Pas gati 2 vjetesh pune e perpjekjesh, hyme serish ne fazen e zgjedhjeve
te reja per kryesine e shoqates shqiptaro-kanadeze te Torontos. Eshte koha
e nderrimit te stafetes me synimin per ta cuar akoma me perpara punen e
shoqates dhe komunitetin shqiptar.
Gjate ketyre dy vjeteve interesi e kontributi i komunitetit shqiptar ne te
gjitha ngjarjet e aktivitetet e organizuara eshte rritur ndjeshem e
njekohesisht edhe puna e shoqates i eshte pergjigjur ritmeve te reja te
kohes duke permiresuar dukshem edhe imazhin e shoqates shqiptaro-kanadeze
por edhe ate te komunitetit shqiptar perpara autoriteteve kanadeze dhe
komunitetit multietnik te Torontos.
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen tuaj, i bejme thirrje te gjithe
komunitetit shqiptar te marre pjese ne zgjedhjet e reja per kryesine e
shoqates qe do te zhvillohen:
Diten e diel, me 27 Qershor 2010; Ora: 13:00
Adresa: 909 Kipling Avenue, Etobicoke ON M8Z5H3
Kryqezimi: Bloor/Kipling (South of Bloor in Kipling)
Gjithashtu, cilido nga juve zonja e zoterinj qe ndjen ne vetvete se ka
kualifikimin, deshiren dhe mundesine te kontribuoje per komunitetin e tij
ne rolin e anetarit te kryesise apo te kryetarit eshte i mirepritur te
paraqese kerkesen e tij prane kryesise ekzistuese per tu perfshire ne
listen zgjedhore.
Sa me e madhe pjesemarrja juaj aq me demokratike e legjitime do te jene
zgjedhjet dhe te zgjedhurit tuaj.
Ju lutem merrni masa te mos mungoni me 27 Qershor 2010.
Parkingu eshte nga mbrapa nderteses dhe pa pages.
Keto jane rruget si te vini
Me kerr:
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-..._4251410_n.jpg
Me tren/ TTC:
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-..._3506494_n.jpg
Krijoni Kontakt