Prishtinë, 18 qershor - Rreth 5 000 veta protestuan sot në Prishtinë kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar nxënëset të veshin perçen islamike në shkollat publike.
Protestuesit, të cilët kishin ardhur në Prishtinë nga të gjitha trevat e Kosovës, i bënë thirrje qeverisë që të tërheqë vendimin dhe të mos diskriminojë myslimanët.
Me banderola ku shkruante, “Mos përdorni shtetin tonë kundër nesh” dhe “Komunizmi ka marrë fund”, protestuesit marshuan para Ministrisë së Arsimit të Kosovës , e cila e ka miratuar vendimin për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla publike.
Sipas protestuesve, perçja nuk është një uniformë fetare, por një obligim religjioz, i cili nuk pengohet nga Kushtetuta e vendit. /koha/
Ca jane more keto gishta perpjete? Se keshtu i kam pare vetem ne lajme kur jepen protestat e talibaneve dhe pakistanezve, qe zakonisht perfundojne me gjak.
Krijoni Kontakt