ky ternava vertet do me dal idiot a cka e ka punen?
ky ternava vertet do me dal idiot a cka e ka punen?
Jetë e rëndë.......!!!
Deklaratat e fundit të Forumit Musliman të Kosovës:
Deklaratë për shtyp
05 Tetor 2010
Përkrahje protestës për shami
Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, në këto çaste në të cilën po kalon Kosova me vëmendje është duke i përcjell zhvillimet aktuale politike e shoqërore dhe se është i shqetësuar dhe i shokuar pa masë me Projektrregulloren për arsim fillor dhe të mesëm të komunës së Prishtinës i bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.7/2009 “Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta” të dekretuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisës së Kosovës dhe e nënshkruar nga ministri z.Enver Hoxhaj në të cilën në nenin 4, paragrafi 13 parasheh” ndalimin e bartjes së uniformës fetare” e që Kuvendi Komunal i Prishtinës e nënkupton me ndalimin e shamisë në shkollat publike të Prishtinës të hartuar në Projektrregulloren për arsim fillor dhe të mesëm.Në vend se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe vet ministri z.Enver Hoxhaj si dhe zyrtarët komunal të Prishtinës të heqin dorë prej Rregulloreve dhe Udhëzimeve që bien ndesh me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe Ligjet aktuale në fuqi të Kosovës e që cenojnë të drejtat elementare themelore njerëzore, e sidomos të gjinisë femërore, ata vazhdojnë me avazin e vjetër, ashtu që tani në fillim të vitit shkollor, konkretisht në Gjakovë, shkolla e mesme e mjekësisë”Hysni Zajmi”privon nga e drejta e shkollimit të dy nxënëseve shembullore Leonita Islami dhe Xhylije Vehapi, të cilave nuk iu lejohet pjesëmarrja në procesin edukativo arsimor, meqë ato janë të veshura sipas parimeve islame , andaj Forumi Musliman i Kosovës e mbështet protestën e radhës pro shamisë dhe i bën thirrje muslimanëve dhe muslimaneve të Kosovës që masovikisht të marrin pjesë në protestën për shaminë, një parim islam, e cila do të mbahet me 8 tetor, ditë e premte, në ora 14.oo para ndërtesës së qeverisë së Kosovës të organizuara nga një numër i OJQ të Kosovës.Forumi Musliman i Kosovës fton anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët tjerë që të marrin pjesë në protestën e radhës me 8 tetor 2010 pro shamisë, një drejtë elementare e pamohueshme e drejtave njerëzore, e sidomos të diskriminimit të hapur të drejtave elementare të vajzave dhe motrave muslimane të Kosovës.Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje shqiptarëve musliman të Kosovës të jenë të matur dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në proceset politike nëpër të cilën po kalon Kosova, porse nuk do të vazhdojnë në përjetësi të duartrokasin dhe se nuk do të votojnë më si gjer tani politikanët dhe zyrtarët publik të cilët dhunojnë në mënyrë skandaloze të drejtat e tyre elementare fetare, e aq më tepër kur janë në pyetje të drejtat e gjinisë femërore muslimane.Forumi Musliman i Kosovës i bënë me dije se nuk do të tolerojë deri në pafundësi këtë gjendje të nëpërkëmbjes të drejtave elementare të vajzave dhe motrave tona të parimeve të tyre elementare islame dhe nuk do të bart përgjegjësitë për eskalimin eventual të situatës së mëtejmë lidhur me shaminë si një e drejtë elementare njerëzore./ALB-DREJTESIA-fb/
Fuad Ramiqi
Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës
![]()
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Forumi i Te Rinjve Muslimane - Hajde Kosove zgjohuni se sot eshte dita e flijimit te zerit sot eshte dita kur do te cmenden kauret shqipfoles po ashtu edhe te tjeret .
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
e prej kur ata qe besojne ne kuran nuk jane myslimane ,
e kush i ndau hadithet ne ne verteta (sahih) dhe te dobta ,
njerzit i ndane apo Zoti i ndau,
nqs i ndane njerzit, atehere une nuk ndjek njerzit , por Zotin,
dhe une konsideroj sekt edhe nje grup qe perben 99,999999% te shumices, sepse bazohen ne njerez e jo ne Zot;
27:91. Unλ jam urdhλruar ta adhuroj vetλm Zotin e kλtij qyteti, tλ cilin Ai e bλri tλ shenjtλ, se Atij i takon ηdo send, dhe jam urdhλruar tλ jem prej besimtarλve tλ sinqertλ.
27:92. E, edhe ta lexoj Kur’anin, e kush e pranon udhλzimin e tij, ai udhλzohet vetλm pλr tλ mirλn e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: “Unλ vetλm tλrheq vλrejtjen”.
patjeter qe ju mund edhe te perjashtoni , por Zoti eshte deshmitar i cdo gjeje ,
une kur besova kuranin , nuk m'u tha se ishte e domosdoshme te besoj edhe hadithet , mua kurani mu prezantua qe besova , hadithet erdhen , ashtu sic vjen nje peralle, e po te me prezantoheshin hadithet , mbase nuk do kisha besuar, sepse une besoj ne Zot e jo ne tregime gojdhenash qe nuk kane piken e sigurise , per me teper Zoti thote se Kurani eshte ai qe do i komunikohet brezave te ardhshem;
6:19. Thuaj: “Cili send ka dλshminλ mλ tλ madhe?” Thuaj: “All-llahu λshtλ dλshmues mes meje e jush, e mua mλ λshtλ shpallur ky Kur’an qλ me tλ t’ju tλrheq vλrejtjen juve dhe atij qλ i komunikohet (dhe tλ gjithλ atyre qλ vijnλ pas jush deri nλ ditλn e kijametit). Ju po dλshmoni se pos All-llahut ka edhe zota tλ tjerλ, a?” Thuaj: “Unλ nuk dλshmoj!” Ai λshtλ vetλm njλ Zot dhe unλ jam i pastλr nga ajo qλ ju i shoqλroni!”
Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 08-10-2010 më 05:35
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
Kosova sot proteston
BASHKOHU EDHE TI
Kosova sot proteston ... mos harro prej orës 14:00 te sheshi i qytetit Nëna Terezë : Kundër ndalimit të bartjes së shamisë në istitucionet shtetërore...
Protestuesit bëjnë mirë të kthehen pak edhe tek zyret hermetike të Kryesisë së BIRK dhe të ia bëjnë me dije që nuk janë të kënaqur aspak me qasjen e tij ...
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Eu kuku per Naim Ternaven qfar xhemati ka mbrapa. Ai me duket se koheve te fundit e ka pa mir se qfar Musliman ka ne Kosov. Naimi esht gjak shqiptari dhe nuk e perkrah kete rrym te poshter Islame qe eshte kah perhapet ne Kosove.
ja ku ishit para 11 vjetesh ,
shiko se c'behej para xhamive te prizrenit , ku jo nuk po falej xhuma , po behej fjale per jet a vdekje , e erdhen ata qe "duhet me i urry t'krishtert" e luftun per ju,
turp, turp turp, a megjithmen mendoni se Zoti i do bukshkelsit?
e ja ku perfundut , o njerez mosmirnjohes;
Kosovo Albanian Muslim Terrorists Spread Jihad In America
Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 08-10-2010 më 08:37
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
Sërish shamitë
Disa organizata joqeveritare me orientim islam sërish kërkojnë lejimin e bartjes së shamisë nëpër shkolla. 30 prej tyre kanë paralajmëruar protestë. Por, kësaj here, ato kundërshtohen nga Bashkësia Islame. Myftiu Naim Tërnava fton besimtarët të mos i bashkohen protestës për shamitë
Nga Nexhmije Ahmeti më 08 tetor 2010 në ora 08:48
Protestat për legalizim të shamive në shkollat publike nisin prapë. Kësaj radhe jo para komunës së Prishtinës e as para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.
Kjo protestë do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Disa organizata joqeveritare me orientim islam kanë zgjedhur ditën e xhuma që të protestojnë sërish kundër ndalesës së bartjes së shamisë në shkollat publike. Pas faljes së namazit të drekës, në orën 14 00, protestuesit do të mblidhen që të protestojnë kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit, e cila me një udhëzim administrativ e ka ndaluar bartjen e shamisë në këto shkolla. “Bashkohu me ne!” është thirrja që Këshilli Organizativ, siç thuhet i 30 organizatave joqeveritare, do të protestojnë kundër vendimit të MASHT-it.
Këto organizata kanë shpërndarë ftesa edhe nëpër xhami dhe nëpër vende publike, duke u bërë thirrje njerëzve t’i përgjigjen masivisht protestës. “Me këtë do ta mbrojmë të drejtën e edukimit dhe lirisë së besimit ”, thuhet në një komunikatë për media, nënshkruar nga Këshilli Organizativ. Por kësaj here, këto organizata, nuk e kanë mbështetjen e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Myftiu Naim Tërnava tha të enjten se Bashkësia Islame e Kosovës nuk qëndron prapa këtyre protestave. Tërnava ftoi të gjithë besimtarët myslimanë të mos bien pre e këtyre organizatave joqeveritare me karakter fetar. “Shfrytëzoj rastin që të ftoj besimtarët e besimit islam dhe ata i garantoj se të gjitha problemet do të zgjidhen nëpërmjet institucioneve të Kosovës. I ftoj ata që të mos bien pre e disa shoqatave joqeveritare, të cilat kanë marrë edhe rolin që nuk u takon. Të kenë bindjen se Bashkësia Islame, në krye me myftiun e Republikës, do t'i zgjidhë këto probleme në bashkëpunim me institucionet e vendit", tha Tërnava pas takimit me ushtruesin e presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqin.
Myftiu i Kosovës tha se kjo çështje tashmë është ngritur nga Bashkësia Islame nëpërmes Avokatit të Popullit dhe është në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë në lidhje me lejimin e përdorimit të shamisë nëpër institucione publike. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë ka nxjerrë një udhëzim administrativ me anë të së cilit ndalohet uniforma fetare nëpër shkolla. Këtë udhëzim Këshilli Organizativ i protestave kundër vendimit për ndalesën e shamisë, vendimin e MASHT-it e konsideron të jashtëligjshëm. Ky vendim, sipas këtij Këshilli, mund ta prishë tolerancën ndërfetare te shqiptarët. “Vendimi për ndalimin e bartjes së shamisë për besimtaret myslimane është i jashtëligjshëm si me Konventën Universale të të Drejtave të Njeriut (neni 18), ashtu edhe me Kushtetutën e Kosovës (neni 38).
Për më tepër një vendim i tillë prish tolerancën ndërfetare të shqiptarëve që ekziston për shekuj me radhë”, thuhet në komunikatën për media të këtij këshilli. Vendimi i MASHT-it ka rezultuar me përjashtimin e disa nxënësve nga shkollat, si në Gjakovë, Deçan, Gjilan, Mitrovicë, etj. Një protestë e ngjashme është mbajtur në muajin qershor në Prishtinë, ku është kërkuar anulimi i udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit. Por, që nga ajo kohë, sipas Këshillit Organizativ të protestave, kërkesat jo që nuk janë marrë parasysh, por ato janë intensifikuar me përjashtimin e nxënësve që kanë bartur shami nëpër shkolla.
Kërkesat e protestuesve
Të hiqet ndalesa për bartjen e shamive në shkollat publike;
Largimi i paragrafit 13 të Udhëzimit Administrativ nga MASHT “Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta Nr. 6/2010″, si paragraf tërësisht diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut;
Garantimin e lirisë së bartjes së shamisë për besimtaret e besimit islam, Ndërmarrjen e masave të menjëhershme kundër atyre që vihen mbi Kushtetutën dhe kryejnë diskriminim në baza fetare sipas bindjeve dhe preferencave personale;
Garantimin e zbatimit të të gjitha obligimeve tjera fetare sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të cilësdo fe të pranuar institucionalisht dhe që praktikohet në Kosovë.
Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 08-10-2010 më 10:45
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Me vjen keq te them por disa antare ketu jan te cmendur,po si more nuk ju vjen turp te thoni se ska qen dashte me protestu,a jeni normale ju??!!.
Ju keni te drejte mos ta perkraheni,por nuk keni te drejte te thoni,se nuk kan te drejte te protestojn,te drejten per te protestuar,nuk guxon dhe nuk ka te drejte askushe te ma ndaloj,ne kohen e serbis kemi dal ne demonstrata e nuk po dalim tash.
O te mjere a po thuani se duhet me qen nje shtet demokrat,e qysh mundesh me qen nje shtet demokrat kur nuk i lejon te tjeret ti shprehin mendimet e veta,jo njemende jeni TOSHA.
Gjdo shtet te botes bejne protesta dhe askushe nuk i akuzon pse po protestojn,madje edhe ne shtet komuniste protestojn dhe askushe nuk i ndalon,pra qiftat e juve,skeni lidhje se cfare do te thot termi "demokraci",e tani lehni ju si qet... marre.
Ju munde te jeni kunder kesaj proteste,por ju nuk guxoni dhe nuk keni te drejte te thoni se keta nuk kan te drejte te protestojn.
Ahhh na mbyten injorantat e hajt......
Ndryshuar për herë të fundit nga Disa : 08-10-2010 më 11:19
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Po ti shoku Bani
ku ishe para 11 vjetesh??
Ti si duket terhiqesh si pacifist ,musliman i devotshem dhe shites mendesh e ne fakt je nje nxites dhe urejtes me i madh i shqiptareve dhe muslimane.
Lexoj tere kohen ofendimet qe behen nga krishteret, ti i perkrah ato,ata ofendojne allahun tend ti u behesh krah, ooo njeri kontrolloe veten se neser do jete shume vone.
Mos na nxjer video pa lidhje sepse nuk i bejne dobi askujt ata video
Krijoni Kontakt