po jam... edhe? me pelqejne femrat. teper.
keshtu eshte shoqeria e sotme.
nje femer qe ka shkuar me shume meshkuj perçmohet si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.
nje mashkull qe ka shkuar me shume femra, respektohet nga meshkujt dhe pelqehet nga femrat...
ky eshte realiteti.
Vasudhaiva Kutumbakam
edhe hic. vete pyete per termat, vete e fute fjalen krve.
mua s'me ben pershtypje se me sa fle ti a tjetri/a. as mua, e as 'shoqerise se sotme', kane ndryshuar koherat.
por vellezerve te tu ne veri ama u ben pershtypje. ndaj dhe dyfeku bam.
pse po zgjatemi kot tashi?![]()
ciao, ciao. :-)
Ka shum krime ne familje , psh. nje rast kur babai vret vajzen e tij 4 vjecare ne diten e Krishtlindjes , motivet mund te jen te ndryshme , por kryesorja esht se krimi esht i shkaktuar dhe ka edhe shum vrasje te tjera qe ndodhin per motive te ulta.
Angli: Babai,vret vajzën,plagos gruan,vret dhe veten!
http://origin.newsit.gr/default.php?...9&catid=8&la=3
Nje hulumtim nga Shqiperia :
Pas pragut të derës
Një jetë e tërë nën dhunë. Një në tre gra shqiptare dhunohet fizikisht nga mosha 11-57 vjeç. Në 80% të rasteve dhunuesit janë meshkujt. Shifra dramatike të dhunës në familje e jo vetëm
Nga Anduela Nika
Masakroi gruan me sqepar se i privoi pijen; rreh gruan me zinxhirë se i tha të punojë në arë; flirtoi me të riun, sulmohet seksualisht 30 vjeçarja. Por ka edhe më: “Babai vret vajzën se shkoi në pub”. Sigurisht që ka dhe më! Nuk do të mjaftonte një titull në faqet e para të gazetave apo ndonjë emision sporadik nga kolltuqet elegante të studiove televizive, për të treguar sesa të dhunshëm jemi. As rasti i masakrës së Zall-Herrit, që ka si protagoniste po një vajzë e cila u gjet e gjymtuar deri në makabritet, apo zhdukja misterioze e Irena Selit në tragetin që vinte nga Italia për në Durrës. Sepse këto janë vetëm 2 nga mijëra rastet, që mund t’ju rrëfejmë e që mesiguri i keni dëgjuar rëndom. Duke u bazuar në studimet e kryera, të paktën një në tre gra në botë është rrahur, përdhunuar, ose ka përjetuar abuzim gjatë jetës së saj; rreth 4 milionë gra dhe vajza trafikohen çdo vit, dhe 50% e grave të dhunuara janë vrarë nga parterët e
tyre (në disa shtete 70%). Në Shqipëri në një studim të kryer nga UNICEF, në 11 rrethe ka rezultuar se pothuajse 40% e grave të vëzhguara kanë dëshmuar se mbi to ushtrohej dhunë fizike rregullisht dhe 64% e tyre i ishin nënshtruar dhunës fizike dhe psikologjike. Një tjetër studim i Amnesty International thotë se 1/3 e grave shqiptare dhunohen fizikisht. Por de facto nuk ka asnjë shifër që të tregojë numrin e saktë të tyre. Çka që dihet me siguri, siç shpjegon dhe psikologia Edlira Haxhiymeri në një studim të sajin, është se bëhet fjalë për një dhunë e ushtruar nga partnerë intimë dhe pjesëtarë të tjerë të familjes dhe që manifestohet përmes dhunës fizike, seksuale, psikologjike dhe dhunës ekonomike. E “një faj të madh” ka edhe zanafilla, aty nga shekulli i XV.
Rrënjët e keqtrajtimit të sotëm të grave shqiptare nga burrat, datojnë në këtë periudhë dhe kanë lidhje me kodin zakonor të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit. Sipas rregullave të Kanunit, një burrë ka të drejtë të rrahë dhe poshtërojë gruan e tij publikisht nëse ajo nuk i bindej atij. Burri ka të drejtë të presë flokët e gruas së tij, ta zhveshë atë, ta përzerë nga shtëpia dha ta fshikullojë atë me kamzhik nëpër të gjithë fshatin. Kanuni përcakton se burri mund ta vrasë gruan e tij për dy arsye: pabesi dhe tradhëti. Ai e ndalonte gruan që të fliste me mysafirët që vinin për vizitë në shtëpinë e saj, ose të hynte në dhomën e burrave pa lejen e burrit. Fakti që burrat vazhduan të kenë dominim absolut mbi gratë deri në mes të shekullit të njëzet, e rradhit Shqipërinë në një kategori të veçantë të vendeve europiane. Sigurisht jo tek ato moderne dhe paqësore. Në Shqipëri, nocione të tilla si tradita shumë shpesh mund të shërbejnë si pretekste për aktet e dhunës ndaj grave, të cilat akuzohen se kanë shkelur kodet tradicionale të sjelljes, megjithëse ato mund t'u jenë përmbajtur më së miri roleve të tyre si gra apo nëna. Në shumë raste kjo dhunë ndaj grave tolerohet dhe justifikohet, duke iu referuar traditës ose mentalitetit specifik shqiptar edhe nga nivele më të larta të qeverisë, policisë dhe gjyqësorit.. Raporti i Amnesty International thotë gjithashtu se gratë për shkak të një ndjenje të fortë turpi dhe mungesës së besimit te policia, i telefonojnë asaj shumë rrallë. Në rastet e pakta kur telefonojnë, policët nuk arrijnë ta njohin dhunën në familje si një çështje penale dhe shpesh nuk fillojnë hetimet ndaj saj. “Prokurorët ngrenë akuza ndaj dhunuesve vetëm në rastet e vdekjes, plagosjes së rëndë ose të kanosjes serioze me armë zjarri apo armë të tjera”, citohet më tej në raport. Në këto kushte, gratë nuk inkurajohen që të ngrenë padi kundër atyre, që i kanë sulmuar, ndërkohë që edhe nëse e bëjnë një gjë të tillë ato nuk marrin mbrojtje efektive nga organet kompetente. Përgjithësisht ka një mungesë të vazhdueshme në sjelljen e gjyqësorit dhe në të paktën në një rast të njohur nga Amnesty International gjykatat tregohen të mëshirshme ndaj personave, që vrasin gratë për shkak të nderit.
“Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Askush nuk diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja etj...”. kështu thuhet në nenit 8 të Kushtetutës, por si i bëhet kur nuk ka një ligj që të dënojë dhunuesit e grave. Zv/ministrja e Punës Çështje Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Marjeta Pronjari është e mendimit se miratimi i projektligjit “Për disa masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, do të krijojë mbrojtjen e domosdoshme ligjore për të cilën ka nevojë gruaja e dhunuar në familje. Dhuna dhe sjelljet e dhunshme ndëshkohen në Kodin Penal pa iu referuar situatave ku shkaktarët e saj dhe viktimat janë anëtarët e familjes. Mungesa e një ligji specifik sjell si pasojë një cikël të dhunshëm, ku abuzuesi tenton të përsërisë veprimet e tij meqenëse mbetet i pandëshkuar. Gjithashtu paragjykimet dhe mentaliteti i imponohen gruas me heshtjen e detyruar, duke mos denoncuar agresorët e tyre. Jo pak herë këto viktima janë bërë pre e talljeve dhe injorimit të vetë organeve burokratike pa marrë parasysh se dhuna ndikon në mënyrë fatale në jetën e çdo personi, jo vetëm të gruas, që më të shumtën fatkeqësisht vazhdon të mbetet një fenomen që ndodh pas dyerve të mbyllura. Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade e ka quajtur një domosdoshmëri ndryshimin në legjislacionin shqiptar, pasi është e vetmja mënyrë për të ndalur dhunën, që ushtrohet ndaj femrave. “Janë raste të dhimbshme dhe makabre, si vrasjet e Zall-Herrit, Tropojës, Poliçanit, si dhe rasti ku vajzat vriten në mes të Tiranës”, është shprehur ajo. Vajzat dhe gratë duhet të njohin më mirë të drejtat e tyre, që sipas zv/ministres së Punës dhe Çështjeve Sociale, Ponjari ua siguron ligji si në Kodin e Punës, Kodin e Familjes, po aq edhe ligji më i fundit “Për Barazinë Gjinore”. De facto mundet, por de jure ai as që merret për bazë. Sa janë rastet kur një burrë është dënuar nga gjykata për rrahje të gruas? Asnjë. Po rastet e vrasjes së gruas nga bashkëshorti, i dashuri apo një pjestar i familjes? Plot. Aktualisht nuk ekziston ndonjë sistem për kompensimin financiar të viktimave. Të cilat mund të përdorin thjesht parashikimet e përgjithshme të Kodit Civil dhe të Kodit të Procedurës Penale për të kërkuar dëmshpërblime materiale dhe jomateriale. Megjithatë, ky lloj aplikimi kërkon kohë dhe ka një kosto të papërballueshme për to. OJF-të që ofrojnë këshillim dhe asistencë për viktimat, arrijnë të mbijetojnë vetëm përmes mbështetjes së donatorëve të huaj, pasi mbështetja e shtetit është e pamjaftueshme. Ekzistojnë pesë strehëza në të gjithë vendin që u shërbejnë grave, vajzave dhe fëmijëve të nënave të abuzuara, me një kapacitet prej rreth 80 shtretërish për një popullsi prej tre milionë e kusur banorësh.
Nga një raport i Ministrisë së Brendshme ka rezultuar se në shumicën e rasteve (rreth 80% të tyre) të dhunës në familje, dhunuesit janë burrat. Vetëm në pak raste (rreth 15%), dhunuese janë gratë dhe ato kryesisht në rastet e dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve. Gratë në shumicën e rasteve transmetojnë, përcjellin tek fëmijët dhunën e ushtruar ndaj tyre nga bashkëshortët apo partnerët. Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se mosha e meshkujve dhunues është nga 14 deri në 64 vjeç. Pra, gjatë gjithë spektrit të jetës. Kjo vërteton se dhuna është një formë sjelljeje e mësuar që në moshat më të hershme. Më shpesh në rolin e dhunuesit takohen meshkujt e moshave 20-26 vjeç dhe 30-36 vjeç. Gratë dhe vajzat rezultojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje dhe ato e përjetojnë që në moshat më të hershme. Nuk është vetëm martesa që shoqërohet me ushtrimin e dhunës ndaj grave. Rastet e ushtrimit të dhunës në familje përfshijnë vajza që në moshën 11 vjeçare: nëse i bashkëngjisim kësaj, faktij që djemtë nisin të rrahin që 14 vjeç, kuptohet që format dhunuese të komunikimit në familje takohen që në mosha fare të reja. Në shumë raste, vajzat martohen për t’i shpëtuar dhunës në familjen e tyre të origjinës, martesë që rezulton të jetë po aq ose më shumë e dhunshme për to, se sa
mjedisi nga kanë ardhur. Këtë fakt e provojnë dhe të dhënat që vijnë nga Ministria e
Brendshme, që vërtetojnë se të dhunuarat që denoncojnë dhunën janë nga 11
deri në 57 vjeç.. Dy janë grupmoshat që përjetojnë më shumë dhunë, gjithnjë sipas të dhënave nga kjo ministri, mosha 18-23 vjeç dhe 37-45 vjeç. Një jetë e tërë nën dhunë, që më shpesh sesa rrallë përfundojnë në mënyrë tragjike. Si ajo e vajzës së masakruar në Zall Herr, e mijëra viktimave që dhunohen çdo ditë nga njerëzit e tyre brenda portës, apo rastet ekstreme kur është viktima ajo që duke mos duruar më, ngre krye dhe kthehet në ekzekutore. Sepse ai që të rreh nuk të do.
20 tetor 2007
Publikuar ne revisten "Klan"
Shqiperi eshte edhe Cameria
Harruat te sillnit lajmin qe Erion Korini rreh te fejuaren ju shoke talebane .
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Hajde rren hajde.ncncnnc,apo injoranta jeni more shqiptar!
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Krijoni Kontakt