sa keq !!!!!E leviza kete teme tek Tolerance Fetare per ti dhene mundesi te gjitheve te shprehen. E kuptoj qe per besimtaret ndjenja eshte me e forte se te tjereve por nje shtet fetar/laik duhet te na shqetesoje te gjitheve. Nese sot po ndalohet shamia, atehere neser do duhet te imponohet shamia tek te gjithe. Problemi i Shqiperise, Kosoves dhe te gjithe ne kudo qe jemi eshte identiteti kombetar. Ne Shqiperi komunizmi largoi fene, varferia mbuloi krenarine, dhe c'do gje tjeter eshte me shume e huaj sesa Shqiptare. Sllavet ne Kosove, Maqedoni, e Mal te Zi luftuan fene e Shqiptareve dhe imponuan nje identitet fetar qe po shfrytezohet sot nga te huajt.
Ne jemi ne lufte per mbijetes, per me shume se dymije vjete i mbijetuam luftrave, por nuk po dime si te sillemi ne paqe dhe ne liri. Ekstremet jane te rrezikshme dhe ne i kemi te dyja anet e spektrit fetar. Mendimi im, me kaq sa kuptoj sot eshte te mos ndalohet me ligj, por te punohet qe feja mos jete gjeje me e theksuar ne jete, ajo te zvendesohet nga kombesia. Si komb kemi historine, kemi gjuhen, kemi njeri-tjetrin.
na i le mod. pa pune![]()
Krijoni Kontakt