Close

Rezultati i Sondazhit: A u gezuan shqiptaret per fitoren e Greqise , ndaj Nigerise?

Votues
89. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    11 12.36%
  • JO

    78 87.64%
Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 183
  1. #111
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Avash ti se na kepute telat e kitares.

    Keta patriotet e flakte dhe urrejtasit me te medhenj.
    Pse nuk urreni dhe italine qe na vrau , perdhunoi ne 1943?Pse nuk urreni gjermanin qe na vrau , perdhunoi ne 1944?Pse nuk urreni Italine qe na hodhi ne det ne otranto?
    Po ti krahasosh me bemat e grekut jane te shumefishta.

    Shikoni mos me akuzoni qe jam dhe une greke se ndonje muaj sdo me zeje gjumi.
    Ksanthi, me lejo t'i ofroj une ca shpjegime, i cili poashtu ka votuar me Jo ne kete sondazh. S'e bej kete perse dua qe ti te bindesh, por te sqaroj veten.

    Eshte e vertete se edhe ata popuj qe ke permendur kane kryer te keqia ndaj nesh. Por mendoj se dallojne nga greket ne dy elemente. Elementi i pare eshte gjatesia apo intenziteti i te veprave te keqia, elementi i dyte eshte aktualiteti i te keqiave. Shembull per elementin e pare e kemi gjenocidimin e nje pjese te tere te popullit shqiptar, te cameve. Pastaj armiqesine qe ky popull permanent ka shporehur ndaj nesh. Aspiratat terotoriale qe pretendon me mileniume. Lufterat e shumeta qe jane udhehequr per keto epshe ekspanzioniste te ketij poopulli. Shembull per rastin e dyte e kemi zgjatjen e ketyre krimeve dhe epsheve ekspanzioniste te popullit grek deri ne ditet e sotme. Secili jemi bere deshmitar per trajtimin e shqiptareve ne Greqi, per mendimin publik qe mbjellet ne kete shtet per popullin e tij fqinj me mileniume.

    Me keto dy elemente populli grek e tejkalon cdo mase. Vetem populli serb eshte i krahasueshem me greket ne kete drejtim, por jo gjermanet, jo italianet.

    Kjo eshte arsyeja apo arsyet, perse votoj me Jo. Secili le te mendoje si te doje. Ka njerez, per te cilet eshte edhe jodinjitoze te votojne me Jo, sepse ndoshta kane miq te mire greke apo anetare te familjes te tille. Por per mua si njeri pa keso probleme eshte nje doreheqje prej dinjitetit tim nese kete popull perkunder te praktikave qe i ceka me lart e simpatizoj ne cilendo menyre.

    Motivet e mia pra nuk bazojne ne vlera kanibaliste apo ku ta di une cfare sic mundohen disa ketu te shperndajne bindjen. Jane njerezore dhe te kuptueshme dhe per miqte e mi joshqiptare kur ua them keto gjera. I kuptojne pastaj edhe miqte greke, te cileve keto gjera ua them kur bie fjala per to. I kupton gjithe bota sepse jane te shkruara ne ligje, ne vlera etike e sociale. Nuk ka njeri ne bote qe nuk i kupton mendimet negative te hebrejeve ndaj gjermaneve. As gjermanet nuk e zhduken popullin hebre ne teresi, por "vetem" nje pjese te tij. Njejte eshte puna ne mes nesh dhe grekeve. Andaj e di se tere bota do e kuptoje mllefin tim, skeptizmin tim, refuzimin tim qe ia bej popullit grek.

    Dhe per kete arsye kot paraqiten disa te painformuar te mjere ketu si te ofenduar nga rezultati i sondazhit. Kush ofendohet kur shqiptaret mbrojne dinjitetin, ai e ven popullin shqiptar ne hall te madh. Si zgjedhje decente propozoj ta pyes veten se cfare i ka ngelur atij te kerkoje ne mjedis shqiptar fare.

    Kaq nje here.

  2. #112
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    [QUOTE]
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    E di sa me ka zene tmerri nga keta cubat e FSH-se apo jo?

    Kur impotenca te shkon deri ne tru, te con dhe deri aty sa te perdoresh dhe sharjen e nje femre apo te familjes se saj ne virtualitet per t'u eksituar.
    Ketu me siguri e ke fjalen per sharjen qe te drejtova une. Ofendimi qe te bera une eshte shume me i vogel se ofendimi qe i bere ti shqiptarve, e sidomos neve qe jetojme ne Kosove. Te shkruash ne nje forum te shqiptarve se sa shume je gezuar me fitoren e Serbise eshte ofendimi me i madhe qe mundesh te na besh neve qe e kemi provuar terrorin e ketij *** shteti. Une nuk jam kunder shkijeve vetem se dua te dukem me intersant apo vetem se e kam hobi kete pune. Une i urrej shkijet sepse kane ushtruar terror dhe gjenocid te papare mbi popullin shqiptar, dhe se jane ne gjendje te ushtrojne prap te njejtin terror. Ndoshta nuk ka nevoje te tregoj se per cilat krime e kam fjalen, sepse per ato krime kane degjuar e gjithe bota dhe jam i bindur se ke degjuar edhe ti.

    Tani mos e luaj rolin e viktimes por kerko falje per ato shkrime provokuese. Nese je gezuar per fitoren e Serbise shko ne forumet e tyre dhe ndaje gezmin me ta.
    Por mendo se a do te mund te ndodhte ndonjehere qe ndonje serb te hynte ne forumishqiptar dhe te na uronte per fitoret e Shqiperise apo Kosoves, te tregoj une KJO NUK DO TE NDODHE KURRE.

  3. #113
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Ti nuk je greke. Ti vetem enderron me qene greke..
    hahaaaaaaaaaaa

    Nuk eshte enderr e parealizueshme .
    Thjesht kam endrra me te medha se kjo , psh te behem amerikane.

  4. #114
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    .

    Dhe per kete arsye kot paraqiten disa te painformuar te mjere ketu si te ofenduar nga rezultati i sondazhit. Kush ofendohet kur shqiptaret mbrojne dinjitetin, ai e ven popullin shqiptar ne hall te madh. Si zgjedhje decente propozoj ta pyes veten se cfare i ka ngelur atij te kerkoje ne mjedis shqiptar fare.

    Kaq nje here.

    Chino ti ke mendimin tend dhe une e respektoj .Secili prej nesh i shikon gjerat nga kendveshtrimi i tij.Une kam jetuar shume vite ne greqi kam rastisur njerez te mire qe akoma me respektojne dhe kemi ngrene ne nje pjate por kam rastisur dhe njerez te keqinj qe me kane ofenduar dhe kane dashur te me bejne keq .Kategori te tille njerzish ka vetem ne greqi????????????
    Ne fund te fundit ne i vajtem grekerve ne shtepine e tyre pa na ftuar , i vodhem , i plackitem dhe akoma i vjedhim .E di ti se shumica e shq ne greqi kudo qe punojne vjedhin dhe nga nje gje ?Deri tek ushqimet, pirunet , luget etjjjjjjjjjjKy eshte realiteti .Kur te gjitha keto ndodhin atehere si mund te na besoje nje popull ???????
    Kjo eshte vetem nje teme per futboll dhe jo politike .Kush nuk di te ndaje politiken nga futbolli , arti dhe shkenca nuk mund te beje progres.

  5. #115
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Chino ti ke mendimin tend dhe une e respektoj .Secili prej nesh i shikon gjerat nga kendveshtrimi i tij.Une kam jetuar shume vite ne greqi kam rastisur njerez te mire qe akoma me respektojne dhe kemi ngrene ne nje pjate por kam rastisur dhe njerez te keqinj qe me kane ofenduar dhe kane dashur te me bejne keq .Kategori te tille njerzish ka vetem ne greqi????????????
    Kategori njerezish qe kane bere gjenocid ne nje pjese te tere te popullit shqiptar ka vetem ne Greqi (si dhe Serbi e Turqi). E lexove cfare te shkrova me lart apo e le per me vone?

    Ne fund te fundit ne i vajtem grekerve ne shtepine e tyre pa na ftuar , i vodhem , i plackitem dhe akoma i vjedhim .E di ti se shumica e shq ne greqi kudo qe punojne vjedhin dhe nga nje gje ?Deri tek ushqimet, pirunet , luget etjjjjjjjjjjKy eshte realiteti .Kur te gjitha keto ndodhin atehere si mund te na besoje nje popull ???????
    Nuk jane te verteta keto gjera. Deshmo se shumica e shqiptareve ben ate qe thua, po deshe te te besoj. Edhe po te ishin te verteta, nuk krahasohen me nje GJENOCID NDAJ NJE POPULLI. Armiqesia e popullit grek u shfaq shekuj e dekada para se te kishim vjedhur ne pirinje e luge, sic pohin ti pa deshmuar.

    Ne Greqi s'kam qene asnje here, por kur shoh se cfare shkruajne njerez si ti si pasoje e jeteses ne Greqi dhe influences se atij shteti, mua me jipet dhe nje deshmi per bindjen qe kam se greku ne pergjithesi eshte armik te perhershem i shqiptarit. Kur greku ka bere shqiptarin si ty te flase per shqiptaret keshtu sic flet ti, paramendo se si e bejne grekun te mendoje per shqiptaret.

    Kjo eshte vetem nje teme per futboll dhe jo politike .Kush nuk di te ndaje politiken nga futbolli , arti dhe shkenca nuk mund te beje progres.
    Sikur te kishe lexuar pyetjen e temes do e kishe kuptuar se nuk ishte e menduar vetem per sport kjo pyetje. Por edhe te jete e menduar per sport, prape se prape i deshiroj cdo fatkeqesi ekipit grek. 5000 vjet te jetoja, keshtu do mendoja. Zoti po te ishte grek, keshtu do te mendoja. Per shkak te arsyeve qe t'i thashe me lart, te cilat te gjitha ishin ne perputhshmeri me vlera univerzale.

    Nuk te ndalon askush te mendosh si te duash, por mos konfronto pa te drejte njerez qe s'e perkrahin mendimin tend. Sepse mendimi yt ne rezultat eshte vec nje kerkese ndaj shqiptareve per hudhje poshte te dinjitetit te tyre. Nuk e arrin kete gje askush me neve ketu. Nuk e arrin as atehere kur nenshtrakizmi maskohet me belbezime pseudo-liberale te tipit "ne sport nuk ka politike", apo "te keqinje ka kudo". Kush per veti eshte tip nenshtrak si popujt afrikane dhe nuk ka dinjitet, nuk ka asnje te drejte qe te kerkoje nga te tjeret te hedhin poashtu poshte dinjitetin. E kunderta qendron.

    Shpresoj kemi folur per here te fundit keso biseda.

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Është gabim të thuhet që sporti nuk duhet ngatërruar me politikën. Tifoz nuk bëhesh për politikë. Njeriu është tifoz me vendin e tij dhe kur vendi i tij nuk merr pjesë në kampionate, bëhet me atë shtet që i përshtatet karakterit të tij e që ndjehet më i afërt.

    Me sa kam vënë re unë, tifozët që jetojnë jashtë Shqipërisë ndahen në tre lloje:

    a) ata që bëhen tifozë me shtetin ku jetojnë si emigrantë. Këta bëhen tifozë thjesht sepse jetojnë në atë vend dhe jo se u pëlqen apo u përshtatet karakteri i atij populli.
    b) ata që jetojnë në një shtet të huaj, por janë tifozë me një shtet tjetër të huaj që u përshtatet karakterit të tyre.
    c) ata që jetojnë në një shtet të huaj dhe janë tifozë me të sepse u përputhet edhe vendbanimi edhe karakteri i atij populli.

    Të gëzohesh për fitoren e Greqisë ose Serbisë ose të jesh tifoz me këto dy shtete antishqiptare, do të thotë që:

    a) të mos jesh fare tifoz, por të bëhesh me ta vetëm për t'u ngritur nervat bashkëkombësve të tu.
    b) nëse je vërtet tifoz me ta, atëherë nuk ndjehesh shqiptar.

    Zakonisht këta njerëz, që e quajnë veten modernë, janë internacionalistë të thekur, antikombëtarë dhe pa karakter. Këto dele përtypin çdo teori që hidhet në qarkullim dhe është e kotë diskutosh me to se nuk kuptojnë.
    Kush nuk është nacionalist, është njeri pa vlerë.

  7. #117
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Bato me pelqeu ky postimi jot dhe une jap mendimin tim qe eshte shume e drejt ajo qe ke shkruajtur
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  8. #118
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Dmth shqiptarët që janë tifozë me skuadrat e Holandës, Anglisë, Bralizit, Argjentinës, e me rradhë, janë sepse këto shtete i përshtaten karakterit të tyre? Por harrohet që formësimi i të ashtëquajturit 'karakter', që mund të zëvendësohet mjaft mirë me fjalën 'mentalitet', është i ngjashëm me popujt që bashkëjetohet afër, pra të një rajoni, e jo të skajit tjetër të kontintetit apo të ndonjë kontintenti tjetër. Mentaliteti brumoset nga elementë të ndryshëm social dhe politik, dhe kërkon një vijë mjaft të gjatë kohore, e cila kalon dhe vetë ekzistencën e kampionatit botëror të futbollit. Prandaj nuk duhet ngatërruar sporti me politikën, e aq më keq kur preken anët e të pretenduarit 'karakter' ose ngjashmëri, pasi mbi të gjitha pasqyrohet panjohuri e thellë rreth sportit. Nqs politika i ndaj popujt dhe degjeneron në mjaft aspekte të tjera, sporti i bashkon.

    Të qënit tifoz me një skuadër, apo me një kombëtare të caktuar, nuk ka të bëjë me ndjenjën e përkatësisë etnike, përpos pëlqimit që ekziston ndaj stilit ose modelit të lojës që ajo skuadër apo kombëtare zbaton. Mjaft fansa pëlqejnë futbollin total dhe anojnë nga skuadrat me karater sulmues, disa të tjerë përqëndrohen më shumë tek ato të balancuarat. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me shije personale, e jo me çështje politike dhe diplomatike të arenës ndërkombëtare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 21-06-2010 më 08:30
    relata refero

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Hënor_ Lexo Postimin
    Dmth shqiptarët që janë tifozë me skuadrat e Holandës, Anglisë, Bralizit, Argjentinës, e me rradhë, janë sepse këto shtete i përshtaten karakterit të tyre? Por harrohet që formësimi i të ashtëquajturit 'karakter', që mund të zëvendësohet mjaft mirë me fjalën 'mentalitet', është i ngjashëm me popujt që bashkëjetohet afër, pra të një rajoni, e jo të skajit tjetër të kontintetit apo të ndonjë kontintenti tjetër. Mentaliteti brumoset nga elementë të ndryshëm social dhe politik, dhe kërkon një vijë mjaft të gjatë kohore, e cila kalon dhe vetë ekzistencën e kampionatit botëror të futbollit.
    Sigurisht që po. Bëhen tifozë me këto shtete sepse u përshtaten karakterit apo mendësisë të tyre. Zgjedhja është instiktive dhe kjo është e lindur.

    Kur isha i vogël, nja 11-12 vjeç, luhej në televizor ndeshja Brazil-Gjermani. Unë atëherë nuk isha tifoz dhe babai im që ishte tifoz holandez, po më thoshte që Brazili luan më mirë dhe po e mburrte. Unë e pashë ndeshjen dhe u bëra tifoz me Gjermaninë. Zgjedhja ishte instiktive.

    Karakter, mendësi apo mentalitet, është afërsisht e njëjta gjë dhe nuk ka shumë rëndësi se cilën fjalë përdorim. Kuptohet se për çfarë unë e kam fjalën.

    Prandaj nuk duhet ngatërruar sporti me politikën, e aq më keq kur preken anët e të pretenduarit 'karakter' ose ngjashmëri, pasi mbi të gjitha pasqyrohet panjohuri e thellë rreth sportit. Nqs politika i ndaj popujt dhe degjeneron në mjaft aspekte të tjera, sporti i bashkon.

    Të qënit tifoz me një skuadër, apo me një kombëtare të caktuar, nuk ka të bëjë me ndjenjën e përkatësisë etnike, përpos pëlqimit që ekziston ndaj stilit ose modelit të lojës që ajo skuadër apo kombëtare zbaton. Mjaft fansa pëlqejnë futbollin total dhe anojnë nga skuadrat me karater sulmues, disa të tjerë përqëndrohen më shumë tek ato të balancuarat. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me shije personale, e jo me çështje politike dhe diplomatike të arenës ndërkombëtare.
    Sporti në thelb nuk është bashkim, por përplasje.
    Në thelb, ndeshja e sportit është një përplasje, është një duel ku maten forcat fizike dhe që zgjon ndjenjën rivalitetit duke u përfaqësuar në rang krahinash ose kombesh.
    Pikërisht ndjenja e konkurrencës së forcës fizike, zgjon edhe më shumë ndjenjat e meshkujve, prandaj edhe tifozët e sporteve përgjithësisht janë meshkuj.

    Kur mungon kombësia dhe lojtarët përzihen, atëherë zjarri i tifozëve zbehet, por vazhdon të jesh tifoz për shkak të emrit, ose mund të bëhesh i lëkundshëm e të pëlqesh tjetër skuadër.

  10. #120
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Sigurisht që po. Bëhen tifozë me këto shtete sepse u përshtaten karakterit apo mendësisë të tyre. Zgjedhja është instiktive dhe kjo është e lindur.

    .

    O Bato trimi dhe ju te tjeret jam tifoze me ARGJENTINENNNNNNNNNNNn arsyeja se pse ka lojtare te mire dhe trainer lojtarin me te mire te botes.

    Me grekun ate dite isha vertet tifoze sepse ne ate vend kam jetuar per vite me rradhe dhe jam e detyruar ta respektoj .Nuk mund te isha me nje skuader qe nuk e me lidh gje me te.

    Ju patriotet e flakte .

Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •