-
A po luftohet krimi në Kosovë?
Prishtinë -Arrestimi i 13 personave, të dyshuar se janë përfshirë në krim të organizuar, 11 nga të cilët tashmë po mbrohen në liri, ka ngjallur debate në vend.
Ndërsa subjektet politike në pushtet vlerësojnë se ky veprim paraqet një goditje kundër krimit të organizuar, opozitarët mendojnë se në fakt bëhet fjalë për arrestim spektakolar. Policia arrestoi të enjten 13 persona, 11 avokatë, një gjykatës dhe një zyrtar të një kompanie sigurimi, nën dyshimin se kanë bërë falsifikim dokumentesh, keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim e keqpërdorim të besimit. Operacioni u ndërmor në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Prishtinë.
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, beson se me një veprim të tillë goditet krimi i organizuar. “Unë jam i prirë t’u besoj edhe organeve të ndjekjes, edhe të drejtësisë. Sigurisht se ato janë çështje me të cilat duhet të merren organet kompetente dhe të vijnë në përfundimin e duhur”, tha Veliu.
Por, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Shkumbin Demaliaj, thotë se edhe kësaj here u bë një arrestim, siç e quan ai, spektakolar. “Ka qenë diçka spektakulare, por këto ndërmarrësi është dashur të ndodhin edhe më herët, sepse dihet se janë mbi 700 mijë lëndë në gjykatat e Kosovës të pazgjidhura, çka do të thotë se një e treta e popullit të Kosovës është në gjyq”.
“Personalisht, por edhe si grup parlamentar, vlerësoj se është koha e duhur, që nëse këta njerëz janë përfshirë në këto raste, duhet ta marrin dënimin e merituar. Dhe, kjo shtyllë shtetërore, që është segmenti i drejtësisë në këtë rast, ta marrë kahjen e duhur në zgjidhjen e lëndëve në favor të qytetarëve dhe jo në favor të tyrin personal dhe në favor të xhepave të tyre si të korruptuar”, tha Demaliaj.
Kryeministri Hashim Thaçi është deklaruar se Qeveria e tij i ka shpallur luftë krimit të organizuar. Megjithatë, raporti i parë monitorues i EULEX-it ka gjetur se policia madje nuk ka as strategji për të luftuar këtë dukuri negative. “Drejtorisë për Krimin e Organizuar i mungon një dokument i hollësishëm strategjik, që i përkufizon qëllimet dhe objektivat e saj dhe, si rrjedhojë, nuk ekziston ndonjë politikë e shkruar ose strategji e përgjithshme, që i jep formë përpjekjes për t’u marrë me krimin e organizuar”, thuhet në raport.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku, nuk beson se arrestimet e fundit do të godasin në të vërtetë krimin. “Praktika e deritanishme ka treguar se janë arrestuar në mënyrë spektakulare dhe janë liruar brenda pak orësh. Tash të shohim nëse drejtësia po shkon në vend dhe a janë ose jo arrestime të gabuara”, shprehet Maloku.
Është thënë shpesh se lufta kundër krimit të organizuar është një nga masat kryesore, që Kosova duhet të ndërmarrë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Në të vërtetë, kjo luftë është shpallur disa herë në Kosovë, edhe atëherë kur fjalën kryesore e ka thënë administrata e OKB-së.
Por, raporte të ndryshme të grupeve qeveritare e joqeveritare pohojnë se Kosova ka edhe shumë punë për të bërë, për të çrrënjosur këtë dukuri. Ngecjet në këtë drejtim vijnë posaçërisht nga dështimet në sistemin e drejtësisë, i cili edhe nga EULEX-i u vlerësua të jetë larg përmbushjes së standardeve.
Shkumbin Demaliaj dyshon se drejtësia do të jetë e pavarur në lidhje me arrestimet e fundit. “Në këtë rast, drejtësia nuk e dimë se si do të merret me drejtësinë. A janë në të të përfshirë edhe gjyqtarët e tjerë? Në këtë rast shihet se është një kamuflim i madh, sepse ata më në fund janë kolegë, kanë vepruar bashkë dhe tash s’dimë se si do të zgjidhet problemi mes drejtësisë me drejtësinë”, tha Demaliaj. EULEX-i në raportin e tij të fundit ka shprehur shqetësimin për mungesë pavarësie të gjykatësve dhe prokurorëve. /REL/
-
-
Zbulohet municion dhe naftë e kontrabanduar
Enjte, 17 Qrshor 2010 15:55
Ekonomisti
Dogana e Kosovës ka konfiskuar municion dhe naftë kontrabandë në dy raste të ndara. Njësitet e Doganës së Kosovës janë duke ndërmarre aksione të vazhdueshëm për kontrollin kufirit si dhe të tregut të brendshëm, këto kontrolle kanë për qëllim mallrat e ndaluara dhe ato kontrabandë.
Në orët e para të mëngjesit tw sotëm nga doganierët e Kosovës janë ndërmarrë kontrolle të organizuara në rajonin e Gjakovës, respektivisht në pikë-kalimin kufitar të Qafës së Morinës. Rreth orës 07:30 njësitet anti-kontrabandë gjatë kontrollit në një furgon të tipit VW, me targa të Kosovës kanë gjetur një sasi të municionit, pas përfundimit të kontrollit është konstatuar se aty kishte fishek të kalibrit 7.62, në një sasi prej 540 copë. Municioni ishte i fshehur në pjesën e pasme të furgonit. Pas procedimit të rastit nga Dogana rasti është referuar në Policinë e Kosovës për masat e mëtejme. Në rastin tjetër njësitet anti-kontrabandë në orët e para të mëngjesit të sotëm saktësisht 02:15 në regjionin e Mitrovicës kanë ndaluar një furgon në të cilin u zbulua 1040 litra naftë të kontrabanduar. Kundër vozitësit (shtetas kosovar) ka filluar procedura kundërvajtjes doganore konform Kodit Doganore dhe të Akcizave kurse mallrat e kontrabanduara (nafta) menjëherë i është nënshtruar konfiskimit si dhe përkohësisht është bërë ndalimi i automjetit.
-
-
Në Mitrovicë, arrestohet një shqiptar i akuzuar për terrorizëm
Enjte, 17 Qrshor 2010 11:08
Ekonomisti
Njësia Anti-Terrorizëm e Policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të Eulex-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e ka arrestuar një shqiptar të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, pas kërkesës së bërë për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur misioni evropian për sundimin e ligjit, Eulex. “Prokurori publik i Shteteve të Bashkuara, për Qarkun Lindor të Karolinës së Veriut, e ka akuzuar të pandehurin për dy vepra: sigurimi i përkrahjes ose resurseve materiale për terroristë, përkrahje për terrorizëm dhe planifikim të vrasjes, rrëmbimit, gjymtimit, ose lëndimit të personave apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Eulex-i. Urdhër-arresti dhe bastisja e shtëpisë janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
-
-
Bajram Asllani akuzohet për planifikim të terrorizmit
Nga Jeton Musliu më 17.06.2010 në ora 11:44
(E plotësuar) I arrestuari nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në plane që kanë të bëjnë me vepren penale të terrorizimit, është Bajram Asllani nga Mitrovica.
Ky person është arerstuar në mengjesin e ditës së sotme dhe ka vazhduar të merret në pyetje për katër orë në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.
Familjarët e tij kanë shpjeguar për Express se gjatë arrestimit, Policia nuk ka përdorur dhunë dhe forcë dhe se ka pasur sjellje shumë korrekte.
Asllani, 30-vjeçar, është marrë me vete nga policia, ndërkohë që pas bastisjes, familjarët tregojnë se me vete kanë marrë edhe disa gjëra të tjera.
Edhe pse ata thanë se Bajramit nuk i janë lidhur duart, familjarët dëshmojnë se atyre u janë konfiskuar një fotoaparat, dy shtëpiza të kompjuterit, si dhe shumë aparate të telefonisë celulare, gjysma e të cilëve të prishur.
Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorit Publik të Prokurorisë së Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Express ka siguruar edhe aktakuzën e tij dhe qëndrimin zyrtar në lidhje me këtë person të Prokurorisë së Karolinës së Veriut.
Në numrin e nesërm të gazetës, do të mund të lexoni më detajisht se si është bërë arrestimi i tij, kush e ka përcjellë vazhdimisht atë, mbi çfarë procedurash është arrestuar Asllanin, si dhe dëshminë e familjarëve të tij.
Arrestim në Mitrovicë në lidhje me terrorizëm
Njësia Anti-Terrorizëm e Policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), e ka arrestuar një mashkull shqiptar të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, pas kërkesës së bërë për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës autoriteteve kompetente në Kosovë.
Gjithashtu, në lidhje me këtë kërkesë, Policia e Kosovës e ka bërë bastisjen e një shtëpie.
Prokurori publik i Shteteve të Bashkuara për Qarkun Lindor të Karolinës së Veriut e ka akuzuar të pandehurin për dy vepra: sigurimi i përkrahjes ose resurseve materiale për terroristë, përkrahje për terrorizëm dhe planifikim të vrasjes, rrëmbimit, gjymtimit, ose lëndimit të personave apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj.
Urdhër-arresti dhe bastisja e shtëpisë janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ka njoftuar nëpërmes një komunikate për shtyp, Kristiina Herodes, zëdhënëse e komponentës së Drejtësisë në EULEX.
-
-
Si po luftohet korrupsioni ne policin e Kosoves
Prishtinë. Policia e Kosovës, e cilësuar për shumë vite si institucioni më i pa korruptuar në Kosovën e pasluftës, së fundi e ka thyer “epitetin e të mirit”, duke iu bashkuar ardhës së zhyturve në korrupsion dhe mitmarrje. Kjo për faktin se ndaj 500 pjesëtarëve të uniformës blu janë marrë masa disiplinore të natyrave të ndryshme dhe se 145 sish janë duke u hetuar për përfshirje në korrupsion, kurse 24 të tjera dyshohen për mitmarrje në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët e Kosovës.
Këto të dhëna janë konfirmuar për gazetën “Zëri”nga zyrtarë policorë në kushte anonimiteti. Ndërkaq, Inspektorati Policor i Kosovës konfirmon se ka arritur t’i evidencojë gjithsej 10 raste si të dyshuara për përfshirje të zyrtarëve policorë në korrupsion, ndaj të cilëve thuhet se janë marrë masa konform ligjit, duke i larguar nga puna, por edhe disa raste të tjera janë në proces të shqyrtimit.
Valdet Hoxha, drejtor i Departamentit të Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, tha se këtë institucion deri më tani janë raportuar vetëm 10 raste për përfshirje në korrupsion. “Deri më tani IPK-ja, ka dërguar për shqyrtim në Këshillin për Emërime të Larta dhe Disiplinë Policore (KELDP) 10 raste ndaj punonjësve të policisë që kanë të bëjnë me korrupsion, prej të cilave për 4 rasteve u është shqiptuar masa disiplinore ndërprerje e marrëdhënies së punës, 3 raste suspendim pa pagesë deri 60 ditë, dhe 3 raste janë në proces të shqyrtimit”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka autoritet ligjor që të hetojë vetëm shkeljet e rënda disiplinore ndaj punonjësve të policisë. Në rastet kur krahas inicimit disiplinor, IPK-ja, pranon edhe kopje të kallëzimit penal ndaj punonjësit të policisë, Hoxha ka theksuar se në këto raste IPK-ja
pezullon veprimet hetimore disiplinore deri në një vendim nga Prokuroria apo Gjykata.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka njoftuar se nga viti 1999 deri në vitin 2007, gjithsej 179 punonjës policorë janë të përfshirë në hetime për mitmarrje. Sipas tij, fajtor për korrupsion janë shpallur 70 pjesëtarë, kurse 24 tjera kanë rezultuar me largim nga puna, ndërkaq ndaj 40 punonjësve policor janë marrë masa tjera disiplinore, derisa 13 lëndë janë kthyer nën hetime të mëtejshme në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Përfshirjen e pjesëtarëve policor në afera të ndryshme korruptive partitë opozitare e vlerësojnë si një goditje të rëndë për vet Policinë e Kosovës.
“Jo vetëm në polici, por kudo që të ndodh korrupsioni është një goditje e madhe për vet shtetin e Kosovës”, ka thënë Avni Arifi nga AAK-ja, sipas të cilit, rastet individuale të përfshirjes së pjesëtarëve policorë në korrupsion megjithatë nuk duhet gjeneralizuar.
Kurse, eksperti për çështje të sigurisë, Haxhi Ferati mendon se klima e përgjithshme e institucioneve të Kosovës, të cilat akuzohen për përfshirje në afera të ndryshme korruptive ka ndikuar që kjo “sëmundje “ të përcillet edhe te Policia e Kosovës. “Klima e përgjithshme në luftën e dobët të luftimit të korrupsionit, duket se është një motivues edhe për pjesëtarët e policisë që në një mënyrë të përfshihen në mitmarrje”, është shprehur Ferati.
Edhe një hulumtim i bërë nga Fondacioni Iniciativa Qytetare (FIQ) flet për përfshirjen e pjesëtarëve policor në korrupsion dhe mitmarrje. “Në pyetjen a ju kanë kërkuar policët mito, 87 për qind e qytetarëve kanë dhënë përgjigje negative, 7 për qind kanë pohuar se u është kërkuar mito, ndërsa 6 për qind kanë qenë pa përgjigje”, thuhet në këtë hulumtim, derisa saktësohet se 4 për qind e rasteve kanë ndodhur në komunikacion.
-
-
Arsimtarët fals
Prishtinë. Tetëdhjetekatër mësimdhënës të komunës së Malishevës vazhdojnë të japin mësim në shkollat fillore dhe të mesme të kësaj komune, pavarësisht se ndaj tyre tashmë janë ngritur aktakuza për falsifikim të diplomave. Për katër muaj sa kanë zgjatur hetimet e Prokurorisë Publike të Gjakovës, zyrtarë të këtij institucioni kanë arritur që të identifikojnë mësimdhënësit që kanë marrë diploma false në ish-Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, për t’u punësuar më pas në ndonjërën nga shkollat e Malishevës.
Zyrtarë të Prokurorisë Publike kujtojnë se gjatë fazës së hetimeve kanë hasur në shumë kandidatë që asnjëherë nuk kanë qenë studentë në Gjakovë, dhe si rrjedhojë nuk e kanë ditur se në cilën pjesë të qytetit ndodhej ish- Shkolla e Lartë.
Kryeprokurori i
Prokurorisë Publike të Gjakovës, Masar Vula, thotë se për të marrë një diplomë, një kandidat ka paguar prej 2 mijë deri në 4 mijë e 500 euro, ndërsa kujton se ka hasur në kandidat që diplomën e ka marrë para pesë vjetëve, ndërsa provimin e fundit e kanë dhënë katër vjet më pas.
“Procesi ka përfunduar për të gjitha rastet, aktakuza është ngritur dhe është dërguar në gjykatën e kompetente për gjykim, pra në Gjakovë. Ne i kemi filluar hetimet, dhe e kemi ngritur aktakuzën. Aktakuza është ngritur për të gjithë, edhe për zyrtarët e ish-shkollës së lartë që kanë dhënë diploma, edhe për kandidatët të cilët kanë qenë studentë”, thotë Vula, duke shtuar se ekzistojnë kandidatë mbi të cilët rëndojnë akuza për falsifikim të diplomës, për dhënie të mitos dhe akuza tjera...
-
-
Lufta kundër korupcionit vazhdon....
Për tre vjet rresht Komuna e Prishtinës u ka dhënë tenderë bashkaksionarëve të djalit të presidentit të vendit, Bardhyl Sejdiu. Kjo komunë publikon vetëm çmimin për njësi, e cila shkon në mija euro, por jo edhe vlerën e përgjithshme të kontratës. Zyra e Prokurorimit e kësaj komune nuk ka dhënë përgjigje për gazetën “Koha Ditore”, rreth kësaj, edhe pse është pritur për një javë rresht.
Edhe Bardhyl Sejdiu, nuk ka preferuar të flasë rreth tenderëve të fituar nga kjo komunë bashkaksionari i tij në kompaninë “Empire”, e cila është distributore e kafes, çajit e kakaos. “Nuk kam çka foli për këtë punë”, është shprehur Sejdiu.
Sipas gazetës, ortaku i tij, Isuf Zymeri, ka pranuar se është pjesë e aksioneve në kompaninë “Empire” së bashku me djalin e presidentit Bardhyl Sejdiu.
“Po jemi ortakë. Ai aty ka 50 për qind. Por, në “Toifor” zyrtarisht jam unë. Bardhyli nuk është këtu”, ka theksuar ai, duke shtuar se vlera e një tenderi që fiton kompania “Toifor”, nga Komuna e Prishtinës, është më e vogël se 100 mijë euro. “Ne kemi fituar tenderin për pastrimin e rrugëve nga Komuna e Prishtinës, por kjo nuk ka të bëjë me Bardhylin”, ka deklaruar Zymeri.
Kjo kompani tenderin e parë e ka fituar më 6 prill të vitit të kaluar. Ky aktivitet i prokurimit ishte ndarë në dy pjesë, në të cilën kishte fituar edhe ndërmarrja publike “Pastrimi”. Edhe në vitin 2010 ky aktivitet i prokurimit që ka të bëjë me “pastrimin dhe larjen e rrugëve dhe trotuareve të qytetit për sezonin veror”, është fituar nga kompania “Toifor” dhe nga ndërmarrja publike “Pastrimi”.
Çmimi për njësi në këtë tender për kompaninë “Teifor” ishte 3 mijë e 461 euro, ndërsa në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në ueb – faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të prokurimit Publik nuk figuron sasia e njësive të këtij tenderi. Kurse dy vite më parë, në vitin 2008, biznesmeni Isuf Zymeri, bashkaksionar i Bardhyl Sejdiut, kishte fituar të njëjtin tender atë kohë me një tjetër kompani të quajtur “V.Z Company”. Në këto aktivitete të prokurimit, që kishte të bënte me pastrimin dhe larjen e rrugëve të Prishtinës, kjo kompani paguhet afro 3 mijë euro për një javë. Në anën tjetër në kompaninë “Empire” në të cilën kryeaksionar është Bardhyl Sejdiu, sipas dokumenteve të nxjerra nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, pjesë e saj janë edhe Meriton Abazi, Isuf Zymeri dhe Teuta Abazi.
Përveç kompanisë “Toifor”, e cila është në emër të një ortaku të djalit të presidentit, sipas dokumenteve të nxjerra, nga Agjencia e regjistrimit të Bizneseve, është në emër të një ortaku tjetër të biznesmenit, e që është Meriton Abazi. Në grupin e bizneseve të familjes presidenciale, hynë edhe “London Taxi”, e cila është në emër të Shqipo Sejdiut. Ortakët e tij janë Muhamet Berisha, Etrit Zeneli e Luan Berisha.
“Ndërkaq presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, në formularët e deklarimit të pasurisë për Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, nuk kishte deklaruar si pasuri familjare të djemve të tij, edhe bizneset që kanë Bardhyl e Shqipo Sejdiiu”, shkruan “Koha ditore”.
-
-
Pushimet nuk ndikojnë në hetime
Prishtinë. Zyrtarët e institucioneve kosovare që dyshohen për përfshirje në korrupsion, mund të mos ndihen shumë “komod” gjatë pushimeve verore, ngase misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, zotohet se intensiteti në “luftën” kundër korrupsionit do ta vazhdojë pa pushim, edhe gjatë muajve të nxehtë të verës.
Hetuesit e EULEX-it kanë sakrifikuar pushimet në bregdet, në mënyrë që të mos i lënë në gjysmë hetimet e nisura ndaj zyrtarëve që kanë keqpërdorur postin.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim
Krasniqi ka bërë me dije se pjesëtarët e këtij misioni, si të gjithë të punësuarit tjerë, kanë të drejtë të marrin pushim për një numër të caktuar të ditëve gjatë vitit, por pushimi, sipas tij, nuk do të shkaktojë pengesa në hetimet e nisura.
“Edhe pse zakonisht njerëzit dëshirojnë të marrin më shumë ditë pushimi gjatë muajve të verës, në EULEX planet për pushime bëhen paraprakisht në mënyrë që të mos ketë pengesa në punën e misionit si dhe komponentëve të tij”, është shprehur Krasniqi...
-
-
hajni hajnine kurr nuk e vjedh
-
-
Kosovë, përleshje me armë në Viti, vriten 4 të rinj
Kosovë, përleshje me armë në Viti, vriten 4 të rinjGJILAN- Katër persona janë vrarë si pasojë e një përleshje të armatosur që ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në rrugën Viti - Kllokot.
Mediat kosovare dhe ato maqedonase bënë të ditur lajmin. Te vrare kane mbetur 4 te rinj, por ende nuk dihen motivet e vrasjes se katerfishte.
Zyrtarë nga Policia e Kosovës konfirmuan lajmin por dhane pak detaje per ngjarjen e ndodhur.
Siç njoftojnë burime pranë Ministrise se Puneve te Brendshme për agjencinë e lajmeve INA, tre shtetasit te Maqedonisë të vrarë nga të shtënat në aksin rrugor Viti-Kllokot janë nga komuna e Likovës.
Sipas të dhënave të para personat e vrarë janë: Qenan Ademi 29 vjec nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija 24 vjec nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi 27 vjec nga fshati Sllupçan. Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.
Sipas Policisë së Kosovës, te kater personat u vrane në orët e para te mengjesit të sotëm nga persona të panjohur në një pritë të organizuar në aksin rrugor Viti-Kllokot. te rinjte ishin duke udhetuar me makinen e tyre ne momentin qe jane qelluar nga persona end ete panjohur.
RTK nga ana tjetër njofton se pervec kater viktimave një person i peste është plagosur si pasojë e përleshjejes së armatosur, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Viti-Kllokot.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska pak pas njoftimit per ngjarjen nga mediat kosovare ka vërtetuar vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë në Viti të Kosovës, por duke mos dhënë detaje për vrasjen.
“Gjatë ditës presim më shumë detaje për këtë incident dhe se jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe gjatë ditës do të njiheni se çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Jankullovska. Në mesin e të vrarëve siç raportojnë agjencitë e lajmeve të Maqedonisë, janë tre shtetas të Maqedonisë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ende nga Policia e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt