqipërisë dhe në informatat e para "Enveri" me shokët kanë “mësuar” se vrasja është shkaktuar “në një mal...në një luginë... etj”!?!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5

    2.

    2. Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund të kenë përgjegjësi morale

    Megjithatë, Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund të kenë një përgjegjësi morale relative pse nuk kanë kërkuar nga Aleatet: Ruzvelt, Çercill dhe Stalin zbardhjen e Tragjedisë dhe dënimin e fajtorit!?! Them “përgjegjësi relative” për faktin se tashti në Kosovë ishin mbi 40 mijë ushtarë jugosllavë të njësive më elite çetnike (të amnistuara nga Tito) e komuniste, të cilët kishin urdhra të qarta të vepronin kundër qenies shqiptare të Kosovës, të Kosovës Lindore, të Iliridës, të Sanxhakut dhe të Malësisë shqiptare në Mal të Zi. Kosova, që nga 8 Shkurti, vuante nën “Pushtetin ushtarak “ me firmë të J.B. Titos.
    Mirëpo, për hir të realitetit historik duhet të konstatojmë se Enver Hoxha, megjithatë, ka bërë disa përpjekje për të mësuar për tragjedinë e Tivarit dhe për vrasjet e tjera të shqiptarëve nga ushtria jugosllave. Madje ka bërë përpjekje të mësoj nga Jugosllavet edhe për qëllimin vendosjes së “Pushtetit Ushtarak në Kosovë”, duke ua kujtuar faktin se Kosova sipas Marrëveshjeve të “Dy partive komuniste aleate”, për fatin e saj “duhet të përcaktohet me Referendum se kujt do t'i bashkohet!” Dhe, me kompetencë shkencore mund të konstatoj se z. Ramiz Alia nuk ka asnjë përgjegjësi në ketë ngjarje, kurse LANÇSH-ja, deshëm apo nuk deshëm, është luftë e drejt që e nderon kombin tonë. Me këtë konstatim nuk u bie fshesë krimeve ndaj shqiptarëve që kanë ndjekur rrugën tjetër (të cilës i ka takuar edhe gjaku im): “Nuk luftojmë veresi - Shqipërinë e ribashkuar që sot...!”. Të themi pa ekuivok: Për ndarjen në dy taborë të atyre që ishin të gatshëm të vdisnin për lirinë e kombit, si dhe për mos plotësimin e kërkesave legjitime të kombit shqiptar në gjakderdhjen shqiptare të Periudhës së Luftës së Dytë Botërore, qartë janë fajtorë tri forcat kryesore të Bllokut fitimtar të Luftës së Dytë botërore: Rusia, Anglia dhe SHBA (shih marrëveshjet e tyre të viteve 1941/45!). Këta aleatë të LANÇSH-së kanë pasur njohuri për krimet serbo-jugosllave duke filluar me Bihorin, Çamërinë, Gjilanin, Drenicën, Vërshacin, por edhe për Masakrën e Tivarit. Heshtën, kurrë nuk reaguan. Pse?!?!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6

    3.

    3. Fadil Hoxha nuk kishte mundësi të kërkonte llogari nga aleati jugosllav...

    Të spikas edhe këtë fakt: Fadil Hoxha, në pamundësi për të kërkuar llogari nga Aleati Jugosllav, ngase Fadili (dhe komunistët shqiptarë) tashti nuk kishin asnjërin nga postet kryesore në ushtri, në politikë (pushtet) dhe as në siguri (Ozna) të Kosovës, ndaj zgjodhi rrugën qe e kam vu moto të librit tim: “Tivari 1945- Kalvari i Kosovës”: “Ne, në udhëheqjen kosovare i kemi ikur që të bisedojmë për atë. E kemi gjykuar atë sjellje dhe e kemi përfunduar çështjen me atë. Nuk di se ku do të na çonte shqyrtimi…?!”
    Ky prononcim imi për “TV Klan Kosova” nuk u dha në kuadër të lajmeve të orës 20, siç më kishte thënë gazetari !?! Sapo u kryen “lajmet” më thërret gazetari dhe kërkoi nga unë që Konstatimin tim ”Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund të kenë një përgjegjësi morale relative pse nuk kanë kërkuar nga Aleatet: Ruzvelt, Çercill dhe Stalin - zbardhjen e Tragjedisë....”!?! ( shih të plotë mendimin më sipër!), ta vente në fillim të tekstit foljor dhe të shkruar: Historiani Dr, Muhamet Pirraku konstaton: ”Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund te kenë një përgjegjësi morale relative në organizimin dhe zbatimin e Masakrës së Tivarit...!”
    Refuzova vendosmërisht: “Mos Luani me të vdekurit as me të gjallët...! Të emetohet incizimi i plotë, ose te lihet, të mos preket përmbajtja! Nëse dëshironi të ndihmoni çështjen pa anësi të tarafllëqeve politike të marra, më ftoni mua dhe Profesor Hakif Bajramin për një debat shkencor më së paku Një orë...!”
    Meqë kaluan pesë ditë nga dita që mu detyrua “Ky muhabet i hidhur”, i nisur edhe nga një obligim moral që më ngarkohet nga konstatimi i Burrështetasit, Z. Rasmiz Alia: “...t’i gjejnë kosovarët se kush e bëri masakrën...!”, vendosa të nxjerrë në letër mendimin tim ndihmesë për Nismën me bubullimë të Presidentit të Tiranës: Z. Sali Berisha i vetëdijshëm se pak mund të ndikojë, sepse në kombin tonë sot ajo që nuk e vlen ta kesh është dija dhe sinqeriteti, por së fundi do ta qetësoj ndërgjegjen time intelektuale dhe profesionale.
    Meqë jemi komb i copëtuar në gjashtë hiç shtete të njerëzishme dhe, siç po tregon përvoja, nuk njihemi midis vetës, për lexuesin e nderuar shqiptarë, e vetëm shqiptar, e shoh të udhës të konstatojë: Jam njëri ndër njohësit e mirë të burimeve ushtarake e politike jugosllave për “Masakrën e Tivarit” të 1 Prillit 1945, dhe gjithsesi njohësi më i mirë i kujtesës historike të popullit për këtë Masakër, me të cilën kam nisur të merrem qysh nga viti i parë i studimeve në histori, më1963. Nga tetori i viti 1967 kam filluar edhe me hulumtimin e lëndës arkivore, por vetëm në vitin 1975 kam pasur fatin t’i evidencoj të gjitha raportet e njësive ushtarake të Serbisë, dhe të Kosovës në fondet e Arkivit të Institutit Ushtarak të Jugosllavisë, të cilat lejoheshin të konsultoheshin për interesa të dijes historiografike të LANÇJ-së. Vetëm pas një viti, pikërisht më 25 Shtator 1976 do të më lejohet që ato dokumente të fotokopjoheshin për nevoja të Entit të Historisë së Kosovës, ku punoja si “Hulumtues shkencor...”.
    Mirëpo, për faktin se nga viti 1971, e në vijim, me disa paraqitje në shtyp e pasqyrova fuqimisht “Rezolutën e Bujanit”, dhe në simpoziume për LANÇ të Kosovës “Luftën e Drenicës” e quajta Revoltë të Partizanëve nën udhëheqjen e kreut antifashist Shaban Palluzha, komandant nominal, e jo “Kundërrevolucion”, si dhe hodha dritë mbi shumë masakra të UNÇJ-së ndaj shqiptarëve, dhe madje, “Mi’ piu sorra trutë” dhe e kritikova doktoratën e Dr, Ali Hadrit, pse e kishte përfillur tezën e “kundërrevolucionit”; pse nuk e kishte paraqitur pjesën e Rezolutës së Bujanit për të drejtën e Kosovës në Vetëvendosje, pas fitores së përbashkët Jugosllave-Shqiptare mbi okupatorin...!”; pse nuk kishte shkruar për masakrat në Bihor, Gjilan, Drenicë, Tivar etj. - nuk do të më lejohet të merrem (me program shkencor të Entit), me historinë shqiptare të Kosovës së periudhës së “Luftës së Dytë Botërore” as më “Lëvizjen Kaçake” të viteve të 20-ta, që u bë pretekst të largohem nga EHK. Në fillim të tetorit të vitit 1967, kalova me punë në Institutin Albanologjik (i cili nuk merrej me LANÇ-në) ndaj dokumentet për “Luftën e Drenicës” dhe për “Masakrën e Tivarit” detyrimisht i deponova në “Arkivin e Entit të Historisë”. Mirëpo, që të mos mbetem pa “bazën” e një pjese të punëve të mia publicistike e shkencore, pa dijen e drejtorit, i fotokopjova të mbi 3000 faqet e dokumenteve, të cilat, për fat, i posedoj edhe sot.
    Pas fillimit të shthurjes së censurës komuniste jugosllave në vitet e 90-ta, do të më hapen mundësitë për të “devijuar”, nganjëherë, nga “projektet shkencore të detyrueshme” dhe për të prekur temat për gjenocidin Jugosllav ndaj shqiptarësisë së Kosovës, gjithsesi në shërbim të përpjekjeve tona për çlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar. Në disa momente hodha dritë edhe mbi Masakrën e Tivarit të 1 Prillit 1945, gjithmonë i mbështetur në burime relevante. Të përmendi këtu disa nga shkrimet dhe nga librat ku janë ndriçuar aspekte të veçanta e të përgjithshme të këtij krimi jugosllav mbi shqiptarët, i prirë nga ideja që të dhënat burimore të proveniencës jugosllave të shfrytëzohen mbështetje për një aktakuzë me karakter ndërkombëtar kundër pushtuesit jugosllav në përgjithësi dhe kundër atij serb në veçanti, për Masakrën e Tivarit:
    Gjendja në Kosovë gjatë pe¬riudhës së administrimit ushtarak (8.II - 8.VII.1945), Përpa¬rimi. Re¬vi¬stë shke¬n¬core Nr. 5, Prishtinë, 1990; Evropa është faj¬to¬re për gje¬nocidin mbi shqiptarët, Dielli, Zagreb – Prishtinë, nr. 20-34 të vi¬te¬ve 1991, 1992; Në Tivar u masa¬kruan 17¬00 shqiptarë, Zëri, nr. 1434, Prishtinë, 11 Janar 1992, 42-43; Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992; Ka¬lva¬ri i shqi¬ptarësisë së Koso¬vës. TIVARI 1945, Prishtinë, 1993, Ribotim në vitin 1994; Masakra e Tivarit 1945, Fjala jonë, nr. 4, Prishtinë, 1995; Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Koso¬vës Lindore1941-1951, Prishtinë, 1995; Rëndësia e “Shtabit Suprem të Koso¬vës” në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës (dhjetor 1944 – te¬tor 1945), Gjurmime albanologjike SSHH, 28-29 (1998-1999), Pri¬sh¬ti¬në, 2002; Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000; Tivari 1945 - Kalvari i Kosovës, Prishtinë, 2005; Për Kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008.
    I solla këto të dhëna për të vetmin qëllim, që lexuesi të bindet (këtu e dua ta kem në rend të parë Zotëri Sali Berishën) se nuk mora këtë lodhje për mendje teke, as për “biografi”, por i shtyrë nga profesionalizmi dhe Betimi jetësor: Interesi i Kombit mbi interesin tim dhe të Familjes sime! Të më besojë i respektuari im Zotëri Salo, se atë që e flas e mbështeti në fakte dhe gjykoj esëll, në interes të kombit! Mjerisht, të parët e mi janë lutur: “Pshtona Zot nga sherri i Shkaut....!”, kurse unë mbeta në jetë i dënuar për t’u lutur: “ Zot i Madh shpëtona nga partitë politiket vetëquajtura shqiptare...!?!”
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7

    4.

    4. Të dhëna për numrin e eshaloneve,... platforma politike serbo-jugosllave dhe masakra e Tivarit

    Tashti, të ecim përpara së bashku: Nuk e shoh të udhës të sjelli shumë fakte për numrin e eshalonëve të Marsit dhe të Prillit. Do të ndalem pak më shumë në Platformën politike serbo-jugosllave që çoi Masakrën e Tivarit, e cila në publicistikën dhe historiografinë shqiptare të Kosovës është quajtur: “Varri më i madh në Ballkan”, “Varri shqi¬ptar i Tivarit”, "Ploja e Tivarit", "Masakra e Ti¬va¬¬rit", "Tra¬gjedia e Ti¬varit", "Tivari Varri më i madh i shqi¬p¬ta¬rë¬ve", "Nata e Bartolomeut në Tivar", Kal¬va¬ri i shqiptarësisë së Ko¬so¬vës, Kalvari i Kosovës.
    Në librin tim të fundit për këtë krim, i mbështetur në burime relevante, kam konstatuar: “Ploja e ushtrisë jugosllave (AJ së) serbomala¬ze¬ze komu¬nisto çentike mbi "rekrutët" shqiptarë, më 1 Prill 1945, në Tivar, është vetëm një ndër sekuencat e gjenocidit sistematik serbomadh nën flamurin e orto¬do¬ksisë shënsaviane mesje¬tare mbi shqiptarët në për¬gjithësi, e në veçanti mbi shqip¬tarët nën okupimin ju¬go¬sllav versajas e avnojist, e që kishte për qëllim spa¬strimin etnik shqiptar dhe serbizimin e Kosovës dhe të viseve shqiptare etnike përreth”. Kësaj nuk kam se çka t’i shtoj.
    “...Kosova, së paku nga vjeshta e vitit 1941 deri në vje¬shtën e vitit 1944, në dokumentet oficiale politike e ushtarake të Cen¬tralës kominterniste – Tito, është kra¬hinë autonome (politike dhe ushtarake), e një rangu me Krahinën e Serbisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Bos¬n¬je Hercegovinës, dhe u printe Sanxhakut, Vojvodinës e Ma¬qedonisë. Misionarët e KQ të PKJ së dhe të Shta¬bit Suprem të APJ së, që dërgoheshin në Kosovë dhe në Shqipëri, sabotuan masivizimin e LANÇ së së Ko¬so¬vës, dhe pikërisht me propagandë nëntokësore ko¬munisto çetnike serbomadhe, kontestuan Rezolutën e Buj¬anit të 2 janarit 1944, e duke inskenuar vrasjen e ko¬mu¬nistëve dhe të antifashistëve shqiptarë më të shquar dhe të komunistëve serbë e malazias internacionalistë, për¬gatitën ak¬tin e ripushtimit jugosllav të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të ndara Jugosllavisë Ver¬sa¬ja¬se, më 1919”. As për këto probleme nuk kam gjykim tjetër.
    “...Analizat shkencore kritike e të dhënave buri¬mo¬¬re -po¬litike e ushtarake serbe të periudhës shtator 19¬41 shtator 1944 tregojnë se platforma antishqi¬p¬tare serbe e LANÇJ së, e dëshmuar në Elaboratin: "Pro¬¬blemi i pa¬kicave në Jugosllavi" të ministrit në qeverinë e Ser¬bi¬së, akademikut Vasa Çubriloviq, të 3 Nëntorit 1944, ishte jo vetëm opinion politik, shoqëror e ushtarak i LNAÇ së së Serbisë Jugosllavisë, por ishte synim i qartë për vazhdimin e gje¬no¬¬cidit serbomadh mbi shqi¬ptarët, i ndërprerë pas ven¬do¬sjes së pushtetit okupues nazifashist në Kosovë, por ish¬te edhe pikë e vetme, më kryesorja, që bashkonte ele¬me¬ntët kundërshtarë ko¬mu¬¬ni¬stë e ultranacionalistë dra¬zhi¬sto çet¬ni¬¬kë serbë, mala¬zias e bullgaro-maqedonas në luftë për Ju¬go¬sllavinë Avnoji¬ste në llogari të kërkesave të për¬një¬her¬shme të Serbisë së Madhe, të Malit të Zi të Ma¬dh dhe të Maqedonisë së Madhe - të zgjeruara me toka shqip¬ta¬re!” Me asnjë të dhënë shtesë nuk mund të ndryshohen këto përfundime shkencore të qëndrueshme.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8

    5.

    5. Komandanti serb urdhëronte: Në kryerjen e detyrës të jeni të pashpirt...

    “...Në Elaboratin e 3 Nëntorit 1944 V. Çubriloviq e avancoi amanetin se serbët "nga Kosova e Metohia ku¬¬rrë nuk mund të heqin dorë edhe për shkak të rolit të saj historik edhe të rëndësisë për edukimin kom¬bë¬tar" dhe do të konstatojë se "derisa Kosova dhe Meto¬hia të mos je¬në përfundimisht serbe, deri atëherë ser¬bët dinarikë nuk do të kenë paqe!" Sipas Çubriloviqit, "ideale do të i¬sh¬te si¬kur të mund t'i qëronim të gjithë shqiptarët e ven¬dit tonë edhe atë përnjëherë". Për ta realizuar këtë kërkesë serbe historike, sipas Çubriloviqit: "janë dy mënyra të cilat do të merreshin në konsi¬de¬rim për largimin radikal të shqiptarëve: t'i zhdu¬kim ose t'i shpërngulim!” Kuadri i kësaj platformë serbe antishqiptare mund të plotësohet vetëm me fragmente të tjera nga Projekti i Çubrilloviqit.
    Realisht, kërkesa programatike e racizmit antishqiptar serbomadh, sipas porosive të Çubri¬loviqit "Mund të zgjidhet më së miri gjatë luf¬tës, siç është kjo" e LANÇJ së ku, krahas "spastri¬me¬ve ushtarake gjatë ope¬ra¬ci¬one¬ve, duhet të përdoren edhe mjetet e tjera: t'u merren të gjitha të drejtat, të nxi¬rren pa¬ra gjyqit ush¬ta¬rak, të dërgohen në kampe të për¬qe¬ndri¬mit, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen të shpë¬r¬ngulen. Për të kaluar nga “pro¬grami” në vepër, nga fillimi i nëntorit të vitit 1944, eprorëve të njësive ushtarake partizane serbe, ma¬lazeze dhe maqedonase iu dha direktiva sekrete që gjatë marshimeve nëpër tokën shqiptare, ”të vrisnin së paku deri në 50% të banorëve shqiptarë...”! Ky konstatim nuk do koment!?!

    Mbi bazë të platformës politike që dilte nga dy do¬ku¬mentet e zëna në gojë, më sipër, Komandanti i Divizionit 46 të AJ së, më 21 Dhjetor 1944, i urdhëronte njësitë e ve¬ta, serbe: "Në kryerjen e detyrës të jeni të pashpirt kun¬dër çdo gjëje dhe kundër çdokujt, të zbatoni repre¬za¬l¬je aty ku t'ju bëhet rezistencë, posaçërisht nëse në një¬si¬të tuaja shtinë nga fshati. Kjo do të thotë ndaj fsha¬tarëve të cilët ju bëjnë rezistencë ose u ofrojnë ndihmë bandave, të përdorni masat më të rrepta. Armiqtë e ush¬trisë dhe të popullit tonë (serb) patjetër duhet ta ndie¬j¬në fuqinë e armëve tona!" Po ta dinte këtë i famshmi Gjon Kenedi do të na porosiste: “Armiqtë duhet t’i falini, por kurrë të mos ua harroni emrat…!”

    Vërtet, këtu më duhet ta vë në spikamë një fakt: Nëse nuk kihet parasysh platforma programatike jugosllave-serbe e mësipërme për spastrimin etnik të viseve shqiptare nën administrimin e ish- Jugosllavisë (versajase) 1918-1941, të gjitha vrasjet e rekrutëve të Eshalonëve të Mars-Prillit 1944, si dhe vetë Ploja , përkatësisht Masakra e Tivarit, nuk mund të kualifikohet tjetër pos “Një incident i përfunduar me disa qindra viktima...”!?!
    Realisht, në funksion të kësaj platforme për gjenocid ndaj shqiptarëve u shpall “çarmatosja” e popullsisë shqiptare, mobilizimi i me¬sh¬kujve të moshës 18 35, përkatësisht 16 60-vjeçar dhe u shpa¬¬llën për të "dyshimtë" dhe për "armiq" i të gjithë shqip¬ta¬rët të cilët nuk e përqafonin pushtuesin serb jugosllav!?! Urdhëresën për mobilizimin e "njerëzve"(ljudstvo) dhe dër¬¬¬gi¬min e tyre për plotësimin e njësive të Armatës IV të AJ së ( komandant Petar Drapshin) e dha Shtabi Operativ i UNÇ së dhe i AP së së Kosmetit (komandant Sava Drleviq) mbi bazë të urdhëresës së Shtabit Suprem të Armatës Jugosllave (Komandant J. B. Tito). Për realizimin e këtij plani antishqiptar në Kosovë, deri më 20 Mars 1945, ishin stacionuar forcat e Divizioni i AJ-së 41, 46, 52, të “Grupit të brigadave” (malazezo kosovare) dhe të Ko¬ma¬n¬¬dës Ushtarake Krahinore të Kosmetit.

    Të shtojë edhe këtë të dhënë: Ko¬ma¬n¬danti S. Drleviq u sugjeronte dhe u urdhëronte një¬sive që do të ngarkoheshin për t'i “transportuar njerë¬zit e mobilizuar”: "Gjatë transportit të nje¬rëzve koma¬ndantët e eshalonëve të kenë kujdes që njerëzve t'ua pa¬mundësojnë dezertimin, kurse gjatë pushimit të bë¬het bllokimi i kuarteteve të banimit. Komandantët dhe komisarët politikë të eshalonëve do të jenë persona¬lisht për¬gjegjës, nëse nga pakujdesia ua mundësojnë ikjen!" Përmbajtja e citatit na mjafton të ku¬ptojmë se “njerëzit” (ljudstvo) shqiptarë paraprakisht ishin të apo¬stro¬¬fuar si armiq dhe si të tillë po deportoheshin nga Ko¬so¬va, kurse ushtarakët dhe ushtarët përcjellës të esha¬lo¬nëve shqiptare i kishin duart e lira dhe jetën e çdo sh¬q¬iptari të “mobilizuar” me dhunë mund ta vlerësonin me vlerën e një plumbi !?!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    Kërkoj ndjes prej jush që shkrimi ka dalë me ca gabime teknike, por qenka i lexueshëm. Nuk kam kohe¨që ta redaktoj më shumë duek ndrequr këto pengesa.
    Ju faleminderit për mirëkuptimin.
    Edhe 5 pjesët e tjera do t'i postoj pak më vonë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    Mos e redakto hic se edhe me ato qe ke ofru kuptohet mire se cfare niveli historiani qenka zoteria ne fjale, nese me te vertete ato jane fjalet e tij.

    Kjo nuk eshte histori ajo qe rreket te tregoje Pirraku, por eshte thjesht nje perkthim i dokumentave te arkivave te ish-Jugosllavise apo te ish-KAK-se.

    Ceshtja duhet te shtrohet ne thelb, se a ishin regjimet e instaluara ne Shqiperi dhe ne Jugosllavi, bashkerendues dhe bashkeekzekutues te shpirtit kombetar shqiptar?

    Kjo eshte e verteta!

    Sepse si regjimi ushtarak ne Kosove, ashtu dhe regjimi ushtarak ne Shqiperi, kryen te njejtat krime, mbi te njejtit armiq, mbi shqiptare qe deshen dhe enderruan nje Shqiperi te lire dhe te bashkuar.

    Kur te percaktohet fakti se te dy regjimet ishin nje sa i perket mendesise, sa i perket veprimtarise kriminale antishqiptare ne te gjitha drejtimet, atehere ka vend per te treguar se si u krye masakra e Tivarit.

    Vete fakti se te dy regjimet erdhen ne pushtet permes dhunes, permes likujdimit te kundershtarit politik, permes dhunimit te cdo lirie kombetare dhe njerezore, eshte per mua i mjaftueshem qe te denoj me force tradhetine e udheqesve shqiptare andej e kendej kufirit.

    Historia shqiptare ende do ti duhet te prese edhe nje kohe, deri sa te formohet brezi i historianeve te formuar ne shkolla ku ideologjia nuk eshte lende e formimit te kultures dhe bindjeve te individit dhe te shoqerise, sepse deri me sot eshte provuar se historianet shqiptare andej e kendej kufirit nuk e kane potencialin dhe formimin e duhur, per te shkruar nje histori te vertete, sepse formimi i tyre eshte kembe e krye i ideologjizuar dhe se ne mosha nuk u mundeson atyre qe te kapin kohen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-06-2010 më 05:27

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •