Close
Faqja 50 prej 118 FillimFillim ... 40484950515260100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 1175
  1. #491
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-06-2010
    Postime
    84
    Shamia dhe liria

    Shamia dhe liria
    Publikuar: Sot, më 22 qershor 2010


    Artikuj të ngjashëm

    Shamia dhe liria


    Pas një kohe të gjatë Kosova u kthye javën e shkuar në ekranet e mediave evropiane dhe në kryelajmet e agjencive të lajmeve. Kësaj radhe Kosova u kthye në qendër të vëmendjes për shkak të dy ngjarjeve që ndodhën të njëjtën ditë. Në ekranet e televizioneve evropiane, përfshirë edhe Euronewsin, raportohej për protestat e më shumë se 5000 qytetarëve të Kosovës, që protestonin kundër një rregulloreje që ndalon bartjen e shamive nëpër shkolla.
    Kosova u shfaq në ekranet televizive evropiane për shkak të një ngjarjeje me koreografi dhe kostumografi çfarë asnjëherë më parë nuk kanë regjistruar kamerat në shtetin më të ri të botës. Por ajo protestë nuk u dallua as nga ato të ngjashmet që janë organizuar në Hagë, Londër, Paris e gjetiu në Evropë. Dallimi i vetëm është se në Prishtinë protestonin qytetarë që janë evropianë autoktonë, ndërsa në kryeqytetet e tjera të Evropës protestonin kryesisht qytetarë nga komuniteti i emigrantëve nga Lindja e Mesme. Për ta bartja e shamisë, që ata e konsiderojnë si element të identitetit të tyre fetar dhe të drejtë të tyre, përfshirë edhe bartjen e saj në objekte shkollore, nuk bën të ndalohet, sepse kjo ndalesë është diskriminuese. Për kundërshtarët në Evropë pikërisht detyrimi i grave të besimit islam, qoftë nga burrat e tyre apo nga ndonjë sistem, është diskriminues, sepse në atë mënyrë i diskriminon ato nga shumica e femrave të tjera në rrethin ku jetojnë. Sikur në secilin debat gjenden argumentet për dhe kundër. Por, ka debat, dhe ky debat në Evropë, është në rritje. Belgjika është vendi i parë që ka ndaluar bartjen e burkas jo vetëm në vendet publike, por edhe në rrugë. Por në të njëjtën kohë Belgjika është vendi i parë në BE, ku në një Parlament është një deputete që bart shami në mbledhjet e tij. Madje ajo në vendin e saj të origjinës, në Turqi, nuk do ta kishte këtë të drejtë. Në Holandë një parti me një platformë antiislamike ka fituar shumë vota dhe pritet eventualisht të jetë pjesë edhe e qeverisë së ardhshme të këtij vendi. Udhëheqësi i kësaj partie, Wilders, madje ka ardhur me një ide aq banale, saqë të caktohet një taksë prej 1000 eurosh në vit për secilën grua që dëshiron të bartë shami në Holandë. Kjo parti holandeze ka deputetë edhe në Parlamentin Evropian. E ata nuk lënë asnjë seancë kur diskutohet për Ballkanin, që të mos thonë se „nuk bën të hiqen vizat për vendet myslimane, si Kosova, Bosnja dhe Shqipëria“. Për fat ata janë një pakicë dhe mendimet e tyre nuk i ndanë shumica as në parlamente, as në mesin e qytetarëve.
    Sido që të jetë, në Evropë ka debat dhe debat duhet të ketë edhe në Kosovë. Por debati duhet të bëhet në mënyrë tolerante e jo siç bëhet në komentet e lexuesve nëpër mediat e Kosovës e në internet. Në të gjitha ueb faqet në gjuhën shqipe, ku është dhënë lajmi për protestën në Prishtinë, ky lajm ka qenë bindshëm më i lexuari dhe më i komentuari. Edhe nga vetë mediat është vërejtur një lloj „vetëcensure“ për raportimin nga kjo ngjarje. Një gazetë e Kosovës në uebfaqen e vet e ka dhënë lajmin e agjencisë Reuters, edhe pse ngjarja ishte zhvilluar para hundëve të tyre. Shumica e madhe e komenteve të lexuesve kanë qenë fyese për pjesëmarrësit në këtë protestë, për koreografinë dhe sidomos kostumografinë e tyre dhe kjo nuk është mirë, sepse ata kanë të drejtën për të protestuar dhe për të menduar ndryshe. Madje, një numër i madh i komentuesve sugjeronin që këta njerëz të dërgohen në Afganistan apo në Iran. Në Iran liria kërkohet përmes të drejtës që të mos mbahet shamia. Vajzat e reja nga Irani u vranë në protestat e fundit duke kërkuar liri, duke kërkuar që edhe ato të mund të vishen si moshataret e tyre në pjesët tjera të botës. Ishte shumë e prekshme pamja kur një vajzë e re në Iran kishte hequr shaminë dhe ishte fotografuar pa të në një shesh të Teheranit. Heqja e shamisë për të ishte rrezikim i jetës për të fituar lirinë. Në Prishtinë, të premten e kaluar, vajza të reja kërkonin lirinë e tyre për të mbajtur shaminë. Por këto krahasime nuk duhet të bëhen temë e debatit, sepse Kosova është në Evropë dhe është vend demokratik. Fundi i fundit, pa marrë parasysh se a pajtohet dikush me ata apo jo, është e drejtë e tyre të protestojnë dhe të shfaqin mendimin e tyre. Edhe ata janë ”Young Europeans“ sikur edhe të rinjtë që shfaqen në Euronews në reklamat e paguara nga Qeveria e Kosovës.
    Në Kosovë duhet të zhvillohet një debat i hapur në shoqëri rreth të drejtës apo jo të mbajtjes së simboleve fetare, nëse dikush si të tillë e konsideron edhe shaminë. Duhet të ketë debat rreth identitetit të Kosovës, atij shtetëror, shoqëror e kulturologjik. Rreth kësaj duhet të prononcohen edhe partitë politike. Kur për asgjë tjetër nuk protestohet në numër më të madh sesa për të drejtën e bartjes së shamive në shkolla, kur kjo ngjarje nxit interesim më të madh të qytetarëve se çfarëdo tjetër që po ndodh në Kosovë, atëherë ndaj këtij fenomeni nuk duhet të heshtin as strukturat politike, të cilat janë mësuar që me heshtje të mos rrezikojnë humbjen e votave.
    Lajmi tjetër nga Kosova që dominon në faqet e internetit sapo të shkruash në google apo ndonjë kërkues tjetër fjalën „Kosovo“, ishte arrestimi dhe lirimi i një kosovari me dyshim për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Ky lajm është shumë më shqetësues sesa lajmi për protesta rreth shamive. Pa marrë parasysh se a është personi në fjalë vërtet fajtor apo jo, shumë shërbime të vendeve mike të Kosovës u kanë dhënë njoftime qeverive të tyre se edhe në Kosovë është në rritje ekstremizmi fetar. Rreth kësaj nuk duhet të ketë debat, sepse nuk është fjala për liri apo mendim ndryshe, siç është rasti me shamitë. Ndaj ekstremizmave nuk duhet të ketë tolerancë në Kosovë. Kosova sapo e ka fituar lirinë me mjaft mund dhe askujt nuk mund t’i jepet e drejta ta keqpërdorë atë liri dhe ta shndërrojë Kosovën në një shtet të dështuar, ku duke shfrytëzuar edhe varfërinë, mund të krijohen edhe qeliza të organizatave terroriste.

    E liria i ka parimet e veta dhe kufijtë e saj, sepse liria e dikujt nuk mund ta kufizojë lirinë e të tjerëve. Debati duhet të bëhet para se të miratohen ligjet. Nëse bëhet ligji, atëherë ai duhet të respektohet. Nëse me një ligj nuk pajtohet shumica, atëherë ai ligj duhet të shfuqizohet. Këto janë rregullat e demokracisë dhe Kosova do të jetë shtet demokratik. Është vështirë të merret një qëndrim i qartë rreth asaj se a duhet ndaluar apo lejuar bartjen e shamive nëpër institucionet publike. Edhe në vendet e tjera në Evropë, janë në hall rreth kësaj. Ja se edhe debati i „lirisë dhe i shamisë“ e bën Kosovën pjesë të Evropës po ashtu.

    Faleminderit për rekomandimin Shkruan: Augustin Palokaj

  2. #492
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-06-2010
    Postime
    84
    ky gazetar augustin palokaj megjithat tregoi profesionin e gazetaris ndersa arben idrizi qenka njeri smute e kur te ehste njeri smut nuk din qka flet..............

  3. #493
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Me ngulm po kerkohet ekstremizimi i muslimaneve , sistematikisht.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #494
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Kur shkruajn meshkujt diq te pahijshe per femrat kjo edhe sme ben aq pershtypje se theme me vete ata jane vetem njerez injorante,por kur nje femer shkruan per nje femer tjeter pa mare parasysh e mbuluara kunder te tjeters apo anasjelltas kjo me ben te dihem e zhgenjyer dhe bafasohem se si mundet nje femer te flas kundra te njejtes gjini!!!!!!!Mendoj se fajet i ka ashtu equajtura demokraci qe me kalimin e kohes sdo te kete dallim kush eshte mashkull e kush femer.....
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  5. #495
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Oj Suede,
    une kam shume deshire te diskutoj me ty se me dukesh goce revolucionare, por shumicen e rasteve nuk ta kuptoj shqipen dhe idete qe kerkon te percjellesh. Lol.
    Hajde flasim me po dhe jo me mire. Je pro a ncuq shamise psh?

  6. #496
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    E nderuar me vjen keq qe sme kupton por kryesorja ke kuptuar qe jame nje goc revolucionare.
    Do te mundohem te jeme me e qarte.Chu chu edhe une dua te kuptoj ty dhe disa femra te tjera qe ne vend te mbrojn femren ata i kritikojn pa kerkuar te kuptojn se qfar eshte ne pyetje me keta femra qe jane te ndryshme nga pamja e jashtme, mendoj nga veshja cilat jane arsyet e tyre dhe pse ti shofim sikur te prapambetura vetem e vetem qe dojne te mbajn nje shami,dhe kerkon te drejten e saj te respektohet vendimi saj.Jame kundra atyre personave qe i forcojne te mbulohen jam kundra atyre qe i forcojn femrat shqiptare te kalojn ne extravaganc jame kundra cdo gjeje qe behet kundra vullnetit te saj.Mua nje femer e mbuluar qe eshte vendimi saj te jet keshtu e respektoj se mar per nje te prapambetu,per mua cdo femer qe me vullneti saj te vishet apo te vdishet une e respektoj dhe e mbroj nga fjalet e tjerve qe gjykojn.Shpresoj se me kuptuat ju dhe te tjeret, nese jo do te mundohem prap te ju shpjegoj.Me respekt Sueda
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  7. #497
    Citim Postuar më parë nga evev Lexo Postimin
    edhe enver hoxhaj ne emer te kushtetutes komuniste ka masakru njerez e ka debu.........pra edhe ne emer te laicizmit nuk mundesh te besh gjera qka jan ne kundershtim me vulnetin e shumices....pra duhet te dalum referendum qe ta ndrrojm kete kushtettut
    Po nuk osht vullnet i shumices me ngjit shami kush pot thot ty qe o vullnet i shumices une edhe krejt familja ime jena musliman mirpo nuk jena musliman Arab vehabist a sekte tjera qe kan ardh pas luftes ktu po jam musliman me fe qe ma kan lan gjyshi qat tradit e tash shkojn e lshojn mjeker se doojna mu bo si ne kohen e hazreti muhametit alej selam bota po shkon perpara nuk o ka kthehet njerzit per perfitime personale shkojn lshojn mjekerr e ngjesin shami edhe thojn posht amerika se po naj vrajn vlezrit musliman as gjysma e shteteve muslimane nuk te kan njoft shtetin e kosoves qe shumica jan musliman se ke pas tradit me ngjit shami si tash kurr mu pshtjell me sy me krejt Enver Hoxha ish kan per shqiptar taman burr me mujt me ngjall edhe nja si aj tani kishin lyp shqiptart kulturat e magjupve e kan flliq edhe kulturen e gjakun e shqiptarit me kto skena te ndyra

  8. #498
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga Sueda Lexo Postimin
    E nderuar me vjen keq qe sme kupton por kryesorja ke kuptuar qe jame nje goc revolucionare.
    Do te mundohem te jeme me e qarte.Chu chu edhe une dua te kuptoj ty dhe disa femra te tjera qe ne vend te mbrojn femren ata i kritikojn pa kerkuar te kuptojn se qfar eshte ne pyetje me keta femra qe jane te ndryshme nga pamja e jashtme, mendoj nga veshja cilat jane arsyet e tyre dhe pse ti shofim sikur te prapambetura vetem e vetem qe dojne te mbajn nje shami,dhe kerkon te drejten e saj te respektohet vendimi saj.Jame kundra atyre personave qe i forcojne te mbulohen jam kundra atyre qe i forcojn femrat shqiptare te kalojn ne extravaganc jame kundra cdo gjeje qe behet kundra vullnetit te saj.Mua nje femer e mbuluar qe eshte vendimi saj te jet keshtu e respektoj se mar per nje te prapambetu,per mua cdo femer qe me vullneti saj te vishet apo te vdishet une e respektoj dhe e mbroj nga fjalet e tjerve qe gjykojn.Shpresoj se me kuptuat ju dhe te tjeret, nese jo do te mundohem prap te ju shpjegoj.Me respekt Sueda
    Po, revolucionare se ashtu m'dukesh nga fotoja, lol.

    Nejse, cfare te merziti nga postimi im se s'e mora vesh. Solla fakte per nje shoqen time (qe e dua shume ne fakt, dhe keto ia them dhe ne sy) Lexoje dhe njehere postimin tim te pare. Thjesht thashe qe ve shami, ndersa takat, tualetin dhe bizhuterite i kane me te komplikuara se mua qe s'me thote as feja dhe as baba cfare te vesh.
    E kam shoqen muslimane te thekur, po ta besh google del ne tere ato artikuj.

    Ja keshtu. Ti mos merzitesh, po keto me shami e kane ne terezi si me fene dhe me veten. Lol.

  9. #499
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Citim Postuar më parë nga ChuChu Lexo Postimin
    loool
    shef ti se s'me kishte vajtur mendja.... Mire e ke ti ne fakt, se tak-fak pas kolegjit u fejuan te gjitha, me muslimane te tjere qe i donin grate nga keto me shami.
    Kjo me befasoj chu chu!!!
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  10. #500
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Sueda Lexo Postimin
    Kjo me befasoj chu chu!!!
    po mir moj per cka te befasoj?

    gjat gjith kolegjit si kan vu shamit po e kan flladit qysh kan dasht

    masi marun shkoll e erdh koha me gjet burr vun shamit me kallxu se jan te nershme e fetare.

    tamam hipokrite.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •